status

Novi-Pazari-780x439.jpg
Sej rie13:20 | 10/06/2019

Autoriteteve shtetërore të Malit të Zi dhe Serbisë u është kërkuar që të vendosin një status special për zonën e Sanxhakut, e cila shtrihet në territoret e të dy vendeve. Kërkesa është bërë nga Këshilli Kombëtar Boshnjak, me seli në Novi Pazar.

Këshilli Kombëtar Boshnjak me seli në Novi Pazar, ka kërkuar të hënën nga organet shtetërore të Serbisë dhe Malit të Zi status special për zonën e Sanxhakut që shtrihet në territoret e të dyja vendeve.

Në kërkesë e adresuar presidentëve, kryeministrave dhe kryeparlamentarëve të Serbisë e Malit të Zi ndër të tjera theksohet se vendosja e statusit special për Sanxhakun, në bazë të nismës për zgjidhjen e statusit të boshnjakëve dhe të zonës së Sanxhakut do të ishte një mekanizëm i qëndrueshëm  i cili ka për t’ju siguruar boshnjakëve atë që ky Këshill e quan ekzistencë politike dhe zhvillim të papenguar shoqëror e ekonomik: “Çmojmë të theksojmë sidomos se statusi special i Sanxhakut, si bashkësi territoriale politike, garanton barazinë dhe konstitutshmërinë e të gjithë popujve të Sanxhakut – shqiptarëve, boshnjakëve, malazezëve dhe serbëve”-  theksohet në njoftimin e Këshilli Kombëtar Boshnjak me kërkesë për hapjen e dialogut për këtë çështje me qëllim “të ndërtimit të një shoqërie  të lirë shumë-nacionale, shumë-kulturore, shumë-konfesionale dhe de demokratike të  shanseve të barabarta për të gjithë”,– transmeton TV Klan Macedonia.

Rrjedhimisht në tetor të vitit 1991, në organizim të Këshillit Kombëtar Boshnjak  me seli në Novi Pazar u organizua një referendum  për autonominë politike dhe territoriale të Sanxhakut të cilin regjimi i atëhershëm e cilësoi si të jashtëligjshëm./ABC News Albania 24/7

vlcsnap-error498-2-1280x720.jpg
G. P.17:18 | 28/02/2018

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri Johannes Hahn ndodhen në Prishtinë në kuadër të një vizite zyrtare. Në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu i shtetit kosovar falenderoi Bashkimin Europian për mbështetjen ndaj vendit.

Pas takimit në presidencë, kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesja e lartë për Politika e Jashtme në BE, dhe kreu i shtetit kosovar, Hashim Thaçi mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kreu i shtetit kosovar u shpreh se prania e delegacionit të lartë europian në vend është një dëshmi për mbështetjen që Bashkimi Europian ka për Kosovën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Hashim Thaçi: “Ne sot së bashku me Veselin, Haradinajn, Pacollin dhe Jevtiçin realizuam një takim shumë efektiv. Në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, jemi krenar që procesi është bërë sipas vlerave të BE-së. Argumenti më i fuqishëm i parnteritetit tonë është marrëveshja për MSA-në. Falënderoj të gjitha institucionet e BE-së që kanë kuptuar mirë rëndësinë e zhvillimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor”

Ai theksoi se Kosova është e përkushtuar të marr statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në BE.

Hashim Thaçi: “Lidhur me dialogun e falënderoj Mogherinin për durimin dhe vendosmërinë e saj në këtë proces. Dialogu është proces shumë i vështirë, por mbetet rruga e vetme mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ndërsa Juncker nga ana e tij ka përsëritur dhe njëherë më shumë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë pas miratimit të demarkacionit me Malin e Zi. Kreu i Komisionit Europian theksoi se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit aktualisht është në një fazë të re./abcnews.al

vlcsnap-error545-1280x720.jpg
G. P.21:37 | 05/02/2018

I shqetësuar nga statusi që Shtetet e Bashkuara i dhanë Jeruzalemit, Recep Tayip Erdogan e ka ngritur çështjen në një takim me Papa Françeskun. Ndërkohë, një grup ekstremistësh në Itali ka protestuar kundër vizitës së presidentit turk në Romë.

Gjatë qëndrimit në Romë, presidenti turk Recep Tayip Erdogan është pritur nga Papa Françesku në selinë e shenjtë të Vatikanit. Takimi, siç raportojnë mediat italiane, është zhvilluar në një klimë të ngrohtë e miqësore. “Ju falenderoj për interesin tuaj”, i ka thënë Erdogan Papës kur kanë shtrënguar duart. Nga ana e tij, ati i shenjtë e ka falenderuar mysafirin për vizitën. Ai ia ka përcjellë mesazhin e tij presidentit duke i dhuruar një medalion me një ëngjëll. “Ky është një ëngjëll i paqes, që zë për fyti djallin e luftës.

Është simbol i një bote që bazohet tek paqja dhe drejtësia”, i ka thënë Papa Erdoganit. Ndër të tjera, në takim është diskutuar për situatën në Lindjen e Mesme, me theks të veçantë tek statusi i Jeruzalemit dhe tek nevoja që konfliktet të zgjidhen përmes dialogut, në respekt të të drejtave të njeriut dhe atyre ndërkombëtare. “Në takim janë rikonfirmuar marrëdhëniet dypalëshe mes Selisë së Shenjtë dhe Turqisë dhe është folur për situatën në vend, për kushtet e komunitetit katolik, për pritjen e refugjatëve dhe sfidat që lidhen me këtë fenomen”, thuhet në një njoftim për shtyp të Vatikanit. Ndërkohë, gjatë takimit një grup manifestuesish, mes të cilëve anëtarë të komunitetit kurd në Itali, ka protestuar kundër vizitës së Erdogan në Romë. Korteu është nisur drejt sheshit të Shën Pjetrit, por është ndalur nga policia.

Mes palëve janë verifikuar përplasje dhe dy persona kanë mbetur të plagosur. Më vonë gjatë ditës, presidenti turk është pritur në një takim nga homologu italian Sergio Mattarella. Në përfundim të takimit, Erdogan ka deklaruar se mes Turqisë dhe Italisë ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono