spartak koka

MIRELA-ME-SPARTAKUN.mpg_snapshot_01.50-1280x720.jpg
Sej rie22:21 | 07/06/2019

Në një deklaratë për media drejtuesja e Prokurorisë së  Krimeve të Rënda Donika Prela, tha se dosja “339” ka 624 CD dhe 115 DVD përgjime të cilat kanë nisur që në vitin 2016. Prela i mëshoi faktit që dosja është voluminoze dhe deri me tani janë nën procedim 74 persona numër ky që do të rritet ne vazhdim.

I ftuar në “Mbrëmje Ide”, gazetari i kronikës Spartak Koka u shpreh se Donika Prela ka dashur të japë disa mesazhe me deklaratat e saj, fillimisht për të shfajësuar veten dhe e dyta për të adresuar tek dy prokurorët e parë (Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj) përgjegjësinë e mos hetimit për shitblerjen e votave në  zgjedhjet e vitit 2017 dhe nxjerrjen e përgjimeve në media.

Mirela Milori: Shumë informacion, përgjimet e publikuara tek “Bild” . Pyetja është Prokuroria jonë nuk ka kapacitete dhe vitet e fundit është në nivele të ulëta të hetimit , apo e ka bykosur politika duke e përdorur si vegël?

Spartak Koka: Kapacitet edhe nuk janë nga pikëpamja administrative, por ka një qaravitje të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.  Është një dosje që ka nisur hetimi që në Dhjetor të vitit 2016. Për shkak të kompleksitetit të veprave penale të përfshira në këtë dosje, duhet të kishin një reagim më pro-aktiv.  Sot pamë drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila u kujdes të theksonte se në kohën kur e kanë marrë dy prokurorët e fundit të çështjes janë bërë veprime hetimore cilësore. Por ka ngritur edhe disa pikëpyetje të cilat lidhen me hetimin, por edhe me nxjerrjen e sekretit hetimor.  Sepse janë 3 vjet hetime  pa konkretizim dhe normalisht  që në këto kushte do të shpërthejnë edhe  publikimi i  përgjimeve të cilat  sigurisht do të përdoren nga forcat politike, sepse u intereson të përdorin informacion kundër kundërshtarit të tyre aq më pak kur kemi të bëjmë me krim të dyshuar elektoral.

Mirela Milori: Duke qenë se e konsideron si dosjen më të madhe në historinë e Prokurorisë shqiptare , 74 persona në hetim ku jepen të dhëna dhe duket si një deklaratë që humbet mes shifrave , janë 624 CD dhe 115 DVD , përgjime që kanë nisur që në vitin 2016 dhe ndoshta ka njerëz që duhet të zbardhin përgjimet. Nga ana tjetër ne shohim të “Bild” që jo vetëm i zbardh përgjimet në anglisht dhe gjermanisht , por edhe me titra shqip, dëgjojmë edhe audion shqip. Pra mungon logjistika, por mungon edhe kapaciteti njerëzor dhe nëse është kjo logjistikë mund të vihet në përdorim?

Spartak Koka: Mund ta përkthejmë fjalë për fjalë se çfarë tha Donika Prela sot. Që nga pjesa e parë, u kujdes të thoshte se ishte Anton Martini prokurori i parë, i cili e kishte referuar çështjen dhe e hetonte çështjen për dy vepra penale “prodhim shitje narkotikësh” dhe “trafikim të lendeve narkotike”. U kujdes të thoshte se përgjatë një viti hetim të bërë nga Anton Martini, pavarësisht se kishte përgjime brenda dosjes për përfshirje në shit-blerjen e votave , nuk u krye asnjë veprim i hapur  për të provuar thëniet në përgjimet telefonike se kishim të bënim me shitblerje të vota-ve. U kujdes gjithashtu të deklaronte se dosja kaloi më pas tek Besim Hajdarmataj, prokurori i dytë i çështjes dhe në këtë rast, drejtuesja e Prokurorisë Donika Prela, u  kujdes të tregonte se edhe në këtë rast, se nuk është bërë sipas saj asnjë veprim i hapur për të provuar veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve publikë apo të të zgjedhurve vendorë, apo për të provuar shitblerjen e votave përgjatë zgjedhjeve të viti 2017. Ndërkohë deklaroi se është bërë punë voluminoze dhe u fut në ato shifrat që ju thatë por pa asgjë konkrete. Edhe një aspekt tjetër, ajo deklaroi për t’u mbrojtur se transkriptimet e CD-ve janë bërë pjesore deri në Shtator të vitit 2018  dhe ato që kanë dalë në media janë ato përgjime të transkriptuara para se të merrej nga dy prokurorët aktual të dosjes. A ka një problematikë që këtu nuk funksionon? Të gjithë shqiptarët e dinë tashmë se në këtë dosje ka një reagim shumë të madh, një presion shumë të madh dhe mund të jetë administrativ apo mund të jetë politik ne nuk e dimë. Ne dimë që në vitin 2017 është diskutuar fort për këtë dosje dhe u komentuan në atë kohë se pse u transferua Anton Martini  si prokuror i çështjes në fjalë i dosjes “339” e vitit 2016 , se përse u transferua në Nëntor të vitit 2017 si drejtues i Prokurorisë së Shkodrës. Këtu kishte pikëpyetje të mëdha.

Mirela Milori: Mendon që ka një simbiozë le të themi dhe mes mungesës së logjistikës dhe mes mungesës së kapaciteteve , por edhe mes ndërhyrjes së politikës. Kjo reforma në drejtësi që ne po presim, do ta vërë në trakun e duhur në shinën e duhur Prokurorinë? Apo përsëri do të jetë një riciklim i situatës me makiazh tjetër, kur t’iu duhet, politika do ia gjejë anën ta përdori  dhe tjetra  këto dosje do të flenë në prokurori dhe do ti lexojmë ne në media. Dhe kur të mos i duhen politikës do të kemi dosje edhe më të rënda dhe ne nuk e dimë fare sepse janë në hije.

Spartak Koka: Tani kjo dosje ka marrë shumë koka në pikëpamjen e emërimeve , shkarkimeve apo dorëheqjeve të krerëve të institucioneve të ndryshme. Vetëm t’iu kujtojmë dorëheqjen ende sot misterioze të Fatmir Xhafajt , si ministër i Brendshëm dy ditë pas arrestimit të 44 vetave të kësaj dosje , tregon për çfarë përfshirje politike ka në këtë çështje. A ka kapacitete Prokuroria sot? Donika Prela dhe drejtuesja e Prokurorisë së Përgjithshme Arta Marku duhet të ishin shumë më të vendosur para disa muajsh dhe të mos dilnin sot të qarraviteshin që nuk kemi mundësi. Por, ti kërkonin me vendosmëri Parlamentit, deputetëve, Presidentit po ashtu, që t’iu garantonin infrastrukturën e nevojshme  për dhënie përparësi këtij hetimi. Çdo zvarritje hetimi, nuk sjell drejtësi është drejtësi e mohuar, sepse provat mund të zhduken dhe nuk do të kemi një vënie drejtësie në vend për këtë skemë të dyshuar të korrupsionit, apo për këtë skemë të dyshuar të përfshirjes së grupeve të strukturuara kriminale , në blerjen e votave por edhe në ndikimin në administratën politike dhe publike  të qarkut Durrës. Politike flas për strukturat drejtuese të PS-së dhe publike flas për  ndikimin në vendimmarrjen e bashkisë së Durrësit apo në bashkinë e Shijakut, sikurse dolën nga përgjimet.

Mirela Milori: Pretendimi i Prokurorisë është që prishet hetimi , duke qenë se dosja po del me pjesë dhe është pretendim i Prokurorisë dhe i PS-së, se kjo gjë dëmton hetimin. Mendon se vërtetë e dëmton hetimin , sepse mund të këtë një kthesë dramatike po të hetohej e tëra sepse nuk do dihej se si do të dilet deri në fund, ku të mirët do dilnin të këqij dhe të këqijtë do dilnin të mirë?

 Spartak Koka: Teorikisht ka një farë të drejtë, por praktikisht ka një mungesë sensi logjik.  Prokurorja Prela vetë e pranon se nuk janë bërë veprime të hapura për të provuar veprat penale të shit-blerjes së votave,  të korrupsionit pasiv  nga ana e të zgjedhurve vendorë  apo edhe ushtrimit të ndikimit të paligjshme gjatë viti 2017 dhe viti 2018. Prokurorja Prela pranoi se me ato prokurorë që ka patur më parë ka dështuar të sigurojë provën konkrete. Nga ana tjetër thotë që të bllokohet dalja e këtyre përgjimeve. Për cilat përgjime po flasim? Po flasim për ato përgjime të 2017 dhe 2018 ku subjekte e përfshira në këto përgjime janë vënë në dijeni se kush ka qenë i përgjuar. Por nëse mund të flasim për përgjime që mund të jenë të ditëve të sotme apo të muajve të fundit të cilat mund të prishnin provën atëherë mund të cënohej hetimi. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Përgjithshme, kanë në mungesë strategjie të komunikimit publik dhe  po tregohen amatorë  përsa i përket  nxjerrës së strategjisë së saj hetuese,  për fakte të caktuara dhe për dosje të caktuara dhe ka rënë në këtë kontradiksion logjik  edhe mbi të gjitha ligjor . Sepse nga njëra anë pranon se nuk u arritën të siguroheshin provat në 2017 dhe thua nga ana tjetër kërkon të mos dalin përgjimet e 2017, për të cilat subjekte e përgjimeve janë vënë në dijeni  në rrugë të ndryshme. Por çfarë provash do të sigurosh? Për ti konkretizuar  përgjimet e 2017, për shit-blerjen e votave në prova dhe fakte tashmë është shumë vonë.

“Mbremje Ide” i ftuar Spartak Koka

Mirela Milori: A mendon se reforma në drejtësi do ta tundi prokurorinë, apo do ketë makiazh?

Spartak Koka: Sot jemi në një rreth vicioz ku prokurorët nga njëra anë  kanë frikën si do iu shkojë çështja e vettingut, mendojnë  të marrin masa apo mos të marrin. Ata janë në dilemën si të hetojmë dhe sa të hetojmë nga frika si do shkojnë gjërat. Ne e dijmë se këtu ka prokurorë apo drejtues policie që kanë bërë punë me përkushtim, profesionalizëm dhe devotshmëri dhe janë nxjerrë në rrugë bashkë me familjet e tyre dhe  ata janë detyruar të emigrojnë, për shkak se nuk iu është ofruar asnjë lloji mbrojtje. Çfarë garancie iu ofrojmë ne si shtet që të bëhen hetimet të mira , proaktive dhe të mbrohen këta prokurorë?!

Mirela Milori: Deri tani garancitë janë apo janë zero?

Spartak Koka: Unë mendoj se garanci nuk ka, për të bërë hetime të mira, pavarësisht se nuk dua të paragjykojë dy prokurorët  e çështjes në fjalë që kanë një eksperiencë të gjatë si prokurorë. Por a do mund ata Mara dhe Prenci bashkë me prokurorin e tretë që po heton nxjerrjen e sekretit hetimor që të konkretizojnë hetimet kjo mbetet për tu parë. Kemi një prokurori që është e pamundur të veprojë cilësisht për të zbërthyer këto vepra kriminale të cilat cënojnë rëndë funksionalitetin e demokracisë në vend. Për sa kohë ne e dijmë që flitet në vendin tonë në të gjithë këtë periudhë tranzicioni për shit-blerje të votave dhe ndikimit të grupeve kriminale në zgjedhje, por asnjëherë të provuar, kjo dosje do ishte një ogur i mirë për të ndërmarrë një reformë, se si ti largojmë grupet kriminale nga vendimarrja politike dhe përfshirja e tyre në fushata zgjedhore.

Mirela Milori: Trysnia e madhe vjen nga politika, sepse politika dhe krimi janë të lidhura kaq fortë sa ndikojnë deri në punën e prokurorisë apo është vetëm politika dhe shantazhi i krimit nga njëra anë?

Spartak Koka: Grupet kriminale në Shqipëri janë subjekte me kuptim të dyfishtë, për shkak të karakterisitkat e grupimeve  politike, me një shtrirje territoriale të caktuar, me një grup administrativ, me rregulla të struktura të funksionimit. Nga ana tjetër ndihmojnë në vendimarrjen, në përzgjedhjen e kandidatëve  dhe menaxhimin e pushtetit. Pra ndihmojnë në fushatat zgjedhore; ndihmojnë në përzgjedhjen e kandidatëve sepse përgjimet e fundit treguan se ata ndihmojnë dhe japin indicie për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin vendor; ndihmojnë në menaxhimin e pushtetit pasi fitohet dhe shpërndarjen e burimeve financiare  duke u bërë  protagonistët kryesorë të lejeve të ndërtimit në pushtetin vendor apo të tenderave.

Mirela Milori: Të flasim pak më realisht,  për këtë Shqipërinë informale ku paraja informale është prezente prej vitesh.

Spartak Koka: Realisht po flas për dy fenomene prezente në shoqëri; prodhimin mafioz të politikës dhe prodhimin politik të mafies. Këto janë dy fenomene që ne i ndeshim përditë.

Mirela Milori: Sa e lehtë është për tu arritur që të goditen këto të dyja? Duke e parë si film nga jashtë mund të duket shumë e lehtë. Sa e vështirë është , pasi ka 30 vjet që punohet kjo lloji paraje, ka 30 vjet që punojnë këto linja, të cilat erdhën në fillim si linja dytësore dhe tanimë mund të jenë bërë dhe linja kryesore. Të cilat ndonjëherë nuk afrohen këta te politika , por ju shkon politika tek ata. Pra është një rreth vicioz i një marrëdhënie të dyfishtë që nuk do ta kuptojmë ndoshta dhe do duhet një studim dhe një investigim shumë i thellë. Duke e parë kështu , sa e lehtë është kjo ? A mund ta bëj vetëm një prokurori  që duke i dhënë statusin , kalove vettingun dhe vazhdo e bjeri, si mund të arrihet?

Spartak Koka: Që grupet kriminale këtu  kanë evoluar duke kaluar nga vetëm trafikimi i lëndëve narkotike duke u marrë dhe me pushtetin politik, me tenderat publik që jepen sot, apo me lejet e ndërtimit ky është një fakt i pranishëm në vendin tonë që në vitet 2004-2005 ku grupet e strukturuara kriminale filluan të ndryshojnë fizionominë e tyre  dhe të kuptonin se sa e rëndësishme është për ta, të ishin pragmatist për të kuptuar se cila forcë politike do vinte në pushtet apo cili kandidat për kryetarë bashkie  kishte potencialet për të ardhur në pushtet, për ta shfrytëzuar  më pas mbështetjen që do i jepnin një kandidati për përfitime nga qeverisja lokale apo qëndrore .Do jetë shumë e vështirë që situata të ndryshojë pa patur një vullnet politik të qartë të të gjitha forcave politike.

Mirela Milori: Përsëri politika, duhet vullneti politik në sfond?

Spartak Koka: Po kjo drejtësi është nën hyqmin apo frikën e politikës, pasi çdo veprim i prokurorëve që do cënonte interesa madhore të një partie politike që është në pushtet, mund të sillte për pasojë transferimin e tyre apo uljen në detyrë apo dhe persekucione të tjera të cilat do dëmtonin ushtrimin e ligjshëm dhe cilësorë të detyrës së tyre.

Mirela Milori: A ka dosje të tjera përveç asaj 339 dhe 184 të kësaj natyre për krim elektoral dhe shitblerje të votive? A mendon se do ketë informacione të tjera?

Spartak Koka: Këtu në vitin 2017 ka patur me dhjetra materiale të referuar në prokuroritë e rretheve gjyqësore  për shitblerje të votave. Ajo që ka munguar në atë periudhë dhe sot është hetimi i këtyre dosjeve. Ne nuk dijmë asnjë rast të hetuar dhe të provuar nga prokuroria për shitblerje të votave për 2017. Pavarësisht faktit se në 2017 në disa raste u dërguan në prokurori nga kandidatë të caktuar edhe pamje filmike se si blihej vota dhe si bëhej pazar me votën. Këto çështje u zvarritën ose u pushuan hetimet për arsye proceduriale. Pra këtu ka munguar vullneti për të hetuar këtë krim elektoral,  i cili për shumë drejtues të pushtetit vendor është kthyer në një gjë normale, ata nuk bëjnë dot pa grupet kriminale por dhe krimi nuk bën dot pa ta, në këtë simbiozë për të cilën dhe ju folët./abcnews.al

Admir-Murataj-1280x749.jpg
nev ila22:21 | 11/04/2019

Detaje të tjera lidhur me “grupin e kallashnikovit” që udhëhiqej nga Admir Murataj kanë dalë në dritë mbrëmjen e kësaj të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gazetari Spartak Koka, tha se grupi kriminal akuzohet dhe për dy ngjarje të ndodhura në Janar të vitit 2019 dhe më konkretisht e para në 4 Janar ku një sasi tritoli shpërtheu në një bankomat të një banke në qendër të Urës Vajgurore. Gjithashtu po i njëjti grup në 8 Janar dyshohet se ka vendosur një sasi tritoli që shpërtheu në një bankomat të një banke në kryeqytet.

Të njëjtën skemë të grabitjes ë bankomateve me eksplozivë Admir Murataj përdorte edhe në Greqi. Ai ka qenë i përfshirë në grabitjen e 9 bandave në shtetin greku ku ka marrë 2 milion Euro. 6 bankomate në Athinë janë shpërthyer me eksploziv nga banda e Admir Muratit./tvklan.al

byro-emisioni.mp4_snapshot_03.13-1280x720.jpg
ent ela23:04 | 01/04/2019

Pas konstatimit të gazetarit Spartak Koka, se në Policinë vendore të Shkodrës ka mungesë të theksuar të oficerëve të policisë kriminale çka është një ndër faktorët për moszbulimin e vrasjeve të ndodhura përgjatë vitit 2018-19, Zëvendësministri i Brendshëm pranoi situatën. Në studion e Byro Politike në ABC News Julian Hodaj u shpreh se është e vërtetë që ka mungesë të oficerëve të policisë kriminale dhe ndodh për shkak të mungesës strukturore dhe është pasojë e vendimit për të mbyllur Akademinë e Policisë.

Koka: Nuk jemi për të mbrojtur as për të sulmuar individë të ndryshëm. B Bushati është oficer i nderuar kur ka drejtuar Policinë e Shkodrës. Ai duhet të kishte dhënë vetë dorëheqjne se është nga Shkodra dhe nga studimet e bëra nga studuies venda e ndërkombëtarë organizatat kriminale e Shkodrës njihen për ashpërsinë e atyre ata ta marrin personale ata dhe Bushati do bënte shumë  mirë detyrën e drejtorit në një zonë tjetër, por  jo në Shkodër.

Në Shkodër ti s’kishe oficerë policie, s’kishe numrin e nenvojshëm. Merrej shefi apo drejtori me zbardhje kamerash sigurie. Këtu nuk kemi asnjë nisme ligjore, një komision parlamentar antimafia për gjithë qytetet problematike.

Pse mban sot dojsen Prokuroria e Krimeve të Rënda të 7 vrasjeve në Shkodër dhe nuk nxjerr urdhër arresti për përgjimet që janë në këtë dosje. Se sot ku jemi vetëm kapim viktimat, ekzekutorët dhe ndihmësit.

Hodaj: Një gjë që doja të thoja për atë që tha Koka zëvendësimi bëhet për t’i dhënë një impuls. Bëhet fjalë për të njëjtën polici lokale dhe drejtues që me sukses mbështetën operacionin  e shtatorit, e tetorit  që u zhvilluan në Shkodër.

Përsa i përket numrit ka të drejtë Koka, mungojnë agjentët e policisë kriminale dhe me strukturën e re duhet të arrish në gradë që të bëhesh pjesë e policisë kriminale. Akademia e Policisë ka qenë e mbyllur deri në 2015 dhe brezi i parë ka marrë këtë vit. Mungesa e njerëzve si pasojë atij vendimi për ta shkrirë Akademinë e Policisë dhe për ta reduktuar në në qendër trajnimi.

Koka: Mund të merrnit efektivë e specialistë se keni atje njerëz që merren me burokraci, 3 veta të kishit marrë, por të ishin specialistë.

Hodaj: Një tentativë tjetër për të eliminuar efektet e këtij absurditeti që ndodhi me shkrirjen e akademisë  ishte dhe nisma e fundit që u hapën 150 vende të atyre me master në juridik, ekonomik, financë apo IT dhe të cilët kanë filluar kursin dhe për 6-7 muaj do jenë edhe ata nënkomisarë.

Koka: Ku do i merrni oficerët që do t’i çoni në Shkodër se Niko Brahimaj ka bërë kërkesë në drejtorinë e Përgjithshme dhe atë Qendrore

Hodaj: Drejtoria e Përgjithshme ka efektivë që kanë detyra të caktuara. Në situatën ku mund të jetë i nevojshme transferimi i tyre mund të bëhet pa problem, do varet nga drejtuesi i ri.

/abcnews.al

spartak-koka-1280x797.jpg
ent ela21:06 | 01/04/2019

Gazetari Spartak Koka i ftuar në “Byro Politike” është shprehur se vrasja e vëllëzërve Bilali në Shkodër mund të ishte parandaluar.  Sipas tij ekzekutimi i tyre lidhet me një konflikt që kanë dy grupe të strukturuara kriminale. Më tej gazetari tha se Policia e Shteti dhe Ministria e Brendshme duhet të kishin vepruar që në Nëntor të vitit që lamë pas, kur mbeti i vrarë Fatos Ferracaku, për të bërë  ndryshime në kupolën drejtuese të policisë së Shkodrës jo domosdoshmërisht si pjesë e problemit po si pjesë e pamundësisë për rrethana të ndryshme për  ti dhënë emer dhe rezultat konkret vrasjeve.

“Për domosdoshërinë e marrjes së situatës së rendit nën kontroll nga policia në Shkodër, kemi folur për herë të fundit me forcë  pas ngjarjes së 14 Nëntorit  2018 ku u vra Fatos Ferracaku. Në atë kohë me datë 17 kemi dalë në media dhe shumë nga kolegët dhe kemi kërkuar një ndërhyrje efikase strukturore nga Policia e Shteri dhe Ministria e Brendshëm që të ndryshonte të gjithë kupolën drejtuese të policisë së Shkodrës, jo për t’i paragjykuar ata por për shkak të pamundësisë për të sjellë rezultate konkrete.Shtimi i stafit dhe plotësimi me oficer të policisë kriminale të pozicioneve vakante në drejtorinë e policisë qarkut shkodër për shkak të numrit të kufizuar të efektivëve për të përballuar këtë fluks në rritje të kriminalitetit në këtë qytet.Për të shpallur gjendjen e emergjencës në Shkodër pasi situata kishte dalë jashtë kontrollit.

Për të marrë një plan masash afatmesëm në Shkodër, i cili do të garantonte rend dhe siguri dhe nuk do të sillte dhe këto dy viktimat e tjera. Por ndodhi që Ministria e Brendshme nuk e pranoi realitetin. E konsideroi ngjarjen e Nëntorit si një ngjarje sporadike. Nuk reagoi dhe dalim sot me një gjykim të fundit të ministrit të Brendshëm i cili na thotë se Shkodra është qyteti me peshën më të lartë të kriminalitetit në vend, ku 20 % e vrasjeve vijnë nga Shkodra, ku situata është në një gjendje alarmante. Sot pas 4 muajve shkarkohet drejtori i policisë së Shkodrës, i jepet drejtorit të ri që të kërkojë shërbime të përforcuara nga Tirana, nga Lezha nga Kukësi. Pra tashmë po e konsiderojnë situatën emergjente. Gjithë ato pritshmëri që ne kishim po jepen sot. Dakord, më mirë vonë se kurrë, do të thotë dikush por do ishte më mirë të reagonim herët kur situata ishte alarmante dhe ti jepnim një ndryshim përmbajtjesor këtyre vrasjeve, sepse janë vrasje që lidhen me një konflikt të dy grupeve të strukturuara kriminale”- tha gazetari.

Koka shtoi më tej se “nuk duhet të kufizohet policia, me plane masash disa ditore në qytet dhe më pas ndodh që rikthen sërish ngjarjet. Duhet të kishte dhe të ketë një strukturim  dhe një plan afatmesem fillimisht për rikthimin e stabilitetit të rendit dhe sigurisë publike në qytetin e shkodrës si një detyrim kushtetues i strukturave të policisë si dhe mbajtja në stabilitet nga ana e njësive të posacme dhe të specializuara të elementëve kriminal apo atyre me tendence hakmarrje në kuadër të kryerjes së veprës penale si pjesë e organiztaës kriminale apo grupit të strukturuar krimina”./abcnews.al

spartak-koka.png
G. P.21:54 | 22/10/2018

Megaoperacioni “Vol-vo 4” ishte në qendër të diskutimeve këtë të hënë në ABC News. I ftuar në emisioni “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, gazetari Spartak Koka u shpreh se grupet kriminale, paratë e fituara i pastrojnë në ndërtimtari, aktivitete turistike apo lokalet e natës.

Ai tha gjithashtu se grupet kriminale tashmë bashkëpunojnë mes njëra tjetrës që të maksimalizojnë fitimet. Përsa i përket rastit, sipas prokurorisë Shijaku është nyja ku bashkohen këto grupe kriminale.

“Po qe se kanë prova të forta është një goditje e fuqishme. Nuk janë grupe të vogla, por kanë shumë punë për të bërë. Nuk është për të dekurajuar policinë por ka shumë punë për të bërë sepse zyrtarisht flitet për 41 grupe. Policia thotë kemi goditur 8 më përpara, po t’i shtosh dhe këto të katërtat janë 12. Pra ka ende grupe të tjera, më shumë se gjysma të evidentuara, të cilët janë ende pa goditur, por mund të ketë të tjera të paevidentuara. Po flasim për linja që shkojnë deri në Amerikën e Jugut, ku shtetas shqiptarë kontrollojnë dhe drejtojnë rrjetin e trafikimit të kokainës”, tha në studio gazetari Spartak Koka.

/abcnews.al

BYRO-DT-10-1280x720.jpg
ent ela21:17 | 10/10/2018

Video-përgjimi i Alizotit i publikuar nga deputeti demokrat Ervin Salianji një ditë më parë në studion e Opinion, është diskutuar në studion e Byro Politike në një panel juristësh dhe gazetarësh. I pyetur nga gazetari Spartak Koka  se sa i besueshëm është ky përgjim, juristi Jordan Daci u shpreh se juridikisht nuk është provë.

“Juridikisht video përgjimi që nuk është i autorizuar nga gjykata nuk ka vlerë, por edhe nëse është i autorizuar, është indicie, por nuk është provë”.

Sipas juristit Daci përveç përgjimit parandalues nga gjykata dhe prokuroria, të gjitha përgjimet e tjera janë të dënueshme.

“Kemi dy lloj përgjime që është parandalues dhe nuk përbën prove dhe përgjime nga gjykata e Prokuroria. Të gjitha përgjimet e tjera janë të dënueshme, por nuk mund të merret provë”.

Ndërkaq juristi Shefqet Muçi theksoi se tani që çështja u lëkund, masa e sigurisë ndaj Alizotit mund të ndryshojë.

“Tani që çështja u lëkund masa e sigurisë së tij mund të ndryshojë. Video-përgjimi i djeshëm ka të njëjtën vlerë, sikurse audio përgjimi parë, por rëndësi ka ajo se çfarë përmban”.

Ndërsa gazetari Armand Bajrami shpjegoi se  video-regjistrimi i mbrëmshëm as nuk e pohon dhe as nuk e rrëzon akuzën, por angazhon prokurorinë, që pas sekuestrimit do jetë marrja në pyetje e Alizotit për sqarimin e situatës.

“Pas sekuestrimit do jetë marrja në pyetje e Alizotit për sqarimin e situatës.  Kemi një video të titruar më dëgjim jo të saktë dhe  me zë të fshirë, që më krijon bindjen se ndërsa video e mëparshme është e dyshimtë s’mund ta zhvlerësojmë më një tjetër të dyshimtë.  Është një bisedë e nxjerrë nga konteksti. Nuk e dimë kush është personi tjetër që flet. Nuk e dimë në ç’ kushte është bërë”./abcnews.al

BYRO-DT-10.mpg_snapshot_16.08-1280x720.jpg
G. P.20:56 | 10/10/2018

Në puntatën e radhës të emisionit “Byro Politike” nga gazetarja Juli Xhokaxhi u diskutua për ngjarjet më të rëndësishme politike në vend. Përpjekje për të hedhur dritë për ato personazhe që me dashje apo pa dashje janë bërë pjesë e realitetit politik në vend. Të ftuarit e sotëm ishin: Shefqet Muçi jurist, Jordan Daci jurist, Spartak Koka gazetar, Armand Bajrami gazetar.

Diskutim mbi dosjen “Babale” dhe audiopërgjimin e famshëm të kësaj çështjeje të lançuar që në maj të këtij viti. Fillimisht u bë një përmendje kronologjike e situatës. Ku u tregua se Alfred Alizoti ka pranuar se ishte ai që fliste ne audiopërgjim, kjo gjë e pasqyruar dhe në tabulatet telefonike. Alizoti në deklarimet para prokurorëve tha se i kishte premtuar një shumë prej 200.000 mijë eurosh dhe fakti që nuk kishte marrë këto para kishte bërë që të vetëdeklarohej.

Sipas Kokës, nga publikimi i videos mbrëmjen e kaluar situata ka marrë nje tjetër rrjedhë, prokuroria sqaroi se Alizoti është shoqëruar nga punonjës të policisë Fier më 1 qershor pas kërkesës së porkurorisë. Sipas të ftuarve, gjatë përgjimit të bisedave telefonike të shtetasit Albert Veliu ka rezultuar si person që ka komunikuar me të disa herë i shqetësuar duke bërë biseda për të cilat ka patur të dhëna gjatë përgjimit për përfshirjen e tij bashkë me shtetasin Albert Veliu në realizimin e audiopërgjimit.

Muçi shprehet se ajo që e ngatërron problemin është vetë politika. Kemi të bëjmë më ndërhyrjen në pushtetin gjyqësor. Duke u marrë me provat organet e shtetit deformojnë provat dhe disinformojnë publikut dhe çorjentojnë organet e drejtësisë. Sipas Dacit duhet të rezervohemi me daljen e konkluzioneve të prerave pasi mund të dalin surpriza nga ekspertiza. Përderisa nuk ka një provë të qartë nuk mund të shërbejnë.

Muçi: Me sistemin e drejtësisë në përballje të çështjeve Xhisiela-Babale çorientojne prokurorinë, nuk u interesojnë popullit por vetëm atyre që kërkojnë të shmangin vëmendjen e popullit nga hallet e përditshme.

Daci: “Gjykata e Krimeve të Rënda Gestapo moderne me zero pafajësi, njerëzit po masakrohen nga ky sistem dhe kjo lloj qasje, jo vetëm dëmton drejtësinë por edhe interesat e qytetarëve.”/abcnews.al

EMISIONI-BYRO-POLITIKE-1280x720.jpg
ent ela10:06 | 14/06/2018

Dhuna ndaj grave dhe krimi në familje ka qenë pjesë e diskutimeve në studion e Byro Politike në ABC News me psikologët Gëzim Tushe dhe Oriola Pampuri dhe gazetarët Spartak Koka dhe Armand Bajrami. Psikologët kanë renditur shkaqet e rritjes së dhunës dhe krimit në familje, ndërsa gazetarët kanë sjellë dëshmi e fakte për rolin e Policisë sa u përket denoncimeve, si dhe shifra tronditëse të urdhrave mbrojtës dhe pezullimeve të tyre. /abcnews.al

EMISIONI-BYRO-POLITIKE-1280x720.jpg
ent ela21:03 | 13/06/2018

Fenomeni i vrasjeve në javën që lamë pas është diskutuar në studion e ABC Neës nga psikologët Oriola Pampuri dhe Gëzim Tushe dhe gazetarët Armand Bajrami dhe Spartak Koka.

Sipas psikologut Tushe, 80% e krimeve ndodh në familje.

“Fenomeni i dhunës në familje në shoqërinë shqiptare është demokratizuar.   Barra më e madhe e dhunës dhe krimit është përqëndruar në familjë. Është kthyer në vatër ku buron krimi 80% e krimeve ndodh në familje duhet konsideruar si turp social”.

Shkaqet kryesore të krimit në familje sipas Tushes janë përmbysur konceptet e vjetra të moralit, është përdorimi i substancave narkotike, alkooli, lojërat e fatit.

“Shoqëria shqiptare po vuan një plagë që ka të bëjë me ndryshimin e femrave dhe meshkujve. Femrat e shoqërisë shqiptare nuk janë ato që kanë qenë dje”.

Gazetari i ABC News Armand Bajrami prezantoi disa shifra tronditëse të gjykatës së Tiranës përsa i përket urdhrave mbrojtës,

“372 çështje në total lëshim i menjëhershëm i urdhërit të mbrojtjes, por ajo që bie në sy është shifra 207 çështje të pushuara, kur pajtohen apo kur heqin denoncimin”.

Gazetari Spartak Koka tha se policia nuk ka ofruar mbrojtje ndaj Xhuljeta Çunit pas denoncimit në Polici.

“Nuk janë njoftuar as familja e djalit dhe as familja e vajzës nga Policia pas kallëzimit”.  

Ndërsa sipas psikologes Oriola Pampuri, nëse krimi paralajmërohet nuk mund të konsiderohet më krim pasioni. /abcnews.al

 

babai-i-xhuljetes.jpg
ent ela22:48 | 11/06/2018

Sulejman Çuni, babai i 19-vjeçares Xhuljeta Çuni, ishte në Greqi kur vajza e tij u vra nga Xhafer Mata. Në një intervistë dhënë për gazetarin Spartak Koka, në emisionin “Opinion” u diskutua për vrasjen që tronditi “Don Boskon” në kryeqytet më 8 Qershor.

Babai i 19-vjeçares thotë se nuk kishte asnjë dijeni që vajza e tij të ketë qenë e lidhur me 31-vjeçarin Mata. Ndërsa, për denoncimin që e bija kishte bërë në polici ndaj Xhafer Matës më 7 Maj, e kishin mësuar 3 ditë përpara vrasjes.

Bashkëshorten e tij e kishte telefonuar oficeri i zonës rreth datave 4-5 Maj, i cili i kishte dhënë garanci për jetën e vajzës. Por, tre ditë më pas dy plumba i morën jetën 19-vjeçares, e cila mëngjesin e së premtes ishte nisur për të dhënë provimin e Maturës.

Kishin kaluar 3 javë nga momenti kur vajza kishte denoncuar Xhafer Matën se po e përndiqte deri në momentin kur policia njoftoi familjarët e 19-vjeçares për këtë çështje.

INTERVISTA ME BABAIN E XHULJETA ÇUNIT:

Çfarë dijeni keni ju për gjithë ngjarjen?

Babai: Asnjë gjë. Unë kam qenë në Greqi, vetëm kur më morën në telefon që të kanë vrarë gocën më thanë.

Ju kishit informacion se vajza juaj ishte lidhur me Xhafer Matën apo ishte ndarë?

Babai: Jo. Unë me gocën flisja natë për natë. Dy netët e fundit nuk kam folur me të.

Goca ju kishte vënë në dijeni se përndiqej nga Xhafer Mata?

Babai: Jo.

Keni dijeni që goca të ketë bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 ndaj Xhafer Matës?

Babai: Jo.

Unë kam një dokument këtu z.Sulejman, i cili tregon se vajza juaj i është drejtuar policisë, Komisariatit Nr.3 më datë 7 Maj 2018 dhe ka kallëzuar Xhafer Matën se e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme në kryeqytet.

Babai: Jo, unë sot e dëgjoj për herë të parë. Nuk kam dijeni fare.

Po bashkëshortja juaj ka patur dijeni më datën 7 Maj se është bërë kallëzim?

Babai: Atë natë që erdha fola me nusen, më tha që më ka marrë në telefon i plotfuqishmi i zonës që mos ki frikë se do ta mbrojmë gocën.

Sa ditë para vrasjes?

Babai: Tre ditë para.

Pra që do të thotë rreth 28 ditë pas denoncimit. Që detyrimisht duhet t’ju kishin njoftuar në atë ditë. Po që ndaj vajzës tuaj ka patur kallëzim, keni dijeni?

BabaiJo.

Cili është apeli juaj pas kësaj ngjarje, për shtetin, për organet ligjzbatuese, për të gjithë ata që nuk e kanë trajtuar si duhet rastin?

Babai: …………… /tvklan.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono