spitalet

ligji-1280x728.jpg
ent ela18:15 | 15/04/2019

Ligji për kujdesin shëndetësor do të pësojë ndryshime. Një ndër to është forcimi i rregullave për rritjen e cilësisë në spitale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu prezantoi projekligjin në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë.

Spitaleve dhe klinikave që nuk përmbushin standardet bazë të cilësisë do t’ju hiqet licensa. Këtë parashikon projektligji për kujdesin shëndetësor, ndryshimet e të cilit u prezantuan para deputetëve në Komisionin Parlamentar të shëndetësisë nga ministrja Ogerta Manastirliu.

Sa i përket kualifikimit të bluzave të bardha projektligji detyron drejtuesit e spitaleve të monitorojnë rinovimin e licensave të personelit përmes plotësimin të krediteve

Për herë të parë ligji parashikon edhe krijimin e dy strukturave; Këshillin Kombëtar të Shëndetësisë dhe Këshillin Kombëtar të Pacientëve. Këto struktura do të marrin pjesë në hartimin e strategjive dhe programeve kombëtare të Shëndetësisë. /abcnews.al

SPITALET-NE-GADISHMERI-1280x720.jpg
ent ela16:00 | 24/12/2018

Në ditët festive spitalet dhe urgjenca mjekësore do të jenë në gatishmëri përgjatë 24 orëve. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila festoi vigjiljen e Krishtlindjes me fëmijët e shtruar në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se janë marrë të gjitha masat me personel të shtuar si dhe barna e materiale mjekësore për çdo emergjencë. Ndërkohë që në gatishmëri gjatë ditëve të festave veç shërbimit të autoambulancave do të jetë edhe Njësia e  Helikopterëve. /abcnews.al

MANASTIRLIU-NE-LEZHE-1280x720.jpg
ent ela13:50 | 27/03/2018

Deri në qershor të këtij viti spitalet rajonale në vend do të pajisen me aparatura të reja, që do të përmiresojnë shërbimet spitalore. Janë 4.5 milionë euro të cilat do të fuqizojnë spitalet rajonale për të kryer shërbime më të specializuara, që aktualisht nuk kryhen për mungesë pajisjesh.

Nga Lezha ministrja e Shëndetësisë Manastirliu njoftoi për miliona euro investime në spitale. Besohet që deri në qershor spitalet rajonale në vend do të pajisen me aparatura të reja që do të përmiresojë shërbimet .

 “Janë 4.5 milionë euro të cilat do të fuqizojnë spitalet rajonale për të kryer shërbime me të specializuara që aktualisht nuk kryhen për mungesë pajisjesh” –tha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

 Drejtori i spitalit të Lezhës Leon Kaza ka konfirmuar se pritet fillimi i procesit të planifikimit të sterilizimit për instrumentat kirurgjikale që do të thotë më shumë siguri.

Ministrja e Shëndetësisë ishte në Lezhë për të inspektuar investimet e kryera në këtë spital me qëllim fuqizimin e tyre, për të dhënë më shumë shërbime qytetarëve afër banesave të tyre. /abcnews.al

vlcsnap-error599-2-1280x720.jpg
us er14:31 | 31/12/2017

Spitalet në të gjithë vendin kanë kaluar në gjendje gatishmërie. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ishte në Qendrën Kombëtare të Traumës ku deklaroi se janë marrë të gjitha masat për t’ju përgjigjur çdo emergjence.

127 autoambulanca janë shpërndarë në të gjithë vendin për ti ardhur në ndihmë qytetarëve që mund të shfaqin probleme shëndetësore gjatë festës së ndërrimit të viteve apo në ditët e para të vitit të ri.

Në Tiranë ato janë vendosur në pesë pika kryesore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se shërbimi shëndetësor në të gjithë vendin ka kaluar në gjendje gatishmërie.
Manastirliu ishte në Qendrën Kombëtare të Traumës nga ku u shpreh se janë marrë masat që të mos mungojnë medikamentet ndërkohë në të gjithë spitalet do të ketë staf të përforcuar mjekësh dhe infermieresh.

Kjo situatë do të zgjasë deri me 2 janar të vitit të ri./abcnews.al

ilir-beqja-autoambulanca-gjirokaster-urgjenca-gjirokaster-ministria-e-shendetesise-660x330.jpg
us er12:25 | 01/12/2017

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu ka urdhëruar aktivizimin e planit të gadishmërisë shëndetësore si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin.

Të gjitha strukturat shëndetësore kanë aktivizuar planet e emergjencës, duke siguruar shtim të kapaciteteve në rast nevojë për të përballuar një rritje të sëmundshmërisë apo ngjarjeve të tjera që kanë lidhje me situatën e krijuar; sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore për çdo fluks potencial emergjence; sigurimin e energjisë, ujit dhe ngrohjes së spitaleve.

Njësia e helikopterëve është në gadishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme.

Ministrja Manastirliu ka urdhëruar gjithashtu strukturat e shëndetit publik të marrin masa për ofrimin e shërbimit shëndetësor për popullatën që evakuohet si pasojë e situatës së krijuar.

Nga ana tjetër, drejtoritë e shëndetit publik po monitorojnë situatën në kuadër të garantimit të masave për shëndetin publik.

Situata në spitale është nën kontroll dhe të gjitha strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë në gadishmëri për të përballuar çdo emergjencë të mundshme, si pasojë e motit të keq që ka përfshirë të gjithë vendin./abcnews.al

vlcsnap-error860-1-1280x720.jpg
us er15:53 | 22/11/2017

Drejtuesit e rinj të spitaleve do të emërohen pas pak ditësh. Ministja e Shëndetësisë thote se po presin ankesat e kandidatëve, ndërkohë që akuzat e opozitës për konkurse farse dhe emërime politike i konsideroi të pabaza.

Ministria e Shëndetësisë po pret ankesat e kandidatëve për drejtorë spitalesh para se të emërojë drejtuesit e rinj të tyre.
Renditja e kandidatëve sipas pikëve për shtatë spitalet rajonale, Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, atë “Shefqet Ndroqi”, maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Glozheni” në Tiranë, publikuar dy ditë më parë.
Ministrja Ogerta Mansatirliu, deklaroi se vlerësimi është bërë nga një komision i përbërë nga gjashtë ekspertë të huaj dhe vendas, profesionistë të fushës apo menaxhimit shëndetësor.
Sa i takon spitaleve të tjera rajonale në Gjirokastër, Korçë, Elbasan dhe Vlorë, Ministria e Shendetësisë ka rihapur konkursin, pasi pjesëmarrësit nuk përmbushnin kriteret./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono