Starova

sporti-5-1280x665.jpg
Veronik Istrefaj23:52 | 25/11/2019

Pasi analizoi shumë ekipe dhe problematika të Superiores, Starova u ndal edhe te skuadra e Kukësit. Për verilindorët, Starova preku shumë tema në studion e Pressing, duke u shprehur: “Për të analizuar ndeshjen kundër Bylisit, duhen thënë shumë gjëra. Ishin tre pikë të arta për Kukësin, pasi Ballshi është një skuadër që iu vendos fjala surprizë, por ne e thamë që Ballshi do të luajë deri në fund për Kupat e Europës.

Kukësi kishte vështirësi, por reagoi pas një asisti të Musollit. Abazaj, me shpejtësinë e tij, kalon Kukësin në avantazh. Ballshi arriti të barazojë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Ballshi bëri prapë një figurë të mirë. Në 25 minutat e fundit, Kukësi i pati të gjitha mundësitë për ta mbyllur ndeshjen më përpara, me Abazajn, që krijoi 2-3 foto.

Kukësi ka shumë për të ecur përpara, si në mënyrë individuale, sikur ekip. Kukësi e meritoi fitoren përballë një Ballshi që meriton respekt. Më vjen shumë keq që Limaj ishte jashtë forme, Abazaj që bën rezervën. Nëse Kukësi nuk rritet, vështirë të jetë konkurrent./abcnews.al

sporti-5-1280x665.jpg
Veronik Istrefaj23:26 | 25/11/2019

Trajneri i njohur shqiptar, Sulejman Starova, është i ftuar në Pressing, në ABC Neës. Përveç disa temave të tjera, Starova u ndal edhe te situata te Tirana, me trajnerin Ahmataj.

TIRANA – “Në këto kushte, nuk kanë bërë mirë deri më tani. Trajneri kishte fajet e tij që bëri ekip për kampion vetëm në sulm, ndërsa në mbrojtje erdhën vetëm Osmani dhe Vangjeli. Trajneri i parë kishte kohë të punonte për mbrojtjen.

Pastaj erdhi Ahmataj. Siç e dimë ne, e di edhe ai, që te Tirana ka probleme në mbrojtje. Duhet kohë që të rregullohen problemet në futboll dhe jo me shkop magjik. Duhet gjashtë muaj për të mësuar fërgesën, jo futbollin. Në këto kushte, Tirana po vuan”./abcnews.al

Ahmataj-Julian.png
Veronik Istrefaj22:51 | 25/11/2019

Sulejman Starova, Anton Cicani dhe Ermal Tahiri kanë debatuar sa i takon çështjes “Ahmataj” te Tirana. Trajneri i Tiranës ka qenë në qendër të vëmendjes sportive orët e fundit dhe debati në Pressing, në studiot e ABC News, nuk mund të mungonte mes analistëve.

Starova: “Ahmataj i ka mohuar të gjitha, pse merremi me këtë gjë? Ai tha që ka bërë gabim që i ka thënë këto fjalë, mbaroi ai muhabet. Unë e kalova kështu pasi kam faktin në dorë. Klubi ka bërë mirë që i ka dhënë mundësinë të kthehet mbrapa. Klubi ka bërë shumë mirë, motivi është teknik. Klubit i ka leverdis që të mbajë këtë trajner”.

Tahiri: “Ka të bëjë me karakterin,. nuk duhet të kthehesh prapa. Si ju del lojtarëve përpara nëse u ke dhënë dorën,. Vetëm në Shqipëri ndodh kjo”.

Cicani: Tirana përmblidhet vetëm me një fjali: Aktorë të shkëlqyer, regjisor që lë për të dëshiruar. Tërheqja e klubit ishte e stisur nga klubi. Nëse pas ndeshjes, me gjithë nervozizmin, nuk mund të arrish tek ato fjalë. Mund të jesh gjaknxehtë, por nuk mund të arrish deri aty. Deklarata e dytë është ajo që përpunojnë. Juli nuk është i pari dhe as i fundit që ndodhin këto. Nëse flasim hapur, të gjithë pajtohemi me disa gjëra për të marrë rrogën. Çdo gjë lidhet me të. Luksi ekziston vetëm në Dubai, jo këtu tek ne”./abcnews.al

sporti-5-1280x665.jpg
Veronik Istrefaj22:19 | 25/11/2019

Sulejman Starova, trajneri i njohur shqiptar, është i ftuar në emisionin Pressing në ABC News, aty ku ka komentuar për futbollin shqiptar dhe ndeshjet e kësaj jave në Superiore. Në fjalën e tij, Bobi u shpreh:

PARTIZANI – “Partizani është në vend të parë, pritej shkëputja nga të tjerët. Të gjithë specialistët e presin Partizanin të ecin më mirë se skuadrat e tjera, për shkak të cilësive dhe roleve të dubluara. Nuk është në formën më të mirë, konkurrenca ka bërë të veten, sot mori një tre pikësh që e ka për shkëputje. Ka gjashtë pikë me vendin e dytë, tjerët vijnë nga mbrapa. Nuk janë të mjaftueshme, ka ca sfida të vështira. E rëndësishme është se rritet morali tek ekipi, që është shumë i rëndësishëm”.

PARTIZANI-LAÇI – “Kemi ndarë dy skuadra, Flamurtari dhe Luftëtari, që do i diskutojmë. Të gjitha skuadrat e tjera, i kanë mundësitë. E rëndësishme për Partizanin është se ka një skuadër me diferencë të mëdha, por mos prisni që të bëjë diferenca edhe për pak kohë. Nëse shkëputet edhe më shumë, mund ta tregojë në fushë dominancën. Ne e kemi thënë se Partizani do të ecë këtë sezon. Trajneri ka gjithë ato mundësi zgjedhje, por në lojë nuk mund të bëjë gjithmonë diferencën. Sot, përballë Laçin, arriti të qarkullojë topin. Laçi nuk ka qenë ndonjëherë në inferioret në qarkullim topi. Xhixha humbi një rast të pastër dhe Hoxha ishte me fat. Në pjesën e dytë, Laçi nuk arriti të reagojë dhe të krijojë raste. Fuqia e Partizanit nuk e lejoi”, tha Starova./abcnews.al

kamberi-reja.png
Veronik Istrefaj23:35 | 21/11/2019

Sulejman Starova, trajneri i njohur, është i ftuar në studiot e ABC Neës, në emisionin Pressing. Starova foli fillimisht për kualifikueset e Euro2020, si dhe analizoi trajnerët dhe grupin e kombëtares. Më shumë, Starova u ndalua edhe te skema 3-5-3 e Rejës, për të cilën ka disa rezerva.

SKEMA – “Për mendimin tim, me skemën 3-5-2, Hysaj është jashtë loje. Ai nuk po luan me këtë skemë të Napoli, nuk po luan te Shqipëria. Ai pozicion, kjo lloj skemë, e nxjerr jashtë loje Hysajn dhe Roshin. E dimë të gjithë se Roshi i duhet Shqipërisë.

Duhet skemë 3-4-3, pasi cfarë bënë dy sulmuesit me Francën? Sikur jemi skuadër e madhe ne. Bëje 3-4-3, Hysaj dhe Roshi në një krah. Ne duhet të kuptojmë se sapo e kemi ndërtuar Shqipërinë”./abcnews.al

sw-1280x584.jpg
Veronik Istrefaj23:22 | 21/11/2019

Trajneri i njohur shqiptar, Sulejman Starova, analizoi kualifikueset e Euro 2020 që zhvilloi Shqipëria dhe problemet që ka kombëtarja jonë. Në emisionin Pressing, Starova tha:

RINOVIMI – “Memushaj, Basha, Lenjani, t’i hapin rrugët këtyre tjerëve, që në fillim. Tani jemi eliminuar. Të gjithë kanë qenë pro që Basha të largohet nga kombëtarja, të gjithë këtu. Rinovimi nuk është bërë i plotë, trajnerit duhet t’i jepnim kohën pa objektiv. Kosova të kishte fituar me Bullgarinë ishin në Europian”.

TRAJNERI – “Pas De Biasit, duhet të kishim një trajner me eksperiencë. Ne s’kemi mbrojtës të majtë, ju më thoni yllin e Sionit. Pse u hoq Ansi Agolli? Doni emra ju tani? Unë nuk jam kundër Qoses, më kuptoni drejt. Unë po them se ne kemi fazën difensive si asnjëherë tjetër problem të madh.

ANDORRA – “Pse nuk luan Dermaku? Nuk mund ta mendoj se e kishim mendjen te Franca. Nuk duhet ta kishim mendjen te Franca. Dermaku sakrifikoi me Andorrën, që të luanin të tjerë me Francën”./abcnews.al

sw-1280x584.jpg
Veronik Istrefaj22:37 | 21/11/2019

Trajneri i njohur shqiptar, Sulejman Starova, analizoi kualifikueset e Euro 2020 që zhvilloi Shqipëria dhe problemet që ka kombëtarja jonë. Në emisionin Pressing, Starova foli edhe për grupin H, grup ku merrte pjesë dhe Shqipëria.

Bobi tha një batutë shumë të bukur, duke i thurur elozhe Francës. Në fjalën e tij, Starova pranoi se Franca ka plot 3 ekipe të mëdha dhe me cilindo nga këto ekipe, mund të mposhtë edhe Italinë, e jo më të diskutojë kreun e grupit.

GRUPI I SHQIPËRISË – “Franca ishte e para në grup, kjo gjë ishte e pashmagshme. Ata kanë tre skuadra, edhe Italisë ia thyejnë brinjët. Turqia është njëherë mirë, njëherë keq. Islanda ishte kundërshtari jonë direkt. Të flasim si specialistë tani, shanset tona për t’u kualifikuar nuk ishin kaq të mëdha sa flitej”./abcnews.al

sw-1280x584.jpg
Veronik Istrefaj22:27 | 21/11/2019

Sulejman Starova, trajneri i njohur, është i ftuar në studiot e ABC Neës, në emisionin Pressing. Starova foli fillimisht për kualifikueset e Euro2020, si dhe analizoi trajnerët dhe grupin e kombëtares.

KUALIFIKUESET – “Me një fjalë, nuk ta jap dot përgjigjen, sepse ka shumë anë pozitive dhe negative. 10 ndeshje, katër fitore, një barazim, 5 humbje. 13 pikë, por ishte mundësia për 16 pikë që janë shumë, pasi me 14 pikë kanë shkuar në Europian skuadrat, si Finlanda. Nga ana tjetër, kemi lënë pas Andorrën dhe Moldavinë. Duhet ta kuptojmë se në çfarë pozicioni jemi si kombëtare dhe të sqarojmë se çfarë ekipi jemi ne, ekip i madh apo i vogël. Duhen analizuar këto gjëra”.

TRAJNERËT – “Ne shkuam me fat në Europianin e 2016-ës. Sipas mendimit tim, pas periudhës De Biasi, ne u nxituam me vendosjen e Panuçit. Panuçi s’ka qenë i madh, por ka bredh kudo dhe ka bërë emër. Kombëtarja e Shqipërisë ka peshë sot dhe nuk është si para 20 viteve. Gabuam me Panuçin dhe nuk i kishim të qarta objektivat. Nuk kemi luksin e Gjermanisë, Anglisë. Italia pas dështimit vuri Mancinin dhe ishte e qartë: Vetëm lojtarë të rinj! Ne i duam të gjitha, rinovimin, trajnerin etj. Ne duhet të merrnim Rejën direkt, për të bërë rinovimin e skuadrës”.

GRUPI – “Praktikisht, ne kemi bërë një gjë gjysmake. Edhe donim rezultat, edhe rinovim, në një kohë që kemi ende disa lojtarë që nuk janë rinovuar. Futbolli do kohën e vet. Në rast se ne do të vendosnim Rejën në krye që në fillim e t’i thonim këtë edicion duhet rinovuar skuadra, ky është i vetmi objektiv. Po të ishte vendosur Reja që në fillim, duhet t’i kishim vendosur objektivin që në fillim e jo të jemi gjysmakë. Jemi në një fazë kur duhet bërë skuadra nga e para./abcnews.al

Laci.jpg
Veronik Istrefaj23:47 | 04/11/2019

Starova ka analizuar ish-skuadrën e tij, Laçin, në emisionin “Pressing”. Trajneri i mirënjohur i thuri elozhe ekipit kurbinas, si dhe sulmuesit më në formë në Superiore, Nwabuezes. Në fjalën e tij, Starova tha:

“Laçi bën pjesë në atë skuadra që bën pjesë të grupi i ekipeve që ka ekuilibër. Kanë pësuar disa gola nga gabime individuale, por tashmë ekipi ka fituar moralin e duhur. Jo më kot e kam thënë se Laçi do të luftojë për Kupat e Europës, si dhe për titullin kampion, pasi nuk ua heq njeri mundësinë. Mundësia është reale, pavarësisht se nuk bërtet sikur Kukësi: Do të dalim kampionë!

Laçi mbrohet mirë dhe luan shpejt. Përveç lojtarit kryesor, Nwabueze, që po udhëheq kampionatin dhe skuadrën, është edhe Xhixha, që po shënon tani. Lushkjan e ka zili çdo skuadër në Shqipëri. Shehu para mbrojtjes është një lojtar i shkëlqyer.

Kirin e rrethojnë Teco, Xhixha. Të tre mbrojnë e sulmojnë së bashku. Kukësi do të shkojë në Laç për të marrë pikë, pasi Laçi po kalon një moment shumë të mirë. Laçi ka të gjithë lojtarët të rinj, ka gjendje fizike të mirë. Ambienti është i mirë, presion nuk ka. Një fitore me Kukësin, do ta çojë në një supersfidë me Partizanin. E ka mundur në Laç. Më pas, ka Gjirokastrën në shtëpi dhe Vlorën.

Me Tiranën, Laçi erdhi për të marrë pikë. Ajo ndeshje i ka pasur të tre rezultatet. Ka pasur një periudhë tranzicioni dhe nuk ia doli të fitojë. Kiri është kategori në vete, por ka dhe Xhixha, Tecon, Lushkjan. Ka një moshë të re, shtatlartësi, të gjithë premisat. Prandaj them që Laçi ka mundësi reale për titull”.

Bylis.jpg
Veronik Istrefaj22:55 | 04/11/2019

Starova nuk i ka kursyer elozhet për Bylisin. I ftuar në studion e “Pressing”, Starova analizoi ekipin ballshiot, si dhe objektivat që kanë shumica e skuadrave në Superiore.

BYLIS – “Bylis ka më pak lojtarë cilësore se çdo skuadër tjetër deri në vend të gjashtë apo shtatë, por është një skuadër që ka ekuilibër. Bylisi mbrohet me të gjithë lojtarët dhe kjo është një sakrificë e tyre. Kanë shënuar 16 gola dhe kanë pësuar vetëm 5. Kanë mundur Kukësin e Tiranën, Korçën jashtë. Kanë luajtur mirë dhe me Partizanin, mund të merrnin më shumë se një pikë. Ka agresivitet kjo skuadër, i kanë marrë pikë skuadra që i kanë luajtur mbrapa. Kishin shumë mundësi të shënonin edhe golin e dytë kundër Vllaznisë. Bylisi është me meritë në vendin e dytë”.

SKUADRAT – “Të gjitha skuadrat shohin vetëm ndeshjen e ardhshme, nuk shohin dy javë para. Futen për të marrë pikë në çdo ndeshje. Pse Bylisi është në vend të dytë? Sepse trajneri ka dy vjet aty, ka marrë lojtarë me dëshirë dhe eksperiencë të madhe. Goxhaj po luan shumë mirë, edhe lojtarët e huaj japin shembuj pozitive. Edhe pa shpenzime të mëdha, shkon në majat e tabelës”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono