Stevo Pendarovski

pendarov-1280x761.jpg
in a16:11 | 17/01/2020

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se pret që dialogu Beograd-Prishtinë të ketë një dinamikë të re këtë vit, “kryesisht në interes të dy vendeve, por edhe në interes të një stabiliteti dhe bashkëpunimi më të gjerë rajonal”.

“Jam i sigurt se çdo zgjidhje e negociuar nga Beogradi dhe Prishtina që respekton të drejtat sovrane dhe integritetin territorial të vendeve fqinje do të marrë mbështetjen tonë,” tha Pendarovski.

Presidenti maqedonas theksoi se pret që qeveria kalimtare të organizojë zgjedhjet e prillit në një atmosferë të drejtë dhe demokratike, dhe shtoi se pret që palët të sillen me përgjegjësi, siç i takon një shteti të organizuar demokratik, një anëtar i NATO-s dhe një anëtar i ardhshëm i BE.

Presidenti theksoi gjithashtu se pret që të formohet qeveria sapo të mbarojnë zgjedhjet dhe se ai është i gatshëm të kontribuojë në këtë duke iu përmbajtur rreptësisht dispozitave kushtetuese. Pendarovski tha se pavarësisht se kush fiton, kryesore mbetet që proceset e integrimit të vazhdojnë pa vonesë, të vazhdojë zbatimi i reformave dhe politikat e fqinjësisë së mirë, duke përmendur veçanërisht marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë, me të cilat, siç tha ai, janë krijuar kushtet për të mbyllur çështje të vështira të së kaluarës dhe ofrimi i një të ardhme të përbashkët si miq./abcnews.al

Capture-16.jpg
nev ila19:37 | 19/12/2019

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski theksoi në fjalimin e fund-vitit para deputetëve se po angazhohet për të penguar ndarjet në vija etnike dhe partiake që po thellohen, sipas tij, në Maqedoninë e Veriut. Ai ftoi të gjithë politikanët që të kundërshtojnë paragjykimet dhe stereotipet në shoqëri.

Pendarovski paralajmëroi se deri në fund të këtij viti do të ftojë në takime përfaqësues të grupeve të tifozëve për të kapërcyer ndarjet që nxisin mes komuniteteve të ndryshme etnike.

Duke komentuar rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me ligjin e gjuhëve, presidenti maqedonas tha se “asnjë shtet nuk është shkatërruar nga dhënia e më shumë të drejtave qytetarëve të saj në këtë fushë dhe se ligji nuk ka potencial për destabilizimin e vendit, por se duhet bërë korrigjime të nevojshme që ligjet të vihen në jetë”.

Pendarovski vuri në dukje gjendjen në gjyqësor pas rastit të njohur si “Zhvatja” që ka përfshirë ish-Kryeprokuroren e posaçme, duke thënë se që nga pavarësia e vendit, asnjë politikan i profilit të lartë apo biznesmen i pasururar brenda natës nuk ka pëfunduar prapa hekurave. “Për çdonjërin që nuk ka shpjegime logjike se si është bërë milioner me rrogë shteti, duhet të pasojë jo vetëm dorëheqja por dhe procedimi gjyqësor”, tha ai.

Presidenti i quajti procese të përfunduara që prej kohësh debatet mbi gjuhën dhe identitetin maqedonas që janë hapur së fundmi në Bullgari. Ndërsa lidhur me nismat rajonale, tha se ato nuk duhet kuptuar në asnjë mënyrë si alternativë e integrimeve europiane, por si instrument për integrimin e shpejtë në Evropë.

Presidenti theksoi gjithashtu se në pranverë duhet organizuar zgjedhje të ndershme dhe të drejta. VMRO-DPMNE në opozitë e quajti një retorikë boshe fjalimin e presidentit. Deputeti Ilija Dimovski tha se kishin dëgjuar shumë parashikime por asnjë zgjidhje. Deputeti opozitar tha se Pendarovskit i përshtatej më tepër roli i zëdhënësit të qeverisë dhe i Lidhjes Social Demokrate, sepse ai arsyeton politikat e këqija qeveritare./abcnews.al

vitore.jpg
in a14:30 | 13/12/2019

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski reagoi ndaj akademikëve bullgarë të cilët mohojnë gjuhën maqedonase, duke thënë se gjuha maqedonase dhe kombi maqedonas janë fakt. “Gjuha maqedonase është fakt lingustik me dekada dhe dekada prapa dhe jo është vërtetuar edhe në nivel ndërkombëtar,” tha ai.

Qëndrimi i akademikëve bullgarë se nuk ekziston gjuha maqedonase është anakronik për shekullin 20 dhe shekullin 21 në të cilin jetojmë, deklaroi presidenti, maqedonas Stevo Pendarovski duke komentuar reagimin e Akademisë bullgare të shkencave (ABSH) ndaj Kartës për gjuhën maqedonase të ASHAM-it.

“Gjuha maqedonase dhe kombi maqedonas janë fakt. Gjuha maqedonase është fakt lingustik me dekada dhe dekada prapa dhe jo është vërtetuar edhe në nivel ndërkombëtar. mendoj se është e kotë të bisedojmë për diçka që është fakt i gjallë, fakt i njohur që e dinë të gjithë, jo vetëm tek ne dhe jo vetëm tek ata, e dinë në tërë botën”, deklaroi Pendarovski i pyetur gjatë Forumit rajonal të antikorrupsionit SELDI në Shkup.

Ai theksoi se edhe Marrëveshja e Prespës i referohet Konventës së KB-së të vitit 1979 në të cilën gjuha maqedonase është caktuar si një nga gjuhët në grupin e gjuhëve sllave dhe është e njohur ndërkombëtarisht./abcnews.al

 

pendarovski-stevo-1280x732.jpg
nev ila21:41 | 25/11/2019

Presidenti Stevo Pendarovski ka thënë se është befasuar që deklarata e tij në Forumin e Novi Sadit është interpetuar në kontekstin partiako-ditor. Ai në këtë forum të liderëve të rinj që u mbajt në Serbi kishte deklaruar se nëse nuk do të ishte president edhe ai do të largohej nga vendi. Sot në Shkup pas takimit me Lidhjen e Sindikatave, ai pranoi se nuk ka përdorur fjalët e duhura dhe ka kërkuar falje.

Të gjithë ata që kanë qenë në pushtet, duhet t`u kërkojnë falje qytetarëve të Maqedonisë për shkak se nuk kanë bërë sa duhet që të parandalohet migrimi – deklaroi Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski lidhur me deklaratën e tij në Novi Sad se nëse nuk do të ishte President edhe ai do të largohej nga vendi.

Ai tha se deklarata e tij është keqinterpretuar për politikë ditore, por pranoi se nuk kishte zgjedhur fjalët e duhura.

“Propozoj që të gjithë ne, që deri më tani, kemi qenë dhe jemi në pushtet t`I kërkojmë falje qytetarëve të Maqedonisë për shkak se nuk kemi bërë sa duhet që ti parandalojmë tendencat devastuese demografike, për shkak të të cilëve edhe në vitin 2011 nuk patëm mundësi që të bëjmë regjistrimin e popullsisë, I cili u ndërpre me intervenim politik, kur u pa se sa pak njerëz kemi mbetur”, tha Pendarovski.

Deklarata e Presidentit Pendarovski në Novi Sad kishte shkaktuar një sërë reagimesh në vend.

Ai tha se në Novi Sad nuk ka folur as për VMRO-DPMNE-në e as për LSDM-në, por për perspektivat e humbura pas 18 Tetorit kur BE-ja nuk miratoi vendimin për fillimin e negociatave dhe ndikimit të këtij vendimi negativ ndaj largimit të të rinjve. /abcnews.al

zaev-2-1280x720.jpg
in a15:47 | 22/11/2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev uroi të premten në ditën e alfabetit të gjuhës shqipe, të vendosur në Kongresin e Manastirit, duke publikuar një video urimi për shqiptarët që shënojnë 22 Nëntorin, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

“Së bashku rritemi, mësojmë, zhvillohemi, 111 vjet. Urime Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, thuhet në tekstin që shoqëron me video urimin e Zaev.

Ndërsa presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha në urimin e tij se 22 Nëntori është ditë e rëndësishme për popullin shqiptar, por edhe për gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, meqë, në këtë datë të vitit 1908, intelektualët shqiptarë të Kongresit të Manastirit morën vendim për unifikimin e alfabetit shqip.

“Me këtë praktikisht u nxit ngritja politike, kulturore e arsimore e shqiptarëve. Duke e kremtuar këtë festë, ne si shoqëri bashkëkohore, multietnike dhe multikulturore i dëshmojmë angazhimet tona për ndërtim të një shoqërie për të gjithë, ashtu si edhe një të ardhme më të mirë e më të ndritshme për çdo qytetar tonin. Respektimi dhe vlerësimi i dallimeve ndërmjet vete janë ato që na afrojnë, bashkojnë dhe na bëjnë unikë në menaxhimin e sfidave”, tha Pendarovski.

Ndërsa deputeti i Bashkimit Demokratik për integrim, Artan Grubi, i cili është edhe propozues i ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për çmime shtetërore që promovoi edhe një çmim shtetëror për festat kombëtare shqiptare të quajtur “22 nëntori”, theksoi se për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, ndahet çmim shtetëror për një festë kombëtare siç është “22 nëntori”. Grubi tha se kombi nderohet me vepra duke theksuar që edhe Tirana dhe Prishtina ta shënojnë këtë datë siç e meriton, si vazhdimësi e Lidhjes së Prizrenit dhe lajmëtare e shpalljes së pavarësisë./abcnews.al

pera-1280x720.jpg
in a15:16 | 22/11/2019

Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski filloi të premten një vizitë dy-ditore në Serbi, gjatë së cilës pati edhe një takim kokë më kokë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Presidenti serb tha se Beogradi dhe Shkupi kanë marrëdhënie të mira se dhe përveç diferencës në çështjen e njohjes së Kosovës, nuk kanë asnjë çështje të hapur.

Protokolli serb shqiptoi gabim mbiemrin e presidentit maqedonas dhe Vuçiç ndërhyri duke thënë se ai nuk është polak, por maqedonas. Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka shkuar në Beograd me një grup biznesmenësh maqedonas dhe do të marrë pjesë në takimin e biznesit Serbi-Maqedoni e Veriut, si dhe do të ketë një takim me Presidentin e Dhomës së Tregtisë Mark Chadez dhe biznesmenë serbë./abcnews.al

 

macron.jpg
in a14:52 | 05/11/2019

Macedonian President Stevo Pendarovski will meet French President Macron, has confirmed “360 Degrees”.  The meeting will take place during the Peace forum in Paris on Tuesday and Wednesday.
During his visits to Skopje and Tirana, President Emanuel Macron will explain the reform of the EU accession negotiation process methodology.
The reform is expected to take years to be finalized.
The meetings come after Northern Macedonia failed to get a date for launching negotiations with the European Union, after French President Emanuel Macron rejected any progress in the expansion until the methodology of the negotiation process changed.
French senator Ellen Conway-Mure, who visited Skopje on Monday,emphasize that for Northern Macedonia, there is no alternative to the EU and that France is working on the methodology.

pendarovski-1280x853.jpg
ad min15:42 | 26/10/2019

Ilir Meta e quajti pjekuri politike vajtjen e Maqedonisë në zgjedhje të parakohshme për shkak të mos hapjes së negociatave dhe kërkoi reflektim të thellë në Tiranë. Presidenti priti homologun fqinj Pendarovski, dhe të dy krerët e shteteve refuzuan propozimin e Francës për një partneritet special me Ballkanin, pa u anëtarësuar në BE.

Në konferencën për shtyp, Presidenti Meta e duartrokiti vendimin e Maqedonisë së Veriut për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, e quajti ndëshkim për dy vendet, vendimin e BE-së për të mos hapur negociatat. Të dy liderët përjashtuan një ide të Francës, që në kushtet kur dy vendeve nuk po ju hapen negociatat, t’u jepen disa të drejta të veçanta në bashkëpunimin ekonomik.

“Ne nuk na mjafton të jemi vetëm pjesë e tregut të përbashkët evropian. Në duhet të jemi patjetër edhe e institucioneve politike të BE-së. Të gjitha vendet e rajonit duhet të jenë në një qëndrim të përbashkët dhe t’i thonë jo çdo lloj alternative tjetër veç anëtarësimit të plotë në BE”, tha Pendarovski.

Pendarovski u takua edhe me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi./ABC News Albania

ilir-meta-pendarovski.jpg
ad min13:49 | 26/10/2019

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, priti në një vizitë zyrtare këtë të shtumë homologun e tij Stevo Pendarovski. Ata zhvilluan një konferencë për mediat, ku folën për zhvillimin më të fundit, mosçeljen e negociatave dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Kënaqësi që tregojmë mbështetjen për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin. Angazhim për integrim më të plotë të pakicës maqedonase në vendin tonë. Mos-hapja e negociatave, jo të lumtur. Do të na duhet të bëjmë përpjekje më të mëdha për të qenë më të besueshëm për hapjen e negociatave. Kemi diskutuar për gjallërimin e marrëdhënieve bilateriale, si në fushën e infrastrukturës hekurudhore”, tha Meta.

Kreu i shtetit tonë shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Bundestagut gjerman, që pavarësisht se Shqipëria nuk dëgjoi këshillat e saj, shpiku 9 kushtet në mënyrë që të hapej rruga për çeljen e negociatave për të dy vendet. Ai kërkoi reflektim edhe në Shqipëri.

“Ne shohim vetëm një alternativë që është anëtarësimi i vendeve tona në BE dhe njëkohësisht është anëtarësimi i gjithë Ballkanin Perëndimor në BE. Kjo është e ardhmja më e sigurt për të gjithë kontinentin. Në këtë drejtim është e rëndësishme që të gjithë të reflektojnë. Kemi një reflektim në RMV për zgjedhje politike. Kjo tregon pjekurinë e tyre politike. Është me rëndësi që edhe këtu të kemi reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje detyrimet që duhet të mbushnim”, tha Meta.

Ndërkohë edhe presidenti Stevo Pendarovski u shpreh se bashkëpunimi mes dy vendeve ka qenë frytdhënës. Ai kërkoi që të tilla të jenë edhe në të ardhmen, prandaj në takim ishte paraqitur me një propozim.

“Marrëdhëniet me rend pozitiv. Me Shqipërinë, bashkëpunim frytdhënës, kemi sfida të përbashkëta. Detyrimi ynë është të inkurajojmë faktorin politik që të vijojnë të zbatojnë detyrat. Me rëndësi bashkëpunimi mes dy vendeve të jetë intensive edhe në të ardhmen. Propozova të mblidhen grupe miqësie për të shpalosur ide mbi mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. Procesi i ndarjes së dy vendeve për negociatat, nuk ka qenë në fjalorin tim politik”, tha Pendarovski./ABC News Albania

PENDAROVSKI-PER-NEGOCIATAT.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ad min12:36 | 18/10/2019

JO-ja franceze për hapjen e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së ka shkaktuar një zinxhir lëvizjesh në Shkup. Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski thirri në takim krerët e partive ndërkohë që opozita në vend u bëri thirrje qytetarëve të dalin në protesta në rrugë dhe sheshe.

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka ftuar të gjithë krerët e partive politike, shqiptare dhe maqedonase, në një takim të përbashkët këtë të diel, por për momentin është e paqartë se kush do të marrë pjesë.

Takimi është thirrur për shkak të gjendjes së krijuar pas refuzimit të Francës për të dhënë një datë për nisjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Ndërkohë, opozita në Maqedoni, ka paralajmëruar protesta. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski paralajmëroi daljen e opozitës maqedonase në rrugë dhe sheshe dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen me ta.

“E di se janë momente të vështira, e di se të gjithë presim të marrim datë për nisjen e bisedimeve me BE-në. Të gjithë ne besojmë në të ardhme evropiane dhe do vazhdojmë të besojmë, por nuk do të na çojnë politikanët gënjeshtarë, të cilët vetëm premtojnë dhe asgjë nuk realizojnë”, tha Mickoski, i cituar nga Telegrafi.

Mickoski tha se opozita maqedonase si parti i dhanë mundësi procesit dhe se “17 tetori është dita kur përfundon koncesioni”, dita kur përfundon durimi i VMRO-DPMNE-së.

“Prej sot opozita shtëpinë e saj do ta ketë në sheshet dhe rrugët e Maqedonisë”, tha Mickoski./ABC News Albania


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono