spaho

INTERVISTA-EDMOND-SPAHO.mpg_snapshot_00.54-1280x720.jpg
ent ela15:40 | 16/09/2019

Bisedimet e fshehta për negociata mes PS dhe PD i mohon edhe nënkryetari i PD, Emond Spaho. Në një intervistë për “ABC News”, Spaho tha se PD është e gatshme të ulet në dialog, por sipas tij, Edi Rama refuzon të pranojë se ka krizë, duke refuzuar edhe ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Partia Demokratike është e gatshme të ulet në dialog për zgjidhjen e krizës politike nëse maxhoranca dhe vetë kryeministri Rama nuk do të refuzojë zhvillimin e negociatave. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një intervistë për ABC News tregon tentativat e vazhdueshme të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës të refuzuara nga Edi Rama.

Spaho mohon të ketë negociata të fshehura me maxhorancën, duke bërë të qartë se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja ofertë që opozita ka për kryeministrin Rama.

Platforma për zgjidhjen e krizës do të jetë edhe oferta e demokratëve për Partinë Socialiste për zgjidhjen e krizës. Në këtë platformë do të pasqyrohen qëndrimet e opozitës për reformën zgjedhore dhe çështje të tjera që do të kërkojnë dialog me shumicën.

Partia Demokratike përjashton në mënyrë kategorike një koalicion bashkëqeverisës me Partinë Socialiste. Për demokratët do të ishte vrastare për opozitën, pjesëmarrja në një tjetër proces zgjedhor të drejtuar nga Edi Rama kryeministër. /ABC News Albania 24/7

 

spaho-1280x719.jpg
ad min16:00 | 06/08/2019

Partia Demokratike nuk e konsideron tabu uljen në tryezë me Edi  Ramën për zgjidhjen e krizës politike. Në një intervistë për ABC News, nënkryetari i PD, Edmond Spaho deklaron se kriza do të zgjidhet vetëm përmes dialogut dhe për këtë është i hapur për kontributin edhe të aktorëve politikë vendas por edhe të ndërkombëtarëve.

Më shumë se një muaj pas zgjedhjeve vendore te 30 Qershorit, ku opozita nuk mori pjesë, demokratët janë të hapur për zgjidhjen e krizës politike përmes një tryeze bisedimesh, ku mund të përfaqësohet edhe Edi Rama si kryetar i PS.

Numri  dy i selisë blu, Edmond Spaho, në  intervistë për ABC News pranon se këtë qëndrim PD e ka pasur ne vazhdimësi gjatë muajve të fundit të protestave.

Spaho:“Asnjëherë nuk kemi thënë që nuk zhvillojmë negociata me Edi Ramën si kryetar të Partisë Socialiste. Gjithmonë e kemi theksuar se do të ulemi në një tryezë të spektrit politik ku sigurisht Edi Rama si kryetar i PS do të ketë vendin e tij dhe do të paraqesë opsionet e PS për zgjidhjen e krizës”.

Asnjëherë nuk e kemi mohuar që zgjidhja do të vijë nga dialogu. Problem është që Edi Rama nuk pranon që ka krizë dhe për rrjedhojë nuk pranon as dialogun”.

Për negociatorin demokratët nuk kanë pretendime.

Spaho:“Të gjithë të huajt që dëshirojnë të kontribuojnë për zgjidhjen e krizës janë të mirëpritur. Të huaj, vendas, cilët do qofshin ata. Këtu nuk ka tabu dhe nuk ka përse të ketë”.

Spaho mohon që ndërkombëtarët t’i kenë kërkuar opozitës që ti drejtohet gjykatave për të kërkuar rrëzimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, por është i bindur se raporti i ODIHR do të demaskojë edhe më shumë procesin ku PS mori të gjithë pushtetin vendor.

Refuzimi për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit për demokratët ka të njëjtat arsye me ato të 30 qershorit. Numri dy i demokratëve vlerëson edhe përpjekjen e aleatëve në opozitë, të cilët me regjistrim në zgjedhje po demaskojnë anëtarët e maxhorancës në KQZ.

Qëndresa e ish kryebashkiakeve te djathte për të mos liruar zyrat sipas Spahos, ka qenë një vendimmarrje e tyre, për të cilën PD është treguar e gatshme të japë mbështetje. Spaho mohon kështu zërat për një tradhti ndaj vendorëve opozitarë.

Partia Demokratike ka nisur një organizim të brendshëm të strukturave të saj pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Kryedemokrati Basha në takime që po zhvillon në të gjithë vendin ka shprehur bindjen se në shtator vendi do të ketë zhvillime të rëndësishme dhe për këtë PD duhet të jetë e përgatitur./ABC News Albania 24/7

SINKRON-SPAHO-PER-AKADEMINE.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela11:16 | 24/05/2019

Partia Demokratike ka reaguar me anë të ish-deputetit Edmond Spaho në lidhje me zgjedhjet që mbahen sot në Akademinë e Shkencave duke i konsideruar si ato si farsë. Spaho tha se zgjedhje të tilla farsë kërkon që të bëje kryeministri Rama edhe me 30 qershor. 

“Zgjedhjet farsë në Akademinë e Shkencave janë një atentat kriminal ndaj çdo vlere demokratike, qytetare, intelektuale dhe institucionale, të mishëruara nga shpirti i vetëdijes kombëtare që përfaqëson ky institucion. Kjo është një tjetër dëshmi sesi pushteti i injorancës dhe i krimit kërkon të sundojë me çdo çmim mbi elitën dhe ndërgjegjen më të lartë të dijes shqiptare.

Farsa e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave është paralajmërimi i asaj çka Edi Rama ka planifikuar më 30 qershor. Në Shqipëri nuk ka më demokraci. Autoritarizmi është kudo, në çdo institucion dhe në çdo nivel.

Partia Demokratike shpreh sot angazhimin publik ndaj të gjithë rrethit akademik shqiptar, ndaj intelektualëve dhe çdo qytetari se :

Do të angazhohet me vullnet të plotë politik për të garantuar që organet kompetente të hetojnë çdo abuzim financiar, administrativ dhe statutor në Akademinë e Shkencave deri më tani dhe në vazhdim;

Do të angazhohet për refuzim në bllok të procesit fals dhe kriminal zgjedhor aktual duke e konsideruar një uzurpim ilegjitim të institucionit publik;

Do të angazhohet për të zhbërë ilegjitimitetin dhe paligjshmërinë e çdo Kryetari dhe të çdo Kryesie të zgjedhur në kundërshtim me ligjin sikurse po ndodh, siç ka ndodhur apo mund të ndodhë edhe më pas, duke iu imponuar anëtarëve të Akademisë dhe rrethit të intelektualëve;

Do të angazhohet, sapo të ketë përgjegjësinë qeverisëse, që organet e specializuara dhe Kuvendi i Shqipërisë, të çliruar nga krimi, të fillojnë një proces reformimi të vërtetë të Akademisë së Shkencave dhe jo mashtrues si ky i sotmi, duke mos e njohur projektligjin aktual, të formuluar nga grupi uzurpator në Akademinë e Shkencave.  Ai është hartuar pa asnjë profesionalizëm, kundër frymës europiane dhe perëndimore, në mungesë të plotë konsultimi dhe transparence, si edhe përmes censurës qeveritare të mendimit të gjere universitar.

Manipulimi kriminal me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave është simbol tragjik i emergjencës demokratike me të cilën përballet vendi ynë. Partia Demokratike nuk mund të pranojë kurrsesi farsën zgjedhore në Akademinë e Shkencave, manipulimin e shkencës dhe të vërtetës intelektuale, abuzimin me çdo vlerë e ambicie për Shqipërinë si gjithë Europa.

U bëjmë thirrje të gjithë intelektualëve dhe përfaqësuesve me dinjitet të shkencës dhe dijes të kontribuojnë fuqishëm në lëvizjen e pandalshme të shqiptarëve të bashkuar për standarde europiane, për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës, për kufizimin dhe ndarjen e pushteteve, për votën e lirë dhe zgjedhje demokratike, për Shqipërinë si gjithë Europa”./ ABC News Albania 24/7

KRONIKE-EDMOND-SPAHO_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
ent ela18:30 | 14/05/2019

Nënkryetari i Partisë Demokratike ka reaguar menjëhërë pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Tiranës. Jashtë gjykatës, Spaho deklaroi se tashme gjyqtarët dhe prokurorët janë vënë në shërbim të Edi Ramës.

Pas dhënies së vendimit nga Gjykata Penale për 50 të arrestuarit e protestës së 11 Majit, nënkryetari i PD-së Edmond Spaho që e kishte ndjekur procesin në sallën e gjyqit, i konsideroi të arrestuarit si të burgosur politikë, që do dëmshpërblehen kur PD të vijë në pushtet.

Spaho pati një mesazh për gjyqtarët e prokurorët që sipas tij japin vendime bazuar në urdhra politikë.

Vendimet e gjykatës u kundërshtuan nga të arrestuarit në sallën e gjykatës dhe familjarët e tyre jashtë saj, me pretendimin se i vetmi krim që kane kryer është protesta e lirë dhe paqësore. /ABC News Albania 24/7

spajo-1280x743.jpg
ad min19:15 | 18/02/2019

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edmod Spaho është shprehur se djegia e mandateve është një vendim që nuk kthehet më pas. Ai tha se ky vendim erdhi pasi opozita kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ka kohë që  diskutohen këto hapa dhe në fakt gjithçka është e lidhur me zgjedhjet rrjedhojë e të cilave janë të gjitha fenomenet negative të cilat renditi edhe zonja Kryemadhi. Në kemi ngritur shqetësimin se në Shqipëri nuk zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Faktet që publikoi Zëri i Amerikës ku drejtuesit më të rëndësishëm të mazhorancës janë të përfshirë në shitblerjen e votës i vuri kapakun të gjithë kësaj historie. Ne tashmë i kemi ezauruar të gjitha mjetet institucionale. Kjo qeveri është iligjitime ka ardhur me votë të vjedhur. Me fakte që ka dosja 339 ku janë përfshirë edhe ministra, ish-ministra madje edhe vetë Rama është interceptuar në komunikime me këtë kategori njerëzish. Kjo na detyron ne që të marrim përgjegjësitë dhe të kalojmë përtej reagimit institucional. Sot nuk mund ta zgjidhim këtë çështje në Parlamet pasi ne ligje kemi edhe për të dënuar të themi Vangjush Dakon, apo për të dënuar ata kriminelët të cilët janë interceptuar duke vjedhur vota. I kemi ligjet por nuk dënohen”.

Ju thanë që në dosjen 339 është inteceptuar Rama duke folur me lementë të krimit, i kemi këta informacione, i keni të zbardhur?

“Sigurisht të gjithë këtë… tani doni që unë t’iu sjell dosjen këtu?! Dosjen e keni në Prokurori dhe e kanë hetuar prokurorët shqiptarë dhe kanë thënë: “Në datat 8, 9 dhe 9 Shtator 2016 kemi vënë në përgjim 20 drejtues nga më të lartët të PS. Dhe na ka rezultuar se ata kanë biseduar me kontigjentë kriminalë për blerjen e zgjedhjeve në Dibër”. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për të nxjerrë konkluzionin se kjo mazhorancë është iligjitime dhe kjo histori ka vazhduar në 2017, në Durrës, Lezhë, Tiranë dhe Elbasan. Ju tani insistoni ta gjeni e zeza mbi të bardhë për Edi Ramën”. /abcnews.al

edmond-spaho-1280x720.jpg
ent ela20:08 | 19/01/2019

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho i ftuar në “Mbrëmja ABC”, ka folur për çështjet e rëndësishme që u diskutuan në Këshillim Kombëtar të PD-së. Ai është shprehu se PD ka për synim që të ndërtojë figurën e politikianit me intigritet, në mënyrë që qytetarët të fitojnë besimin e humbur tek politika.  Më tej Sapoh ka theksuar se Rama është i shqetësuar pasi PD po e fiton besimin e qytetarëve.

“Sondazhet për opozitën janë në rritje ndaj edhe Rama është i shqetësuar. Rama është i shqetësuar kur shikon e sa poshtë ka rënë qeveria e tij. Ne do të kemi politikanë me integriti dhe do të krijohet një paketë qër të fituar besimin e qytetarëve. Qytetarët do kenë besim nëse politika do qëndrojë me këmbë në tokë.
Ne duhet t’u japim modelin e politikanëve me intregitet që të kuptojnë se Shqiperia mund të bëhet. Ne duhet t’u ofrojmë politika normale. Ata duhet të dinë se ky vend mund të ecë, të zhvillohet dhe njerëzit të kenë mundësi të jetojnë këtu.
Ne flasim për kushtet e një politikani normal që intereshet për kushte e shqiptarëve. Duhet të ndahami nga modeli i politikave të cilët punojnë për një grup oligarkësh që paratë publike ata i përdorin për interesat e tyre.
Në disa disa fusha qytetareve do t’u paraqitemi me premtime konkrete. Ne do jemi larg politikave të mashtirimit nga të cilat përfitojnë vetëm modelet e krimit”./abcnews.al

spaho1-1280x720.jpg
ent ela19:35 | 19/01/2019

“Protesta deri në rrëzimin e Ramës”, kështu është shprehur kreu i PD-së Lulzim Basha. Lidhur me këtë deklaratë nënkryetari i PD-së Edmond Spaho është shprehur se PD nuk ka synim të vijë në pushtet me dhunë.

“Ne nuk flasim për protesta të dhunshme dhe ne nuk vijmë në pushtet me viktima por me presion qytetar. Kur dhjetëra mijëra qytetar të vijnë përpara Kryeministrisë Rama do detyrohet të japë dorëheqjen. Qytetarët e shikojnë të ardhme e tyre në vend të pashpresë dhe detyrohet të marrin rrugën e emigrimit. Sot në Këshillin Kombëtar folëm për dy çështje; Për plotësimin e vendeve të Këshillit Kombëtar si dhe folën për datën dhe mënyrën e organizmit të protestave përpara Kryeministrisë. Kryesia e PD-së do diskutojnë nëse do të bojkotohet Parlamenti ose jo”.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Spaho theksoi se PD është përballë dy sfidave:

“Ne kemi për qëllim fitimin e besimit të qytetarëve. Por që të arrijmë këtu ne duhet të luftojmë dekriminalizimin e zgjdhjeve. Përveç fitimit të besimit ë qytetarëve pra sfida jonë është dekriminalizimi i zgjedhjeve. Në radhë të parë ne duhet të bindim njerëzit që na ndjekin se zgjedhje fasadë nuk mund të ketë. Ne kemi bërë të qartë se Rama do rrëzohet me protesta dhe duhet të japë dorëheqjen. Perballë presionit popullor ai duhet të japë dorëheqjen. Protesta e studentëve, e artistëve, e banorëve të Unazës, e Kukësit, të gjitha këto duhet të bëhen bashkë për të rrëzuar Ramën”./abcnews.al

SPAHO-VASILI-1280x720.jpg
ent ela11:07 | 04/10/2018

Krerët e grupeve parlamentare të PD e LSI kallëzuan në Prokurorinë e Tiranës kryeministrin Edi Rama. Sipas dy forcave më të mëdha opozitare kreu i qeverisë kishte konsumuar tre vepra penale kur cilësoi si “horr” ish-oficerin e policisë, Emiliano Nuhu.

Krerët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialite për Integrim depozituan një kallëzim kundër kryeministrit Edi Rama në Prokurorinë e Tiranës. Sipas tyre, kreu i qeverisë ka konsumuar tre vepra penale gjatë deklaratës publike të 29 shtatorit kur e quajti horr ish-oficerin e policisë, Emiliano Nuhu dhe se po përdoret rastin për të përfituar azil jashtë vendit.

“Me këtë deklarim publik kryeministri ka kërcënuar, i është kanosur komisarit në kushtet e të qenurit në detyrë shtetërore, ka ndërhyrë në detyrën e organeve hetimore, pasi Prokuroria kishte filluar paralelisht dy hetime. Dhe me deklarimet e tij kryeministri paracaktoi rezultatin e hetimit, e vendosi se si ai duhej të ishte, ku të mbrohej djali i deputetit dhe të denigrohej, të poshtërohej dhe të dënohej komisar Emiljano Nuhu”.

Referuar materialit kallëzuës, krerët e grupeve të PD dhe LSI bëjnë përgjegjës Ramën edhe për veprat penale të “veprime që pengojë zbulimin e së ërtetës dhe “kanosjes për të mos kallëzuar”.

“Kryeministri nuk i është kanosur dhunuesit, por i është kanosur denoncuesit dhe ky është fakt. Së dyti, çdo pretendim i lidhur me deklarimet e komisar Nuhut, pas këtyre deklarimeve djali i deputetit ndodhet në arrest në burg”.

Kreu i grupit parlamentar demokrat tha se nuk i druhej paketave anti-shpifje të paralajmëruara nga kryemiunistri.

“Vendi sot nuk ka nevojë për paketa të cilat synojnë t’i mbyllin gojën të gjithë atyre të cilët dëshirojnë të denoncojnë mafian dhe lidhjen e krimit të organizuar me këtë qeverisje. Vendi ka nevojë ka nevojë për paketën anti-krim, për paketën anti-mafia”.

Veprat penale për të cilat partitë opozitare kanë kallëzuar kryeministrin parashikojnë dënime me nga 2, 3 dhe 4 vite burg. /abcnews.al

 

META-1-1280x584.jpg
ent ela12:25 | 21/08/2018

Festën e Kurban Bajramit, besimtarëve mysliman ua uroi edhe politika shqiptare. Pas vizitës në selinë e komunitetit Mysliman Shqiptar kreu i shtetit Ilir Meta ndau mesazhin e tij të urimit.

Meta: Mesazhi i solidaritetit, bashkëpunmimit, i vëmendjes ndaj atyre që kanë më shumë nevojë për t’u përkrahur, për t’u ndihmuar. Këto janë mesazhet që na sjell kjo ditë e rëndësishme e besimit islam për të gjithë qytetarët tanë. Është një ditë që dëshmon bashkëjetesën e shkëlqyer ndërfetare, e cila ka në themelet e saj vlerat më të mira njerëzore dhe hyjnore.

Për nënkryetarin e kuvendit Edmond Spaho, kjo ditë e shenjtë jep mesazhin e sakrificës dhe solidaritetit sidomos ndaj më të pamundurve.

Spaho: I uroj myslimanët gëzuar festën e Kurban Bajramit. Të jetë vit i mbarë dhe i begatë ku të sundojë paqja e begatia mbi të gjithë ne. Në këtë ditë të shënuar të Kurban Bajramit është një thirrje për të qenë të lidhur dhe afër njëri-tjetrit. Një ditë për sakrifica ndaj atyre që e sigurojnë ekzistencën me mund e vështirësi. I gjithë viti të jetë i mbarë, i mirëqënies e dashurisë për njëri- tjetrin.

Thirrje për solidaritet ndau edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Veliaj: Dua falënderoj qindra vullnetarë të bashkisë, qendrave sociale, shoqatave humanitare xhamisë që mbrëmë kanë shpërndarë mish për 2 mijë familje që janë në nevojë ekonomike. Ky është një apel që mund të jemi solidarë jo me statuse e lajka, por me diçka konkrete. Nëse ne do funskionomin me këtë mentalitet të bashkimit solidaritetit, sakrificës çdo ditë do të ishte mrekuli. Unë nuk jam naiv, e di se mrekullitë mezi ndodhin. E e di se kur të vijë shtator do rikthehet sherri, debati. Lutem që shtatori të na gjejë të bashkuar dhe siç jemi në festa të jemi edhe në ditët e punës.

Shefi i ekzekutivit Edi Rama, ai i opozitës Lulzim Basha dhe kreu i kuvendit Gramoz Ruçi urimet e tyre zgjodhën t’i ndanin përmes rrjetit social facebook.

Në postimin e tij Rama përcjell urimin, të shoqëruar me një video që tregon punën për ringritjen e disa objekteve të kultit të fesë myslimane në Berat, Tiranë, Gjirokastër e Delvinë. Ai shkruan se xhamitë janë pjesë e thesarit tonë të trashëgimisë historike e kulturore.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, në urimin e tij për këtë ditë feste bëri thirrje që tolerancën si besimtarë, ta plotësojmë edhe me tolerancën si qytetarë.

Kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha lutjet e tij i çon në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit dhe të nëpërkëmburit, në këtë festë të flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit. Mesazhi i kësaj dite – vijon ai – dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin./abcnews.al

RAMA-SPAHO-1280x670.jpg
ent ela15:33 | 01/07/2018

Kryeministri Rama tha se akuzat e opozitës, për vrasjen e 31 vjeçarit Shkëlzen Qordja, ishin skenar i një fantazie makabër. Sipas Ramës, deklaratat e opozitës kishin për synim goditjen e Ministrit të Brendshëm. Por Partia Demokratike edhe në daljen e sotme publike deklaroi se shoferi i Xhafajt u ekzekutua në një vrasje mafioze. 

I veshur në të zeza, takimin e llogaridhënies në Korçë, kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi për të dhënë versionin e tij të ngjarjes së rëndë me gardistin Shkëlzen Qordja. Ende në pritje të përfundimit të hetimit nga prokuroria, shefi i ekzekutivit përgjigjen ia dedikoi atyre që sipas tij nuk dijnë të respektojnë të vërtetën.

“Duke përfituar gna rasti t’i shpreh ngushëllimet familjes së punonjësit që mori një vendim ekstrem dhe befasues dhe dua ta ndaj me familjen gjithë ndjenjën e keqardhjes, sepse përtej tragjedisë dhe dhimbjes ata nuk mundën të gjejnë qetësinë për të lotuar, sepse u gjendën nën rrebeshin e zi të sulmeve politike për të njëjtat arsye të mos arsyes që dominojnë politikën tonë pa dashur t’ja dinë për respekt dhe të vërtetën”.

Ky paracaktim i përfundimit të hetimit nga vetë kryeministri, shef ekzekutivi është për Partinë Demokratike një histori e përsëritur.

“Për të fshehur një vrasje mafioze Rama ka marrë publikisht rolin e kryeprokurorit duke paracaktuar se vrasja mafioze ishte vetëvrasje me tre plumba”.

Skenar fantazie makabër e quan Edi Rama tezën e artikuluar nga demokratët të një vrasje mafioze dhe jo vetvrasje të 31-vjeçarit gardist.

“Agresioni brutal ndaj djalit që u nda nga jeta dhe përfshirja në skenarë fantazie makabër për të goditur qeverinë, nuk ka fjalë për t’u komentuar. Është i neveritshëm dhe i turpshëm”.

Edhe ky sulm ndaj artikulimit të pistës së një vrasje të mundshme, për kreun e grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho, vë kryeministrin në pozitat e hershme të mohimit të asaj çka shihet me sy të lirë.

“Nuk është skenar fantazie si do ta shesë kryeprokurori Rama. Ai ka mohuar çdo skandal që implikon atë, edhe transportin e drogës me avion edhe kriminelet ne parlament dhe bashki. kanabuizimin e quajti skenar fantazie, audin e tahirit e quajti skenar kriminal.mohoi per 5 vjet denimin e Agron Xhafës, tani mohon përfshirjen e taulant ballës tek kapja e parave”.

Është mohimi i këtyre të vërtetave dhe mbrojtja e interesave kriminale e kryeministrit ajo që ka lënë vendin prapa dhe jashtë Europës, përfundon selia blu. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono