specialistet

laguna-1280x694.jpg
ent ela17:15 | 04/04/2019

Një nga zonat më të bukura në Lezhë është ndotur. Ajo ehte Laguna e Kunës në Vain dhe specialistët japin alarmin për dëmtimin e biodiversitetit.

Do të ishte atraksion më vete nëse kjo bimësi do ishte kurora e lagunës. Në fakt janë algat që mbulojnë ndotjen në ujë. Kjo është Laguna e Kunës në Vain të Lezhës.

Prej tre vitesh ka këtë pamje.  Ndotja vjen kryesisht nga ujërat e zeza përmes hidrovorit. Specialistët janë në alarm për situatën e krijuar në Kune. Po degradohet biodiversiteti dhe po dëmtohen habitatet ujore.

Bashkia e Lezhës fajëson institucionet mjedisore. Zyrtarët thonë se ato nuk përmbushin detyrimet  dhe nuk bëjnë kontrolle. Nëse nuk do të ndërhyhet për të zgjidhur këtë problem, atëherë në rrezik është edhe bregdeti i Kunës që komunikon me lagunën. Pasojat do të preknin turizmin, situatë që në fakt u regjistrua një vit më parë./abcnews.al

sander-lleshaj-2.jpg
ad min14:41 | 21/12/2018

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pranon së për të plotësuar mungesat e radhëve të policisë me specialistë do të duhen të paktën 5 vite, pasi mungojnë ekspertë të krimit Ekonomik, Kibernetik si edhe ato të Lëndëve Plasëse. Numri një i Ministrisë së Brendshme komentoi edhe dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga vendi ynë, si edhe për protestën e studentëve.

Mungesa e 315 Komisarëve në Policinë e Shtetit ka krijuar një deficit në punën e punonjësve të uniformave blu përballë krimit të organizuar në vend. I ftuar në emisionin “Real Story”, ministri i Brendshëm theksoi se duhen ndërmarrë masa të menjëhershme për të ulur këtë hendek, pasi shumë sektorë të policisë nuk kanë specialistët përkatës.

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm: “Numri i punonjësve që kanë një background profesional të dedikuar fushës nga ekonomia, financa, informatika, jurisprudenca dhe elektronika është pothuajse simbolik dhe sot në kushtet e një krimi të sofistikuar, i cili sot më shumë se çfarëdo është krimi ekonomik është krimi financiar, është krimi kibernetik. Ne nuk mund t’i adresohemi këtij krimi duke përdorur instrumente të papërshtatshme. 315 nënkomisarë mangët, rreth 25% në total mangët. Një mungesë edhe më dramatike në specialitete.”

Numri një i Ministrisë së Brendshme, foli edhe dëbimin e dy diplomatëve iranianë nga vendi ynë, por nuk shpjegoi arsyet e largimit pasi çështja është në hetim.

Sandër Lleshaj: “Pjesë e problematikës midis rezistencës iraniane dhe qeverisë se Iranit të spostohet në Shqipëri. Janë shtuar dhe risqe të caktuara që tensioni midis dy palëve të transferohet në një farë mënyrë këtu me qëllim që ky rrezik të mos ekzistojë më në Shqipëri pra që ky konflikt ndëriranian të mos jetë një konflikt i mbartur dhe në Shqipëri, qeveria shqiptare ka marrë vendimin me të cilin publiku i gjërë është njohur. Patjetër që ka patur përpjekje serioze të cilat nuk kanë funksionuar falë reagimit parandalues që kanë patur strukturat tona në bashkëpunim me partnerët tanë.”

Lidhur me protestën e studentëve, Lleshaj pohoi se kërkesat e tyre janë të qarta dhe të mirëartikuluara, ndërsa përjashtoi mundësinë e procedimit penal ndaj të rinjve nga policia.

Sandër Lleshaj: “Ne nuk kemi mbledhur informacione për protestën e studentëv, nuk hetojmë, kështu që nuk kam informacione se çfarë ndodh atje. Nuk janë objekt për të zhvilluar veprimtari informuese mbi to. Për ne ajo është protestë studentësh për çështje të qarta të mirëartikuluara dhe të mirëmbrojtura prej tyre. Nuk kemi evidencë që të na çojë në përfundime të tjera të përfshirjes.”

Sipas Lleshaj, policia shqiptare ishte e vetme nga partnerët ballkanik që dha informacionin e saktë se nga cila pikë e Kalimit Kufitar doli nga vendi ynë ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski./abcnews.al

vlcsnap-error200-1280x720.jpg
ent ela13:51 | 06/02/2018

Në listën e monumenteve historike të kategorisë së parë do të jetë një monument më pak. Është fjala për Urën e Orgockës në zonën e Kolonjës e ngritur në periudhen Osmane. Ajo u dëmtua nga reshjet, por specialistët thonë se ajo tashmë mbaroi.

Ura 300 vjeçare e Orgockës nuk mund të rikthehet më.

Specialistët thonë se dëmi është i parikuperueshëm edhe nëse ajo do të ngrihej.

 

Reshjet shembën plotësisht urën e Orgockës në rrethin e Kolonjës. Kështu në listën e trashëgimisë kulturore do të jetë një objekt më pak. Dhe bëhet  fjalë për një ure të ndërtuar në periudhën osmane.

Prurjet e Osumit e shkatërruan edhe harkun e mbetur të urës, në të cilën nuk është bërë asnjë ndërhyrje restauruese ndër vite.

Ura e Orgockës, i përket shek.18  dhe përfaqeson një vepër të rrallë inxhinierike, e ndërtuar e gjitha në gur. Përgjatë tre shekujve ajo shërbeu si nyjë lidhëse midis fshatrave të Kolonjës, kurse me shembjen e saj, vendorët po diskutojnë mundësinë e një alternative tjetër për lëvizjen e banorëve të izoluar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono