stuhi

perkeqesohet-moti-1280x645.jpg
nev ila16:44 | 17/11/2019

Në orët e mbrëmjes sonte pritet që shirat e dendur dhe stuhitë e fuqishme të përshkojnë Ballkanin perëndimor duke filluar që nga orët e pasdites.  Shërbimet meteorologjike evropiane japin alarmin për përmbytje në orët e natës.

Erëra të forta dhe reshje të mëdha shiu pritet të përshkojnë Ballkanin dhedhe zonën përgjatë detit Adriatik, kombinimi i të cilave pritet të shkaktojë stuhi të fuqishme.

Shërbimet meteorologjike evropiane kanë parashikuar sasi shumë të mëdha shiu që nga Italia verilindore deri në Slloveni dhe Kroaci, të shoqëruara me stuhi të fuqishme.

Ato kanë parashikuar edhe rrezikun e përmbytjeve për shkak të reshjeve të dendura.  Në orët e mbrëmjes sonte pritet që shirat e dendur dhe stuhitë e fuqishme të përshkojnë Ballkanin perëndimor duke filluar që nga orët e pasdites.

Shërbimet meteorologjike evropiane japin alarmin për përmbytje në orët e natës. Ndërkohë, shirat e rrëmbyeshëm, bora dhe akulli kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për dhjetëra e mijëra shtëpi në Francën juglindore ndërkohë që edhe trafiku hekurudhor po përballet me vështirësi.

BBC paralajmëroi përkeqësim të kushteve të motit në Evropë, ku pritet që temperaturat të jenë të ulëta dhe reshjet të jenë të pranishme gjatë gjithë javës së ardhshme. E gjithë zona qendrore e Mesdheut, do të jetë më e rrezikuar, nga temperaturat e ulëta, reshjet e borës në rajonet alpine dhe përmbytjet në zonat më të ulëta.

Ndërkohë, Venecia pritet të përballet me më shumë reshje shiu, pas përmbytjeve të javës që po lëmë pas dhe shkollat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura. Megjithatë, shumë muze dhe vende turistike do të hapen përsëri për publikun, përfshirë edhe Palazzo Duchale.

Niveli i ujit në Venecia ka arritur në 120 cm dhe sheshi i “Shën Markut”, ku ndodhet dhe Palazzo Duchale mbetet i përmbytur, pasi është pika më e ulët e Venecias./abcnews.al

permbytet-durresi.jpg
in a17:42 | 06/11/2019

Reshjet e shiut janë shtuar ndjeshëm, gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit. Në disa prej tyre janë krijuar edhe situata problematike.

Në qytetin e Durrësit për shkak të reshjeve intensive janë përmbytur sonte shumë rrugë. Rrjeti i kanalizimeve nuk ka mundur të përballojë sasinë e madhe të reshjeve dhe për pasojë niveli i ujit në rrugë është rritur dukshëm.

Kjo ka krijuar probleme në lëvizjen e këmbësorëve, por edhe në qarkullimin e automjeteve.

Gjendja më e vështirë ishte në hyrje të qytetit te Durësit, pranë rrethrrotullimit, në shëtitoren “Taulantia”, rrugën paralele me portin, por edhe në disa lagje të tjera.

Edhe në qytetin e Lezhës reshjet e shiut rriten nivelin e ujit në disa rrugë. Për pasojë levizja e këmbësorëve dhe e makinave u bë mjaft e vështirë. Deri tani nuk raportohet të ketë pasur përmbytje të kateve të ulëta të banesave, apo ndërprerje të energjisë elektrike. Por situata mbetet e vështirë sidomos gjatë natës./abcnews.al

 

stuhi-1280x960.jpg
ad min09:29 | 24/09/2019

Pas rrebesheve të shrave që përfshinë natën e mbrëmeshme, Autoriteti Rrugor ka bërë një përmbledhje të situatës në të gjithë rajonet e vendit.

Sipas ARRSH-së, në rajonin verior ka pasur reshje në të gjithë territorin, por pa shkaktuar probleme në qarkullim. Të gjithë specialistët dhe kontraktorët janë në terren në gatishmëri për çdo situatë, sipas autoritetit të rrugëve.

Ndërkohë në rajonin qendror, zonë në të cilën ka pasur reshje të shumta gjatë gjithë natës, ARRSH thotë se është duke punuar për pastrimin e rënies së gurëve nga segmentet në zonën e Dajtit.

Rrugët dytësore dhe segmentet e Kamzës kanë pasur disa vështirësi në qarkullim te nënkalimi i City Park. Tani situata është e normalizuar dhe grupet e punës janë përqendruar në Bubq-Ishëm.

Në zonën e Ibës ka pasur rënie të dendura shiu dhe kontraktori ka punuar për stabilizimin e situatës. Në segmentet rrugore të zonës se Belshit, si rezultat i shirave të dendur në disa vende ka rënie gurësh. Kontraktori po punon për pastrimin e plotë të rrugës. Në të gjitha akset e këtij rajoni, qarkullimi kryhet normalisht.

Ndërkohë në rajonin jugor ka pasur reshje të shumta sidomos në qarkun e Gjirokastrës. Në Dragot dhe pranë Ujit të ftohtë ka pasur vërshim ujërash dhe dherash, por kompania e mirëmbajtjes ka punuar gjatë natës duke kthyer qarkullimin normal sipas autoritetit të rrugëve.

Aktualisht në rajonin jugor të gjitha akset janë me qarkullim normal. Kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë të përkeqësuar të motit.

“I bëjmë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes, të ulin shpejtësinë të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, përfundon njoftimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar./ABC News Albania 24/7

permbytje-elbasan.jpg
ad min18:03 | 02/09/2019

Pas verës me temperatura ekstreme, stuhi shiu kanë përfshire pasditen e sotme Elbasanin.  Uji ka vërshuar në rrugë duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe udhëtarëve.

Raportohet se rrebeshi i pazakontë i shiut ka shkaktuar probleme me qarkullim në aksin Elbasan-Librazhd-Qafë-Thanë dhe në disa akse dytësore që lidhin fshatrat me qytetet.

Reparti i zjarrfikësve dhe një grup pune i Bashkisë Elbasan po punojnë për normalizimin e kësaj situate. /ABC News Albania 24/7

auto_Poloni-stuhia1566540064.jpg
ent ela12:30 | 23/08/2019

Në Poloni, në rajonin e Maleve Tatra, një stuhi e fortë shkaktoi katër viktima dhe më shumë se 100 të plagosur. Lajmi u konfirmua nga kryeministri polak. Ende nuk dihet dinamika e incidentit, por mediat raportojnë se disa nga personat e plagosur ishin pjesë e një grupi turistësh që ndodheshin në ekskursion në zonën malore. Agjencia e lajmeve Reuters shkuran se në majë të malit ndodhet një kryq metalik i cili tërheq rrufetë. /ABC news Albania 24/7

stuhi-reshje.jpg
ad min17:43 | 11/07/2019

Në plazhet e jugut, reshjet e orëve të fundit shkaktuan dëme të mëdha në bizneset përgjatë bregdetit. Në disa zona mungoi edhe energjia elektrike. Ndërsa në Devoll, fermerëve u janë shkatërruar hektarë me kultura të ndryshme.

Orët që lamë pas ishin mjaft të vështira për jugun e vendit. Disa akse të qytetit të Vlorës u përmbyten nga reshjet. Banorët u izoluan në shtëpi nga stuhitë. Probleme u konstatuan në segmentin Orikum-Radhimë, në disa plazhe u dëmtuan çadrat e shezllonet ndërsa mungoi edhe energjia elektrike.

Një incident u shënua në Orikum, ku roja bregdetare, u dëmtua në kokë duke u ngritur gjithçka kishte lënë pas moti i keq. I riu u transportua në spitalin rajonal të Vlorës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në Dhërmi e Himarë, furtuna shkaktoi dëmtime në plazhe, hapësira private e publike, kryesisht në njësi që shërbenin si “beach bar-e”. Në Sarandë pemë e tabela reklamuese u rrëzuan, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.

Edhe ditën e enjte nuk është lejuar lundrimi jashtë gjirit të Vlorës duke anuluar itinerarin drejt ishullit të Sazanit. Moti i keq la pa prodhim këtë verë edhe fermerët e Devollit.

Stuhia dhe breshëri solli dëme të konsiderueshme në të gjitha kulturat. Në fshatin Baban, era e fortë ka shkatërruar dhjetëra hektarë të mbjellë me grurë, perime,por edhe parcelat me pemë frutore.

Drejtoria Rajonale e Bujqësisë bën të ditur se koha e keqe ka sjelle dëme në kulturat  bujqësore në 12 fshatra të zonës së Devollit./ABC News Albania 24/7

STUHI-NE-GREQI-MBULIM.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela09:15 | 11/07/2019

Gjashtë turistë kanë humbur jetën dhe të paktën 30 të tjerë janë plagosur pas një stuhie të fortë në Kalkidhiki të Greqisë.

Një çift nga Çekia humbi jetën teksa makina me të cilën udhëtonin u përmbys, ndërsa një grua rumune dhe fëmija i saj u vranë nga rrëzimi i një çatie restoranti.

Ndërkaq, një burrë rus dhe djali i tij u vranë nga një pemë që u rrezua pranë hotelit ku po qëndronin.

Në vend u shpall gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa në terren zbriten më shumë se 100 punonjës shpëtimi.

Kreu i emergjencave Civile e përshkroi stuhinë një “fenomen të pashembullt”, pas temperaturave të larta që kishin përfshirë vendin dy ditët e fundit.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pamje apokaliptike. Pemë të rrëzuara, makina të përmbysura dhe ndërtesa të dëmtuara. Dsa dëshmitarë të cituar nga mediat vendase, treguan se gjithçka kishte ndodhur në vetëm 20 minuta.

Të paktën 120 vetë janë dërguar në spitalin e zones dhe në SPitalin e Selanikut për trajtim më të specializuar.

Për shkak të dëmeve të rënda që shkaktoi stuhia, në Kalkidhiki është shpallur në gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa ministri i Mbrojtjes së Qytetarit ndodhet atje për të inspektuar situatën.

Ndërkohë fenomene të tejskajshme të motit janë regjistruar edhe në Korfuz, si dhe në Rodopi, në kufi me Turqinë. /ABC News Albania 24/7

oshee.jpg
ad min10:50 | 10/07/2019

Stuhia e fortë gjatë natës në vendin tonë ka shkaktuar dëme të shumta edhe në rrjetin elektrik në disa qytete. Janë dëmtuar disa linja tension i mesëm dhe rajonet më të prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durrësi (zona e Krujës). Stuhia e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur, njofton OSHEE./ABC News Albania 24/7

Moti.jpg
ad min08:30 | 14/05/2019

Moti i keq ka goditur edhe Italinë. Në Emilia Romanja, por edhe ne zona të tjera dalja e lumenjve nga shtrati dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar shumë probleme.

Bora në lartësitë e mëdha mbi nivelin e detit në Veri të Italisë është surpriza e kësaj prag vere në vendin fqinj. Në  zonat e tjera moti ka goditur me reshje shiu dhe stuhi. Situata më e rëndë është në  Emilia-Romagna ku alarmi është rritur në nivelin e kuq, për shkak të përmbytjeve.

Disa lumenj kanë dalë nga shtretërit dhe ujërat kanë pushtuar zonat e banuara dhe tokat bujqësore. Linja hekurudhore Bologna-Rimini u pezullua për disa orë, por hekurudhat kane probleme e bllokime të herëpashershme edhe në zona të tjera.

Shqetësime  ka edhe në zonën e Modenas ku lumenjtë Secchia dhe Panaro kanë dalë nga shtrati. Rrëshqitje  të dheut dhe përmbytje raportohen edhe në shumë zona të Bolonjës.

Në vëzhgim po mbahen lumenjtë edhe në zonën e Ravenës. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit po punojnë më shumë grupe dhe mjete për të shpëtuar njerëzit e rrezikuar apo që kanë mbetur te bllokuar  në ndërtesat e rrethuara nga ujërat.

Autoritetet kanë bërë thirrje për evakuimin e banorëve më të rrezikuar nga përmbytjet, apo për zhvendosjen e tyre në katet e sipërme të banesave. Përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq në Emilia – Romagna këtë pranverë kanë shkaktuar miliona euro në dëm në kultura bujqësore./ABC News Albania 24/7

tornado.jpg
ad min13:17 | 16/04/2019

Tetë persona llogaritet të kenë humbur jetën për shkak të motit të keq që ka përfshirë jugun e Shteteve të Bashkuara që prej javës së kaluar. Ndërkohë, stuhitë dhe tornadot po zhvendosen për në Bregun Lindor, ku kanë shkaktuar problemet e para në sektorin e transporteve.

Të paktën 8 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas stuhive dhe tornadove që shkaktuan përmbytje e dëme në zona të shumta në jug të Shteteve të Bashkuara. Viktimat u verifikuan në Misisipi, Teksas dhe Luiziana.

Disa nga të plagosurit mbetën të bllokuar për disa orë në rrënojat e shtëpive pasi skuadrat e shpëtimit hasën vështirësi për shkak të bllokimit të rrugëve. Autoritetet deklarojnë se të paktën 11 tornado prekën tre shtetet përpara se stuhia të fillonte të zhvendosej drejt Bregut Lindor.

Në Ohajo, Karolinën e Jugut dhe Virxhinia qytetarët janë udhëzuar të bëjnë kujdes nga stuhitë. Në Pollok të Teksasit, rreth 240 kilometra në jug-lindje të Dallasit, dy fëmijë humbën jetën pasi një pemë ra mbi makinën me të cilën udhëtonin bashkë me prindërit e tyre.

Ndërkohë, në lokalitetin tjetër të Teksasit, Alto, një person u vra dhe shumë të tjerë u plagosën pasi një tornado vërshoi në vendin ku po mbahej një event kulturor. Ndërsa në Frenklin, rreth 60 ndërtesa u shkatërruan, mes të cilave 55 shtëpi dhe të tjerat zyra të shërbimit publik.

I njëjti skenar u përsërit edhe në Hamilton të Misisipit, ku u shkatërrua edhe reparti i zjarrfikësve. Dëme dhe viktima janë verifikuar edhe në lokalitete të tjera, teksa stuhia është spostuar në lindje, duke shkaktuar vonesa në udhëtime në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Pensilvani. Gjithashtu, mot i keq me shira dhe erëra të forta janë parashikuar edhe për ditën e maratonës së Bostonit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono