strategjia

strategjia.jpg
G. P.09:00 | 27/08/2019

Fillimisht samiti i G-7 në Francë, pastaj një vizitë në Poloni. Për një udhëtim në Gjermani, presidenti amerikan Donald Trump nuk ka pasur deri tani kohë. Ekspertët e shohin këtë si pjesë të një strategjie më të gjerë.

Që nga fillimi i samitit në Biarritz Presidenti amerikan Trump tregohet i entuziazmuar në Twitter. “Kemi takime shumë të mira, udhëheqësit kuptohen shumë mirë,” shkruan ai në rrjetin e mesazheve të shkurtra. Një drekë dyorëshe me Macronin ai e quajti “takimin më të mirë që kemi pasur deri tani”. Franca dhe Macroni sipas tij kishin bërë një punë të shkëlqyer deri tani në një samit “shumë të rëndësishëm”. Një takim dypalësh me Kancelaren Gjermane në kuadër të samitit deri vonë nuk ishte planifikuar.

Pas samitit, në fund të gushtit Trumpi do të vizitojë një vend tjetër evropian: Poloninë. Atje ai do të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të Luftës së Dytë Botërore 80 vjet më parë.

Kurse Gjermania nuk është në planin e udhëtimeve të tij. Gjithashtu, Trump nuk tregoi fillimisht përsëri asnjë angazhim për të takuar kancelaren Merkel në kontekstin e këtij apo të një udhëtimi të mëvonshëm. Kjo përshtatet në tabllo: në më shumë se dy vjet të mandatit të tij, Trumpi e ka takuar Merkelin vetëm një herë në Gjermani – në samitin e G-20-s, në vitin 2017 në Hamburg. Ndërsa mysafir i saj në Berlin ai nuk ka qenë kurrë.

US-Präsident Donald Trump und Kanzlerin Merkel (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

SHBA dhe Gjermania: raport që është bërë i vështirë

Kjo në një kohë kur lista e temave të bisedës do të ishte shumë e gjatë. Në të do të kishte mbi të gjitha tema të ngarkuara me konflikte – siç janë shpenzimet për mbrojtjen e Gjermanisë, qëndrimi ndaj Iranit, tubacioni i gazit Nord Stream 2 me Rusinë. Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara vërtet që kanë ende shumë gjëra të përbashkëta, por kohët e fundit kanë megjithatë gjithnjë e më shumë dallime.

Trumpi dhe Merkeli nuk kanë dallime të rëndësishme vetëm në politikë. Edhe harmonia midis të dyve konsiderohet jo veçanërisht e mirë. Në ngjarjet përkujtimore për D-Day këtë verë, Trumpi nuk i ofroi Merkelit as një shtrëngim duarsh.

“Stil drejtues transaksional”

Refuzimi ndaj Gjermanisë si dhe anulimi nga Trumpi i një udhëtimi të planifikuar në Danimarkë në shtator, për shkak të refuzimit të Danimarkës për të shitur Groenlandën, janë tipike për “stilin e udhëheqjes transaksionale” të Trumpit, “thotë eksperti amerikan Josef Braml i Shoqatës Gjermane për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Ai e sheh veten si shef, formulon qëllime dhe kërkesa të qarta dhe i shpërblen ose i dënon vartësit me avantazhe ose disavantazhe, kur ata nuk i plotësojnë kërkesat e tij,” tha Braml në një intervistë për DW.

Roli i brishtë i preferuar i Polonisë

“Kjo është arsyeja pse Gjermania dhe Danimarka po ndëshkohen me mungesë vëmendjeje, kurse Polonia për momentin ka qenë në gjendje të ketë sukses te presidenti amerikan,” shtoi ai.

Kjo ka pasoja: ndërsa ndikimi i Berlinit në Uashington po zvogëlohet, Varshava e ka përmirësuar ndjeshëm profilin e saj transatlantik që nga koha kur Trump mori postin. “Polonia ka më shumë ndikim se Gjermania, dhe unë do ta quaja Poloninë partnerin e dytë më të rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara pas Mbretërisë së Bashkuar”, i thotë ARD-së, Nile Gardiner nga “Fondacioni Heritage” në Uashington.

08.11.2012 DW QUADRIGA Josef Braml
Josef Braml

Ndërkohë, Bramli e paralajmëron Poloninë dhe vendet e tjera që të mos mbështeten shumë në marrëdhëniet e reja diplomatike me Shtetet e Bashkuara. “Miqtë e tanishëm të Trumpit në Evropën Lindore nuk duhet të gabohen. Herët a vonë do të jetë e rëndësishme për gjeostrategjistët amerikanë të pajtojnë interesat amerikane dhe ruse, në mënyrë që të frenojnë veprimtarinë e gjerë të Kinës,” thotë Braml në bisedë me DW.

Strategjia: përçarja e BE

Zakoni i ri i mospërfilljes së vendeve ekonomikisht të forta evropiane, dhe përkundrazi duke i kushtuar vëmendje të veçantë atyre vendeve që kanë një marrëdhënie veçanërisht të vështirë me Brukselin, mund të ketë lidhje me një qëllim të gjerë strategjik – domethënë, për të thelluar hendekun brenda Bashkimit Evropian.

“Itinerari i Trumpit në Evropë është një përpjekje e dukshme për të përçarë BE-në. Qeveria e tij tashmë e ka bërë të qartë. Ajo beson në një politikë të tillë, sepse është kundër multilateralizmit”, thotë në një bisedë me ARD, Jacob Kirkegaard në Institutin Peterson të SHBA për Ekonominë Ndërkombëtare.

Me siguri duhet parë në këtë kuadër, që Trumpi ka mbështetur në mënyrë të përsëritur kryeministrin e ri britanik Boris Johnson. Në të njëjtën kohë, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, ka kërcënuar se SHBA mund të tërheqin trupat e tyre nga Gjermania dhe në vend të kësaj t’i zhvendosin në Poloni.

“Qeveria e Trumpit u përpoq që nga fillimi të fusë një pykë midis shteteve anëtare të BE”, thotë koordinatori transatlantik i Qeverisë Federale, Peter Beyer, në një bisedë me Südwestpresse. “Ne duhet ta marrim seriozisht këtë.”/DW

juventus.jpg
nev ila20:08 | 23/07/2019

Ylli Brazilian Neymar mund të përfundojë tek skuadra e Juventusit. Mediat spanjolle njoftojnë se drejtuesit e klubit italian janë të gatshëm të ofrojnë dy lojtarë dhe një shumë të majme parash për të bindur Paris Saint Germain ta lërë të lirë lojtarin.

Juventus është shndërruar në një nga klubet më të fuqishme në Europë jo vetëm në fushën e lojës por edhe në financa. Ndërtimi i stadiumit dhe dominimi prej tetë sezonesh në Itali janë një tregues i qartë i investimeve të presidentit Andrea Agnelli.

Bardhe-zinjtë kanë të ardhura të mjaftueshme për të transferuar çdo lojtar të mundshëm. Nënshkrimi me Cristiano Ronaldon verën e kaluar hapi një kapitull të ri në historinë e Juventusit.

Pas transferimit me portugezin, numri një i “zonjës së vjetër” Andrea Anjeli deklaroi se sezonin e ardhshëm do të transferojë një tjetër Ronaldo por më të ri në moshë. E natyrisht që dy janë alternativat, Neymar dhe Mbappe.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se drejtuesit e skuadrës së Juventusit janë takuar në Kinë me njerëzit e Neymar për të diskutuar mbi një nënshkrim të mundshëm.

Në Spanjë shkojnë më tej dhe zbulojnë se Juventus ka gati planin për të firmosur me yllin Brazilian duke ofruar dy lojtar dhe një shumë të konsiderueshme parash.

Paulo Dybala dhe Blaise Matuidi janë dy emrat që mund të përfshihen në negociata. Neymar ka kërkuar largimin nga Psg pasi nuk ndihet më i lumtur dhe kërkon një experiencë të re.

Rikthimi tek Barcelona konsiderohet i pamundur pasi katalansit shpenzuan plot 120 mln euro për të nënshkruar me Grizman./ABC News Albania 24/7

byro-politike-manastirliu.jpg
G. P.23:52 | 24/04/2019

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ishte e ftuar në emisionin “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi ku foli rreth problemeve, por edhe strategjive që ka qeveria mbi shëndetësinë.

Për sa i përket vdekjes së 25-vjeçares në maternitetin e Elbasanit, Manastirliu theksoi se ka ngritur një grup ekspertësh, të cilët do të verifikojnë praktikën që është ndjekur në rastin në fjalë.

Ndërkohë ajo theksoi gjithashtu se po bëhen ndryshime në Kodin Penal, ku kanosja për shkak të detyrës do të konsiderohet vepër penale./abcnews.al

1-30-933x445-1.jpg
ent ela09:20 | 13/02/2019

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi të martën se aleanca ushtarake do t’i përgjigjet “shtimit të raketave ruse”, por nuk do të instalojë raketa të tjera bërthamore në Evropë.

Komentet vijnë pas shfuqizimit të traktatit për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, një pakt i rëndësishëm armësh i periudhës së Luftës së Ftohtë.

Zoti Stoltenberg i bëri thirrje Rusisë t’i rikthehet traktatit dhe të respektojë kushtet e tij. NATO-ja këmbëngul se Rusia e ka shkelur paktin, duke zhvilluar një sistem të ri raketash që Moska e quan “Novator 9M729”.

Më 2 shkurt, Shtetet e Bashkuara filluan procesin gjashtëmujor të tërheqjes nga traktati, duke thënë se sistemi raketor i Rusisë shkel kushtet e tij. SHBA beson se sistemi i ri rus i raketave mund t’i hapë rrugën Moskës të nisë një sulm bërthamor në Evropë me pak ose aspak paralajmërim.

Traktati INF, i cili i jepte fund vendosjes së mbushjeve bërthamore në Evropë, ndalon prodhimin dhe instalimin e raketave kruz dhe raketave balistike me rreze nga 500 në 5,500 kilometra. Rusia pretendon se raketa e saj kruz me lëshim nga toka, ka një rreze prej më pak se 500 kilometrash dhe se edhe raketat apo dronët amerikanë që përdoren për qëllime stërvitore shkelin marrëveshjen.

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj tërheqjes së SHBA nga traktati duke njoftuar se edhe Rusia do të largohej. Gjithashtu, ministri rus i mbrojtjes njoftoi plane për raketa të reja, duke iu përgjigjur deklaratës së presidentit Donald Trump se SHBA do t’ia kalojnë Rusisë për nga shpenzimet në këtë fushë.

Zoti Stoltenberg tha se ministrat do të takohen në Bruksel të mërkurën për të diskutuar “mbi hapat që duhet të ndërmarrë NATO-ja për t’iu përshtatur një bote me më shumë raketa ruse”. Zoti Stoltenberg shtoi: “Ne nuk ka pse të imitojmë atë që bën Rusia, por duhet të sigurohemi që të kemi masa parandaluese dhe mbrojtje efektive”.

Ndërsa Uashingtoni dhe Moska kanë mosmarrëveshje për traktatin INF, ky pakt nuk përmban asnjë klauzolë për të frenuar Kinën, ushtria e së cilës, që është në rritje të shpejtë, varet nga raketat me rreze të mesme veprimi si aspekt kyç i strategjisë së saj të mbrojtjes./VOA

ANALIZA-E-SUPERLIGES-SOKOL-BULKU-ABC-M4-T1.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
ent ela15:54 | 28/01/2019

Partizani ka strategjinë e duhur dhe nuk është çudi që ndodhet në krye të Superligës. Ish-lojtari i Tiranës së madhe të dikurshme, Sokol Bulku, sot trajner futbolli, analizon kampionatin pas javës së 19-të

U kritikua shumë, por në futboll flitet në fushë. Partizani ka strategjinë e duhur për të fituar titullin, për herë të parë në çerek shekulli, dhe ky është mendimi i ish-lojtarit të Tiranës, sot trajneri futbolli, Sokol Bulku.

Për një njeri që e njeh mirë futbollin, klubi kryeqytetas ka bërë lëvizjet e duhura, dhe po merr frytët që i takojnë.

Bulku: “Unë mendoj që Partizani i këtij viti është shumë i matur dhe shumë racional. Ashtu siç e ndërtoi skuadrën në verë pa bujë me ato lojtarë që kishte me afrimin e trajnerit Gega kishte njëlloj finese, që nuk merren me mediat por me veten e vet. Rezultatet janë minimale, por ato e kanë të qartë qëllimin duan të shkojnë patjetër drejt tiullit kampion”.

Kukësi zhgënjeu ndaj Laçit, ndonëse rezultati i një ndeshjeje nuk mund të merret për bazë.

Gjithsesi, Bulku gjykon se kuksianët kanë vështirësi.

Bulku: “Kukësi ka afruar dy lojtarët më të mrië të Superligës, por ato duan kohë që të përshtaten me ekipin dhe të japin më të mirën dhe koha nuk pret. Partizani ka zgjedhur strategjinë e duhur”.

Bulku ka qenë pjesë e Tiranës së madhe, që doli shumë herë kampion.

Ai flet për skuadrën e sotme, dhe bën një krahasim me ekipin ku luajti vetë.

Bulku: “Ngërçi psikologjik që ishte karshi rezaultateve Tirana po e superon. E nisi keq se pati projekt me një trajnër tjetër. Unë mendoj se nuk ka qenë asnjëherë e rrezikuar. Në çdo shtëpi ka probleme dhe halle dhe  drejtuesi mba.n përgjegjësinë. Atëherë Tirana boshtin ekishte të qëndrueshëm për 3-4 vjet”

Sokol Bulku vlerëson Laçin si një nga realitetet më të spikatura të Superligës, që jo më kot pretendon prej shumë vitesh të arrijë kupat e Europës. /abcnews.al

veliaj-me-studentet-e-harvardit-1280x853.jpg
G. P.16:22 | 13/08/2018

Sipas Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj debatet nuk do të prevalojnë mbi  bindjet politike, ndërsa qyteti do t’u lihet fëmijëve. Kryebashkiaku e bëri këtë deklaratë pas publikimit të strategjisë që Bashkia e Tiranës ka hartuar me studentët e Harvardit për një qytet miqësor për më të vegjëlit.

Nën moton “Tirana: Qytet për fëmijë, qytet për të gjithë”, Bashkia e Tiranës dhe grupi i studentëve nga Universiteti i Harvardit, prezantuan draftin e parë të strategjisë, që synon përfshirjen e nevojave të fëmijëve 0-5 vjeç në të gjitha vendimmarrjet e institucioneve bashkiake të planifikimit dhe implementimit urban. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se interesi i fëmijëve do të dalë mbi bindjet politike që pengojnë zhvillimin e qytetit.

“Jam i bindur se edhe në debatin që kemi sot për teatrin, në fund të ditës nuk do prevalojnë bindjet politike të secilit, si të pengojmë këtë apo deja vu-ja e Rozafës me këndin e lojërave. Në fund të ditës do prevalojë çfarë qyteti do lëmë për fëmijët: do lëmë inatet tona si monumente të qytetit apo do lëmë një infrastrukturë moderne, që fëmijët e gjeneratës tjetër të shkojnë në një teatër ku nuk do ngrijnë së ftohti, ku nuk do plasin vape, ku higjiena do respektohet në të gjithë infrastrukturën e vet, ku të ndihen krenarë në shfaqjen e tyre të parë si adoleshentë, në një vend ku do të ndihen si njerëz dinjitozë dhe një familje e ardhshme e qytetit tonë. Fakti që bashkia me gjithë aleatët e vet e ka marrë për zemër këtë çështje, besoj se është një bast i fituar për ne”.

Kryebashkiaku  renditi disa nga nismat e bashkise gjate ketyre viteve  ndersa deklaroi se disa prej pronave të cilat aktualisht janë të pazhvilluara dhe të degraduara, do të jepen për zhvillim tek investitorët privatë duke marrë në këmbim ambiente që do të përdoren për shërbime publike si çerdhe, kopshte

 “Kemi marrë përsipër të fusim asetet e bashkisë, si çdo pronar tjetër toke në Tiranë, për të marrë mbrapsht koefiçientin që na takon nga një zhvillim të ri, në formën e një kopshti ose çerdheje të ardhshme. Në disa raste hapësira është aq e madhe sa mund ta konvertojmë edhe në një teatër të ri, por në disa raste mund të kemi vetëm 50-100 metra që përkthehen pastaj në 300-400 metra zhvillim. Kështu që, do të na duhet të shikojmë ku janë asetet ose ku janë tokat, nevojën për një çerdhe ose një kopsht shtesë, duke shkëmbyer ato pak metra që bashkia mund të ketë në një territor që mund të zhvillohet dhe pastaj për t’i marrë në natyrë në formën e një kopshti apo çerdhe”, tha Veliaj.

Një nga projektet që Bashkia e Tiranës  pritet të vijojë është edhe ai i ndërtimit të shkollave të reja, ndërkohë puna sipas Veliajt  do të ecë paralelisht edhe për krijimin e gjithë infrastrukturës mbështetëse të nevojshme. /abcnews.al

KRONIKE-OPOZITA-NE-KOMISIONE.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela17:05 | 22/05/2018

Edhe këtë të martë, opozita ka marrë pjesë në komisionet parlamentare duke përsëritur akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm e vëllait të tij. Gjatë debateve me socialistët, në çdo komision, ata kanë kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt.

Komisionet paralmentare edhe për ditën e martë, kanë parë të zbatohet strategjia e partisë Demokratike për orientimin e bisedës, rreth asaj që quajnë skandali “Xhafaj”, pas publikimit nga kjo forcë politike, të materialeve që sipas tyre, ngarkojnë vëllain e Fatmir Xhafajt me trafikimin e narkotikëve, si dhe vetë ministrin me mbrojtjen e kësaj vepre penale.

Partia Demokratike ka vijuar strategjinë e saj në komisionet parlamentare: pjesmarrja në to jo për të diskutuar mbi çështjet e rendit të ditës por për të ri-përsëritur thirrjen për largimin e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj nga post ii ministrit të brendshëm. Debati i ndarë mes katër sallave të komisioneve parlamentare dominoi diskutimet ku pati edhe ngritje zëri.

Demokratët prej thuajse dy javësh orientojnë debatin e komisioneve tek ajo që quajnë çështja më e rëndësishme e Shqipërisë sot: skandali që rrethon ministrin e brendshëm dhe vëllain e tij Agron Xhafaj, për të cilët kanë paralajmëruar edhe material të tjera ende të pa publikuara. /abcnews.al

STRATEGJIA-E-SKENDERBEUT-PER-DENIMIN-1280x720.jpg
ent ela12:57 | 30/03/2018

Skënderbeu synon që të përfundojë gjyqet sportive pa nisur kompeticionet europiane. Klubi korçar shpreson që të fitojë pafajësinë dhe të marrë pjesë menjëherë në Champions.

Dy vjet më parë ishte po kështu, edhe pse më lehtë.

Skënderbeu u përjashtua nga pjesëmarrja në Champions për sezonin 2016-2017, dhe klubi bëri çmos që të fitonte gjyqet sportive deri në korrik.

Kështu pritet të bëjë edhe tani, ndonëse situata është shumë më e rëndë, pas dënimit 10-vjeçar në kompeticionet kontinentale dhe gjobën 1 milionë euroshe.

Strategjia e presidentit Takaj është e thjeshtë dhe “me detyrim, përcaktim” nëse mund të shprehemi kështu, pasi synimi është jo vëtëm fitorja në KAS në Lozanë, por edhe pjesëmarrja në Champions që këtë sezon.

Fillimisht do të shkohet në Komisionin e Apelit në UEFA, ku me shumë gjasa pritet që të humbasë, dhe të mbetet në fuqi I njëjti dënim.

Hapi më i rëndësishëm është ai në Këshillin e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës.

Si strukturë jashtë UEFA-s, KAS-i është i vetmi që realisht mund të bëjë një ndryshim.

Varianti më optimist do të ishte fitimi i pafajësisë, dhe rikthimi në kupat e Europës.

Nëse kjo do të ishte e pamundur, atëherë do të luftohet për ta ulur dënimin deri në 3 vjet.

Presidenti Takaj e ka të domosdoshëm futbollin ndërkombëtar, si i vetmi që sjell të ardhura të rëndësishme, mjafton të kujtohet se në dy sezonet kur arriti në fazën e grupeve, klubi fitoi gjithsej mbi 8 milionë euro.

Po ashtu, një dënim afatgjatë do të bënte që të largoheshin lojtarë kryesorë dhe që të mos kishte interes nga talente të tjerë për t’u bashkuar me ekipin korçar.

Skënderbeu ka edhe një tjetër çështje në KAS, ose të paktën kështu pohon klubi, atë të titullit kampion të vitit 2016, të hequr nga Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Burime pranë Federatës bëjnë me dijë se ka një mister të vërtetë për këtë çështje, pasi sipas rregullave, Skënderbeu duhej të kishte shkuar më parë në FIFA, dhe pastaj në KAS.

Ekziston dyshimi, se klubi korçar mund të ketë humbur ankimimin në FIFA dhe të ketë shkuar në gjyqin sportiv në Lozanë./abcnews.al

RAMA-PER-ENERGJINE-1280x720.jpg
ent ela12:18 | 26/03/2018

Brenda fundit të këtij viti, shqiptarët do mund të bëhen aksionerë të kompanisë që i furnizon me energji elektrike, për një përfitim reciprok. Këtë risi ka nënvizuar kryeministri Rama në prezantimin e strategjisë kombëtare të energjisë për 12 vitet e ardhshme. Kryeministri tha se projektet e interkonjeksionit, do rrisin peshën energjetike të Shqipërisë në rajon.

Deri dje qytetarët kanë dëgjuar për ndëshkime deri me burg për mospagesën e faturave të energjisë. Këtë herë kryeministri Edi Rama shfaqet i paqtë duke i lajmëruar se deri në fund të vitit do të kenë mundësinë të bëhen aksionere në kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike.

“Kemi nisur punën për një IPO dhe shpresojmë që deri në fund të këtij viti të jemi gati t’u ofrojmë qytetarëve shqiptarë mundësinë e pjesëmarrjes si aksionerë në kompaninë e shpërndarjes së energjisë, me ambicien që vitin e ardhshëm, kompania të kthehet në një kompani ku pjesëmarrja masive e qytetarëve si aksionerë do të ketë një benefit reciprok për kompaninë dhe për qytetarët, të cilët do të mund të përfshihen në aksioneratin e kompanisë si kontribuues dhe si përfitues”.

Munguan shpjegimet se cilat janë përfitimet nga IPO që do të thotë se asetet e një kompanie private ofrohet per publikun dhe cfarë rrezikon investitori individual në këtë ofertë te re publike. Por Kryemnistri Edi Rama theksoi rëndësinë që ka liberalizimi 100 përqind i tregut të energjisë.

“Nëse do ta përmblidhja atë që ka ndodhur dhe atë që ne duam të bëjmë të ndodhë, është shumë e thjeshtë: Sektori i energjisë në Shqipëri ishte problemi më i madh, një gropë prej ku buronin të këqija zinxhir për ekonominë e vendit dhe edhe një kërcënim i vazhdueshëm. Sot është një potencial i vënë në rrugën e shfrytëzimit, që mbetet një sfidë e hapur dhe pikërisht këtë sfidë të hapur adreson në mënyrë të qartë ky dokument strategjik, që shtrihet në harkun e një kohe që, nëse i referohemi vitit 2030, mund të duket një kohë e pafundme, por në fakt është as më shumë e as më pak, por vetëm një duzinë vitesh”.

 Është ministri i Energjisë Damian Gjiknuri që detajon objektivat e strategjisë së  energjisë.

Humbjeve teknike dhe jo-teknike të shpërndarjes së energjisë elektrike nga 26.4% në vitin 2017 do të arrijnë në 10% në vitin 2030.  Do të vazhdojë rritja e arkëtimeve të energjisë elektrike nga 90% në vitin 2018 në 98% në vitin 2030. Ekonomia dhe shoqëria shqiptare të arrijë një nivel kursimi të energjisë kundrejt konsumit total me 15% në vitin 2030”.

Viti 2030 ka për qëllim që rrisë edhe nivelin përdorimit të energjive të rinovueshme dhe gazit natyror kundrejt konsumit total.

/abcnews.al

04F124E1-E4E7-4477-AA26-A909D8C46E5F_w1023_r1_s.jpg
ent ela11:16 | 07/02/2018

Duke komentuar strategjinë e re të zgjerimit të BE-së, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se Bashkimi Europian u tregua i padrejtë me Kosovën.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shprehur i pakënaqur me raportin e miratuar të martën nga Komisioni Evropian. Në një status në profilin e tij në Facebook kreu i shtetit shkruan se Kosova u la prapa për arsye politike, dhe se dokumenti nuk ka arritur të paraqesë një perspektivë për anëtarësim për të gjitha shtetet e rajonit.

Thaçi shton se raporti për Strategjinë e Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, dështoi në parqitjen e qartë të mundësisë së Kosovës për anëtarësimin në BE. Sipas tij kjo ishte një padrejtësi për vendin, por pavarësisht kësaj Prishtina do plotësojë detyrimet e saj.

Kreu i shtetit të Kosovës thekson se qasja jo e drejtë ndaj Kosovës është pasojë e mosnjohjes nga pesë shtete anëtare të BE-së, dhe e paaftësisë së BE-së për një qëndrim të përbashkët për Kosovën.

Thaçi bëri dhe njëherë ap;e që Kosova të tejkalojë gjendjen e izolimit, duke ratifikuar marrëveshjen për vijën kufitare me Malin e Zi, e cila sjell edhe heqjen e vizave nga BE-ja./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono