soreca

soreca.jpg
ent ela10:20 | 04/10/2019

“Një pronë e vjedhur, një kriminel që nuk dënohet dhe një biznes që mbyllet nga kërcënimi i mafias”. Është kjo që detyron pjesën më të madhe të shqiptarëve të ndryshim themelor në drejtës, sipas  ambasadori të Bashkimit evropian në Shqipëri Luigi Soreca në fjalën e tij në konferencën “Gjithçka për drejtësinë”. Ai theksoi se reforma në drejtësi është kërkuar nga pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarëve, pasi ata kanë vuajtur më shumë nga mungesa e drejtësisë.

“Reformat nuk ndodhin pse i kërkojmë ne, por sepse pjesa dërrmues i kërkojnë. Janë qytetarët shqiptarë që kanë vuajtur nga një sistem drejtësie, që kanë vuajtur nga mungesa e besimit, një pronë e vjedhur, një kriminel që nuk dënohet dhe një biznes që mbyllet nga kërcënimi i mafias dhe te drejtësia kanë shpresën qytetarët shqiptarë. Po t’i hedhin sytë në të shkuarën shumë pak vende në botë kanë bërë këtë trandsforim të thellë”.

Kryediplomati i BE thekson se reforma në drejtësi është një ndryshim themelor që nuk mund të bëhet brenda natës, ndërsa thekson se Shqipëria është gati për çeljen e negociatave.

“Ne duhet t’i japim meritën atyre gjyqtarëve që nuk e ulën busullën e inetrgritetit. Por asnjë ndryshim themelor nuk ndodh brenda natës. Reforma në Shqipëri është pjesë e historisë moderne të Shqipërisë. Ne jemi në kryqëzim dhe duhet të sigurojmë që pritshmëria është shumë e lartë.

Detyra kolektive është që të mos ketë ngadalësim.

Jemi dy javë larg nga votimi për të ardhmen e Shqipërisë ndaj reforma në drejtësi ka hedhur themele të fuqizimit të sektorit të paanshmërisë e llogaridhënies, se Shqipëria është e gatshme të lëvizë në hap tjetër, çelja e negociatave. Kjo ka të bëjë më drejtësinë se ka të bëjë me demokracinë”. /abcnews.al

 

SORECA_ABC-1280x720.jpg
ent ela12:16 | 16/09/2019

Ambasadori i BE Luixhi Soreka u ka drejtuar sot një mesazh në shqip nxënësve shqiptarë nga shkolla e mesme “Petro Nini” në Tiranë. Soreka u bëri apel të rinjve të shpresojnë dhe të kenë besim se Shqipëria do të jetë pjesë e BE dhe një vend më i mirë.

“Kini besim te Shqipëria ashtu siç kam unë. Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë, kini besim. Së shpejti, shpresoj që shumë së shpejti do të hapim negociatat me Shqipërinë në mënyrë që Shqipëria të bëhet vend anëtar i BE dhe të rikthehet në gjirin e BE, aty ku ky vend i përket gjithmonë. Ju jeni e ardhmja e BE. Duhet të jeni qytetarë më të mirë të Shqipërisë dhe të më pas të BE. Urime për vitin e ri shkollor. Gëzuar. Delegacioni i BE do të jetë pranë jush. Faleminderit të gjithëve”.

/ABC News Albania 24/7

soreca.jpg
ent ela08:39 | 05/09/2019

BE apelon Shqipërinë për vazhdimin e thellimit të reformave.

Përmes rrjetit social  në “Tëitter” Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca thotë se gjatë një takimi me eurokomisionerin , Johanes Hahn ka informuar atë për zgjerimin mbi zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.

“Kënaqësi të informoja Komisionerin Hahn mbi zhvillimet më të fundit të situatës politike në Shqipëri”- shprehet  Soreka.

“Në funksion të vendimit të tetorit për hapjen e negociatave, është thelbësore që Shqipëria  të vazhdojë të përqendrohet në thellimin e reformave”- vijon statusi i ambasadorit europian. /abcnews.al

 

 

4928.jpg
Sej rie23:15 | 16/07/2019

Zgjedhja e Ursula von der Leyen është përshëndetur edhe nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luixhi Soreka. Përveç se e ka uruar përmes një postimi në Twitter, Soreka ka vlerësuar deklaratën e presidentes së re të Komisionit Evropian se, “besimi ndaj meje është besim për Evropën”.

soreca-1-1280x709.jpg
Sej rie12:00 | 11/07/2019

EUROPOL ka hapur zyrën e tij në Tiranë, duke bërë që një oficer i lartë policor të punojë në një zyrë të posaçme në Policinë e Shtetit, për të intensifikuar bashkëpunimin dypalësh. Në ceremoninë e hapjes së zyrës  së oficerit ndërlidhës të Europol, Ministri i Brendshëm tha se thellimi i integrimit dhe lëvizjes së lirë na vë edhe përpara sfidave për forcimin e sigurisë.

Shqipëria bëhet vendi i parë në Ballkan që EUROPOL ka hapur një zyrë të posaçme në Policinë e Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Në ceremoninë e përurimit të Zyrës së Oficerit Ndërlidhës të EUROPOL ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, pohoi se, Shqipëria është integruar “de facto” në BE ndërsa, “de juro” po ecën në rrugën e sigurt.

Sandër Lleshaj: “Përpjekja jonë për integrim në Bashkimin Europian po konkretizohet përditë e më shumë në element konkretë dhe praktikë. Fillimi i operacionit të FRONTEX në kufijtë e Shqipërisë, përbën një hap të rëndësishëm, i cili ndodh për herë të parë në një vend jashtë BE. Edhe hapja e Zyrës së EUROPOL në Tiranë, është e para në rajon dhe siç tha dhe Drejtorja Ekzekutive e dyta në botë pas Uashingtonit, gjë që na bën të ndihemi mirë. Në njëfarë mënyre, ne po realizojmë hapa që shënjojnë njëfarë integrimi “de facto”. Dhe kjo qasje, ky integrim de facto në BE, besoj që është rruga më e drejtë për të arritur dalëngadalë e të sigurt drejt integrimit de jure”.

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca theksoi se prania e Europol në Tiranë do të ndihmojë Shqipërinë për  hapjen e negociatave me BE-në.

Luigi Soreca: “Numri i operacioneve dhe koordinimi i Shqipërisë me EUROPOLIN janë rritur. Ato kanë sjellë rezultate në rritjen e goditjes së grupeve kriminale. Policia e Shtetit shqiptar është e aftë për t’u angazhuar në shumë operacione policore me partnerët europian. Ky operacion ndihmon edhe në angazhimin e Shqipërisë në fushën e sigurisë por edhe në procesin e hapjes së negociatave me BE. Unë jam shumë krenar që po e shoh një gjë të tillë në Shqipëri dhe jam më shumë i bindur se puna e EUROPOL do jetë shumë e mirë në bashkëpunimin me policinë shqiptare. Ne do të ndihmojmë Shqipërinë për të pasur më shumë rezultat”.

Zyra e EUROPOL është krijuar në ambientet e drejtorisë së Policisë së Shtetit, ku titullari i institucionit Ardi Veliu, tha se, pa bashkëpunim nuk mund të ketë sukses në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ardi Veliu: “Bashkëpunimi me partnerët dhe me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere  për Policinë e Shtetit është një ndër tre prioritetet kryesore të punës së saj, pasi ne jemi të vetëdijshëm dhe të bindur se lufta kundër krimit të organizuar nuk mund të ketë sukses sado e zhvilluar të jetë një organizatë policore në rast se nuk bashkëpunon me partnerët”.

Ky nuk është fundi por vetëm fillimi i një bashkëpunimi në fushën e sigurisë ishte mesazhi që përcolli drejtoreshës Ekzekutive e EUROPOL, Catherina De Bolle.

/ABC News Albania  

luigi-soreca.jpg
ent ela18:45 | 18/06/2019

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca deklaron se Këshilli Europian riafrimoi sot angazhimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një reagim në Twiter ambasadori Soreka kërkon dialog nga forcat politike në Shqipëri, pasi nuk ka kohë për të humbur.

“Në pikëpamje të tetorit të ardhshëm “vendim i qartë dhe substancial” nga Këshilli. Tani  është koha që të gjitha institucionet të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, në veçanti në reformën në drejtësi” – shprehet Soreca.

“Urgjentisht  një dialog me të gjitha partitë për të kapërcyer situatën e tanishme politike, për të siguruar që Shqipëria të mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe të shkojë në hapin e ardhshëm. Nuk ka kohë për të humbur“- përfundon ambasadori i BE në Tiranë. /abcnews.al

soreca.jpg
ent ela14:40 | 07/06/2019

Në një intervistë për Euronews, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca, tha se reforma në Drejtësi po e bën Shqipërinë të njohur në mbarë botën. Ambasadori theksoi se ka ardhur koha që politikanët shqiptarë t’u japin prioritet dëshirave të qytetarëve të tyre.

“Këtë vit, për herë të dytë, Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë.”

Me këto fjalë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit europian për çështje të jashtme, Federika Mogerini, në 29 maj komisioni europian hapi sërish derën për një anëtarësim të mundshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Komisioni vlerësoi se gjatë mandatit të Edi Ramës si kryeministër, vendi kishte përmbushur reformat për të cilat ishte rënë dakord. Por protestat e fundit të qytetarëve kundër qeverisë,  të cilën e akuzojnë për korrupsion dhe mashtrim electoral, ka shqetësuar së tepërmi Brukselin.

Në një intervistë për Euroneës, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luixhi Soreka, ka komentuar situatën në Shqipëri dhe opsionet për t’u bërë një vend anëtar.

“Shqipëria ka bërë një progres domethënës që nga qershori 2018,” thekson Soreka. “Fillimisht për sa i përket reformës në drejtësi, dhe tashnë procedurat hetimore kanë çuar në më shumë se 140 vendime, por ka institucione që ende duhen krijuar, dhe pse janë vendosur gjykatës të rinj. Sipas Sorecas kjo reformë e paprecdentë po e bën Shqipërinë e njohur jo vetëm në Europë por dhe në botë.

Gjithësesi Soreca është i vetëdijshëm se reforma në drejtësi nuk është ai që opinioni ndërkombëtar sheh kur kthen sytë nga Shqipëria. Protestat e fundit të qytetarëve dhe akuzat e opozitës, janë aktualisht imazhi i vendit.

Ambasadori i BE-së në Tiranë shprehet se akuzat e opozitës po analizohen. Por gjithësesi ato duhen shoqëruar me vendime të marra konform rendit dhe ligjit, dhe në momentin që hetimet përkthehen në vendime, në akuza dhe më pas në dënime, sigurisht që Bashkimi Europian do e ketë parasysh një gjë të tillë.

Soreca u bëri apel politikanëve shqiptarë që të tejkalojnë ngërçin dhe të vendosin në radhë të parë interesat e qytetarëve.

Sipas tij 93% e shqiptarëve e mbështesin procesin e anëtarësimit, por kjo jo domsodoshmërisht përkthehet në veprime konkrete nga palët politike në vend. Soreka thekson se 93% është një përqindje shumë e lartë, madje më e lartë se san ë të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, dhe pa asnjë dyshim përqindja më e lartë në të gjithë rajonin.

Për ambasadolrin tashmë është përgjegjësia e sistemit politik në Shqipëri por dhe e Bashkimit Europian, sepse tashmë është rradha e BE-së që t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve shqiptarë.

Në qershor këshilli për çështjet e përgjithshme do të marrë një vendim për Shqipërinë. Soreca beson se duhet optimizëm duke pasur parasysh punën e bërë, dhe duhet respektuar ajo që Shqipëria ka arritur, por gjithashtu duhet dhe pragmatizëm; dhe për këtë arsye ai përsërit apelin ndaj forcave politike në vend: të tejkalojnë ndarjet dhe të marrin në konsideratë prioritetin e përgjithshëm të qytetarëve në Shqipëri. /ABC news Albania 24/7

luigi-soreca.jpg
ent ela18:10 | 06/06/2019

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luixhi Soreka ka deklaruar se BE duhet ta njohë progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën e integrimit. Në një intervistë për gjermanen “Di Velt”, Soreka ka nënvizuar se vendet anëtare duhet të kenë parasysh se hapja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim në BE.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreka ka deklaruar se hapja e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë do të ishte një sinjal inkurajues që BE i jep vendit. Në një intervistë për gjermanen “Di Velt”, Soreka ka nënvizuar se hapja e negociatave ka të bëjë me progresin dhe jo me zgjidhjen e të gjitha problemeve.

“Hapja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim në BE. Do të thotë se vendi ka arritur një nivel domethënës progresi sa u takon prioriteteve të kërkuara nga Komisioni dhe Këshilli Europian dhe se tendencat në vend janë pozitive”, ka deklaruar Soreka.

Sipas diplomatit europian, është me rëndësi të shmanget ngatërresa që për hapjen e negociatave vendi duhet të jetë në nivelin e anëtarësimit në BE.

“Kjo do të arrihet në përfundim të procesit, sikurse ka ndodhur për të gjitha vendet e tjera që janë anëtarësuar. Ndaj, aktualisht ne duhet të fokusohemi tek progresi domethënës, që konfirmon zotimin për të arritur më pas një progres të qëndrueshëm”, ka thënë Soreka.

Ai ka theksuar se është koha që Bashkimi Europian të marrë një vendim sa i takon rrugës europiane të Shqipërisë.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm se vendimi i qershorit ka një rëndësi kritike për të ardhmen e vendit. Është një vendim shumë domethënës në radhë të parë për popullin shqiptar, që ka interesin më të lartë për t’u bashkuar me Europën sesa të gjithë popujt e tjerë në pjesën jug-lindore të kontinentit të vjetër”, ka shtuar Soreka. /ABC News Albania 24/7

rama-sor-1280x705.jpg
ent ela15:49 | 29/05/2019

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një apel kryedemokratit Lulzim Basha në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin BE-së Luixhi Soreka, pas dorëzimit të progres raportit.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë theksoi gjykimi i Komisionit Evropian është objekti i bazuar në fakte dhe shifra kurse, vendimi i Këshillit Evropian disa javë më pas është politik. Në këtë kontekst ai i bëri thirrje Bashës që të mendojë për Shqipërinë dhe jo partinë.

“Apel për Bashën dhe atë pjesë të opozitës që është rrugëve. Deri në momentin e vendimmarrjes së KiE është mirë që të mendojmë për Shqipërinë, jo për partitë, të mendojmë për gjeneratën tjetër jo zgjedhjet e radhës, mos furnizojmë ata që mund të jenë të lëkundur apo në kërkim të arsyes për të thënë jo me pamje të gënjeshtra që nuk pasqyrojnë realitetin nga Tirana, me protesta partiake jo popullore”.

Rama theksoi se deri në mbledhjen e Këshillit do bëjë gjithçka për të influencuar mendimin e këshillit Evropian.

“Ky është hapi i parë, hapi i dytë konfirmues është Këshilli Evropian, por dallimi është i qartë kriteret janë objektive, gjykimi objektiv, në hapin e dytë gjykimi është politik dhe për këtë arsye deri në mbledhjen e këshillit do bëjmë gjithçka të influencojmë mendimin e këshillit. Ka përcaktuar kornizën e patjetërsueshme në bazë të së cilës Gjermania dhe vendet anëtare duhet të ecin, duke nënvizuar aspektin më të rëndësishëm që në këtë fazë jemi në kushtet kur kemi realizuar progresin e nevojshëm, por kjo s’do të thotë se kemi realizuar progresin e mjaftueshëm për t’u bërë anëtar i BE”. /abcnews.al

soreca.jpg
G. P.16:33 | 25/05/2019

Në një deklaratë në rrjetet sociale delegacioni Bashkimit Europian dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri bën thirrje që e drejta për të protestuar të ushtrohet në mënyrë paqësore. Ata dënojnë aktet e dhunës dhe kërkon që të gjitha palët e përfshira të garantojnë sigurinë e protestuesve që do dalin në rrugëtr e Tiranës.

“Ne dënojmë aktet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Të gjitha palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e atyre që janë në rrugët e Tiranës sonte. Nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësinë për të vepruar me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen”, shkruhet në deklaratën e delegacionit.

BE bën thirrje që të gjitha palët t’i shtrohen dialogut për të gjetur një rrugëdalje nga situata politike ku ndodhet e vendi.

“Për të mirën e qytetarëve shqiptarë, shumica e të cilëve dëshiron të shohë që vendi të bëjë përpara me procesin e reformave dhe të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështeten në ofertën ekzistuese për dialog me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale politike si një çështje urgjente”, mbyllet deklarata e delegacionit të Bashkimit Europian./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono