studimi

duncan_james.jpg
ent ela18:13 | 07/10/2019

Sipas një studimi të rreth 500,000 njerëzve, variantet gjenetike që luajnë një rol në sjelljen homoseksuale do të ishin të ndryshme. Dhe asnjë nuk do të ishte vendimtare.

“Nuk ekziston një gjen gay. Orientimi seksual nuk mund të parashikohet nga një gjen i vetëm”. Është kjo ajo që konfirmon një studim i ri i bazuar në analizën e të dhënave të rreth gjysmë milioni njerëzish, mes Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, të botuar nga “Science”.

Studiuesit, të udhëhequr nga Brendan Zietsch nga Universiteti i Queensland në Australi, gjetën 5 variante gjenetike që dukeshin se ishin të zakonshme në mesin e njerëzve që kishin pasur të paktën një përvojë homoseksuale. Por këto variante, të quajtura SNP (polimorfizëm i vetëm nukleotide), nuk do të ishin në gjendje të parashikonin sjelljen seksuale të njerëzve, pasi ato janë gjithashtu të përhapura në mesin e atyre që pretendojnë se nuk kanë përjetuar kurrë tërheqje për njerëzit e të njëjtit seks. Pra, sipas hulumtimit, çdo SNP ka një aftësi shumë të ulët për të parashikuar që dikush mund të ketë një partner të të njëjtit seks. Më saktësisht, aftësia parashikuese do të ishte më pak se 1%.

Sipas studiuesve thotë një gjë është e sigurtë që gjenet nuk mund të përdoren për të parashikuar se kush do të jetë gay apo jo. “Orientimi seksual është i ndikuar nga gjenet, por nuk përcaktohet nga gjenet,” thotë Zietsch. “Edhe ndikimet jo-gjenetike janë të rëndësishme.”

Në veçanti, studiuesit zbuluan se 2 prej këtyre shënuesve gjenetikë gjenden pranë gjeneve të lidhura me hormonet seksuale dhe erën, të dyja mund të luajnë një rol në tërheqjen seksuale. Prandaj, më shumë sesa orientimi seksual, ato mund të përfshihen në procese biologjike të lidhura me zgjedhjen e partnerëve seksualë.

Që nga vitet 1960, gjeni homoseksual ka qenë për një dekadë një nga dy shpjegimet e mundshme shkencore të homoseksualizmit, së bashku me “faktorët mjedisorë”. Në 1993 Dean Hamer nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA besonte se ai kishte identifikuar një lidhje midis një shënuesi gjenetik (Xq28) dhe seksualitetit mashkullor homoseksual. Disa studime të mëpasshme dukej se konfirmuan hipotezën e tij, përfshirë një studim të vitit 2014 mbi 409 çifte binjake.

Hamer, tani në pension, nuk pajtohet me hulumtimin e ri, i cili merr në konsideratë jo vetëm njerëzit homoseksualë, por edhe ata që kanë pasur vetëm një marrëdhënie homoseksuale.

Shkencëtari shprehet se rezultatet nuk zbulojnë ndonjë rrugë biologjike për orientimin seksual. “Unë jam i kënaqur që ata bënë një studim të shkëlqyeshëm, por ai nuk na tregon se ku mund të kërkojmë” – shpjegoi ai për “New Scientist”.

Shkencëtarët e tjerë në vend të kësaj kanë vënë në dyshim një kufi të studimit: pothuajse të gjithë pjesëmarrësit erdhën nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Evropa dhe mosha mesatare ishte me të vërtetë e lartë: 51 vjeç mesatarisht një kampion dhe të paktën 40 në një mostër tjetër.

Sidoqoftë, përkundër këtyre dyshimeve, shumica e komunitetit shkencor i mirëpritën të dhënat.

“Shumë njerëz duan të kuptojnë biologjinë e homoseksualizmit dhe shkenca ka mbetur pas këtij interesi njerëzor,” tha William Rice, një gjenetist evolucionar në Universitetin e Kalifornisë.

Sipas Greg Neely nga Universiteti i Sidneit, megjithëse tërheqja për të njëjtin seks mund të mos përfaqësohej, duke pasur parasysh moshën mesatare të të anketuarve (mes 40 dhe 70 vjet), studimi tregoi se “tërheqja për të njëjtin seks nuk është e lidhur në mënyrë të kundërt me tërheqjen ndaj seksit të kundërt “.

Kjo tregon një kuptim më të sfumuar shoqëror të orientimit seksual që përfshin gjithashtu biseksualitetin dhe aseksualitetin. /abcnews.al

ronaldo-vs-messi.jpg
G. P.21:20 | 21/08/2019

Në një studim të publikuar, nga një Universitet në Leuven të Belgjikës dhe një shoqërie holandeze e specializuar në nxjerrjen e të dhënave dhe statistikave, më i forti është Lionel Messi se sa portugezi te Juventus, Ronaldo.  Kërkimi ka marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e sezoneve 2013-2018.

Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi? Përgjigjen nuk e jep vetëm fusha, trofetë, apo titujt, por edhe shkenca. Një debat shumë i madh, por gjithmonë jo fort objektiv, se sa subktiv dhe mbi bazë preference.

Janë lojtarë të ndryshëm, të dy vrasës, të jashtëzakonshëm dhe të dy tashmë kanë shkruar me germa të arta historinë e futbollit. Por shkenca nuk kënaqet thjesht me perceptime apo qëndrime subjektive, ndaj dëshiron t’i japë një herë e mirë përgjigje kësaj pyetjeje.

Së fundmi në një studim të publikuar, bëhet me dije se sipas hulumtuesve të KU Leuven University (Belgjikë) dhe shoqërisë holandeze SciSports, e specializuar në nxjerrjen e të dhënave dhe statistikave, më i forti është Lionel Messi se sa portugezi te Juventus.

Kërkimi ka marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e sezoneve 2013-2018, duke vlerësuar një parametër të quajtur VAEP (Valicing Actions by Estimating Probabilities), ku merren në konsideratë gjuajtjet, pasimet, driblimet, përplasjet dhe gjithçka tjetër që një futbollist bën në fushën e blertë për të ndikuar në rezultat si me veprimet sulmuese dhe me ato mbrojtëse. Përfundimi i këtij kërkimi është: Messi ka një mesatare 1.21 VAEP për ndeshje, ndërsa Cristiano Ronaldo është ndalur në 0.61.

KU Leuven University bën të ditur se vlerësimet për Messin dhe Ronaldon kanë qenë të përafërta në tre sezonet e para, por, pas 2015/16, argjentinasi ka nisur shkëputjen, duke lënë pas rivalin e përjetshëm.

Përfundimisht, sipas këtij studimi, kapiteni i Barcelonës ka ndikim më të madh në skuadër sesa “ylli” aktual i Juventusit në tërësi, jo vetëm në zonën e golit. Sidoqoftë kjo garë do të vijojë, dhe ky është vetëm një studim shkence, që mund të pasohet nga të tjerë./ABC News Albania 24/7

fatmir-Terziu-1280x722.jpg
nev ila14:58 | 29/07/2019

Bukuria e vuajtjes  dhe dhimbjes në veprën e Uran Butkës vjen e përmbledhur në një libër, nga studiuesi Fatmir Terziu.  Autori thotë se Butka bëhet i pari shkrimtar shqiptar që na jep filozofinë e diskursit të rrëfimit të bukurisë me dhimbje.

Pedagogu i London South Bank University, studiuesi dhe shkrimtari  Fatmir Terziu i ka bërë një lexim krejt ndryshe veprës së Uran Butkës. Në qendër të studimit, ai ka vënë bukurinë e dhimbjes si veçanti të krijimtarisë së Butkës.

Ndërsa historiani Uran Butka, pranon se dhimbjen e ka nisur nga vetja në mënyrë të natyrshme, por më pas ai thotë se e ka hasur në çdo shqiptar, i cili ia ka dal ta kthej në bukuri.

Vepra studimore e Fatmir Terziut “Diskursi i bukurisë se dhimbjes në krijimtarinë e Uran Butkes” u prezantua në muzeun historik kombëtar. Ky libër pritet që të përkthehet edhe në gjuhën angleze./ABC News Albania 24/7

 

 

bimet-alarmi-1280x843.jpg
Sej rie13:30 | 12/06/2019

Shkencëtarët japin alarmin se shumë lloje bimësh rrezikojnë të zhduken dy herë më shpejt se disa specie kafshësh. Gjatë 250 viteve te fundit janë zhdukur më shumë se 571 lloje bimësh.

Nëse për shumë specie kafshësh prej shumë vitesh është dhënë alarmi për zhdukjen e tyre, janë të tjera formë jetësh që rrezikojnë të zhduken edhe më shpejt. Sipas një raporti të përbashkët kërkimor anglo – suedez, bimët po zhduken dy herë më shpejt se zogjtë, gjitarët dhe amfibët së bashku.

Kërkuesit kanë analizuar studime të mëparshme, arkiva digjitale ndërkombëtarë dhe ekzemplarë lulesh të ruajtura në muzetë kryesore të botës. Ata zbuluan se 571 specie  të ndryshme janë zhdukur në 250 vitet e fundit. Zhdukja ka qenë më masive për pemët dhe bimët në ishuj ku shpesh rriten specie bimore që nuk gjenden në vende të tjera.

Autorët e studimit shkruajnë se zhdukja e bimëve përfaqëson një rrezik dhe për organizma dhe ekosisteme të tjera, përfshirë dhe mirëqenien e njerëzve. /ABC News Albania 24/7

Lionel-messi-studimi-1280x720.jpg
nev ila20:20 | 20/05/2019

Një kompani e kontaktuar nga televizioni spanjoll TV3 ka analizuar futbollistët aktiv që kanë një ngjashmëri në lojë me Lionel Messin. Eden Hazard dhe Kilian Mbappe janë dy lojtarët me tipare të ngjashme të argjentinasit.

Lionel Messi cilësohet nga shumë specialist si futbollisti më i mirë në historinë e futbollit. Së fundmi një kompani e kontaktuar nga televizioni spanjoll TV3,  ka analizuar futbollistët aktiv që i ngjasojnë më shumë se pesë herë fituesit të topit të artë.

Në studim janë përfshirë 71 600 futbollistë, 73.000 ndeshje dhe 2300 skuadra për të gjetur lojtarit që ngjason më shumë me Lionel Messin sa i përket lojës.

Në studim janë analizuar plot 12 faktorë, golat e shënuar, numri i ndeshjeve, përqindja e golave për ndeshje, topat e prekur në zonën kundërshtare, goditjet drejt portës,  pasimet në gjysmëfushën kundërshtare, saktësia në pasime, përqindja e asistimeve për ndeshje, përqindja e topave të humbur, pasimet kyçe, goditjet e kompletuara dhe presingu pa top.

Kompania ka dalë në konkluzion se Eden Hazard është lojtari më i ngjashëm me Messin. Belgu ndiqet nga Kylian Mbappe, Sergio Aguero, Dim Aria, Neymar, Salah,  Bergis, Aspa, Dybala dhe Sanchez ndërkohë që për lojtarët nën 23 vjeç bëjnë pjesë Stiven Bervijn, Ianis Hagi, Dembele dhe Malcom./ABC News Albania 24/7

zhakline-legatar.jpg
nev ila22:30 | 12/04/2019

E ftuara e tretë në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano, në ABC News ka zhvilluar një bisedë të quajtur “tabu” sipas saj për shoqërinë shqiptare. Ajo ka folur për seksin dhe shoqërinë shqiptare.

Aktiviste për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat e Grave, blogere e gazetare, Zhaklin Lekatari ka treguar se sipas një studimi të fundit të zhvilluar nga INSTAT, meshkujt dhe femrat shqiptare, kryejnë marrëdhënien e parë seksuale në moshën 24 vjeç për meshkujt dhe 26 vjeç për femrat.

Një studim i fundit nga INSTAT, për të cilën është folur shumë muajt e fundit, ka treguar që mosha e marrëdhënies seksuale te shqiptarët përkon me moshën e martesës, 24 vjeç te burrat dhe 26 vjeç te gratë, pra marrëdhënia e parë seksuale për ta përkon me martesën dhe kjo është shqetësuese”, tha ajo.

Pyetjes së gazetarit Mustafa Nano se sipas saj, cilët nga dy gjinitë, janë më të ndrojtur në marrëdhëniet seksuale në shoqërinë shqiptare, blogerja u përgjigj:

“Të dyja gjinitë janë të ndrojtura për arsye të ndryshme, por meshkujt më shumë. Ata kanë probleme me seksualitetin e tyre. Janë shumë të ndrojtur dhe të friksuar. Kjo vjen për shkak të roleve të tyre gjatë rritjes. Ata rriten duke u mësuar të mos qajnë, të mos tregojnë emocione, që duhet të zotërojnë gruan, duhet të jenë të fortë etj., kjo gjë ata i ndrydh.

Nga ana tjetër kemi femrën, e cila mesazhet që merr në lidhje me këtë çështje janë se duhet të jenë seksi, të bukura, mikluese, por nga ana tjetër seksualiteti i tyre dënohet dhe duhet ta mbajnë të fshehur. Si rezultat kemi çiftet shqiptare që kanë probleme të mëdha komunikimi me njëri-tjetrin. Ata më pas nuk kanë marrëdhënie seksuale cilësore, por të deformuar e kaotike, janë të painformuar, qoftë në marrëdhënie seksuale qoftë në atë emocionale. Janë të obsesionuar ndaj dhe kemi divorce në rritje”./abcnews.al

ajri-1280x647.jpg
G. P.23:21 | 12/03/2019

Janë 8.8 milionë viktimat në një vit si pasojë e ajrit të ndotur. Një studim gjerman ka dalë në përfundimin se ndotja e ajrit vret më shumë se duhanpirja. Në Europë janë rreth 790 mijë viktima në vit nga ajri i ndotur.

Ajri i ndotur vret më shumë se cigaret. Sipas një studimi të drejtuar nga Tomas Muenzel, në universitetin “Johannes Gutenberg” në Gjermani, janë rreth 8.8 milionë viktima çdo vit në botë, thënë ndryshe 120 të vdekur në çdo 100 mijë persona. Ndërsa pirja e duhanit vret 7.2 milionë, duke shkaktuar më shumë sëmundje kardiovaskulare. Në Europë llogariten 790 mijë sëmundje, 133 në çdo 120 mijë persona.

Duke vlerësuar çdo vend, Italia është ndër vendet me më shumë viktima në Europën Perëndimore. Gjermania është në vend të parë për sa i përket numrit të viktimave si pasojë e ndotjes së ajrit, e pas Italisë renditet Polonia, Franca dhe Britania e Madhe.

Por kushte më të këqija për sa i përket cilësisë së jetesës dhe nivelit të vdekshmërisë janë regjistruar në Europën Lindore, por jo për shkak të nivelit të ndotjes, se sa më shumë prej kushteve shëndetësore në përgjithësi. Bullgaria, Kroacia, Rumania dhe Ukraina kanë një nivel vdekshmërie nga ajri i ndotur me një mesatare prej 200 viktimash në 100 mijë persona.

Problemi ka të bëjë kryesisht me thërrimet ndotëse, që në shumë vende anëtare të Bashkimit Europian tejkalojnë parametrat e fiksuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas autorëve të studimit, me përdorimin e energjisë së pastër do të përgjysmohej dhe numri i viktimave nga ajri i ndotur./abcnews.al

zeqir-ymeri-770x432.jpg
ent ela19:46 | 30/01/2019

Në stadiumin e Kukësit ka nisur puna për matjet sizmike, që lidhen me sigurinë ndaj tërmeteve. Impianti nuk pritet të jetë gati përpara fundit të këtij viti. Do të duhet kohë që të përfundojë, por po hidhet edhe një hap tjetër. Pjesë e projektit për stadiumin e rindërtuar të Kukësit janë edhe matjet sizmike, pra ato që kanë lidhje me sigurinë e impiantit në rast tërmeti.

Specialistët kanë filluar studimin e fizibilitetit, duke marrë mostra të terrenit ku do të ndërtohen tribunat e reja, mostra që do të studiohen në laborator, për të përcaktuar gjendjen e tokës që do të mbajë peshën e tyre. Rezultati që do të dalë nga analizat, do të përcaktojë sesi duhet ndërtuar stadiumi, për të qenë i sigurt.

Stadiumi do të jetë rreth 6 000 vende, dhe do të kushtojë afërsisht 6 milionë euro, me investim të barabartë të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të qeverisë. Parashikohet rindërtimin e pjesshëm të tribunës kryesore, rindërtim të tribunave të tjera, krijim të kushteve sanitare, të parkingut dhe rregullim të rrugëve që të sjellin dhe të largojnë nga stadiumi.

Burime në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë me dijë se, sipas të gjitha gjasave, stadium nuk do të jetë gati përpara fundit të vitit. Kukësi, pra, do të luajë jashtë fushe, jo vetëm deri në fund të këtij sezoni, por edhe për gjysmën e edicionit të ardhshëm./abcnews.al

561d7ce09dd7cc25008c1870-1920-960-1280x640.jpg
ent ela23:02 | 10/01/2019

Pas një dekade Amerika do të bjerë nga froni i ekonomisë më të fuqishme në botë. Një studim i realizuar nga një firmë britanike parashikon një fuqizim të frikshëm të fuqive të reja të cilat do të spostojnë nga lista ekonomitë tradicionale të botës.

Amerika do të bjerë në vendin e tretë të ekonomive më të fuqishme të botës, pas Kinës dhe Indisë që do të zaptojnë dy vendet e para në vitet e ardhshme. Kështu thotë një studim i kryer nga kompania financiare britanike “Standard Chartered”, që harton renditjen vjetore të 10 ekonomive më të mëdha të planetit. Studimi parashikon se Shtetet e Bashkuara do të mbeten pas dy fuqive aziatike duke nisur nga viti 2030, ndërkohë që ekonomi të tjera në zhvillim do të zënë 7 vendet e tjera të dhjetëshes.

Ndërkohë, pas Amerikës parashikohet të renditet Indonezia, një ndër vendet në zhvillim më të fuqishme në botë. Përmasat e ekonomisë së një vendi përcaktohen nga prodhimi i brendshëm, GDP, që mat vlerën në treg të të gjitha mallrave dhe shërbimeve të prodhuara në një periudhë të caktuar kohore. Kompania “Standard Chartered” parashikon gjithashtu se do të jetë Turqia ajo që do të rrumbullakosë 5 vendet e para të top-listës. Nga Amerika Latine,

Brazili është i vetmi vend që do të mund të hyjë në renditjen e më të mëdhenjve. Konkretisht, parashikohet që vendi i raskapitur nga dhuna dhe destabiliteti politik të kthehet në ekonominë e gjashtë në botë në vitin 2030, me një GDP prej 8.6 trilionë dollarë.

Nga Lindja e Mesme, kandidati kryesor për të hyrë në listë është Egjipti, që do të zërë vendin e shtatë me një GDP prej 8.2 trilionë dollarë; ndërsa Rusia do të jetë e teta me 7.9 trilionë. Japonia dhe Gjermania pritet të pësojnë një rënie të lirë. Gjigandi aziatik ka gjasa të përfundojë i nënti, me 7.2 trilionë dollarë GDP; ndërsa ai europian do të mbyllë listën në vendin e dhjetë, me 6.9 trilionë./abcnews.al/

aspirine-933x445.jpg
G. P.10:06 | 27/09/2018

Dihet se marrja e një doze të vogël aspirine çdo ditë i ndihmon ata që kanë patur goditje në zemër. Por një studim i ri ka gjetur se për shumicën e njerëzve rreziqet janë më të pakta se sa përfitimet nga përdorimi i aspirinës.

Ndërsa shumë njerëz përdorin aspirinën kur kanë dhimbje koke apo të muskujve, mjekët prej kohësh rekomandojnë marrjen ditore të një doze të vogël aspirine për parandalimin goditjeve në zemër, tru apo problemeve në zemër për ata që janë prekur nga këto sëmundje. Mjekja Holly Anderson është me qendrën mjekësore Weill Cornell në spitalin Presbyterian të Nju Jorkut.

“Është e qartë se njerëzit që kanë patur goditje në zemër, apo e goditje në tru, përfitojnë nga marrja e përditshme e një doze të vogël aspirine. Është shumë e rendësishme sepse redukton rrezikun nga një tjetër goditje në zemër apo tru dhe mund të zgjat jetën.”

Një hulumtim i ri madhor ka testuar nëse aspirina mund të ndikojë në parandalimin e problemeve të para në zemër. Rezultatet e tre studimeve të veçanta japin një përgjigje negative.

Një studim analizoi 12 mijë pacientë që paraqisnin rreziqe të moderuara për probleme në zemër si rezultat i tensionit të lartë të gjakut, kolesterinës apo pirjes së duhanit. Rezultatet nuk treguan përfitime, ndoshta për shkak se ata po merrnin ilaçe të tjera që ulnin rrezikun gjithsesi.

Doktor J. Michael Gaziano punon në qendrën mjekësore “Brigham and Women’s Hospital” në Boston të shtetit Masaçusets.

“Rreziqet e një personi ndryshojnë me kalimin e kohës dhe një pjesë e ndryshimit rezulton nga veprimet që bëjmë për të menaxhuar faktorët dhe kujdesi për ta kur shfaqin simptoma.”

Një tjetër studim me mbi 15 mijë të rritur me diabet gjeti se përfitimet nga aspirina ishin më të vogla se rreziqet e mëdha nga gjakderdhjet serioze. Jane Armitage është me Universitetin e Oksfordit.

“Vumë re një rritje me pothuajse 30 për qind të rrezikut për gjakderdhje me pasoja serioze të shtrimit në spital. Gjakderdhje kryesisht në stomak, ose në sy apo tru. Gjakderdhja në sy mund të sjellë pasoja verbimi.”

Bazuar në këto studime të publikuara në “Shoqërinë Evropiane të Kardiologjisë”, këshillat mbeten të njëjta, mjekët thonë se aspirina më së miri sjell përfitime për njerëzit e prekur nga sëmundjet e zemrës./VOA


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono