stervitje ushtarake

SERBI-KROACI-IDRO.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela20:00 | 10/09/2019

Refuzimi i disa ushtarakëve serbë që të hynin në Kroaci ka rritur tensionet mes Beogradit dhe Zagrebit. Përmes një stërvitjeje ushtarake, Serbia ka konfirmuar garën e armatimit ku janë përfshirë 2 vendet.

Është vetëm një prej stërvitjeve ushtarako policore në Serbi. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, duke sqaruar arsyen e armatimit ka thënë se edhe ushtritë tjera janë duke u armatosur. Këtu ka aluduar në kroatët. Shtypi ka ngritur cështje në të dyja palët nëse kaq ushtrime ushtarake nënkuptojnë ngritje tensionesh. Për ti ndihmuar kësaj për në Kroaci, për të kujtuar viktimat serbe të Luftës së Dytë Botërore, në një qender memoriale ishin nisur kadetët e ushtrisë serbe. Policia kroate ua pa uniformat dhe I ktheu në mungesë dokumentacioni.

 “Ata fëmijë kanë ofruar që ti lënë uniformat pasi stacioni policor në Kroaci ka qenë i informuar. Por, më mirë të mos e komentoj. Një ditë do thonë se nuk ka patur viktima fare”.

Por pretendimet e Serbisë për vizitën në qendrën memorial të Jasenovcit Kroacia i ka quajtur të pasakta dhe se vizita nuk ka qenë paralajmëruar. Pas kësaj nuk ka vonuar reagimi serb me notë proteste Zagrebit dhe reagimi kroat me notë proteste Beogradit, të dyja të refuzuara të pranohen nga ambasadorët. Alleksandar Radic, analist politiko ushtarak, thotë se këto janë incidente të inskenuara pa pasoja.

 “Fushata në Kroaci është duke zgjatur për zgjedhje, kurse Serbia është në përgatitje. Politikanët nga Beogradi dhe Zagrebi duan të bindin publikun që janë patriotë, por kjo nuk ka asnjë efekt konkret pasi ushtria vetëm përdoret si mjet. Çdo konflikt dramatik në Ballkan do të matej me minuta pasi do të përfundonte me ndërhyrjen e fuqive të mëdha ushtarake”.

Avion Mig dhe pajsije tjera sulmuese dhe mbrojtëse janë përmendur. Por, analisti thotë se edhe serbët edhe kroatët kanë ushtri me pajisje të dala mode. Rivitalizimi është normal, por historia e konflikteve politike Serbi-Kroaci është e thellë. /ABC News Albania 24/7

NATO-STERVITJA_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.24-1280x573.jpg
ent ela10:33 | 25/10/2018

Janë rreth 50 mijë ushtarët që vijnë nga 31 vende të ndryshme, të cilët marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake në Norvegji. Stërvitja është cilësuar si më e madhja e NATO-s që nga përfundimi i luftës së ftohtë. Pesë vendet kryesore që marrin pjesë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Norvegjia, Britania e Madhe dhe Suedia.

Aleanca atlantike po tregon muskujt në atë që cilësohet si stërvitja më e madhe ushtarake që nga viti 2002. Vendi i zgjedhur është Artiku, rajon shumë i rëndësishëm strategjik për mbrojtjen e Europës nga sulme të mundshme, por dhe në qendër të një debati mes fuqive kryesore globale. Mediat italiane shkruajnë se armiku jo imagjinar i kësaj force është ushtria ruse dhe manovrat janë një përgjigje ndaj shfaqjeve të ndryshme të forcës nga ana e Moskës

Stërvitja që nis në 25 tetor do të zgjasë deri në 7 nëntor.

Me emrin “Trident Juncture” stërvitja do të zhvillohet kryesisht në jug lindje dhe në pjesën qendrore të Norvegjisë, duke përfshirë rreth 50 mijë ushtarë, më shumë se 60 aije ushtarake, 150 avionë dhe 10 mijë automjete. Që nga viti 1989 nuk ishte vënë në gatishmëri një forcë kaq e madhe detare, dhe pjesëmarrja e saj u mbajt sekret deri në momentin e fundit. Të gjithë 29 vendet e Aleancës do të dërgojnë kontigjente ushtarake, ndërsa Suedia dhe Finlanda do të bashkëpunojnë si partnerë të jashtëm.

Objektivi kryesor i kësaj stërvitjeje ëshët matja e aftësive të reagimeve të shpejta të cilat janë përforcuar që nga kriza në Krime në vitin 2014. Në rast kërcënimi këto forca do të dërgoheshin maksimumi brenda pesë ditësh në qendër të konfliktit. Vendet kryesore që e mundësojnë këtë reagim të shpejtë janë Vendet Baltike, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia ku struktura dhe ekuipazhe janë vendosur prej kohësh në gatishmëri. /abcnews.al

sssss.png
ad min09:53 | 10/10/2018

Me anë të një deklarate për media NATO konfirmoi stërvitjen e përbashkët ushtarake në Norvegji gjatë muajit tetor.  Kjo stërvitje e përbashkët që konsiderohet si më e madhja që nga viti 2002, vjen pas stërvitjes së përbashkët mes trupave ushtarake kineze dhe ruse në muajin Shtator në Siberi.

Konsiderohet si simulimi më i madh i trupave ushtarake të NATO-s në më shumë se një dekadë. Kjo për të treguar gjendjen e gatishmërisë pas shfaqjes së forcës ushtarake të Rusisë dhe Kinës.

Sipas burimeve të NATO-s, stërvitjet ushtarake do të bëhen në Norvegji dhe pritet të nisin brenda këtij muaji. Në këto stërvitje do të përfshihen 45 mijë trupa ushtarakë, 150 avionë, 60 anije dhe 10 mijë automjete ushtarake nga 29 vende anëtare të NATO-s.

Kjo stërvitje e përbashkët që konsiderohet si më e madhja që nga viti 2002, vjen pas stërvitjes së përbashkët mes trupave ushtarake kineze dhe ruse në muajin Shtator në Siberi.

Edhe Suedia e Finlanda, pavarësisht se nuk janë vende anëtare të NATO-s do të marrin pjesë në këtë stërvitje të përbashkët.

Në një deklaratë për mediat thuhet se kjo stërvitje ka si objektiv që të japë sigurinë se forcat ushtarake të NATO janë të trajnuara dhe në gadishmëri për të bashkëpunuar si dhe për t’u kundërpërgjigjur ndaj cdo kërcënimi.

Rusia ka refuzuar fetësn për të dërguar vëzhguesit e saj në këtë stërvitje të përbashkët.

Në një dekaratë të mëpërshme sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltneberg, u shpreh i shqetësuar për ndërhyrjet ushtarake ruse në Ukrainë dhe Gjeorgji. Por dhe për përkrahjen ndaj Asadit në Siri si dhe për përforcimin e forcave detare ushtarake ruse në Mesdhe./abcnews.al

putin-1-933x445.jpg
ent ela09:47 | 11/09/2018

Rusia përgatitet të zhvillojë stërvitjet më të mëdha ushtarake në gati 40 vjet duke filluar të martën në Siberinë lindore.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se pesë ditët e manovrave ushtarake do tëpërfshijnë 300,000 ushtarë, 36,000 automjete ushtarake, 1,000 avionë dhe 80 anijeluftarake.

Ai tha se stërvitjet janë më të mëdhatë që nga viti 1981, kur Bashkimi Sovjetik ishteende në Luftën e Ftohtë me Shtetet e Bashkuara.

Ushtria ruse thotë se stërvitjet masive, të njohura me kodin Vostok -2018, janëthjesht mbrojtëse.

“Manovrat nuk janë të drejtuara kundër vendeve të tjera dhe janë në përputhje me doktrinën tonë ushtarake, e cila është mbrojtëse në natyrën e saj”, tha Valeri Gerasimov, shefi i shtabit të përgjithshëm të Rusisë.

Kina po planifikon të marrë pjesë për herë të parë në stërvitjet ushtarake ruse, duke dërguar 3,200 trupa. Presidenti kinez Xi Jinping do të jetë në Rusi këtë javë për t’utakuar me presidentin Vladimir Putin në një forum ekonomik në qytetin e Lindjes sëLargme Vladivostok.

Stërvitjet zhvillohen në një kohë tensionesh mes Perëndimit dhe Rusisë, duke përfshirë akuzat për ndikimin rus në çështjet perëndimore dhe konfliktet në Ukrainëdhe Siri.

Marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë u përkeqësuan ndjeshëm pasi Rusia aneksoi Krimenë në 2014 dhe pas një rebelimi pro-rus në Ukrainën lindore./VOA

serbia.jpg
ent ela10:48 | 29/03/2018

Qeveria serbe ka sqaruar se avionët që fluturuan të mërkurën sipër qiellit të Preshevës, në afërsi të kufirit me Kosovën, ishin pjesë e një parapërgatitje për stërvitje ushtarake që zhvillohet sot. Ndërkohë, bombarduesit e Serbisë shqetësuan pa masë shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Sadajestvo 2018”, thënë ndryshe koordinimi, është stërvitja ushtarake e Serbisë në një zonë afër shqiptarëve të Preshevës dhe jo shumë larg kufirit me Kosovën. Pikërisht për këtë, të mërkurën u panë disa avionë që fluturonin ulët në qiellin e Luginës. Por ky zhvillim shqetësoi pa masë shqiptarët që jetojnë atje, pasi erdhi në një moment ku tensionet me Kosovën janë të larta, për shkak të arrestimit dhe dëbimit të shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Beogradit, Marko Gjuriç.

Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes e Serbisë sqaroi për ABC News se fluturimi i avionëve i filmuar nga qytetarët e Preshevës është në kuadër të një ushtrimi taktit në vendin e quajtur Fushat e Fasuleve në Despotovac. Në këtë event do të marrin pjesë dhe presidenti Aleksandër Vuçiç, si komandant i përgjithshëm dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandër Vulin.

Një zyrtar i lartë i ushtrisë së Beogradit tha se “Sadajestvo 2018 do të tregojë efektet e përbashkëta të artilerisë, këmbësorisë dhe aviacionit në operacionet kundër kryengritësve dhe terroristëve”. Për avionët luftarakë që dyshohet se të mërkurën mund të kenë hyrë dhe në hapësirën ajrore të Kosovës reagoi edhe KFOR. Misioni ndërkombëtar paqeruajtës në Kosovë nën udhëheqjen e NATO-s fton të gjithë banorët të qëndrojnë të qetë, sepse, siç thekson ai, “nuk ka kërcënim”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono