statusi

PROVOKACIJA-MONOLOGU-DHE-FATOS-TARIFA-PJ-1.mpg_snapshot_00.23-1280x720.jpg
G. P.20:14 | 13/11/2018

“Para ca ditësh, Mirela Kumbaro la në Facebook një shënim, që nuk të linte indiferent. Shënimi ishte në anglisht, por ishin të tjerët që ia përkthyen me ngut. Në të pak a shumë thuhej: Ne duhet të bëjmë çmos të rikthejmë dashurinë për librin; nëse shkon te shtëpia e dikujt, dhe zbulon se ai nuk ka libra, atëherë mos u q* me të; mos e lejo të njohë të fshehtat e tua përsa kohë që ai refuzon të njohë të fshehtat e botës së librave.

Ja, ky ishte mesazhi. Dhe mua m’u duk një gjetje e lezetshme për të ngacmuar, më saktë për të prekur në sedër, të gjithë ata lexues që, për një arsye a një tjetër, kanë humbur kënaqësinë e të lexuarit. Dhe që nuk e dinë se çfarë kanë humbur. E që në vend të lexojnë libra bëjnë biseda boshe kafeneve, ndjekin programe televizive pa asnjë vlerë, e lënë veten të thëthiten nga shtjellat e frikshme të internetit, rrinë me orë të tëra në lokalet e llotove, e kështu me radhë.

Mirëpo ky shënim i ministres së kulturës nuk pati këtë efekt. Ose jo vetëm këtë, le të themi. Reagimi që ra më së shumti në sy ishte një tjetër, e që mund të përmblidhet në formë pyetjesh: Si nuk ka turp kjo grua? Si guxon kjo? Si mund të flitet me këtë gjuhë? Po pse, kulturë është kjo? Si e mbajnë ende në atë post? etj, etj. Dhe ministrja, e ndodhur përballë reagimeve të tilla, bëri një tërheqje, duke thënë se fraza nuk ishte e saj, ishte e tjetërkujt, dhe se fajin e kanë edhe ata që e kanë përkthyer, apo që e kanë përkthyer në atë mënyrë që e kanë përkthyer. Mirëpo, me atë tërheqje nuk më la një shije të mirë. Ajo nuk duhej të tërhiqej. Nuk kishte pse të tërhiqej. Ajo duhej ta mbronte deri në fund atë frazë, e cila ishte krejt e pafajshme. Madje, në këtë rast, do duhej ta mbronte edhe atë fjalën e pistë, të futur si offside në mes të frazës. Sepse pa atë fjalë, mesazhi është banal, tepër banal. Pa atë fjalë, mesazhi do ishte kështu: Nëse zbuloni se ai nuk ka libra në shtëpi, atëherë mos bëni seks me të. Bah! Vetëm ata që shkruajnë e dinë se sa e rëndësishme është një fjalë e vetme, se si një fjalë e vetme është në gjendje t’i japë tërë frazës një forcë të jashtëzakonshme, dhe se si ajo, fjala e vetme, e zëvendësuar me një tjetër, e bën frazën ose të pavlerë, ose të mos bjerë fare në sy.

Një fjalë nga ato që ne i quajmë të pista nuk është në vetvete e pistë. Nuk është as banale. Është thjesht një fjalë. Jemi ne që mund ta përdorim në një mënyrë të pistë. Jemi ne që mund ta shndërrojmë në një fjalë banale, siç bëjnë në ndonjë rast në ndonjë film të Hollywood-it, ku përsëriten kot më kot, e vend e pa vend, fraza të tipit: fuck off, fuck you, motherfucker, don’t fuck with me, etj, etj, apo siç bëjnë në Shqipëri të rinjtë e sotëm, edhe vajzat, sidomos vajzat, e mos bëni sikur nuk e dini. Dhe këtë po jua them ju prindërve që këtë herë u tërbuat pse ministrja e Kulturës e përdori një fjalë të tillë në një kontekst kulturor, me një qëllim kulturor, me një përmbajtje kulturore. Mos kujtoni se fëmijët tuaj adoleshentë nuk i përdorin fjalë të tilla? I përdorin që ç’ke me të, dhe i përdorin më shpesh sesa ju vetë përdorni fjalët lekë, bukë, ilaç, pazar, qeveri, opozitë, etj, etj. Dhe këtë info nuk ua jap që të shqetësoheni. Jo, jua jap që të mos shqetësoheni. Fjalë të tilla nuk janë bomba.

Sidomos kur janë në fraza të këtij lloji, si ajo që përdori ministrja e Kulturës në facebook, dhe që unë kam qejf t’ua rilexoj: Ne duhet të bëjmë çmos të rikthejmë dashurinë për librin; nëse shkon te shtëpia e dikujt, dhe zbulon se ai nuk ka libra, atëherë mos u q* me të; mos e lejo të njohë të fshehtat e tua përsa kohë që ai refuzon të njohë të fshehtat e botës së librave.

Të gjithë ata që nuk kanë patur arsye të fokusohen te fjala e pistë, e kanë patur të lehtë të marrin thelbin e atij mesazhi. Që ishte: Lexoni, lexoni, lexoni!”/abcnews.al

statusi-i-minatoreve.jpg
G. P.14:19 | 13/06/2018

Bulevardi përpara kryeministrisë në mesdite u kthye në shesh protestë. Ishin miniatorët nga e gjithë Shqipëria që kërkuan nga kryeministri miratimin e statusit të tyre.

Minatorët thonë se nuk do të ndalen deri në miratimin e statusit të tyre. Dolën sërish në protestë përpara godinës se kyreministrisë, ndërsa kërkesën ja drejtuan shefit të qeverisë.

“Timonin siç e deshi, e mori. Nëqftëse kryeministër do që të largohemi menjëherë prej këtej dil e na thuaj vetëm një fjalë: A e meritojnë këta njerëz statusin e minatorit në Republikën e Shqipërisë”?

Por kryeministri nuk ishte në zyrë, prej dy ditësh, ai ndodhet në Durrës.

Pavarësisht kësaj, minatorët përsëritën kërkesat në thelb të të cilave qëndron rritja e masës së pensionit, kontrolle shëndetësore periodike falas dhe mbështetje përmes politikave sociale.

“Nuk ka më prit. Prisni ju. Ne s’lemi ç’presim më. Ne po desim përditë. Ne duam ta gëzojmë statusin tonë sot, sepse është e drejta jonë, është gjaku jonë, është djersa jonë”.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ajo e Financave dhe Ekonomisë javën e shkuar pranoi se drafti për statusin e minatorit është gati, por sipas tyre ishin përfaqësuesit e sindikatave, ata që nuk kishin rënë dakord me të.

Në protestën e të mërkurës, sindikatat e minatorëve ishin bashkë ndërkohë thirrjet i kishin për plotësimin e të njëjtave kërkesa. Në të njëjtën koëh në Memaliaj, ish-minatorët e kësaj zone dolën në shesh dhe deklaruan mbështetjen për minatorët që po protestonin në Tiranë./abcnews.al

PROTESTA-1280x720.jpg
ent ela12:21 | 21/03/2018

Një grup minatorësh protestoi sot paradite para Kryeministrisë për të kërkuar statusin e minatorit dhe plotësimin e kërkesave të tjera, për të cilat kanë kërkuar përgjigje nga kryeministri Rama.

Minatorët i dhanë 30 minuta kohë kryeministrit Edi Rama për t’i takuar. Pasi ky takim nuk u arrit, minatorët dhe përfaqësuesit e sindikatës së tyre tentuan të çajnë kordonin e policisë për të hyrë brenda ndërtesës se kryeministrisë. Në listën e kërkesave, miratimi i statusit të minatorëve renditet i pari. Gjithashtu minatorët  kërkojnë që pensioni minimal nuk duhet të jetë më pak se 175% të pagës minimale.

Një tjetër kërkesë është përshkallëzimi i moshës së pensionit, pasi sipas tyre një minator që ka punuar 12 vjet e 6 muaj del në pension 55 vjeç kurse një tjetër që ka punuar 12 vjet e 5 muaj e përfiton pensionin në moshën 65 vjeç. Kërkesat e tjera kanë të bëjnë me trajtimin shëndetësor, si dhe me minatorët që aksidentohen apo humbin jetën në punë.

Një kordinatore e kryeministrisë për bashkëqeverisjen bisedoi për disa minuta në selinë e qeverisë me disa përfaqësues të minatorëve. Pas këtij takimi për rezultatet e tij, foli para protestuesve dhe mediave Fiqiri Xibri, kreu i sindikatës së minatorëve.

Më herët për ABC News ata u shprehën se nuk kërkojnë mëshirë, por hakun e tyre.

“Jemi sot këtu për statusin e minatorit, vajta 65 vjeç s’po marr dot pension, mbas 15 vitesh s’duan të na njohin vitet e kooperativës”.

Sa vjet keni punuara në minierë?

Kam punuar 14 vjet, kam punuar me çizme ne temperaturë 50-60 gradë dhe paguhem 150 mijë lekë të vjetra. Kam dy fëmijë studentë në shkollë të lartë. Kam paguar 800 mije lekë me fjet në konvikt të shtetit, dhe takse shkolle”.

Një tjetër minator shprehet se ka punuar për 20 vjet në minierë dhe në kohën kur ishte Meksi kryeministër dhe Berisha President dolën në pension.

“Kam punuar nga vitet ‘75-‘95 në minierë. Në kohën e Berishës President dhe Meksit nxorrën dekret që të gjithë ata punëtorë që kanë 20 vite punë të dalin në pension në 95 . Nga 1 janari i 95 na nxorri në rrugë të madhe”.

“Unë kërkoj statusin, djersën time”. /abcnews.al

vlcsnap-error775-1280x720.jpg
ent ela11:28 | 08/02/2018

Statusi i minatorit ka nxjerrë në protestë minatorët në Tiranë dhe Korçë. Ata i kujtojnë kryeministrit marrëveshjen e nënshkruar kur ishte në opozitë. Ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të qendrimit të tyre nëse zgjidhja vijon të mungojë.

Minatorët janë të zhgënjyer nga qeveria prandaj kanë dalë përpara Parlamentit.

Prej vitesh kanë të njëjtën kërkesë. Të miratohet statusi i minatorit.

Kryeministrit i kujtojnë marrëveshjen që nënshkruan kur ishte në opozitë.

 

Rillogaritja e pensionit për minatorët është çështje kryësore.

Minimumi sipas tyre nuk duhet të jetë më pak se 175% e pagës minimale.

 

Në të njëjtën kohë, për të njëjtat kërkesa minatorët kërkuan zgjidhje edhe nga Korça.

 

Minatorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave të tyre. Nga Korça thonë se do të vijnë në Tiranë, ndërsa nga Tirana kërcënojnë me grevë urie.

./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono