Spiropali

PROVOKACIA-8-NENTOR-MONOLOG-YLLI-RAKIPI.mpg_snapshot_07.57-1280x720.jpg
ent ela21:33 | 08/11/2019

Një ndër diktatorët më të këqinj e ka konsideruar gazetari Ylli Rakipi kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos, Rakipi thekson se regjimi ku po jetojmë tani ka marrë të gjitha pushtetet

“Ne jetojmë në një regjim në këto momente që po flasim. Nuk është një regjim me çizme me spaleta që i ka marrë të gjitha pushtetet. Ka vetëm një njeri që atij i duhen të gjithë pushtetet”.

I pyetur nga Mustafa Nano se çfarë ka uzurpuar Rama, Rakipi përgjigjet se kryeministri rri gjithë ditën më oligarkë, parlamentin e ka mbushur me njerëz qesharakë dhe kriminelë, ndërsa këtu prej 30 vitesh nuk ka shkolla, po vetëm kultivim kanabisi.

“Edhe diktatorët janë të rendësishëm për vendet e tyre. I drejtojnë ato por nuk i hedhin në humnerë. Por këtu kemi një vend të flakur në humnerë. Këtu për shembull, këtu shikon një njeri që rri gjithë ditën me këta që Lulzim Basha i quan oligarkë. Ka mbushur parlamentin me njerëz me qesharakë në botë. Këtu ka 30 vjet që s’ka shkolla. Ky shkon me atlete tek presidenti Macron, këtu nuk mbillet ndonjë bimë bujqësore këtu? Këtu kultivohet vetëm kanabis. Është narkoshtet. Lulzim Basha nuk e ka bërë këtë. As Berisha nuk e ka futur krimin në Parlament”. /abcnews.al

elisa-spiropali-11-1280x614.jpg
ent ela19:40 | 31/10/2019

Në një kohë kur është thelluar përçarja në degën e PS në Shkodër dhe ndërsa nesër pritet që KQZ të vendosë për fatin e mandatit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, Ministrja e Shtetit në Elisa Spiropali shprehet në Mbrëmje ABC News se Partia Socialiste është në proces tërësor riorganizimi.

“Ka debat, jemi në proces tërësor rioganizmi në gjithë territorin dhe deri në janar këtë punë kemi. Jemi në çdo lagje, fshat, qytet dhe jemi krenarë që kemi përfshirë dhe bashkëdrejtimin si një nismë inovative, ku të gjitha do bashkëdrejtohen me nga një burrë e grua. Struktura është e gjitha duke u ribërë dhe kjo është krejt normale dhe për më mirë. Aty ku ka probleme nuk i fshehim”.

E pyetur për kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku i cili u përball me një situatë penale në të shkuarën, Spiropali tha se është në pritje të vendimit të prokurorisë dhe pastaj të KQZ-së, dhe se tashmë nuk është më çështje brenda PS.

“Njerëz kemi plot pafund dhe në rastin e zoti Kajmaku presim vendimin e Prokurorisë dhe pastaj KQZ. Nuk është më çështje jona, ne kemi bërë verifikimet për secilin kandidat. Kemi hyrë në të shkuarën e tyre. A janë të pastër? Por është përtej mundësive tona . Ne kemi gjithë vullnetin për të pasur kandidatë sa më të pastër.

Vetëm ne kemi kandidatë që i paraqesim se PD nuk doli fare në zgjedhje. Ne mundohemi që problemet t’i zgjidhim duke punuar”. /abcnews.al

LAJME-20-00-00001.mpg_snapshot_10.31-1280x720.jpg
ent ela21:26 | 23/09/2019

Elisa Spiropali është përgjigjur në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit nëse ishte në dijeni të sulmit që mund t’i bëhej parlamentit në qershor, sikurse tha nga Presidenti Ilir Meta, pasi kjo ishte arsyeja edhe e zhdekretimit të 30 qershorit si datë zgjedhjesh. Ajo mohon të ketë dijeni për deklaratën e bërë nga kreu i shtetit, por thotë se kishte informacione për rrezikshmërinë e grupeve të caktuara të protestuesve.

“Unë nuk kisha asnjë informacion. Ne kemi qenë në gatishmëri. Ka pasur informacione të ndryshme për rrezikshmërinë e protestuesve, kurse për lajmin që tha Presidenti jemi kuriozë të shohim e ku e ka fjalën Meta? Ka emra, individë apo grupe?”.

Zëdhënësja e qeverisë kërkon nga Presidenti që të thotë emra dhe të japë shpjegime për deklaratat e tij.

“Ne dhe kryeministri si një Hitler donte të digjte parlametin që fajin t’ia vinte opozitës. Këto janë deklarata të rënda politike dhe pritet që kreu i shtetit të japë shpjegime për to”. /abcnews.al

LAJME-20-00-00001.mpg_snapshot_02.32-1280x720.jpg
ent ela21:06 | 23/09/2019

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali ka mohuar në studion e Mbrëmje në ABC News mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, të kërkuara nga opozita jashtë parlamentare, si edhe mundësinë e një qeverie tranzitore me Ramën kryeministër.

“Nuk i njohim këto koncepte, një qeveri e dalë nga zgjedhjet nuk mund të bëjë pakt për pushtet, i detyrohemi qytetarëve, ligjshmërisë, kushtetutës, moralit dhe ligjit në politikë. Zgjedhjet janë në 2021, zgjedhje të parakohshme nuk ekzistojnë, se do thotë të çedojë ligji, normat, kushtetuta. Ne e kemi bërë të qartë në 30 qershor, i qëndruam rrugës së ligjshmërisë dhe do i qëndrojmë. Nuk ka tavë, ka vetëm votë dhe qytetarë”.

E pyetur për tryezë të mundshme me opozitën jashtëparlamentare, apo nëse kanë nisur kontaktet për një nivel të dytë, apo të tretë, ajo shprehu edhe njëherë gatishmërinë e qeverisë për tryezë kurdo dhe me këdo.

“Të hapur për të diskutuar për reformën zgjedhore, e kemi komisionin ad hoc të reformës zgjedhore jemi gati të diskutojmë të gjitha rekomandimet e ODIHR. Kemi krijuar vend të posaçëm për opozitën dhe jemi gati të ulemi që tani. Do donim që edhe opozita jashtë parlamentare të ishte pjesë.

Nuk kemi nevojë për diskutime pas dere, ne i kemi të hapura i kemi bërë ftesë të hapur Bashës, ku e thirrëm në tryezë kur do dhe me këdo. Ne nuk vëmë kushte, ata vënë kushte.

Ne po mundohemi të gjejmë fjalën me ta edhe pse kanë kaluar të gjitha limitet e një lufte politike. Tani nuk e dimë secila do jetë strategjia e tyre, kthimi apo ç’orinetimi”. /abcnews.al

spiropali.jpg
ent ela20:26 | 23/09/2019

Lajmi i rremë në portale për tërmetet për zëdhënësen e qeverisë Elisa Spiropali nuk ishte thjesht për klikime, por ishte një thirrje për destabilitet dhe kaos. E ftuar në studion e  Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit, Spiropali tha se lajmi në portal është abuziv dhe kriminal.

“Kjo është ana jonë e errët, ishte kriminale, e turpshme dhe piku i të gjithë kësaj shpërfilljeje që shumë prej portaleve i bëjnë lirisë fjalës dhe të drejtës së informimit. Është abuzive. Nuk jam dakord që është bërë për klikime,  po për të terrorizuar e detabilizuar njerëzit.

Është thirrje për destabilitet dhe kaos, se njerëzit do dalin në rrugë, se kanë instiktin për t’u mbrojtjur po përgjegjësia e medias dhe politikës është të ketë filtra kontrolli. Deri ku mund të shkohet për të trembur njerëzit. Janë mjete primitive kriminale”.

Sipas Spiropalit, nuk janë vetëm portalet, por ka edhe figura të larta të shtetit që flasin për parashikime dhe kanë strategji për të luftuar kundërshtarin. Ajo apelon q ëtë hiqet dorë nga këto mënyra ndërsa i bën apel medias që të ketë ketë filtër dhe autoritet që merret me etikën

“Po kemi figura të larta të shtetit që flasin për parashikime dhe kanë strategji politike.  Të hiqet dorë nga stragjia e përdorimit të cdo mejti ëpr të luftuar kundërshtairn për të gjetur gabime dhe për të krijuar alibi. Ne do i shkojmë deri në fund. Mediat të ketë filtër dhe autoritet që merret me etikën. Janë kthyer në makineri të pavërtetash për të sulmuar kundërshtarin”. /abcnews.al

BALLUKU-SPIROPALI-UJESJELLESI-ERSEKE-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
ent ela13:00 | 13/07/2019

Në Ersekë nuk do të ketë më problem me ujin e pijshëm. Punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit janë drejt përfundimit dhe vënia e tij në funksion do të sigurojë furnizim të pandërprerë për banorët. Garancinë e dha ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku.

Pak ka mbetur që banorët e Ersekës të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë.

Me ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit bëhet e mundur eliminimi i humbjeve dhe ndotjeve, shmangen  lidhjet e paligjshme ndërsa projekti parashikon gjithashtu lidhjen e kontratave të reja dhe pajisjen me matësa të të gjithë abonentëve.

 “E rëndësishme është që 7156 banorë të qytetit të Ersekës do të marrin shërbim më të mirë, por do marrin dhe sasi më të madhe të ujit për frymë, çfarë është dhe synimi, dhe një nga strategjitë tona kryesore për përmirësimin e jetës së qytetarëve, që është strategjia e ujit dhe çfarë është më e rëndësishme, rrjeti do jetë një rrjet i ri, modern i cili nuk do të ketë humbje dhe nuk do të ketë ndotje, ashtu siç ndodhte më parë.

Për të inspektuar punimet e mbetura Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku shoqerohej edhe nga Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin që nuk i kurseu falenderimet që premtimet e dhëna si deputete e zonës nuk humbën me kohën.

“Është një premtim i mbajtur, ne së bashku kemi qenë disa herë në Ersekës, në Kolonjë, në fushatë, është premtim i kryeministrit, premtim i qeverisë shqiptare, që po bëhet realitet. Është një investim i konsiderueshëm, një investim i madh i cili zgjidh përfundimisht çështjen e ujit këtu dhe unë si deputete e zonës dua t’ju falënderoj për punën që është bërë”.

Pjesë e projektit është dhe rinovimi i depos ekzistuese 500 metër kub si dhe ndërtimi i një depo të re 1 mijë metër kub,ndërkohë që është drejt përfundimit edhe projekti për ujësjellësin për banorët e Leskovikut dhe brenda vitit tjetër pritet të nisë puna. /ABC News Albania 24/7

spiroplai-1-1280x672.jpg
ent ela14:00 | 12/07/2019

Partia Socialiste e konsideron rezultatin e rinumërimit të kutive në Lezhë, si prova më e mirë që shkatërron alibinë për parregullsi në 30 qershor. Zëdhënësja e Kryesisë, Elisa Spirapali tha se edhe ato pak vota të ngatërruara nuk janë në favor të kandidatit të Partisë Socialiste.

“Për muaj me radhë, deri më 30 Qershor, opozita jashtë-parlamentare hodhi baltë pa fre dhe pa cak, mbi qeverinë, shqiptarët dhe Shqipërinë. Sipas Bashës, me Edi Ramën Kryeministër, nuk mund të kishte kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për të, edhe zgjedhjet që vet PD drejtoi në vitin 2017, nuk ishin të rregullta. Kjo, sepse me logjikën ku 7 herë 7 bëjnë 42, zgjedhjet ku Basha humbet, nuk mund të konsiderohen kurrsesi legjitime.

Sot, alibia e ngritur për parregullsitë e regjistruara më 30 Qershor, mori një goditje përfundimtare. Prova më e mirë që shkatërron alibinë e fundit të humbësit serial Lulzim Basha, është rinumërimi i 11 kutive në Lezhë.

11 kuti u rihapën për shkak të ankesave të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje. Rezultatet tregojnë qartësisht se nuk ka pasur asnjë parregullsi. Në 10 prej kutive, janë ekzaktësisht të njëjtat vota, që janë regjistruar edhe në tabelën përfundimtare të KQZ.

Në vetëm njërën prej kutive, figuruan tre vota të ngatërruara, por asnjë prej atyre votave nuk ka shkuar në favor të kandidatit të Partisë Socialiste. Janë tre vota, të shkëmbyera midis kandidatëve Ndocaj dhe Kaçaj, pa asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar.

Faktet janë kokëforta. Rezultatet rakordojnë në mënyrë perfekte midis tabelave të publikuara nga KZAZ dhe rezultatit të rinumërimit. Asnjëherë më parë në Shqipëri, aq më pak në kohën kur kryebashkiakët si Basha zgjidheshin jo me votë, por me vendim gjykate, standardi dhe transparenca e zgjedhjeve nuk ka qenë kaq e lartë.

Shqiptarët e kanë kuptuar shumë mirë hallin e Bashës, Berishës, Metës e Kryemadhit, por askush nuk mund t’i ndihmojë në këtë hall. Zgjedhjet e 30 Qershorit ishin një ndarje e qartë nga e shkuara.

Pavarësisht bojkotit, kërcënimeve për dhunë, pavarësisht gjullurdisë “haxhiqamiliste”, që opozita e bashkuar tentoi të krijonte në 2019-n, shqiptarët në masë refuzuan mesazhin e dhunës, duke zgjedhur të ardhmen, Shqipërinë Europiane”. /abcnews.al

sspi.png
ad min19:10 | 08/07/2019

Nga Kuvendi zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali si rallë herë u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që flasin për reagimet e saj të ashpra ndaj Presidentit të Republikeës Ilir Meta.

Në përfunrim të fjalës, ministrja u shpreh se ka një përgjigje për të gjithë ata që janë hedhur në sulm ndaj saj.

“Kam diçka personale për të thënë; Sa për zagarët dhe qenushët që ka hedhur në sulm partia e tij që kur reagova për marrosjen presidenciale përgjigjen e kam vetëm me vargjet e Proradecit. “Shpirtë katranë që më qortojnë, janë qen që nuk më kafshojnë”./abcnews.al

spiropali.png
ad min18:00 | 08/07/2019

Nga Kuvendi ministrja për Shtetin dhe Marrëdhënit me Parlamentin Elisa Spiropali është shprehur se Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta duhet ngritur një orë më parë. Më tej vendimin e Metës për zhdekretimin e datës 30 Qershor, kur u mbajtën zgjehdjet locale ajo e quajti atentat ndaj të ardhmes evropiane të vendit.

“6 muaj përpjekje anti-kombëtare për të destabilizuar Shqipërinë duke shkatëruar zgjedhjet e 30 Qershorit . Molotovët dhe flakadatë vërtet i mbante në dorë opozita e rrugës, por urat e flakës i mbante ndezur Ilir Meta nga zyra e Presidentit të Republikës. Ai ushqeu me lugën e zbrazët të dekretit nul shpresat e  çartura të opozitës së rrugës. Presidenti Ilir Meta nga zyra planifikoi kthimin pas të orës së Shqipërisë. Kumtet e tij ishin të qarta “Qameti u bëftë, Shqipëria kurrë mos u bëftë”. Atentati ndaj të ardhmes evropiane të Shqipërisë i planifikaur bashkë me Sali Berishën, me zbatues Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, ishte gjakftohtë dhe me paramendim. Ky atentat dështoi jo vetëm prej vendosmërisë së kësaj shumice dhe këtij Parlamenti, për të mos bërë pazar me të ardhmen, por edhe mbështetjes pa asnjë çedim të SHBA-së dhe BE-së”./abcnews.al

LAJME-19-_-ELISA.mpg_snapshot_15.40-1280x720.jpg
ent ela20:30 | 04/07/2019

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit foli për zgjedhjet e 30 qershorit, situatën aktuale politike në vend, marrëdhënien President-Ekzekutiv dhe President-Kuvend dhe protestën e opozitës. në këndvështrimine saj Spiropali tha se në 30 qershor fitoi Shqipëria, ndërsa shprehu keqardhjen për kryebashkiakët e djathtë që partia i detyropi të dilnin nga gara.

“Shqipëria doli më e fortë, fitoi shteti ligjor, fitoi Kushtetuta, fitoi shqiptarët, Shqipëria dhe imazhi i saj. Përfytyroni të kundërtën ashtu si paralajmëroi opozita e rrugës, sikur mos organizonte zgjedhje e të ruante rendin, e përfytyroni se ç’imazh do kishte, do ishte një shtet që nuk ruante dot rendin e nuk organizonte dot zgjedhje, pra 1914 vit i mbrapshtë. E propozuan, ideuan planifikuan, por falë faktorëve pozitivë dhe partnerëve tanë Shqipëria fitoi”.

E pyetur për situatën që do krijohet nëse kryebashkiakët e djathtë nuk dorëzojnë detyrën Spiropali shprehet e keqardhur, ndërsa thotë se përgjigjet ata duhet t’i kërkojnë në zyrën e Bashës.

“Më vjen keq për kryetarët e djathtë të bashkive, sepse partia e tyre dhe Basha i detyruan të dalin nga gara, të braktisin qytetarët që mund t’i votonin dhe të lënë në rrugë elektoratin e djathtë. Besoj se përgjigjet ata duhet t’i kërkojnë në derën e Bashës”.

Situatën aktuale Spiropali e lidh me frikën e Presidentit Ilir Meta, kryetarit të PD Basha , kryetares së të LSI, Kryemadhi dhe ish liderit të së djathtës Sali Berisha nga reforma në drejtësi. Ajo e akuzon Presidentin si drejtues të opozitës së rrugës, pasi i vuri zjarrin institucionit dhe kushtetutës me një akt zhdekretimi të zgjedhjeve.

“Presidenti është kundër, i vuri zjarrin institucionit e kushtetutës, zgjedhjeve të 30 qershorit, tentoi me një akt të zhdekretonte zgjedhjet, pjesë e një skenari të kobshëm për të shkatërruar. Është i anshëm, nuk përfaqëson unitetin kombëtar dhe drejtues i opozitës së rrugës.

Në rast se opozita e rrugës vazhdon t’i besojë verbazi një politike që e kanë nxjerrë nga të gjitha institucionet, kanë dalë në rrugë. Sa më shpejt të kuptojnë që ka nevojë për reflektim që janë katër persona: Berisha, Basha, Monika, Meta që kanë frikë nga drejtësia, frikë nga zgjedhjet dhe frikë nga Europa. Procesi i integrimti nuk është formal, por përmes hapash dhe reforma në drejtësi është kyçe. Nuk di sa e justifikuar është frika e tyre, por duket se reforma në drejtësi i ka nxjerrë nga binarët. Është tërësisht i montuar dhe kontrolluar nga partnerët tanë.

Presidenti i ka shpallur luftë ambasadorëve. Kuvendi i Shqipërisë duhet të mbajë rezulotë mbi qëndrimet e Presidentit dhe ato që thotë Presidenti nuk janë  vullnet i sovranit”.

Lidhur me protestën e së hënës Spiropali i bën thirrje opozitës që t’i thqërrasë arsyes dhe të ulet në tryezë ndërsa përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk ka më kohë për tensione, janë përpjekje të kota, të dëshpëruara. Ne duhet t’i kthehemi dialogut dhe urojmë që opozita jashtë parlamentare të shëndoshet dhe të ulet në tryeza me ne. Nuk jemi armiq, duam që në tetor Shqipëria të çelë negociata dhe nëse duan seriozisht t’i shërbëjnë këtij vendi t’i thërrasin arsyes. Dora jonë është e shtrirë”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono