srebrenica

58678322-4175-494F-851E-8EC2438759D2_cx0_cy13_cw0_w1023_r1_s.jpg
nev ila12:26 | 19/07/2019

Një gjykatë e lartë holandeze ka mbështetur një vendim se Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 vdekje në masakrën e Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë, në korrik të vitit 1995.

Gjykata tha se shteti kishte përgjegjësinë 10 për qind, pasi kjo ishte shkalla e mundësisë, që ushtarët holandezë, mund të kishin parandaluar vrasjet.

“Nëse forcat holandeze u dhanë mundësi këtyre burrave të qëndrojnë aty, ka pasur vetëm 10 për qind mundësi që ata të mos bien në duart e forcave serbe, dhe për këtë arsye shteti holandez duhet të jetë përgjegjës vetëm për atë pjesë të dëmit”, vendosi Gjykata.

Një gjykatë e apelit kishte caktuar përgjegjësinë më herët në 30 për qind, por vendimi i Gjykatës Supreme ka ulur në mënyrë drastike këtë shifër.

Forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8.000 burra myslimanë në qytetin e Srebrenicës më 1995.

Holandezët po ruanin një zonë të sigurisë të OKB-së, kur ndodhi ngjarja.

Është e rrallë për një shtet që të mbahet përgjegjës për dështimet në punën paqeruajtëse të OKB-së.

Në vitin 2002, një raport për rolin e Holandës në Srebrenicë bëri që e gjithë qeveria holandeze të japë dorëheqjen./REL

srebrenica.jpg
G. P.23:04 | 11/07/2019

Masakra e Srebrenicës, në Bosnje e Hercegovinë është përkujtuar në mënyra të ndryshme nga dy grupe njerëzish. Njëri që ka dalë për të kujtuar viktimat e gjenocidit serb dhe një tjetër për të kërkuar drejtësi për viktimat serbe.

Një grup nacionalistësh ndërpreu për pak kohë një shfaqje që kujtonte viktimat e gjenocidit në Bosnje. Është nata kur përkujtohen viktimat myslimane të gjenocidit në Srebrenica.

Shteti serb ndër vite ka mohuar ta quaj si të tillë dhe është munduar ta mohoj si të tillë. Krim i rënd konsiderohet zyrtarisht. Këtë përvjetor një grup i vogël njerëzish kanë dalë për të kujtuar viktimat.

Një grup tjetër për ti mohuar ato duke kërkuar drejtësi për viktimat serbe. Për herë të parë aty kanë dalë edhe ambasadorët Perëndimor dhe ai shqiptar si të ftuar. Organizatorët thonë se serbët duhet ta kuptojnë rëndësinë e këtij krimi.

Marko Millosavljeviç, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut: Pranimi për ata që ende kërkojnë të dashurit e tyre është shumë i rëndësishëm dhe këtë shoqëria serbe dhe politika duhet ta kuptojnë si shumë të rëndësishme. Shpresojmë që vitin e ardhshëm, në 25-vjetor, të mos kalojë si tani, pa komente politike dhe të thuhet se gjenocidi është gjenocid dhe pikë.

Në këtë manifestim u ndezën aq qirinj sa ka patur edhe viktima. Mbi 8 mijë myslimanë u vranë në vitin 1995 dhe këtë e ka konstatuar edhe gjykata ndërkombëtare. Por, e shkuara ngelet pa përballje reale./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono