statuja

heroii.png
G. P.11:50 | 31/10/2018

Ndodhet në Indi statuja më e gjatë në botë, për ndërtimin e së cilës janë shpenzuar 430 milionë dollarë. Ajo është 181 metra e lartë dhe është homazh i heroit Indian për pavarësi Sardar Patel.

India përuroi statujën më të lartë në botë, e cila ka kushtuar 430 milionë dollarë për t’u ndërtuar. BBC raporton se struktura është 181 metra e lartë dhe ndodhet në shtetin perëndimor Gujarat. Ajo është në bronx dhe është një homazh për heroin indian të pavarësisë, Sardar Patel.

Kryeministri indian, Narendra Modi, tha se statuja do të tërheqë mjaft turistët. Por vendasit thanë se ky ishte një shpenzim i madh i fondeve publike, pasi paratë mund të ishin përdorur më mirë. Kryeministri indian theksoi se statuja është një simbol i vendosmërisë dhe paprekshmërisë së Indisë.

Ndërkohë mijëra agjentë policie janë vendosur në zonë, për shkak të protestave dhe incidenteve të dhunshme lidhur me statujën. Policia arrestoi gjithashtu disa fermerë dhe aktivistë që protestuan kundër shpenzimeve për ndërtimin e kësaj statuje./abcnews.al

trumpp.png
G. P.12:50 | 11/10/2018

Autori amerikan i reklamave Fil Gebëll, ka vendosur statuja të vogla të presidentit amerikan Donald Trump në rrugët e Nju Jork, duke ftuar qentë që kalojnë pranë, që të kryejnë aty nevojat e tyre. Sipas Gable kjo është një mënyrë satirike, për të shprehur atë që mendon për kreun e shtëpisë së Bardhë.

Përgjatë trotuareve të Nju Jork janë shfaqur statuja të vogla të ndryshme të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të shoqëruar me një tabelë të verdhë me një ftesë për qentë: “Urinoni mbi mua”.

Bustet që pasqyrojnë Tramp në versionin e viteve ’80, janë vendosur nga autori amerikan i reklamave Phil Gable. Ky i fundit ka shpjeguar iniciativën duke u shprehur se ky është vlerësimi që ka për Trump.

Mbi statujat të vendosura në një katror të vogël me bar është hedhur dhe një substancë që inkurajon qentë të urinojnë.

Gable, i cili tek bustet ka vendosur dhe emrin e studios së tij të reklamave, e cilësoi iniciativën si një mënyrë të re dhe zbavitëse për të shprehur mospëlqimin që shumë amerikanë kanë për presidentin e tyre. Madje ai u shpreh se reagimi i njerëzve ka qenë i jashtëzakonshëm.

Por Donald Trump ka qenë objekt kritike dhe në Hollivud. Dy javë më parë artisti i rrugës “Plastic Jesus”, ka vendosur disa shufra druri mbi yllin që i dedikohet kreut të Shtëpisë së Bardhë në hollin e famës.

Ai shpjegoi se ishte i bindur se Trump duhet të burgoset për korrupsion. Në të kaluarën, po “Plastic Jesus” ndërtoi në mur të vogël përreth yllit të presidentit amerikan duke iu referuar në këtë mënyrë murit të propozuar nga Trump në kufi me Meksikën./abcnews.al

1067538550.jpg
G. P.19:43 | 29/08/2018

Autoritetet gjermane kanë shkulur një statujë prej ari të presidentit turk Erdogan, e vendosur në sheshin e një qyteti në kuadër të një festivali. Prania e objektit kishte shkaktuar reagimin e banorëve dhe zyrtarët druheshin se mund të bëhej shkak për akte të dhunshme.

Zjarrfikësit në Gjermani kanë hequr një statujë prej ari të presidentit turk Recep Taip Erdogan në qytetin Vizbaden, pasi prania e saj shkaktoi një reagim të ashpër të banorëve vendas. Gjithashtu, mbi statujë u vizatuan grafiti, përfshirë etiketimin e presidentit si “Hitleri turk”. Sipas mediave gjermane, heqja e statujës është bërë për arsye sigurie pasi rreth 100 rezidentë kishin protestuar kundër saj. Policia tha se, nuk mund të garantonte më sigurinë e njerëzve, ndaj dhe thirri zjarrfikësit të cilët përdorën një vinç për ta shkulur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, kur ishte ende errësirë.

Rreth 3 milionë qytetarë me prejardhje turke jetojnë në Gjermani dhe Erdogan, që në qershor u rizgjodh president me pushtet të zgjeruar, pritet të bëjë një vizitë në Berlin në fund të shtatorit, në përpjekje për të riparuar marrëdhëniet. Gjermania ka kritikuar Turqinë për arrestimin e rreth 50 mijë personave dhe pezullimin nga detyra të 150 mijë të tjerëve, mes të cilëve mësues, gjyqtarë dhe ushtarë pas grushtit të shtetit të vitit 2016. Berlini akuzon qeverinë e Ankarasë për përdorim të tepruar të forcës dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Nga ana e saj pala turke mbrohet me argumentin se veproi për të ruajtur sigurinë kombëtare. Në valën e arrestimeve që pasoi grushtin e shtetit pati edhe gazetarë gjermanë, gjë që çoi në ftohjen mes dy vendeve, deri para pak vitesh partnerë të rëndësishëm tregtarë./abcnews.al

aHR0cDovL3d3dy5saXZlc2NpZW5jZS5jb20vaW1hZ2VzL2kvMDAwLzEwMC84NDUvb3JpZ2luYWwvd2VlcGluZy12aXJnaW4tbWFyeS12ZW5lenVlbGEtTk8tUkVVU0UuanBn-1280x853.jpg
ent ela17:29 | 01/08/2018

Kurioziteti dhe besëtytina janë rritur ndjeshëm në një provincë të Meksikos kohët e fundit. Shkak për këtë është bërë fenomeni i çuditshëm i një statuje që papritmas filloi të derdhte lotë.

Bëhet fjalë për statujën e virgjereshës Mari, pronë e kishës se New Mexicos. Lëngu i kuqerremtë që del nga sytë e saj thuhet te ketë një përbërje prej vajit të ullirit dhe balsamit, e njëjta përzierje që përdoret për disa nga ritualet e kishës.
Lotët e virgjëreshës Mari kanë domethënie për besimtarët e krishterë. Thuhet se ajo qan për mekatët e botës por edhe për dhimbjet e saj, duke e bërë atë ikonë të dhembshurisë dhe dashurisë.

Fenomene si këto janë të zakonshme në botën kristiane ku ndodhi si këto shihen si mundësi për larë mëkatet dhe për t’ju lutur ikonës.
Kjo statujë tashmë mbrohet me fanatizëm nga banorët e zonës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono