Stadiumi i ri

Stadiumi-Partizani.jpg
Veronik Istrefaj18:59 | 13/01/2020

Punimet për stadiumin e ri të Partizanin, po ecin me ritme të kënaqshme. Kampionët në fuqi, me anë të faqes së tyre zyrtare, publikuan disa foto dhe duket se shtëpia e re e tyre, po merr formën e duhur.

Partizani njoftoi: “Punimet në Kompleksin Sportiv dhe stadiumit të FK Partizani vijojnë me ritme të larta. Aktualisht po realizohet porta e hyrjes qendrore të kompleksit dhe stadiumit. Drejt përfundimit të plotë është sistemi qendror i kullimit të ujerave të stadiumit dhe gjithë kompleksit sportiv.

Janë prodhuar elementët konstruktiv metalik, për mbulimin e Tribunës B (përballë), ndërkohë po përfundon mbulimi tërësisht i Tribunës qendrore. Vazhdojnë punimet cilësore për infrastrukturën e brendshme të ambienteve të Tribunës qendrore”/abcnews.al

stadiumi1.jpg
Veronik Istrefaj18:47 | 31/12/2019

Stadiumi i parë në botë i futbollit i bërë pothuajse tërësisht nga druri, do të jetë shtëpia e Forest Green Rovers, pasi është dhënë leja e ndërtimit. Projektuar nga “Zaha Hadid Architects”, ky stadium do të ketë kapacitet prej 5 mije vendesh dhe do të jetë stadiumi më i gjelbër i futbollit në botë. Kështu raporton faqja zyrtare e klubit anglez.

Një propozim origjinal u refuzua nga Këshilli i Qarkut në qershor të këtij viti, përpara se planet e rishikuara të aprovoheshin dhe të jepej leja e ndërtimit. Stadiumi do të jetë pranë një kryqëzimi dhe vjen së bashku me parkim në dy zona, njëra prej të cilave do të jetë funksionale edhe në përditshmëri.

Në një intervistë në faqen e Forest Green Rovers, numri një i klubit Dale Vince tha: “Unë mendoj se është vendimi i duhur. Ky është një projekt i shkëlqyer. Ishte e befasi mënyra si na refuzuan në fillim, por tani jemi gati për të nisur punimet”./abcnews.al

 

Everton-1.jpg
Igli Nikolli10:27 | 23/12/2019

Everton ka ambicie të mëdha dhe shpreson të konkurrojë sa më shpejt për fitimin e trofeve. Emërimi i Carlo Ancelottit si trajneri i ekipit është hapi i parë, ndërsa tani drejtuesit janë fokusuar në ndërtimin e stadiumit të ri.

Ekipi nga Liverpool ka fituar pesë herë FA Cup, teksa në vitin 1985 mposhti Rapidin e Vienës në finale dhe fitoi Kupën e Kupave. Klubi ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e projektit të ri, që pritet të kushtojë rreth 500 milionë sterlina.

Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 52 mijë vendesh. Punimet do të nisin në vitin 2020 dhe pritet të zgjasin rreth 3 vite. Stadiumi i ri do të jetë shumë modern dhe tifozët po presin me emocion momentin kur do ta shijojnë nga afër. /abcnews.al

arena2-1.jpg
Vladimir Prenga22:23 | 18/11/2019

Armand Duka, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, të drejtuar nga Gerti Çarçani dhe Einxhel Shkira, ka rezerva për komentet dhe artikujt e botuar në media të ndryshme në lidhje me stadiumin e ri. Fillimisht komenton vendin e katërt që Shqipëria regjistroi në kualifikueset e Euro 2020.

“Nuk e quaj dështim të renditesh pas Turqisë, Francës dhe Islandës. Jemi në mesin e renditjes së futbollit europian. Fakti që nuk i llogarit shumë ekipe është diçka pozitive. Normalisht duhet të jetë objektiv për të kapur majat. Normalisht jo çdo objektiv arrihet”.

“Fatura e vendit të katërt? Patjetër që dëshira ka qenë e madhe. Në Elbasan ishin 2000 tifozë. Nuk ka një fushë më të mirë ku bëhet më mirë në Shqipëri, përveç muzikës. Pas  një dasme, në vend të gëzohemi, pas një feste, mundohet ta nisni me negativitet, në këtë studio të bukur. Kam hallin tuaj, mos ta nisni me negativitet. Duhet dhënë optimizëm për shqiptarët.

Stadiumi ka probleme, ju thoni 100, unë them 1100. Por është një nga veprat më të bukura. Është më i bukuri në Ballkan, ky është fakt. Nuk e ka as Maqedonia e Veriut, as Bosnja, as Serbia. Kam lexuar shumë gjëra në rrjete sociale. E falënderoj gjithë stafin për atë punë. Njerëzit prisnin falënderime. E gjeta ngushëllimin, që flasin me nota pozitive.

Gjithë gazetat e Europës shkruanin se në Shqipëri u hap një stadium i mrekullueshëm. E di që gjithë Shqipëria ka postuar foto. Nuk është stadiumi im, është i shqiptarëve, i bërë me djersën e shumë punëtorëve e kompanive. E imja ndoshta nuk është as shtëpia ime. Edhe vajza që është e re, nuk tha “Uau, sa i bukur ky stadium. Pamjet nuk i ndryshoni dot, stadiumi është aq i bukur sa nuk ke çfarë i thua. Fjalët mund ti ndryshoni”, deklaroi Duka. /abcnews.al

salihi-1280x720.jpg
Vladimir Prenga20:12 | 17/11/2019

Hamdi Salihi, ish-sulmuesi i kombëtares, para ndeshjes me Francën foli në një lidhje direkte në Supersport. “Pjesën më të madhe të përgatitjeve jemi munduar të merremi me anën psikologjike, pasi njerëz janë dhe ndikohen nga ky stadium i mrekullueshëm që e kanë merituar”, tha fillimisht Reja.

Më tej ai u ngacmua, duke u pyetur nëse kjo kombëtare e ndjen mungesën e shkodranit: “Nuk e di sa i mungon Salihi kombëtares, por di të them se kur shoh stadiumin kështu them që jam nxituar që e lashë futbollin”.

Ish-sulmuesi më tej thekson se lojtarët aktualë janë më të mirë se ka qenë ai. Më pas jep edhe disa porosi për ekipin. “Këto që janë, janë më të mirë se unë. Ndaj Francës nuk duhet të bëjmë asgjë më tepër se çfarë kemi dhe se çfarë kemi bërë në stërvitje. Duhet përqendrim, të luftohet për çdo sekondë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Më mungon shumë kjo tifozeri, por më vjen mirë që jam këtu”, përfundoi Salihi. /abcnews.al

3-3.jpg
Igli Nikolli08:55 | 11/11/2019

Dje u zhvillua ndeshja e parë mes femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë në stadiumin e ri, “Air Albania Stadium”. Provat kaluan me sukses dhe Arben Dervishi, anëtar i Komitet Ekzekutiv në FSHF, ka treguar në “ABC-ja e mëngjesit” shqetësimin e madh të UEFA-s, teksa ka një problem në lidhje me tapetin.

Vëzhguesit e UEFA-s kanë pasur shqetësim të madh. Vëzhgimi i elementëve të sigurisë dhe të mediave ishte domethënës për ta. Kanë dërguar vërejtjet e tyre me shkrim, po i shikojmë dhe janë gjëra të realizueshme. Deri të mërkurën do t’i realizojmë. Mediat i s’postuam nga niveli L3 në L1 për t’i dhuruar kushte më optimale. Ka media që punojnë brenda, media me desk dhe media pa desk. Të parët janë në katin L1, ndërsa në katin e dytë kemi vendosur vendet e punës së mediave dhe mediat pa desk.

Ka ndryshuar vetëm pozicioni i kamerave dhe i medieve me desk. E kemi detyrim që në ambient të hapur të rregullojmë 60 gazetarë me desk. Të mërkurën janë të përfunduara të gjitha. Tapeti është ok. Kemi një problem në zonën jugore, për shkak që nuk merr rreze dielli. Do e bëjmë përmes llambave mungesën e diellzimit. Për këto 6 ditë do i bëhet terapi intensive që të jetë në kushtet minimale. Pavarësisht shiut, fusha duhet të jetë në gjendje të mirë. Normalisht ka ndikuar në qëndrueshmërinë e fushës, por nuk do të ketë problem“, theksoi Arben Dervishaj.

Arben Dervishaj i ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”

Zyrtari i FSHF-së u ndal edhe te të ftuarit që do të jenë për ndeshjen me Francën. Dervishaj komenton situatën e biletave dhe firmosjen e kontratës me Air Albania, në lidhje me emrin e ri të stadiumit kombëtar.

Do jetë presidenti i UEFA-s dhe shumë presidentë të Federatave të tjera. Nuk e di nëse do të jetë Macron. Nuk më takon mua. Nuk na intereson pjesa që ka kompania ndërtuese. Të dielën do ketë mbaruar sheshi. Ne na intereson vetëm stadiumi. Do hiqen skelat, veç atyre që do rrethojnë zonën. Do hapet restoranti, muzeumi dhe baret. Sot instalohen stendat dhe ekranet. Do jetë muzeumi i kombëtares. Të dielën gjithçka do të jetë gati.

Akoma nuk është konfirmuar emri i ri i stadiumit në sajtin e UEFA-s

Edhe po të ishte 100 mijë vendesh stadiumi, nuk do mjaftonte. Edhe për ne është e vështirë për biletat. Edhe kompania ndërtuese do bileta për të pasur sa më shumë punëtorë të tyre në stadium. UEFA e ka nxjerrë në sajt tani stadiumin ku do luhet (në fakt diçka e tillë nuk ka ndodhur). Sot firmoset kontrata me Air Albania. Duhen para për mirëmbajtjen, ndaj nuk mund ta mbajmë ‘Arena Kombëtare’. Të mërkurën do jenë gati 99.9% të gjërave, pasi të shtunën aty do stërvitet Franca dhe do vijnë edhe gazetarët”, përfundon Arben Dervishaj. /abcnews.al

Arena.jpg
Vladimir Prenga12:15 | 09/11/2019

“Arena Kombëtare”, e njohur me këtë emër deri më tani, tashmë ka një tjetër emër: “Air Albania Arena”. Kompania ajrore ka bërë ofertën më të mirë dhe ka fituar të drejtën për t’i vënë emrin e ri stadiumit kombëtar në kryeqytet. Pritet që FSHF të dalë me një njoftim në lidhje me këtë, ndërkohë që gazetari i ABC News, Gerti Çarçani, ka bërë me dije edhe detajet e marrëveshjes.

“Air Albania Arena” do të quhet stadiumi i ri, që pritet të hapë portat më 17 nëntor në ndeshjen me Francën. FSHF ka zyrtarizuar ofertën fituese për t’i vënë ofertën emrin stadiumit. 650 mijë euro në vit për 5 vite do të jetë përfitimi që do të marrë federata. Kontrata do të nënshkruhet ditën e hënë me përfaqësuesit e kompanisë ajrore. Kjo shifër është konfirmuar.

Është bërë pak virale ditën e djeshme fakti që nuk është konfirmuar se ndeshja me Francën luhet në stadiumin e ri. Është pritur që në UEFA të shkonte emri i stadiumit. Nuk ka pasur rrezik se do të luhej ndeshja me Francën në stadiumin e ri. Është pritur kontrata e shitjes së emrit, në mënyrë që në UEFA të shkonte emri i ri. Kjo është trajtuar pastaj si pasiguri që stadiumi do të jetë gati”, ka thënë mes të tjerash gazetari Gerti Çarçani në një lidhje direkte me ABC News. /abcnews.al

ex-falck.jpg
Vladimir Prenga10:04 | 06/11/2019

Stadiumi i ri i Milanos shikohet si një domosdoshmëri për dy klubet e qytetit të modës. Interi dhe Milani kanë rënë dakord që të ndërtojnë një stadium modern së bashku, ndërkohë që dëshirë e tyre është ta realizojnë projektin e tyre në zonën ku ndodhet aktualisht “San Siro”.

Gjithsesi ka një problem, që lidhet me hapësirën e madhe që dy klubet duan për të ndërtuar stadiumin. Kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, ka qenë i qartë në deklaratën e tij të dhënë dy ditë më parë.

“Duhet të punojmë me të dyja klubet që të arrijmë të kuptojmë si mund të arrijmë një marrëveshje, duke marrë parasysh nevojat tona dhe të atyre. Është e qartë për të gjithë që hapësira e kërkuar prej tyre për të ndërtuar është shumë e madhe, e tepërt. Gjithsesi ne duam të gjejmë një zgjidhje me klubet”, është shprehur Sala, i cili ka vijuar dhe ka theksuar se nuk do të pranojë asnjë lloj presioni.

“Nëse skuadrat duan të bëjnë stadiumin, e bëjmë që nesër në mëngjes. Askush nuk dëshiron t’i ndalojë, por nëse duan të ndërtojnë hotele, zyra dhe qendra komerciale, atëherë duhet diskutuar. Nuk pranoj asnjë lloj presioni, pasi ka rregulla të sakta që duhen respektuar. Për shkak se do ta bëjmë në tokën tonë, projekti duhet të jetë në përputhje me nevojat e qytetit dhe lagjes.

Që kur jam bërë kryetar bashkie, nuk kemi autorizuar të bëhen qendra të tjera tregtare, sepse jemi duke kërkuar një ekuilibër mes qendrave të ndryshme tregtare dhe për të mbrojtur edhe dyqanet e vogla”, ka thënë kryebashkiaku i Milanos, i cili i është kundërpërgjigjur presidentit të Milanit, Paolo Scaroni, i cili ditë më parë tha se duhet me urgjencë të ketë një zgjidhje, pasi ndërtimi i stadiumit të ri do të zgjasë për tre vite dhe ata duhet të zhvendosen nga “San Siro”.

Ndërkohë së fundmi ka lajme të reja nga Milano. Corriere dello Sera shkruan se Milani dhe Interi po shikojnë mundësinë e ndërtimit të stadiumit të ri tek ish-fabrikat e Çelikut, në zonën e Sesto San Giovanni. Ata madje kanë pasur edhe një takim me ata që zotërojnë zonën e “ish” Falck dhe shikohet si një mundësi reale që stadiumi i ri të ndërtohet aty. Madje kanë nisur të bëhen edhe skicat e para për të bërë një projekt ide. Gjithçka është në fazën fillestare. /abcnews.al

stadiumi-i-ri-i-milanos-1280x720.jpg
Vladimir Prenga09:15 | 05/11/2019

Milani dhe Interi duan një stadium të ri dhe para pak kohësh janë prezantuar edhe dy projektet. Sigurisht, që bëhet fjalë për një projekt gjigant që nuk përfshin vetëm stadiumin. E gjitha zona përreth stadiumit “San Siro” do të rimodelohet dhe për këtë pjesë nuk është se të gjithë janë dakord.

Kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, ka folur së fundmi gjatë një aktiviteti: “Duhet të punojmë me të dyja klubet që të arrijmë të kuptojmë si mund të arrijmë një marrëveshje, duke marrë parasysh nevojat tona dhe të atyre. Është e qartë për të gjithë që hapësira e kërkuar prej tyre për të ndërtuar është shumë e madhe, e tepërt.  Gjithsesi ne duam të gjejmë një zgjidhje me klubet”.

Nga ana tjetër Serie A ka propozuar që San Sito të shpallet si një objekt që të mbrohet nga UNESCO. “Një propozim i tillë nuk ndihmon aspak tani, pasi jemi në fazën që po diskutohet për anën teknike të ndërtimit të një stadiumi të ri.

Unë besoj se qyteti nuk po hedh mundësinë e ndërtimit të një stadiumi të ri, por është e nevojshme të gjendet zgjidhja e duhur në aspektin financiar dhe në lidhje me çfarë do ndërtohet”, ka përfunduar Beppe Sala prononcimin e tij për mediat në Itali. /abcnews.al

veliaj.jpg
Vladimir Prenga14:53 | 20/10/2019

“Arena Kombëtare” pritet të jetë gati për ndeshjen Shqipëri-Francë, ndërkohë që ditën e sotme e ka vizituar edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Së bashku me të ishte edhe Marco Casamonti, arkitekti që ka projektuar stadiumin e ri në kryeqytet.

“Kombëtarja ka shëtitur në disa qytete dhe ka qenë diçka shumë e mirë, sepse ka inkurajuar shpirtin e futbollit edhe në qytetet e tjera. Ama shtëpia e vërtetë është Tirana. Stadiumi i ri është një bizhu; arkitektët, kolegët e federatës, kolegët ndërtues dhe konstruktorë, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, është shprehur Veliaj.

Veliaj thekson se stadiumi është provë e asaj që nëse ka bashkëpunim, mund të bëhen shumë gjëra. “Për të gjithë ata që thonë: Jo more, ne shqiptarët nuk bëhemi, nuk jemi të aftë të realizojmë – ja, kjo është prova! Kur ne bëhemi bashkë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, shtoi  kryebashkiaku.

Arkitekti Casamonti foli gjithashtu për stadiumin: “Jemi shumë të gëzuar, sepse rezultati edhe nga këndvështrimi teknologjik është i jashtëzakonshëm. Një stadium me të vërtetë modern, me arkitekturë që stabilizon të gjithë këtë pjesë të qytetit, një ide e re urbanizimi. Stadiumi nuk është thjesht një vend futbolli, por edhe një vend ku qytetarët mund të vinë për pazar, për shëtitje, ka një portik të madh”, tha Casamonti. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono