Spitali

Aleksei-Navalni-1280x720.jpg
nev ila12:33 | 29/07/2019

Një reaksion i rëndë alergjik është bërë shkak, që lideri i opozitës ruse Aleksei Navalni të transferohet nga qelia në spital. Duke konfirmuar lajmin, zëdhënësi i tij u shpreh se Navalnit nuk i kishte ndodhur asnjëherë në jetë, një gjë e tillë.

Lideri kryesor i opozitës ruse Aleksei Navalni, pësoi një reaksion alergjie akut në burg dhe u transferua në spital. Lajmi u konfirmua nga mediat nga zëdhënësi i tij nëpërmjet një postimi në Twitter.

Ai shpjegoi se Navalni pati një fryrje në fytyrë dhe skuqje në lëkurë. Ende nuk dihet burimi i këtij reaksioni alergjie ndërsa zëdhënësi i tij këmbëngul se Navani nuk ka pasur asnjëherë një reaksion të tillë gjatë jetës së tij.

Avokat dhe një bloger i njohur anti-korrupsion, Navalni mbahet nën masa të rrepta sigurie në burg, dhe sipas bashkëpunëtorëve të tij po merr mjekimin e duhur.

Të enjten e kaluar Navalni u dënua me 30 ditë burg për shkak të apeleve të tij për të manifestuar dhe për të marrë pjesë në protesta të paautorizuara. Avokatët mbrojtës të Navalni bën të ditur se do të apelojnë vendimin pasi dënimi i tij është i paligjshëm dhe i pabazë./ABC News Albania 24/7

 

ambulanca.jpg
G. P.18:45 | 26/07/2019

Një i ri ka mbetur i dëmtuar pasi tentoi të digjte kioskën e xhaxhait të tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Velmisht të Rroskovecit.

Sipas policisë, E.A., 27 vjeç, gjatë djegies së kioskës është dëmtuar vetë. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier./ABC News Albania 24/7

durres-femijet-1280x721.jpg
nev ila14:30 | 09/07/2019

Në Durrës urgjenca e spitalit është e mbushur me fëmijë me shqetësime shëndetësore për shkak të temperaturave të larta. Mjekët janë porosi për prindërit të cilët në këtë situatë duhet të ndjekin rregulla të rrepta.

Afro 110 fëmijë nga 0 deri në 14 vjeç paraqiten çdo ditë pranë pediatrisë së Durrësit për të marrë ndihmë mjekësorë.
Fluksi në rritje ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta.

Në pediatri pacientët e vegjël paraqiten me çrregullime gastrointenstinale dhe inflamacione të fytit dhe bajame:
Shefi i repartit të pediatrisë Fatmir Shahini shprehet se përgjithësisht fëmijët kanë temperaturë të lartë dhe të vjella.

Në këtë periudhë të pikut prindërit këshillohen që të mos i ekspozojnë shumë në diell fëmijët, ti veshin lehtë dhe të bëjnë shpesh banja me ujë.

Mjeku ka theksuar edhe kujdesin që duhet pasur tek ushqimi në mënyrë që të shmangen ushqimet që qëndrojnë për disa ditë në frigorifer, përdorimi i lëngjeve të freskëta dhe jo ato të konservuara./ABC News Albania 24/7

goditje-dielli.jpg
G. P.17:15 | 23/06/2019

Temperaturat e larta kanë shtuar fluksin e pacientëve në spitale. Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar ndërsa thonë se shqetësimi kryesor këto ditë të nxehta janë goditjet nga dielli.

Pa një çadër apo një shishe ujë vështirë se mund të lëvizësh nëpër qytet. Temperaturat kanë arritur pikun ndërkohë që jo të gjithë i kanë gjetur të përgatitur.

Mjekët tregojnë për një fluks të shtuar të pacientesh. Shqetësimi më i shpeshtë i tyre janë goditjet nga dielli.

“Shenjat kryesore,janë lëkura. Edhe pse temperatura e organizmit është mbi 40 gradë nuk ka djersitje, është si e skuqur në prekje dhe e nxehtë. Personat shpeh ankohen për një dhimbje koke të fortë dhe mund të shkojë në të vjella. Janë shenja që duhen marrë seriozisht sepse janë deri kërcënuese për jetën”, tha mjeku i përgjithshëm Renald Daka.

Apeli i mjekëve vjen për kujdes të shtuar sidomos për të sëmurët me hipertension, probleme kardiovaskulare, diabet apo probleme të shëndetit mendor.

“Personat kardiopatë ose diabetikët, duhet të bëjnë kontroll tek mjeku i familjes ose mjeku specialist në qoftë se është nevoja për të ndryshuar terapinë”, tha mjeku Daka.

Shmangia e aktivitetit fizik në orët e nxehta të ditës, konsumi i sa më shumë lëngjeve, vakteve të lehta, por dhe mos ekspozimi në diell do të evitonte problemet shëndetësore në këto ditë me temperatura të larta./ABC News Albania 24/7

ogerta-manastirliu-1-1280x853.jpg
G. P.15:07 | 18/06/2019

Brenda vitit Kukësi do të ketë një maternitet të ri. Këtë e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila inspektoi punimet e nisura në kompleksin spitalor rajonal.

Ka nisur puna për ndërtimin e maternitetit, urgjencës dhe kirurgjisë në spitalin e Kukësit. Qeveria shqiptare për këtë kompleks spitalor do të investojë 3 milionë euro. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet.

“Jam shumë e kënaqur që punimet po ecin me ritme të shpejta për rehabilitimin e plotë të spitalit të Kukësit, faza e parë e të cilit ka nisur me ndërtimin e spitalit të ri të urgjencës, që përfshin dhe sallat e reja të operacionit si dhe maternitetin e ri të Kukësit”.

Faza e parë e punimeve pritet të përfundojë brenda vitit. Ndërsa në fazën e dytë parashikohet rehabilitimi i të gjithë pavioneve të spitalit të Kukësit./ABC News Albania 24/7

foshnjat-mbreterore.jpg
nev ila19:42 | 09/05/2019

Një spital në San Francisko ka festuar lindjen e foshnjës mbretërore, në një mënyrë të veçantë. Stafi mjekësor i këtij spitali ka realizuar punë dore, me grep, kurora për të gjithë foshnjat e sapolindura në këtë spital.

Stafi i Spitalit bëri me dije se, kurorat u thurën me grep nga infermieret e veta në shenjë feste dhe gëzimi, për lindjen e princit më të ri britanik.

Foshnjat u nderuan, duke ndarë këtë ditë të veçantë me Dukën dhe Dukeshën e Sussex, të cilët u bënë prindër të një djali ditën e hënë.

Prej 7 vitesh stafi mjekësor i këtij spitali e ka kthyer në një ritual bërjen me grep të beretave për të vegjlit./abcnews.al

protestann.jpg
G. P.12:06 | 14/04/2019

Një 26-vjeçar që mori pjesë në protestën e opozitës qëndron i lidhur me pranga në krevatin e spitalit. Denoncimi vjen nga Partia Demokratike shoqëruar me një video. Për ish-deputetin Bardh Spahia, policia është kthyer në vegël qorre të një regjimi të shkërmoqur tashmë.

“Protestuesi ka kontuzione, edema dhe hematoma të shkaktuar nga dhuna e njerëzve të veshur me uniformë”, shkruan ish-deputeti demokrat në rrjetet sociale, sipas të cilit është e pa logjikshme mbajtja me pranga ndërkohë që është i rrethuar edhe nga policë në ambientet e spitalit./abcnews.al

gjonaj-1-1280x710.jpg
ent ela14:24 | 22/03/2019

Në keto mjedise nuk ishte ndërhyrë që në vitin 1998.  Tashmë spitali i burgut në Tiranë do të ofrojë kushte bashkëkohore për trajtimin shëndetësor të personave të bugosur dhe të paraburgosur.

Qeveria ka investuar rreth 29 milion lekë dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj inspektoi punimet e kryera. Këtu mund të marrin shërbim shëndetësor rreth 100 pacientë, ndërkohë që një problematikë e kahershme merr zgjidhje.

Ministrja e Drejtësisë ka treguar se njëkohësisht po punohet për të vënë në zbatim rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare, sa i përket trajtimit të personave me mjekim të detyruar.

Një tjetër problem për këto instucione ka qenë tërheqja e stafit të kualifikuar. Ministrja është shprehur edhe masat që do të ndërmerren në këtë aspekt.

Respektimi i të drejtave të njeriut dhe ulja e popullimit në burgje sipas ministres Gjonaj është fokusi i reformave të ndërmara nga Ministria e Drejtësisë. Në këtë pikë, ndërhyrje janë kryer dhe në burgun e Peqinit dhe të Burrelit./abcnews.al

RAMA-USHTARAK-SINKRON.mpg_snapshot_01.01-1280x720.jpg
G. P.16:42 | 22/11/2018

Kryeministri Rama vizitoi efektivët e policisë në spitalin e Traumës, ku shprehu mbështetje për punën dhe misionin e tyre. Ndërsa Lulzim Basha pasdite iu bashkua protestuesve që dolën sërish në rrugë tek “Unaza e Re”.

Vizitoi efektivët e plagosur gjatë protestës përpara kuvendit. Këtë herë nuk u godit me çizmen e opozitës, por me këpucën e një banori të unazës së re. Pas kësaj dënoi dhunën ndaj policisë e cila theksoi kryeminstri Edi Rama nuk duhet të kthehet në shënjestër për kapsollat, për gurët apo për kërcënimet e një grupi njerëzish.

“Besoj që çdo prind dhe çdo familje e parafytyron se çfarë do ndjente nëse vajza, 24 vjeçare, do kthehej në shtëpi pa gishtat e dorës, të këputur. Të gjithë mund ta parafytyrojnë, çdo familje mund ta parafytyrojë, çdo prind mund ta parafytyrojë, çdo vëlla, çdo motër mund ta parafytyrojë çdo të thotë të vijë vajza 24 vjeç me gishta të këputur, pasi ka dalë në mëngjes nga puna për të kryer detyrën”.

Këtë herë është Edi Rama që i tregon kufirin  Lulzim Bashës.

Prerja e gishtave të vajzës është vërtetë një vijë e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligjit dhe Policisë së Shtetit që është në mbrojtje të ligjit dhe në mbrojtje të interesave publike dhe të komunitetit.

Përgjigjen për vijën e kuqe kryetari i Partisë Demokratike ia dha nga unaza e re.

“Vija e kuqe e kujt? Po ai nuk njeh vija të kuqe. Ai njeh vetëm vija të bardha, nga ato që merr me hundë. Vija e kuqe është shkelur, kur i ka vënë kryqe boje shtëpive të këtyre njerëzve në kundërshtim me ligjin për të përligjur vjedhjen 40 milionë euro. Kjo është e vërteta, të gjitha të tjerat janë propagandë”.

Efektivëve të plagosur i uroi shërim të shpejtë dhe u tha se përgjegjësi i plagëve të marra është vetëm Edi Rama.

“Ai mban përgjegjësi dhe do ta paguajë shtrenjtë dhunën, që ka shkaktuar disa viktima mes banorëve, gra me brinjë të thyera, zonja me shtyllën kurrizore të shembur. Ai do të paguajë edhe për gishtat e polices së plagosur në detyrë”.

Kreu demokrat i bën thirrje policisë që të mos dalin në krah të asaj që ai e quan antiligj, por t’i bashkohen qytetarëve në mbrojtje të ligjit. /abcnews.al

etilda.png
G. P.13:20 | 01/11/2018

Nuk janë më 70 inspektorë në Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit në Tiranë. Arsyen e sqaron Koordinatorja e Task Forcës Antikorrupsion, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Është rekomanduar largimi nga detyra për. Kryeinspektorin e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit – Drejtoria Rajonale e Qarkut Tiranë si dhe për 8 inspektorë pyjorë dhe për 6 inspektorë mjedisorë të po këtij institucioni. Për këtë institucion janë rekomanduar gjitashtu edhe 13 masa të tjera disiplinore”.

Një numër i konsiderueshëm për një institucion shtetëror, por nuk është i vetmi.

Ndërkohë Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë janë rekomanduar 8 masa disiplinorepër staf drejues dhe administrativ të këtij institucioni”.

Denoncimet e qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes kanë bërë që në total të merren 36 masa disiplinore prej të cilave 15 largime nga puna. Por nuk janë këto rezultatet e vetme të Task Forcës Antikorrupsion. Në bashkëpunim me ministrine e drejtësisë  është dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, një raport lidhur me shkeljet e gjetura në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për një procedurë të prokurimit publik.

“Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve ka rekomanduar marrjen e masave administrative për 3 drejtues të Insitucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale:

1 Drejtor

1 Shef Policie burgu

1 Shef i Regjimit të Brendshëm”.

Sipas ministres Gjonaj të gjitha këto janë një thirrje më shumë që denoncimet të vazhdojnë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono