studime

0_Sportswoman-during-jogging-in-the-morning.jpg
ad min23:12 | 20/10/2019

Të gjesh kohë për t’u stërvitur, mund të jetë problem për disa njerëz. Megjithatë një studim i ri sugjeron se sa më herët ta vësh alarmin aq më të lehtë do ta kesh të ushtrohesh dhe të dobësohesh.

Ekspertët nga universiteti i Bath-it dhe Birmingham-it kanë zbuluar se stërvitja para mëngjesit mund t’ju ndihmojë që të digjni më shumë dhjamë. Në studim u morën për një periudhë gjashtë javore 30 meshkuj obezë. Një pjesë prej tyre iu stërvitën para mëngjesit. Disa pas mëngjesit, ndërsa disave iu tha të mos e ndryshonin regjimin ditor.

Duke analizuar rezultatet e pjesëmarrësve në kërkim, u zbulua se personat që ushtroheshin përpara mëngjesit digjnin dyfishin e sasisë së dhjamit krahasuar me ata që stërviteshin pas mëngjesit.

Sidoqoftë, kërkuesit thonë se këto efekte janë trajtuar vetëm tek meshkujt dhe se është e nevojshme që të kryhen studime të tjera për të vërtetuar të njëjtën gjë edhe te femrat./abcnews.al

diploma.jpg
ad min19:10 | 09/07/2019

Të rinjtë vijojnë të kërkojnë mundësi më të mira jashtë Shqipërisë. Vetëm në nëntë ditë, Abc Neës ka mësuar se 2200 persona kanë aplikuar për të legalizuar diplomën  e gjimnazit dhe për të nisur studimet e larta jashtë kufijve.

Këtë kohë oborrin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Tiranë e gjen plot. Të rinjtë që kanë mbyllur shkollën e mesme aplikojnë për të legalizuar diplomën. Dokumenti iu duhet për të nisur studimet e larta jashtë vendit.

Emi është një prej tyre. Ka mbaruar gjimnazin në Elbasan me mesatare 9.5 dhe dëshiron të studiojë për financë ose informatikë në Gjermani.

Nga rreth 36 mijë të rinj që kanë mbyllur maturën shtetërore këtë, vit Abc News ka mësuar se vetëm në nëntë ditë 2200 vetë kanë aplikuar për të legalizuar diplomën. Një pjesë të nxitur nga familjarët, të tjerë shprehen se jashtë kufijve iu ofrohen më tepër mundësi.

Tirana, Durrësi, Elbasani renditen ndër qytetet me numër të lartë aplikimesh ndërsa degët e përzgjedhura për të studiuar jashtë këtë vit janë kryesisht ato të ekonomisë, mjekësisë e inxhinieritë.

Ndërsa vitin e shkuar pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore u kryen rreth 15 mijë legalizime diplomash, por specialistët e arsimit shpjegojnë se ka nga ata që kërkojnë më shumë se një legalizim pasi aplikojnë në universitete të ndryshme./ABC News Albania 24/7

kina.jpg
ad min08:22 | 05/06/2019

Konflikti tregtar midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara vazhdon të zgjerohet gjithnjë e më shumë. Tani, udhëheqja e Pekinit i paralajmëron qytetarët e saj kundër fillimit të shkollimit në një universitet amerikan.

Para se të ndërmarrin një hap të tillë, studentët dhe shkencëtarët duhet të vlerësojnë me kujdes rrezikimin për ta dhe të marrin masa të përshtatshme e paraprake, thuhet në një deklarate të shkurtër të Ministrisë së Arsimit në Pekin. Në disa raste ka pasur probleme me kohëzgjatjen ose me dhënien e vizave. Hollësi ministria nuk përmend. Në televizionin shtetëror një zëdhënëse tha se gjendja e përgjithshme e studentëve kinezë në SHBA është e qëndrueshme.

Por Hu Xijin, kryeredaktori i gazetës kineze Global Times, shkruante në rrjetin informativ Twitter: “Ky paralajmërim është një përgjigje ndaj serisë së fundit të diskriminimit të SHBA ndaj studentëve kinezë dhe gjithashtu mund të kuptohet si një përgjigje ndaj luftës tregtare të shkaktuar nga SHBA”

Studentët si faktor ekonomik

Studentë nga Republika Popullore përfaqësojnë një faktor të rëndësishëm ekonomik për universitetet amerikane. Rreth 360.000 studentë në vit i sjellin SHBA rreth 14 miliardë dollarë me shkollimet dhe me taksat e tjera që paguajnë në vend.

Në kuadër të mosmarrëveshjes për doganat të nisur nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, marrëdhëniet midis dy fuqive më të mëdha ekonomike në botë janë përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme. Për këtë kontribuojnë sanksionet amerikane kundër gjigantit teknologjik kinez Huawei si dhe mbështetja amerikane për Republikën e Tajvanit të qeverisur në mënyrë demokratike, por të cilën Pekini e konsideron një provincë të pabesë.

Republikanët e Presidentit të SHBA, Donald Trump, prezantuan muajin e kaluar një projektligj për Kongresin, i cili parashikon ashpërsim të kushteve për studentë nga Republika Popullore. Sipas tij, në të ardhmen nuk duhet të marrë një vizë studimi apo një vizë për qëllime kërkimore, askush që punësohet ose mbështetet nga ushtria kineze.

Vitin e kaluar, Ambasada kineze në Uashington publikoi një rekomandim sigurie për bashkatdhetarët në Shtetet e Bashkuara. Ndër të tjera, në të paralajmërohet për fatura të larta mjekësore si dhe për konfiskime nga autoritetet doganore./VOA

13623852-7041549-image-a-15_1558103380685.jpg
ad min22:37 | 19/05/2019

Të konsumosh lëng frutash mund të jetë po aq e dëmshme si pirja e kolës apo limonadave. Ky është përfundimi i një studimi të ri, sipas të cilit njerëzit që përdorin pije me sheqer rrezikojnë të vdesin më shpejt.

Kërkuesit amerikanë krahasuan lëngun 100% të frutave me pijet e ëmbla si kola apo limonadat.

Në përfundim, ata gjetën lidhje se risku për të vdekur më shpejt ishte i njëjtë si te lëngjet 100% me fruta dhe tek pijet me sheqer. Megjithatë, ekspertët shprehen se është e nevojshme të kryhen më shumë studime.

Sipas një eksperti nuk është e dëmshme që të pish një gotë 150 ml me lëng frutash në ditë.

Kërkimi, i publikuar në gazetën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë analizoi informacione nga 13.400 persona. Gjatë një periudhe prej gjashtë vitesh 1000 persona vdiqën për shkaqe të ndryshme, ndërsa 168 të terë për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Zakonisht njerëzit në studim merrnin 8.4% të kalorive të tyre nga pijet me sheqer, ndërsa 4% nga lëngu i frutave. Sipas autorëve të kërkimit, obeziteti është një faktorët kryesorë ku ndikojnë këto lloj pijesh, por edhe diabeti gjithashtu./abcnews.al

ARKITEKTURA-ILIRE-M1T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ad min18:37 | 15/05/2019

Kultura ilire ka gjurmë edhe në portin antik të Vlorës. Konstatimi është pjesë e veprës studimore të arkeologut Apollon Baçe me titull “Arkitektura ilire”.

Vepra “Arkitektura ilire”  e  Apollon Baçes për herë të parë prezanton gjurmë të kësaj kulture jo vetëm në Bylis, por portin antik të Vlorës. Studiues dhe arkeologë referuan rreth shtrirjes së arkitekturës nga gadishulli i Istries në gjirin e Artës.

50 vite hulumtim nga studiues të ndryshëm mbi ilirinë përmblidhen në veprën “Iliria Antike” nga Apollon Baçe. Kjo arkitekturë shtrihet nga gadishulli i Istries në gjirin e Artës. Baçe thotë se gjurmët më të mëdha të kësaj periudhe, mund të evidentohen jo vetëm në Bylis, por edhe në portin e Vlorës.

Tipare të kësaj arkitekture të lashtë vërehen edhe në banesa sipas studiuesit Pirro Thomo. Ndërsa, arkeologu Neritan Çeka, e konsideron këtë botim, si më seriozin që është bërë në këtë fushë gjatë 50 viteve të fundit.

Libri “Arkitektura në Iliri” u prezantua në Akademinë e Shkencave në ligjëratat që mbahen në kuadër të çmimeve kombëtare shkencore.  Kjo vepër është pretendente  për çmimin “Çabej”.

Sipas Studiuesve Pirro Thomo dhe Neritan Ceka. Ky botim, është parë si një refleks i strukturës sociale edhe botës shpirtërore edhe është rezultat disavjeçar i një vargani ekspeditash në Shqipëri, Slloveni, Kroaci, Kosovë, Greqi, diasporë ilire edhe në Itali./ABC News Albania

Orkidete.jpg
ad min17:09 | 12/05/2019

Lulja e orkidesë ka joshur shumë botanistë e biologë të huaj për të bërë studime në Parkun Kombëtar të Divjakës. Por në këtë park gjenden 12 lloje orkide që rrezikojnë të zhduken.

Orkidete kanë mbushur Parkun Kombëtar në Divjakë. Janë të paktë ata që kanë njohuri për këtë lule. Këto vajza kanë ardhur nga Londra për të parë jo vetëm lagunën, por edhe orkidetë. Janë të mahnitura për bukurinë e këtij vendi, për të cilin kishin lexuar nëpër guidat turistike.

Janë 12 lloje bimësh të rrezikuara që ndodhen në Parkun e Divjakës, por ato kanë tërhequr vëmendjen e të huajve. Biologët dhe fotografët më të njohur në botë, në fillim të pranverës kanë qenë të pranishëm në këtë zonë, duke fotografuar dhe listuar llojet e orkideve.

Lulëzimi i tyre tashmë ka nisur, por territoret e orkideve të rralla, për arsye studimi nuk u tregohen vizitorëve .Orkis Albanika dhe asteri shqiptar,  janë unike në llojin e tyre. Studimi për to, po kryhet nga botanistët e parkut dhe biologët e huaj.

Listës së orkideve të Divjakës u shtohen çdo ditë lloje të reja. Gjatë dy viteve të fundit, me nisjen e krijimit të atlasit të tyre nga të huajt, vëmendja është e shtuar. Gjithçka ka të bëjë me faktin, se këto bimë janë tepër të rralla dhe unike në territoret shqiptare. Vizitorëve u lejohet vetëm t’i shohin dhe fotografojnë, por jo ti këpusin.

Orkidetë lejla janë të vetmet që gjenden me shumicë në territoret e parkut, në fushat me lagështi pranë moçalishteve. Të gjithë të apasionuarit pas tyre, mund t’i ndeshin ato fare lehtësisht, duke kënaqur syrin me bukurinë e rrallë.

Krahas orkideve në Parkun Kombëtar të Divjakës, buzë rrugës turistike kanë çelur edhe Irisi i verdhë dhe një numër i madh lulesh shumëngjyrëshe, çka e bën këtë park më të vizituarin për momentin në Shqipëri për florën e tij të rrallë. /ABC News Albania 24/7

ministrja-shahini.jpg
nev ila17:51 | 06/05/2019

Gjatë vizitës së saj në Bujanovc, Ministrja Shqiptare e Arsimit Besa Shahini, u premtoi banorëve se Tirana nuk do i braktisë fëmijët shqiptarë. Ajo tha se shqiptarët në Bujanoc duhen trajtuar njësoj si serbët në Shqipëri.

Nxenësve shqiptarë nga viti në vit u është premtuar se do të kenë libra dhe mundësi arsimimi. Por, shkronjat në letër në këtë rast duket së vihen më vështirë.

Ministria e arsimit, Besa Shahini, ka vizituar qytetin e Bujanovcit ku shumica janë shqiptarë. Ajo ka takuar fillimisht homologun e saj serb në një ambient universitar. Ata kanë thënë se është me rëndësi që t’i kushtohet vëmendje arsimit.

Më pas në shkollën e fshatit Bilaq të Bujanovcit, Shahini ka takuar nxënësit dhe ka parë kushtet me të cilat ata përballen. Në “Desanka Maksimovic” nxënësit janë shqiptarë dhe serb. Probleme nuk kanë por dallojnë në kushte. Tirana nuk do ti lërë vetëm, u ka premtuar ministrja bashkë me homologun që kërkon reciprocitet.

“Ne do të mundohemi që me përkthyes ta mundësojmë këtë proces. Në çdo fushë tjetër gjërat ndryshojnë dhe përzihet edhe politika, por në arsim jo. Ne duam të krijojmë kushte këtu ashtu siç duam edhe për serbët që jetojnë në Shqipëri pasi me sa di unë është në proces deklarimi i pakicave atje”, tha ajo.

“Më kanë vënë në dijeni se në Shqipëri janë 9 grupe të cilët konsiderohen si pakica, dhe gjithçka që bëjmë këtu në Serbi është me rëndësi që të ndodhë edhe në Shqipëri, e sidomos në veri ku numri i serbëve është më i madh”, tha ministri serb.

Ministrat thanë se do të kenë ekspert për të filluar punën sa më shpejt për librat për nxënësit shqiptarë. Librat për ta nuk kanë qenë mundësi pasi përkundër premtimeve kushtet nuk janë plotësuar tërësisht asnjëherë./ABC News Albania 24/7

PROVOKACIJA-MARIN-ZAIMI-PJ-3.mpg_snapshot_06.59-1280x720.jpg
ad min22:07 | 09/10/2018

I ftuari i tretë i kësaj puntate në “Provokacija” ishte Marin Zaimi, një student shqiptar që vazhdon studimet për mjekësi në Gjermani.

Zaimi tregoi për profilin e tij studimor dhe pasionin e madh për fushën e mjekësisë. Sipas tij, mjekët duhet të dinë pak nga të gjitha.

“Zgjodha mjekësinë ndoshta nga subkoshienca ngaqë prindërit e mi janë mjekë është krijuar ideja e të qenit mjek si profesioni i vetëm që mund të bëja, por mbas 3 vjetësh që jam në Gjermani e kuptoj që kam bërë një zgjedhje të duhur. Është një profesion ku mund të ndihem i plotë dhe mund të shoh pak nga të gjitha shkencat.”

Në lidhje me eksperienën e tij më të bukur të përvojës gjermanike, Zaimi tregoi se vlerësonte mundësine për ta parë botën me një kënd tjetër.
Pas përfundimit të studimeve ai synon të kthehet në Shqipëri dhe të ketë një karrierë në atdheun e tij./abcnews.al

rs5883_185956373-low_0.jpg
ent ela18:02 | 07/08/2018

Sipas disa studimeve të fundit, fjetja e 8 apo më shumë orëve çdo natë mund të krijojë rrezikun e një vdekjeje të parakohëshme.

Studimi i kryer në Universitetitn Keele në Staffordshire të Anglisë, tregon së njerëzit të cilët kanë tendencën që ti përkushtohen gjumit më shumë se sa nevojitet, bëjnë të mundur që tu shfaqen më vonë probleme me frymëmarrjen dhe sëmundje të ndryshme të zemrës.

Dembelizmi që shoqërohet me këtë simptomë është gjithashtu tregues i një shëndeti të përgjithshëm jo të mirë. Studimi përfshiu rreth 3 milionë njerëz. Gjithashtu, për marrjen e të dhënave, u nevojit një përiudhë kohore që përfshin vitet 1970-2017, duke marrë informacione për vdekshmërinë e sëmundjet kardiovaskulare në përpjestim me sasinë e gjumit tek secili person.

Studiuesit rekomandojnë që sasia e nevojshme për çdo njeri, është 7 orë gjumë në natë./abcnews.al

download-1.jpg
ent ela18:08 | 01/08/2018

Fenomeni psikopatik i vrasjeve në seri e ka pushtuar botën shumë kohë më parë. Shumë nga ngjarjet e përfshira në këtë makabritet mbeten ende të pazgjidhura, por përpjekja për ti parandaluar dhe kuptuar psikologjinë e një vrasësi të atij kalibri ka ekzistuar gjithmonë.

Së fundmi, në një shkrim të publikuar nga studiuesit Michael Arntfield dhe Marcel Danesi, është hedhur dritë në përpjekjen për të zbuluar ose parashikuar transformimin e një individi në vrasës serial duke u bazuar tek te dhëna të jetës së tij të përditshme.
Sipas përfundimeve, profesionet në të cilat praktikuesit e saj janë më të predispozuar të kenë prirje për tu bërë vrasës serialë janë:

1-Makinistët e mjeteve ajrore;
2-Këpucëbërësit;
3-Shoferë e kamionit;
4-Portierët e hotelit;
5-Punonjësit e karburantit, etj.

Kategori më vete ishin dhe ata ç’ka konsiderohen si vrasës serialë profesionistë, ku benin pjesë: policët, ushtarakët dhe përgjegjësit e sekteve ekstremiste religjioze.
Sipas listave vihet re që arsyet kryesore e të të shndërruarit ne një vrasës serial nuk bazohen vetem ne kushtet ekonomike por sidomos në përballjet sociale e sigurisht mosbalanca psikologjike./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono