studente

palmer8qershor-e1560011136829.jpg
nev ila09:57 | 03/11/2019

I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer gjatë vizitës së tij në Prishtinë është zënë në befasi nga një studente e gazetarisë.

Gjatë një takimi në Biblotekën Kombëtare me studentë dhe shoqërinë civile atje, studentja Ëndronida Shala i drejtoi një pyetje Palmer dhe ky i fundt duket se u surprizua.

“A keni unitet ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit, sepse siç e pamë DASH ju caktoi ju për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa presidenti Trump e caktoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Gjermani në lidhje me këtë çështje?”, e pyeti studentja.

Ndërsa zyrtari amerikan mbeti i befasuar dhe para se t’i jepte asaj një përgjigje i tha se ameritonte të merrte notën 10.

“Fillimisht mendoj se duhet të marrësh një 10-të në klasën e gazetarisë. Ishte një pyetje shumë e mirë. Përgjigja e shkurtër është PO. Ka një unitet të plotë. Ky është rast unik. Unë kam punuar në Qipro në disa vite. Kam punuar në Ambasadë dhe ne kemi pasur edhe atje një përfaqësues të posaçëm për negociatat dhe një përfaqësues të posaçëm presidencial dhe ata kanë punuar bashkërisht. Ambasadori Grenell dhe unë punojnë mirë dhe bashkë në pozitat tona të cilat janë të koordinuara. Mandati im është pak më i gjerë, ai është vetëm për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Mandati im është për të gjithë rajonin.”, tha Palmer./abcnews.al

new-generetion.jpg
ad min22:58 | 23/10/2019

Qendra multifunksionale Neë Generation ka festuar 10 vjetorin e themelimit. Ky institucion i arsimit profesional ka shërbyer edhe si një garanci për punësimin e të gjithë studentëve.

Është një datë e rëndësishme për qendrën multifunksionale “New Generation”. 10 vite rrugëtim që i ka dhënë jetë ëndrrës së atyre që deri dje zgjodhën të ishin studentë në këtë institucion.

Ajo çka sot shihet qartë, është  se “New Genration” ka shërbyer si garanci për të rinjtë e të rejat që të hedhin hapa të sigurtë në tregun e punës e mbi të gjitha një ekonomi të qëndrueshme për secilin prej tyre.

Për presidentin e New Generation, Ilir Tafaj, sukseset e këtij institucioni gjatë këtij 10-vjeçari maten mbi të gjitha me realizimin e objektivit më të madh që ka kjo shkollë, punësimi.

Nëpërmjet politikave institucionale për rritjen e vazhdueshme të cilësisë dhe funksionimit të zyrës që “New Generation” ka për Informim/Punësim/Karrierë/Trajtim gjatë gjithë jetës, studentët janë 100 përqind të punësuar.

Gjatë 10 viteve New Generation ka zgjeruar strukturën e programeve që ofron duke i përshtatur kësisoj për të gjitha grupmoshat e interesuara, si maturantët të cilët sapo dalin nga bankat e shkollave të mesme edhe për moshat e rritura.

Programet e studimit në arsimin dhe formimin personal në qendrën multifunksionale New Generation ofrohen në

Parukeri e Avancuar,

Estetike e Avancuar,

Masazheri Estetiko Kuruese,

Fizioterapi Estetike,

Në këtë aktivitet, Presidenti i New Generation prezantoi edhe projektet e reja të bashkëpunimit me institucione të tjera ndërkombëtare duke vënë theksin në ngritjen e cilësisë dhe perspektivave për studentët./ABC News Albania

besa-shahini123.jpg
ad min09:06 | 14/10/2019

Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik. Studentët i janë drejtuar auditorëve të universiteteve. Me anë të një videomesazhi në Facebook, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka uruar të gjithë studentët.

Ajo ka kërkuar që të mbahet hapur komunikimi për të përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë në vend. Gjithashtu ministrja tha se do të vazhdohet për përgjysmimin e tarifave, dhënien e bursave dhe investimet në konvikte.

“Të dashur studentë sot fillon viti i ri akademik dhe ne kemi kaluar të gjithë muajt e verës për të realizuar Paktin për Universitetin. Do vazhdojmë me përgjysmimin e tarifave për të gjithë studentët e ciklit të parë dhe të integruar. Do vijojmë me dhënien e bursave për studentët ekselentë dhe kategoritë në nevojë. Kemi investuar në konviktet në të gjithë Shqipërinë. Mos harroni ta përdorni bibliotekën dixhitale për të realizuar studimet tuaja. Na shkruani për çdo gjë nëse keni pyetje, shqetësime të ndryshme, ta mbajmë komunikimin e hapur t’i mbledhim të gjitha energjitë sëbashku që ta çojmë përpara Paktin për Universitetin dhe të për mirësojmë cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri”, u shpreh Shahini.


/abcnews.al

arlind-qori.jpg
ad min16:32 | 11/10/2019

Studentët e Universiteteve publikë duket se janë në prag protestash. “Pakti për Universitetin” sipas aktivistit të Lëvizjes për Universitetin Arlind Qori ishte një tentativë për t’u hedhur hi syve studentëve, jo për të zgjidhur kërkesat e tyre. Ndaj sipas tij, studentët do të vijojnë rrugën e lënë në mes.

Protestat e Dhjetorit të vitit të shkuar nuk  i dha zgjidhje shumë prej kërkesave të studentëve. Këtë e thonë disa prej tyre. Ne rastësisht i takuam në fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë.

Sloganet e protestës së fundvitit të shkuar qëndrojnë ende në muret e fakultetit ndërsa pakënaqesitë janë trashëguar dhe këtë vit. Arlind Qori pedagog dhe aktivist i Lëvizjes për Universtitetin, paktit që ofroi qeveria ja ka gjetur një përkufizim.

Qeveria sipas aktivistit të Lëvizjes për Universitetin nuk ka prekur në asnjë pikë atë që pedagogu e cilëson shkaktar kryesor të situatës, ligjin për arsimin e lartë. Kjo sipas pedagogut ka dhe arsye.

Në kontakt të vazhdueshëm me të rinjtë pedagogu Arlind Qori shprehet se kjo nuk i ka shkurajuar studentët, përkundrazi i ka shtyrë ata të vijojnë rrugën e lënë në mes e për t’ju rikthyer protestave e bojkotit të mësimit.

Pakënaqësitë e tyre, studentët ja kanë bërë të ditur dhe qeverisë. Në sondazhin kombëtar të zhvilluar nga Ministria e Arsimit gjysma e të rinjve të pyetur janë përgjigjur se nuk ndjehen të përfshirë në vendimmarrje e projekte kërkimore ndërsa kushtet në infrastrukturë sidomos laboratorët lënëë për të dëshiruar. /ABC News Albania

universiteti-i-Vlores-1280x703.jpg
nev ila14:40 | 29/08/2019

6 mijë maturantë kanë aplikuar për të filluar studimet në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Rektori Roland Zisi thotë se është shënuar një rritje në krahasim me vitin e kaluar dhe kërkesat më të larta janë për infermierinë dhe drejtësinë.

Më 2 shtator nis faza e parë e regjistrimeve për vitin e ri akademik në universitetin Ismail Qemali në Vlorë.

Rektori Roland Zisi thotë se ka më shumë aplikime se vjet në programet e studimit.

Për fakultetin e shëndetit publik janë edhe kërkesat më të mëdha për të cilën parashikohet që kuotat të plotësohen që në raundin e parë.

Për sa i përket  degëve që rrezikonin mbylljen që vitin e kaluar si matematika, fizika, kimia apo italishtja rektori tha se do të shqyrtohen kërkesat dhe vendimi për këto programe studimi do të merret pas raundit të tretë të regjistrimeve./ABC News Albania 24/7

 

germani.jpg
ad min08:40 | 29/08/2019

Gjermania është një vend i preferuar për studentët nga Shqipëria e Kosova. Por çfarë vështirësish kanë ata e ku mund të interesohen për t’u orientuar aty? Ekspertja e DAAD-së, Antje Schlamm shpjegon për Deutsche Wellen.

Gjermania është një vend i preferuar për studentët nga Shqipëria e Kosova. Por çfarë vështirësish kanë ata e ku mund të interesohen për t’u orientuar aty? Ekspertja e DAAD-së, Antje Schlamm shpjegon për Deutsche Wellen.

Antje Schlamm vom DAAD (DAAD/Kolja Matzke)

Deutsche Welle: Një raport i DAAD për vitin 2019 konfirmon, se Gjermania është kthyer në një vend shumë të preferuar për studentët nga e gjithë bota, por për studentët nga Shqipëria dhe Kosova ka shifra?

Antje Schlamm: Edhe për studentët nga Shqipëria e Kosova, Gjermania është një destinacion i preferuar, por natyrisht po ta shikosh në tërësi ata përbëjnë një pjesë të vogël të studentëve nga e gjithë bota. Nga Shqipëria kemi afër 2000 studentë, kurse nga Kosova kemi 2313 studentë. Këto janë shifrat aktuale të studentëve për vitin akademik 2017-2018. Është interesante të vihet re, – në statistika ne dallojmë mes studentëve të huaj që kanë jetuar më parë në Gjermani e atyre nga jashtë. Po të shohim studentët nga Shqipëria e Kosova shohim se aty reflektohet historia politike e fundit dhe historia e migracionit.

Çfarë është specifike në këto statistika?

Shohim se studentët kosovarë në universitetet gjermane vijnë me shumicë nga Gjermania, pra mbi 80% e tyre kanë jetuar në Gjermani para studimeve. Vetëm rreth 20% e tyre kanë ardhur drejt nga Kosova. Kurse tek studentët nga Shqipëria është e kundërta. Shumica e studentëve shqiptarë në universitetet gjermane kanë ardhur drejt nga Shqipëria, afër 90%. Kjo do të thotë, se biografia e tyre arsimore është formësuar në Shqipëri, ata janë rritur në Shqipëri, kanë ndjekur shkollën në Tiranë, Shkodër apo Elbasan dhe e kanë marrë që aty të drejtën e studimit në universitetin gjerman.

Çfarë i dallon këta studentë që vijnë drejt nga vendi origjinë, çfarë vështirësish kanë ata?

Nëse mund të flasim për vështirësi, – sepse ata sjellin vërtet sfond të mirë startimi – atëherë kjo lidhet me organizimin e studimit, në Gjermani kërkohet shumë vetëorganizim e vetëiniciativë, që ndoshta nuk gjenden aq shumë të ankoruara në traditën arsimore në Shqipëri e Kosovë.

E keni fjalën për vështirësi të orientimit si student fillimisht?

Po, për shembull si të bësh gati vetë planin e orëve të studimit, që nuk të jepet gati, nuk është fiks nga fillimi, por që përpilohet sipas interesave të studentit, një plan sigurisht brenda një kuadri studimor, por me pikërëndesa do të thoja. Edhe çështje praktike të jetës së përditshme luajnë një rol, kur vjen nga jashtë dhe je shumë i ri. Për shembull si të gjesh banesën, kjo është diçka, për të cilën duhet të përgatitesh mirë. Në qytetet e preferuara për studime nuk është aq e lehtë të gjesh një apartament, prandaj duhet të përgatitesh me kohë.

Çfarë mundësish ka për këta studentë?

Ka oferta mbështetëse, pra po të informohesh ka mundësi që të ndihmosh veten. Me organizimin e studimeve hasin në vështirësi edhe studentë gjermanë. Për shembull si t’ia dal t’i shkruaj të gjitha referatet që kam si detyrë, si ta organizoj kohën që të shkoj edhe në kurse, por të ndjek edhe praktikat që duhen apo të kryej punime të tjera të studimeve, pra si t’i organizoj të gjitha këto. Ose për studentët nga Shqipëria apo Kosova që nuk e kanë gjermanishten gjuhën e nënës të mësojnë, si të shkruajnë një tekst akademik. Për këtë ka gati në të gjitha universitetetet gjermane struktura mbështetëse, si të mësosh stilin akademik të të shkruarit.

Antje Schlamm vom DAAD (DAAD/Kolja Matzke)
Antje Schlamm, DAAD

Në cilat degë i gjen më shpesh studentët nga Shqipëria e Kosova?

Si studentët nga Shqipëria ashtu edhe ata nga Kosova kanë një preferencë shumë të qartë në përzgjedhjen e degës studimore – rreth dy të tretat e tyre i gjen nga njëra anë tek shkencat inxhinierike dhe nga ana tjetër tek shkencat juridike e ato ekonomike e sociale, këto janë degët e zgjedhura për vitin akademik 2017-2018. Pastaj ka edhe disa dallime mes studentëve nga Shqipëria e Kosova, pra bëhet fjalë për ata që nuk studiojnë inxhinieri, shkenca juridike, ekonomik apo shkencat sociale. Tek ky çereku i fundit vihet re, se studentët shqiptarë gjenden më shumë në shkencat natyrore dhe mjekësi, kurse kolegët e tyre kosovarë studiojnë më shumë krahasimisht shkencat humane.

Dikush nga Shqipëria e Kosova që dëshiron të studiojë në Gjermani – çfarë hapash duhet të ndërmarrë?

Gjëja e parë fare që duhet të bëjë është të informohet shumë mirë si në portalin www.study-in-germany.de, por edhe në faqen online të DAAD-së. Këtu gjenden të detajuara të gjitha hapat, që nga përgatitja, nga përzgjedhja e degës, kushtet e pranimit në univeristetet gjermane, të dhëna praktike për jetën në Gjermani, si për gjetjen e apartamentit, të treguara në formë të përshtatshme për të rinjtë. Nëse je interesuar për studime master, ka mundësi të kesh një bursë studimi master të DAAD-së. Kusht janë rezultatet e shkëlqyera në studime. Informacione për këtë gjen në portalin www.funding-guide.de.

Ata duhet po ashtu të vërtetojnë, se e kanë të siguruar jetesën…

Sigurisht ata duhet të informohen për rregulloret e marrjes së lejes së qëndrimit, por tek shtrimi i kërkesës për vizë ne si DAAD nuk përfshihemi. Kërkesa për vizë bëhet në ambasadat gjermane në vend, aty ata informohen saktësisht, se cilat dokumente janë të nevojshme. Nëse je pranuar në një universitet kërkon një vizë studenti, nëse ende nuk je pranuar nga ndonjë universitet gjerman, atëherë kërkohet një tip tjetër vize. Por për këtë ata që janë të interesuar është mirë të informohen  tek ambasadat apo përfaqësitë gjermane në vend, edhe tek faqja online e Ministrisë së Jashtme gjermane.

Si qëndron puna me tarifat studentore? Duhet të paguajnë studentët jo nga BE tarifa universitare në Gjermani?

Tarifa studentore ka për studentët në landin Baden-Vyrtemberg, që nga viti 2017, aty studentët e huaj jo nga BE që vijnë për studime në Gjermani duhet të paguajnë një kuotë 1.500 Euro në semestër. Në landet e tjera gjermane nuk e kemi këtë tarifë. Sigurisht ka një tarifë regjistrimi në universitete, afërsisht 100-300 Euro në semestër, që nuk është ndonjë tarifë e lartë, e brenda saj mund të jetë për shembull edhe qarkullimi urban për studentët.

Çfarë këshille do t’i jepnit me vete një të riu nga rajoni që dëshiron të studiojë jashtë?

Do doja t’i inkurajoja këta të rinj, që të jenë të hapur, e këtë hap të studimit të mos e shohin vetëm si një nevojë profesionale, sepse sigurisht nuk është e lehtë të braktisësh vendlindjen, por të shohësh edhe shanset e tjera të mëdha që krijohen, ky hap ka për ta ndryshuar jetën e tyre, do t’i pasurojë, do të zgjerojë horizontin e tyre, njohuritë e gjuhës. Ata do të përjetojnë një diversitet të tillë, të cilin ndoshta në këtë formë nuk e njohin në vendin e tyre.

 

SINKRON-SANDER-LLESHAJ.mpg_snapshot_00.13-1280x720.jpg
ad min15:20 | 26/08/2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me anë të një postimi në Twitter u bën thirrje të gjithë studentëve, që kanë përfunduar me rezultate të larta universitetin, të regjistrohen për t’u bërë pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit.

Ministri i Brendshëm vendos theksin tek motivimi i studentëve për të kryer shërbime publike me nder dhe vendosmëri të lartë. Lleshaj shkruan se “15 Shtatori po afron dhe se të gjithë studentët që kanë një diplomë me notë mesatare mbi 8, nivel të  lartë të gjuhës angleze dhe kondicion fizik të mirë duhet që të nxitojnë që të regjistrohen”.

Më tej ministri shprehet se: “Juristë, informaticienë, financierë, ekonomiste dhe inxhinierë të elektronikës kanë mundësinë e rrallë që pas përfundimit të Kursit të Oficerit të Policisë Kriminale prej 6 muajsh të përfshihen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke kontribuar kështu në një ndër frontet më të rëndësishëm për një Shqipëri të drejtë dhe europiane. Policia Shqiptare ka nevojë për vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit”. /ABC News Albania 24/7

b624d29a-420d-4311-8f27-29b8ba4111d1-1280x854.jpg
ad min14:10 | 08/07/2019

Mbi 20 mijë studentë nga universitetet e Tiranës janë pajisur me Kartën e Studentit. Por sipas Bashkisë së Tiranës, një risi në këtë proces është edhe pajisja me kartë e studentëve të Akademisë së Sigurisë në Tiranë.

 Më shumë se 20 mijë studentë nga universitetet e Tiranës janë pajisur me Kartën e Studentit, duke përfituar mbi 100 shërbime publike dhe private falas ose me çmime të reduktuara. Këtë e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili tha se për herë të parë edhe studentët e Akademisë së Sigurisë në Tiranë kanë nisur të pajisen me kartën e studentit.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë:Besoj se deri nga mesi i korrikut do e kemi përfunduar pajisjen e studentëve tuaj me karta, ndërkohë që në total në gjithë Tiranën kemi shpërndarë mbi 20 mijë copë. Sot, shumë kompani, duke filluar nga qendrat e mëdha të shoppingut, deri tek dyqanet e vogla të kancelarisë, madje edhe ndonjë berber apo floktore, i janë bashkuar nismës, duke vendosur një stiker te dritarja, për të treguar se e pranojnë kartën e studentit dhe aty ka ulje për ta. Dua t’i falënderoj të gjithë privatët që na janë bashkuar. Jam shumë i lumtur që Bashkia e Tiranës e ofron këtë shërbim edhe për studentët e Akademisë së Sigurisë”.

Edhe Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj falënderoi Bashkinë e Tiranës për pajisjen me karta të studentëve të Akademisë së Sigurisë. Procesi i pajisjes me Kartën e Studentit në Akademinë e Sigurisë ka nisur prej datës 24 Qershor dhe deri më tani atë e kanë marrë rreth 150 studentë nga 325 që janë në total./ABC News Albania 24/7

protestat-2.jpg
ad min11:57 | 17/06/2019

E hëna ka nisur me protestë studentore në Shkodër. Kanë qenë sërish studentët e Fakultetit të Drejtësisë, të cilët kanë reaguar për godinën e re e cila vijon të qëndrojë e kyçur ndonëse sipas tyre, ajo është gati për të nisur procesin mësimor.

Ato thonë se as premtimi i kryeministrit Edi Rama për çeljen e saj brenda 45 ditëve nuk u përmbush. Pas proteste ka reaguar rektori i universitetit “Luigj Gurakuqi” sipas të cilit sapo të përcaktohen oraret mësimore nga dekanët e Juridikut dhe Ekonomikut do nisë mësimi aty./ABC News Albania 24/7

karta-e-studentit-1280x853.jpg
ad min22:22 | 10/06/2019

Ka qenë Universiteti i Arteve ndalesa e radhës e kryebashkiakut Erjon Veliaj për pajisjen e studentëve me Kartën e Studentit, angazhim i marrë nga Pakti për Universitetin. Erjon Veliaj tha se 4 mijë studentët e parë që janë pajisur me karta dhe  kanë nisur të përdorin shërbimet që u ofrohen. Deri në fund të verës sipas tij do të pajisen 80 mijë studentë.

Kryebashkiaku Tiranës, njëherësh edhe kandidat për një mandat të dytë për këtë bashki, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, si dhe rektori i universitetit, Kastriot Çaushi, ndoqën nga afër procesin e aplikimit dhe marrjes së kartës nga studentët e arteve, falë së cilës do të përfitojnë një numër të madh shërbimesh falas ose me kosto të reduktuar, në institucionet shtetërore dhe ato private.

“Vetëm në Tiranë, falë bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, shumë muzeume publike apo private, nga Shtëpia e Gjetheve, Shtëpia Kadare, të gjitha pikat ikonike, teatrot, muzetë e galeritë, janë me ulje; është koha ideale për ta maksimizuar kartën. Edhe nga Shkodra në Butrint e Ksamil, nga Veriu në Jug, kemi një shpërndarje të vendeve ku përdoret karta e studentit. Mezi pres të vazhdojmë ritmin”, u shpreh Veliaj.

Veliaj bëri të ditur se pasi të pajisen të gjithë studentët me karta, do bëhet edhe porositja e aboneve të udhëtimit me autobusët urbanë në Tiranë.

“Pasi të kemi të gjitha kartat e shpërndara dhe të shohim se sa është realisht kërkesa, atëherë do të parablejmë abonetë për Bashkinë e Tiranës nga Ministria e Financës, e cila është pronarja e letrave me vlerë”, shtoi më tej Veliaj.

Erjon Veliaj u shpreh i kënaqur se 4 mijë studentët e parë që janë pajisur me karta kanë nisur të përdorin shërbimet që u ofrohen. Deri në fund të verës do të pajisen 80 mijë karta./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono