studime

download-1.jpg
ent ela18:08 | 01/08/2018

Fenomeni psikopatik i vrasjeve në seri e ka pushtuar botën shumë kohë më parë. Shumë nga ngjarjet e përfshira në këtë makabritet mbeten ende të pazgjidhura, por përpjekja për ti parandaluar dhe kuptuar psikologjinë e një vrasësi të atij kalibri ka ekzistuar gjithmonë.

Së fundmi, në një shkrim të publikuar nga studiuesit Michael Arntfield dhe Marcel Danesi, është hedhur dritë në përpjekjen për të zbuluar ose parashikuar transformimin e një individi në vrasës serial duke u bazuar tek te dhëna të jetës së tij të përditshme.
Sipas përfundimeve, profesionet në të cilat praktikuesit e saj janë më të predispozuar të kenë prirje për tu bërë vrasës serialë janë:

1-Makinistët e mjeteve ajrore;
2-Këpucëbërësit;
3-Shoferë e kamionit;
4-Portierët e hotelit;
5-Punonjësit e karburantit, etj.

Kategori më vete ishin dhe ata ç’ka konsiderohen si vrasës serialë profesionistë, ku benin pjesë: policët, ushtarakët dhe përgjegjësit e sekteve ekstremiste religjioze.
Sipas listave vihet re që arsyet kryesore e të të shndërruarit ne një vrasës serial nuk bazohen vetem ne kushtet ekonomike por sidomos në përballjet sociale e sigurisht mosbalanca psikologjike./abcnews.al

leucemia.jpg
ad min18:53 | 22/05/2018

Një studim britanik ka treguar se kujdesi i tepërt ndaj higjenës së fëmijëve të vegjël mund të favorizojë një lloj forme të leuçemisë. Studimi sjell shembullin se kjo sëmundje është më e përhapur tek familjet e shoqërisë së pasur.

“Pjesa më e madhe e rasteve të leuçemisë foshnjore me shumë mundësi parandalohet duke shmangur që fëmijët, në vitin e parë të jetës, të mbrohen së tepërmi nga pikëpamja higjenike”.

Ky është rezultati i një studimi britanik të kryer nga Instituti i Londrës për Kërkimet rreth Kancerit, sipas të cilit, përkundrazi, do të ishte e nevojshme të inkurajohej kontakti i foshnjës me të tjerët në mënyrë që të stimulonte në mënyrë korrekte zhvillimin e sistemit imunitar.

Studimi, i publikuar në revistën “Nature Reviews Cancer”, ka ekzaminuar leuçeminë limfoblastike akute, e cila prek një në çdo 2000 fëmijë, duke theksuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes higjenës së tepërt dhe rrezikut të sëmundjes. Drejtuesi i studimit, Mel Greaves megjithatë, theksoi se prindërit e një fëmije që vuajnë nga leuçemia “nuk duhet në asnjë mënyrë të ndjehen fajtorë për sëmundjen e tij”.

Leuçemia limfoblastike akute foshnjore është një formë e rrallë e tumorit me shkaqe ende gjerësisht të panjohura që godet celulat imunitare që na mbrojnë nga infeksionet. Bëhet fjalë për formën më të përhapur të tumorit pediatrik që përfaqëson rreth një të tretën e të gjithë rasteve të kancerit në fëmijë.

Për të mbështetur zbulimin e tij, studiuesi britanikë citon për shembull faktin që sëmundja është më e përhapur tek fëmijët e shoqërisë së pasur dhe tek ata që kanë më pak kontakt me njerzëit. Qëllimi i studimit të tij në fakti ishte që t’i tregonte prindërve se nuk ka asnjë problem që foshnjet të kenë kontakt me njerëz të tjerë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono