studentët

SMILE-ALBANIA-KLOSI.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ent ela14:50 | 10/06/2019

Rreth 500 të rinj për dy muaj do të punësohen për të mikpritur turistë në vend. Për të dytin vit radhazi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit lançoi projektin “Smile Albania”.

Buzëqeshja do t’i hapë dyert e tregut të punës rreth 500 të rinjve në vend. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi prezantoi projektin “Smile Albania” përpara studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë, të cilët i njohu me përvojën që kaluan të rinjtë vitin e shkuar.

“Vjet punësuam rreth 500 të rinj, disa prej tyre mund të ojne ënë ktë sallë. Të gjithë u bënë ambasadorë të mikpritjes shqiptare. Është një aktivitet që zhvillohet për dy muaj dhe shtrihet në pikun e sezonit turistik dhe është një mundësi e artë për të gjithë vajzat e djemtë”.

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit gjithashtu nënshkroi me këtë fakultet një marrëveshje bashkëpunmi. Studentët do të përfitojnë prej saj mundësinë për të kryer praktikat e punës në institucionet e varësisë së kësaj ministrie.

“Edhe ju ta shikoni jo vetëm godinë e Ministrisë se është godinë e rëndë, por ju të shikoni agjencitë që ka ministria si laboratore reale që të mund të gjeni veten tuaj”.

65% e territorit ë vendit është zonë pyjore iu tha ministri studentëve, të cilëve iu kërkoi të bashkëpunojnë për t’i kthyer ato në burim të zhvillimit ekonomik të vendit.

/ABC News Albania 24/7

albania-1280x706.jpg
Sej rie23:20 | 01/06/2019

Albanian College Tirana zhvilloi një ceremoni madhështore me rastin e diplomimit të studentëve të saj të parë për 2019. Stafi i këtij kolegji i konsideron të rinjtë si pionierë dhe ambasadorë të cilët kanë mundësinë të studiojnë në universitetet më të mëdha ndërkombëtare.

Studentët e Albanian College Tirana finalizuan vitet e tyre të studimit me një ceremoni diplomimi madhështore, ku të pranishëm ishin stafi i këtij kolegji, prindër dhe miq të shumtë.

Sipas dr. Richard Swann, drejtor i Albanian College Tirana dhe Sean Mailey, drejtues i gjimnazit ACT, këta studentë të sapo-diplomuar janë pionierët dhe ambasadorët e parë të kolegjit.

Dr. Richard Swann. Drejtor i Albanian College Tirana: “Sapo finalizuam diplomimin e studentëve të parë të Albanian College Tirana dhe mund të them se ishte një eksperiencë dhe aventurë fantastike. Shumica prej studentëve tanë përjetuan për herë të parë një edukim të këtij lloji, çka bën që ata të jenë pionieret e parë te këtij kolegji. Studentët tanë së bashku me prindërit iu bashkuan një udhëtimi krejtësisht të veçantë sa i përket programeve studimore. Ne jemi shumë krenarë që studentët arritën të finalizonin studimet pranë Albanian College Tirana duke arritur rezultate të shkëlqyera dhe duke u larguar si ambasadorët e parë të kolegjit tonë”.

Sean Mailey, drejtues i gjimnazit ACT: “Ishte një ceremoni fantastike diplomimi për të diplomuarit e parë pranë Albanian College Tirana, pas një pune të madhe sa i përket edukimit cilësor dhe njëkohësisht viteve të bukura të studentëve tanë. Jam shumë i lumtur për arritjet e studentëve të Albanian College Tirana që u diplomuan sot”.

Edhe vetë studentët e diplomuar pranë Albanian College Tirana dhe prindërit thonë se ky kolegj është një mundësi e mirë për çdo të ri shqiptar

Diplomimi pranë Albanian College Tirana, u jep mundësinë dhe ju hap shumë dyer të gjithë të rinjve për të studiuar në universitetet më të mira në botë./ABC News Albania 24/7

KORCE-STUDENTET-MBULIM.mpg_snapshot_00.11-1280x720.jpg
ent ela10:30 | 22/05/2019

Studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë i bashkohen protestës kombëtare të studentëve. Fillimisht ata u grumbulluan tek Korpusi Universitar kurse një pjesë e tyre u nisën drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e orës 12:00. Ndërkohë, në disa fakultete, studentët kanë vijuar normalisht mësimin. Studentët e Korçës kërkojnë unifikimin e kartës së studentit në rang kombëtar. Të paguhet periudha e stazhit. Të rankohen programet e studimit. Portali i transparencës të bëhet funksional. Pesha e votës së studentëve të rritet me 25 përqind. Përfaqësuesi i studentëve në Bordin e Administrimit të zgjidhet nga studentët jo nga Ministria.

Studentët e Korçës kërkojnë politika punësimi, jo vetëm për studentët ekselentë. /ABC News Albania 24/7

STUDENTET-E-SHKODRES-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
Sej rie21:10 | 20/05/2019

Në qytetin e Korçës është organizuar një mbledhje me studente nga të gjitha universitetet e vendit, lidhur me kërkesat e pa-përmbushura nga “Pakti për Universitetin”. Për ketë arsye studentët kanë dalë me një vendim zyrtar që ditën e mërkurë do të zhvillohet një protestë studentore kombëtare . Mënyra e protestës do të jetë e ndryshme për çdo student, kush ka mundësi do të shkojë në Tiranë ndërsa pjesa tjetër do të protestojë në qytetet përkatëse. Për qytetin e Korçës, mënyra se si do te organizohet protesta do të vendoset nga studentët në një vendim tjetër. Studentët do të protestojnë për mosplotësimin e pikave të “Paktit për Universitetin” dhe kërkesa PR hartimin e programeve për punësimin e të rinjve./ABC News Albania 24/7

 

deget-1280x714.jpg
Sej rie15:30 | 17/05/2019

Të studiosh për ekonomi apo drejtësi vijon të jetë tendence në Shqipëri. Ndërkohë që degët e mësuesisë kryesisht në shkencat ekzakte nuk po ngjallin interes tek të rinjtë.  Instituti i Statistikave vëren se vjet vetëm 4.3% e studentëve janë diplomuar në këto programe studimi.

Biznes, administrim dhe ligj duket se janë degët më të pëlqyera nga të rinjtë shqiptarë.  Vitin e shkuar në këto programe sipas Institutit të Statistikave u diplomuan 28.4% e studentëve në vend.

Ndiqen nga degët  që ofrojnë njohuri në shëndet e mirëqenie me 14% të të diplomuarve dhe nga shkencat sociale, gazetaria dhe informacioni ku kanë përfunduar universitetin 10.3% e  studentëve.

Interes duket se nuk po vijojnë të ngjallin degët e shërbimeve me numrin më të ulët të të diplomuarve në vend, vetëm 2.7% . Ato që kanë lidhje me bujqësinë, por dhe programet e studimit për mësuesi të shkencave të natyrës e matematikes ku në vitin 2018 kane përfunduar universitetin 4.3% e studentëve.

Instituti i Statistikave vëren një rënie të numrit të diplomuarve me 3% krahasuar me vitin 2017.

Nga rreth 34 mijë e 300 te rinjtë që kanë mbyllur universitetin 63.3% janë femra  dhe 36.7%  ndërkohë më shumë se gjysma kanë përfunduar vetëm ciklin e parë të studimeve./ABC News Albania 24/7

korce-protesta-1280x699.jpg
ent ela14:54 | 09/05/2019

Studentët e Universitetit Fan Noli në Korçë kanë dalë sërish në protestë. Ata thonë se janë të pakënaqur me mënyrën si impelementohet Pakti për Universitetin.

Në Korçë studentët i janë rikthyer protestës. Bojkotuan për një orë procesin mësimor dhe u grumbulluan para Korpusit Universitar.

Thonë se janë të pakënaqur me mënyrën si po impelementohet Pakti për Universitetin, prej të cilit ende nuk kanë parë përfitime konkrete.

Nje tjetër problematikë, për të cilën ata kërkuan vëmendjen e universitetit dhe qeverisë, ështëe krijimi i hapësirave për punësimin e të rinjve, të cilët po braktisin masivisht vendin.

Ismeralda Sejdolli, kryetare e Këshillit Studentor: “Ne i dhamë kohë qeverisë që të realizonte paktin për universitetin që na i kishte premtuar, por benefitet e këtij pakti ne nuk po i marrim akoma”.

Vetingu i pedagogëve, rritja e cilësisë së mësimdhënies si dhe zvarritja e procesit të botimit të dispensave, ishin të tjera kërkesa të paplotësuara, sipas studentëve.

Ansi Kapllani, student: “Bëmë luftë shumë të madhe për vetingun e pedagogëve dhe dispensave dhe asgjë nga këto nuk është bërë”.

Rektori i Universitetit të Korçës  Ali Jashari, e ka konsideruar të drejtë kërkesën e studentëve, sa i takon mundësive të punësimit të tyre. Kurse kërkesat e tjera janë në rrugën e zgjidhjes.

Ali Jashari, Rektor i Universitetit “Fan Noli”: “Ne për të parën, për tekstet e dispensat kemi grumbulluar të gjitha nevojat që kanë për literaturë bazë dhe ndihmëse. Të gjitha këto, së shpejti do hartohet një listë e plotë e teksteve dhe literaturës ndihmëse dhe do jetë që vitin tjetër akademik në bibliotekat e fakulteteve”.

Studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. /ABC news Albania 24/7

190425224938-measles-quarantine-ucla-cal-state-la-vpx-00003828-exlarge-169.jpg
ent ela12:07 | 26/04/2019

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, epidemia e fruthit ka marrë përmasa dramatike. Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Nju Jork, tashmë dy universitete janë vendosur në karantinë në Kaliforni.

Alarmi për sëmundjen e fruthit, i cili javët e fundit detyroi Nju Jork të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, ka mbërritur dhe në Los Angeles. Në dy universitete është vendosur karantina, për studentët, stafin pedagogjik dhe personelin, të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar. E njëjta masë është marrë dhe për ata që nuk mund të dëshmojnë se janë vaksinuar apo dhe ata që sydhohet se janë prekur nga fruthi. Dy universitetet janë ai i Kalifornisë – UCLA, dhe universiteti shtetëror i Kalifornisë – CSU. Në këtë të fundit nuk është bërë i ditur numri i personave të vendosur në karantinë. Disa ditë më parë 71 raste të tjera me fruth u konfirmuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me epideminë që është përhapur dhe në dy shtete të tjera: Ajoua dhe Tenesi. Sipas autoriteteve shëndetësore, nga 1 janari i këtij viti janë konfirmuar 626 raste me fruth. Funksionarët shëndetësorë presin që nivelet e 2019-ës të tejkalojnë ato të 2014-ës, kur rastet ishin 667. /abcnews.al

gazetarja-1280x785.jpg
Sej rie21:45 | 19/04/2019

Gazetarja Arlinda Çausholli në kuadër të nismës së saj “Fit For Future me”, po zhvillon një sërë trajnimesh me të rinjtë shqiptarë. Në studion e emisionit “Provokacija” ajo ka folur për takimet që ka zhvilluar me studentët e Arkitekturës dhe ata të Universitetit të Shkencave Sociale.

Sipas saj studentët shqiptarë kanë nevojë për shembuj të mirë për të ecur në jetë. Gazetarja gjithashtu u shpreh se të rinjtë e vendit tonë kanë një energji të madhe brenda vetes dhe i vjen keq se pse kjo energji nuk po shfrytëzohet. Publicisja tha se nuk u ndje mirë në momenti kur i kishte pyetur studentët se kush do të ikë nga Shqipëria dhe ata të gjithë kishin ngritur dorën.

“Nuk është gjë shumë e bukur sepse në kundërshtim me Arkitekturën, pjesa e Shkencave Sociale ishte me idenë për të ikur dhe për të gjetur një zgjidhje. Ndërsa Arkitektura tha se dëshironte që të ike që të përsosej në profesion dhe të rikthehej dhe ta japë një kontribut për Shqipërinë. Ishin dy drejtime krejt ndryshe. Nëdrsa më shumë trishtim pashë tek Shkencat Sociale dhe i pashë të pashpresë tek kjo pjesë. Arkitektura në vetvete është lëndë praktike. Është profesion praktik që të lidh me njerëz. Ndërsa Shkenca Sociale nëse t’i nuk jep diçka konkrete tek ky profesion do të jesh pak si konfuz”./abcnews.al

RAMA-SONDAZHI-STUDENTET.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela14:59 | 19/04/2019

Sondazhi Kombëtar Studentëve nuk do të shërbejë vetëm për matjen e cilësisë së mësimdhënies në universitete por do të shërbejë edhe për të frenuar cdo lloj korrupsioni në auditorët e arsimit të lartë. Është kjo një ndër pikat e forta të këtij sondazhi që Kryeministrit Edi Rama shprehu gjatë prezantimit të tij.

Sqarimet për atë që gjeti e atë që e pret situatën në arsimin e lartë, Kryeministri Rama e bëri në  prezantimin e Sondazhit Kombëtar të Studentëve 2019 mbi cilësinë e mësimdhënies, në kuadër të Paktit për Universitetin.

Ky është një proces shumë i rëndësishëm sipas kryeministrit Rama që ka nisur me protestat e studentëve në fund të vitit të shkuar dhe ka vijuar si një ndërveprim konstruktiv për të kanalizuar përmes një sërë mekanizmash të rinj. Një proces që synon jo vetëm të adresojë ato shqetësime që  nxori në pah protesta e studentëve, por edhe të shkojë më tej.

I kënaqur por edhe i bindur shprehet kryeministri se po vendoset një bazë e re në jetën e brendshme të universitetit dhe bashkëpunimit mes qeverisë dhe universitetit.

Karta e Studentit do të fillojë të shpërndahet brenda muajit maj tha Kryeministri Rama, sipas të cilit fillon me 40 shërbime, por që do ketë edhe të tjera. /abcnews.al

 

kina-1280x610.jpg
ent ela23:15 | 12/04/2019

Me miliona studentë kinezë do të shkojnë të jetojnë në fshatra.Autoritetet kineze synojnë që me këtë vendim të nxitet zhvillimi ekonomik në zonat më të varfëra të vendit. Studentët që do të transferohen gjatë pushimeve të verës, do të vendosin vullnetarisht nëse do të shkojnë ose jo.

Kina po harton një plan për të dërguar më shumë se 10 milionë studentë të universiteteve që të jetojnë në fshatra dhe në zonat më të varfëra. Objektivi është që ata të kontribuojnë në zhvillimin teknologjik, kulturor dhe mjekësor në këto zona. Plani i mbështetur dhe nga Lega e Rinisë komuniste Kineze, duhet të vihet në zbatim në vitin 2022, në përpjekje për të ndihmuar zhvillimin ekonomik në zonat më të varfëra të vendit.

Studentët do të jetojnë në fshatra gjatë pushimeve të verës, dhe do ta bëjnë në mënyrë vullnetare. Vendet që do të kenë prioritet do të jenë ish-bazat revolucionare dhe zonat me minoritete etnike.

Britanikja “The Guardian” shkruan se plani është kritikuar shumë në mediat sociale në Kinë, ku kanë qenë të shumtë ata që kanë krahasuar këtë plan me revolucionin e madh kulturor të promovuar nga Mao Ce Dun në vitin 1966, ku milliona studentë u dërguan të jetonin në fshatra. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono