sovranitetin

trumpp.jpg
ent ela16:59 | 26/03/2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohën zyrtarisht Sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan. Dekreti i firmosur nga presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar shumë reagime në skenën ndërkombëtare.

Donald Trump njohu zyrtarisht sovranitetin izraelit në lartësitë e Golan. Një firmë, ajo e presidentit amerikan që vlen shumë pikë elektorale për Kryeministrin Izraelit Netaniau, i cili është në kërkim të mandatit të radhës.

Vendimi vjen pak kohë pas transferimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem dhe tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja për programin bërthamor me Iranin.

Kryeministri Izraelit Netaniau u shpreh se, në historinë e gjatë hebreje ka pasur shumë deklarata të liderëve jo hebrenj, në emër të popullit dhe tokave izraelite, duke cituar ndër emrat e tjerë dhe atë të kreut të shtëpisë së bardhë.

Pushtimi i lartësive të Golan në vitin 1967 dhe më pas aneksimi në vitin 1981 nuk është pranuar asnjëherë nga komuniteti ndërkombëtar.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, e denoncoi këtë vendim si një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare. I ashpër ka qenë dhe reagimi i Turqisë, sipas të cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës po sillen sikur të mos ekzistonte e drejta ndërkombëtare.

Statusi i Golan nuk ka ndryshuar, deklaroi zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gutierres./abcnews.al

 

7C9D9879-8DBC-41D5-AF0B-BDF87B943E6C_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s-1-933x445.jpg
ent ela09:15 | 22/03/2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se është koha që SHBA-ja të njohë sovranitetin e Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit. Izraeli e mori nën kontroll këtë territor nga Siria pas luftës së vitit 1967. Siria vazhdimisht ka kërkuar të rikthejë sovranitetin mbi rajonin.

Përmes një postimi në Twitter, presidenti Trump deklaroi se Rrafshnalta e Golanit ka rëndësi strategjike dhe të sigurisë për Izraelin dhe rajonin.

“Pas 52 vitesh është koha që Shtetet e Bashkuara të njohin plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit, që është e një rëndësie strategjike dhe të sigurisë për Izraelin dhe stabilitetin rajonal”, shkroi presidenti amerikan, Donald Trump.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, menjëherë reagoi duke falenderuar presidentin Donald Trump.

“Në një kohë kur Irani kërkon të përdorë Sirinë si një platformë për të shkatërruar Izraelin, Presidenti Trump pranon me guxim sovranitetin izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit”, tha Netanyahu.

Izraeli ushtron administrimin në Rrafshnaltën e Golanit që nga viti 1981 por qeveritë tjera nuk e njohin këtë akt. /REL


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono