spital

doktori-andrea-palmieri.jpg
G. P.16:35 | 12/09/2019

Shtrembërimi i kockës së hundës shpesh nuk është vetëm një problem estetik pasi tek shumë persona kthehet në shqetësim shëndetësor serioz. Megjithkëtë nëse i drejtoheni specialistëve mund ta korrigjoni thjeshtë dhe të rehabilitoheni në kohë të shkurtër.

Duket diçka e thjeshtë, por shpesh shkakton probleme serioze. Bëhet fjalë për shtrembërimin e kockës së hundës. Shqetësimet që vijnë prej devijimit të septumit nasal na i shpjegon doktor Andrea Palmieri, mjek otorinolaringolog prej 20 vitesh, pjesë e Spitalit Amerikan 3 në Tiranë.

“Ka persona që nuk kanë asnjë simptomë dhe pse e kanë septumin e devijuar, por tek disa të tjerë mund të japë probleme serioze. Nis me hemorragji nga hunda vazhdon me vështirësi në frymëmarrje, mund të provokojë formimin e sinuzitit dhe rinosinuzitit gjithashtu dhe dhimbje koke. Në raste më të rënda mund të shkaktojë appnea dhe gërhitje. Këto janë patologjitë më të rënda që provokohen nga septum i devijuar”, tha doktori.

Doktori tregon se kjo është një patologji e shpeshtë, por që mund të korrigjohet thjeshtë. Ndërhyrja kirurgjikale merr pak kohë ndërsa pacienti mund t’i rikthehet jetës normale brenda dy ditësh.

“Septumi nasal në ditët e sotme mund të korrigjohet në mënyrë shumë të thjeshtë, vetëm me 1-2 net tampon nasal, 1 natë qëndrim në spital. Një pacienti që dëshiron të korrigjojë septumin i nevojitet një fundjavë. Nëse e bën ndërhyrjen ditën e premte, mund të kthehet në punë ditën e hënë, pa shenja të jashtme, pa hematoma, nxirje dhe ndryshim në formën e jashtme të hundës, ndërsa ndryshimi i formës vjen tek Rionplastika”, u shpreh doktori.

Por kujdes ku e kryeni këtë nderhyrje kirurgjikale! Operacioni që rregullon funksionin e hundës dhe njëkohësisht përmirëson pamjen e fytyrës duhet të realizohet nga kirurgë të specializuar apelon doktor Andrea Palmieri  pasi ndryshe mund t’ju kthehet në të kundërt.

“Rinoplastika është një ndërhyrje serioze dhe delikate pasi hunda nuk është vetëm organ shqisor për nuhatjen. Mbi të gjitha ka një rol të rëndësishëm për frymëmarrjen, por dhe anën estetike. Kjo lloj ndërhyrje duhet bërë nga një kirurg i specializuar, me njohuritë e duhura. Për këtë duhen ndjekur kurse të përvitshme, në një prej tyre do jem në fund të këtij muaji në Vjenë.  Kjo është pjesa më e rëndësishme për këtë lloj kirurgjie”, tha ai.

Stafi i specializuar dhe teknologjia moderne në Spitalin Amerikan 3 në Tiranë kanë garantuar suksesin e çdo ndërhyrje të tillë.  /ABC News Albania 24/7

shumi.jpg
G. P.16:30 | 11/09/2019

Mediat franceze shkruajnë se ish piloti i Formula 1, Michael Schumacher tashmë është i vetëdijshëm. Lajmi është konfirmuar nga një anëtar i stafit të spitalit, ku ish-kampioni i është nënshtruar terapisë së qelizave staminale.

Shtrimi i Michael Schumacher në spitalin “George Pompidou” në Paris për një terapi të bazuar tek qelizat staminale, ka rikthyer dhe njëherë vëmendjen mbi kushtet shëndetësore të ish pilotit gjerman të Formula 1.

Ai gjatë gjithë kohës mbrohet nga privatësia e familjes së tij që nga koha e aksidentit në pistën e skiimit në Dhjetor të 2013-s. Francezja Le Parisien shkruan se tashmë ka shpresa të reja për rimëkëmbjen e tij. Një anëtar i stafit të personelit u shpreh se e kishte parë dhe ai ishte i vetëdijshëm.

Dëshmitari, i cituar nga e përditshmja franceze, punon në njësinë e kardiologjisë ku është shtruar ish-piloti. Terapia qelizore e Filip Menaske, kirurg kardiak i famshëm, duhet të përfundojë sot, dhe Schumacher, i transferuar në Paris nën masa të rrepta sigurie dhe nën emër të rremë, mund të rikthehet në shtëpi./ABC News Albania 24/7

MBULIM-PLAGOSET-I-RIU.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela10:10 | 23/08/2019

26 Vjeçari Indrit Çelaj, që u qëllua dje në kokë teksa punonte në një vilë për rregullimin e kondicionerëve, ndërroi jetë sot në mëngjes në spitalin e Traumës. Sipas hetimeve të deritanishme dy djemtë e shtëpisë janë autorë të vrasjes së tij. Por deri tani ata janë ende të lirë. Në pranga për moskallëzim krimi janë vënë pronari i vilës dhe disa persona të tjerë.

26 vjeçari Indrit Çelaj nga Mallakastra ishte duke rregulluar një kondicioner në një vilë tre katëshe në rrugën “Myslym Shyri”, kur u qëllua me një plumb në kokë mesditën e së enjtes . Por i riu nuk mundi t’u mbijetojë as 24 orë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës mëngjesin e së premtes.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka zbardhur të plotë ngjarjen. Sipas saj, dy djemtë e pronarit të vilës Griseldo dhe Albano Kusi janë shpallur tashmë në kërkim pasi janë autorët e vrasjes së Indrit Çelajt.

Nga hetimet e deritanishme rezultoi se në ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, dy vëllezërit 31 dhe 28  vjeç, pas një konflikti të çastit me Indrit Çelajn, që punonte si teknik kondicionerësh, e qëlluan të riun me armë në kokë.

Po nga veprimet hetimore, rezultoi se këta shtetas kanë biseduar me 27 vjeçarin me inicalet L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.

27 vjeçari banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës u ndalua nga Policia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat  penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Policia gjithashtu ka arrestuar edhe 4 persona të tjerë, mes tyre pronarin e vilës, Bujar Kusi, Edmond Sula, Ferdinand Bakalli dhe  Luan Çaka, të cilët akuzohen për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. /ABC News Albania 24/7

durresi-plagosje.jpg
G. P.12:40 | 14/08/2019

Një i ri ka sulmuar me thikë një 59-vjeçar në rrethana ende të paqarta. Burri ka përfunduar në spital me plagë në turp kurse autori u kap menjëherë nga patrulla e Policisë Rrugore.  Policia ende nuk ka bërë të ditur shkaqet e ngjarjes, por sipas informacioneve të para sherri ka nisur në një lokal në qendër të qytetit të Durrësit./ABC News Albania 24/7

inci-ripalta-3.jpg
Sej rie19:15 | 06/06/2019

Një 13-vjeçar shqiptar ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në Bolzone. Ai po ecte me biçikletë dhe po shkonte në stërvitje për basketboll, kur një makinë e përplasi.  Adoleshentit të lënduar me inicialet A. A  i erdhi në ndihmë shoferi që e përplasi me makinë duke thirr ambulancën. Në vend, përveç nënës së djalit, kishte shkuar edhe policia rrugore, ambulanca, dhe një helikopter. 13-vjeçari u mor nga stafi mjekësor dhe u transportua me helikopter në spital. Mediat italiane nuk japin detaje për gjendjen e tij shëndetësore. Ndërsa autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

 

makina-kavaje.jpg
G. P.22:52 | 14/05/2019

Një aksident tragjik, ku kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të plagosur rëndë tre të tjerë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Kavajë.

Viktimat janë Lumturie Demrozi, e cila u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën me dy vajzat e saj, si dhe pasagjeri i makinës që u përfshi në aksident, një autoveture tip ‘Benz’. Të plagosur rëndë janë dy vajzat e familjes Demrozi si dhe drejtuesi i makinës.

 

Makina me të cilën po udhëtonin të rinjtë ka goditur gruan dhe vajzat e saj dhe më pas një tabelë reklamimi të një pike karburanti. Gruaja ka humbur jetën në vend, pasi makina e ka hedhur disa metra larg nga vendi i aksidentit.

Po aq fatale përplasja e dyfishtë ka qenë edhe për të riun që ishte pasagjer në automjet.

Ndërkohë tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe atë të Traumës për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Gjendja e tyre mësohet se është mjaft kritike.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por dyshimet paraprake janë se aksidenti mund të ketë ardhur për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë.

/ABC News Albania 24/7

peqin-1280x689.jpg
Sej rie21:20 | 09/05/2019

Një banesë në Peqin është grabitur në orët e paradites. Autorët sipas policisë janë një burrë dhe një grua. Të dy dyshohet se i kanë dhënë një lëng që paralizon kujtesën të zotit të shtëpisë dhe më pas kanë marrë nga banesa një shumë parash.

Një burrë dhe një grua grabitën një banesë në qytetin e Peqinit. Në momentin e ngjarjes ndodhej në shtëpi vetëm kryefamiljari.

Nga veprimet e  kryera nga policia rezulton se në orët e paradites tek banesa e Skënder Beqirit ka shkuar një çift, me pretendimin se gruaja kishte nevoja personale. Ata dyshohet se i kanë dhënë për të pirë një shishe me lëng të moshuarit, duke i paralizuar kujtesën.

Më pas autorët kanë marrë paratë dhe janë larguar pa ushtruar dhunë ndaj 76-vjeçarit. I moshuari ndodhet në spital për ndihmë mjekësore si pasojë e pijes së konsumuar. Familjarët e tij pretendojnë se i zoti i shtëpisë është dhunuar dhe autorët u kanë grabitur kursimet e shumë viteve.

Grupi hetimor ka grumbulluar prova të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve./ABC News Albania 24/7

1557384067860.jpg-.jpg
Sej rie09:00 | 09/05/2019

Një aksident me pasojë plagosjen e një 28-vjeçarje shqiptare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali. Mediat e shtetit fqinj bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07: 15 minuta në një rrethrrotullim.

Sipas të dhënave të para, në aksident është përfshirë një makinë tip Renault Clio, drejtuar nga një 56-vjeçar dhe një biçikletë në të cilën po pedalonte një 28-vjeçare shqiptare që jeton në Rovigo.

Për të keq, sipas dëshmive të para shqiptarja ka mbetur pa ndjeja në tokë. Por falë ndërhyrjes së shpejtë të stafit Suem, ajo u përmend në vendngjarje dhe u transportua menjëhershëm në spitalin Rovigo, në gjendje të rëndë për jetën.

Policia lokale ka shkuar në vendin ku ka ndodhur aksidenti për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes. Ndërsa autoritetet rrugore italiane ndërhynë, pasi si pasojë e aksidenti ishte rënduar trafiku./abcnews.al

F9374F32-2A8E-4330-9C67-39C0467EAA02_cx15_cy0_cw76_w408_r1_st.jpg
Sej rie08:00 | 08/05/2019

Ushtria amerikane thotë se do të dërgojë një anije ushtarake – spital në rajonin e Venezuelës, treguesi më i fundit i përfshirjes më të madhe të SHBA në krizën që ka përfshirë vendin e Amerikës së Jugut.

Një zyrtar i Pentagonit i tha Zërit të Amerikës se anija – spital e USNS Comfort “do të dislokohet në ujërat e Amerikës Jugore javët e ardhshme”. Zyrtari tha se anija Comfort do të jetë në një “dislokim standard, që do të përfshijë kujdesin për refugjatët venezuelianë”.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë kohët e fundit se po konsiderojnë opsionin ushtarak në Venezuelë, ndërsa SHBA intensifikojnë presionin diplomatik dhe ekonomik në vendin e pasur me naftë.

SHBA kanë njohur Asamblenë Kombëtare dhe kreun e opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm i Venezuelës dhe i kanë bërë thirrje Presidentit Nicolas Maduro të japë dorëheqjen./VOA

spitali-i-bulqizes.jpg
G. P.21:10 | 04/05/2019

Rreth 30 persona janë paraqitur në spitalin e Bulqizës me shenja helmimi. Të helmuarit janë të grupmoshave të ndryshme ,dhe që të gjithë janë banorë të lagjes së vjetër të Bulqizës.

Mjekët e Bulqizës thonë se rastet e para janë paraqitur në spital gjatë natës së mbrëmshme dhe të tjerë kanë vijuar të paraqiten gjatë gjithë ditës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore të sëmurët kanë lënë spitalin dhe janë larguar në banesat e tyre në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas mjekëve të spitalit dyshohet se banorët janë helmuar nga uji kontaminuar, i cili buron nga minierat e Bulqizës. Grupi hetimor po heton shkaqet e helmimit masiv, dhe marrjen e masave për eliminimin e ngjarjeve të rënda./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono