sondazhi

Sanchez-Inter.jpg
Igli Nikolli10:16 | 30/09/2019

Antonio Conte i ka befasuar të gjithë. Tifozët e Interit shpresonin që ulja e trajnerit leçez në stolin e ekipit tyre të zemrës do të rregullonte shumë gjëra. Megjithatë, pritshmëritë janë tejkaluar dhe zikaltrit kryesojnë me 18 pikë të plota pas javës së gjashtë.

Një ecuri fantastike, që i ka surprizuar të gjithë. Edhe interisti më optimist nuk e kishte imagjinuar që ekipi i tij do të shkonte në duelin me Juventusin me pikë të plota dhe si kryesues.

Një sondazh i bërë nga gazetari Alfredo Pedulla tregon se 77% e tifozëve nuk e prisnin Interin me pikë të plota pas javës së gjashtë, ndërsa 23% janë përgjigjur se e prisnin një nisje të tillë të zikaltërve. /abcnews.al

Mourinho-Allegri.jpg
Igli Nikolli15:44 | 21/09/2019

E ardhmja e Zinedine Zidane në stolin e Real Madrid është në dyshim. Një rezultat negativ në transfertën e së dielës kundër Sevillës mund të sillte shkarkimin e francezit nga ana e presidentit Florentino Perez.

Spanjollja “Marca” ka bërë një sondazh në lidhje me preferencat e tifozëve madrilienë në lidhje me pasardhësin e Zidane. Rezultati nuk është aspak surprizë.

Në vend të parë preferohet Jose Mourinho me 44% të votave i ndjekur nga Max Allegri me 23%, ndërsa në vend të tretë renditen Raul me 21% të votave. Rreth 12% nuk preferojnë asnjë prej këtyre të treve dhe dëshirojnë një alternativë të katërt.

“Special One” qëndroi tre sezone në Madrid gjatë viteve 2010-2013, periudhë ku fitoi një titull kampion, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë Spanje. /abcnews.al

RAMA-SONDAZHI-STUDENTET.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela14:59 | 19/04/2019

Sondazhi Kombëtar Studentëve nuk do të shërbejë vetëm për matjen e cilësisë së mësimdhënies në universitete por do të shërbejë edhe për të frenuar cdo lloj korrupsioni në auditorët e arsimit të lartë. Është kjo një ndër pikat e forta të këtij sondazhi që Kryeministrit Edi Rama shprehu gjatë prezantimit të tij.

Sqarimet për atë që gjeti e atë që e pret situatën në arsimin e lartë, Kryeministri Rama e bëri në  prezantimin e Sondazhit Kombëtar të Studentëve 2019 mbi cilësinë e mësimdhënies, në kuadër të Paktit për Universitetin.

Ky është një proces shumë i rëndësishëm sipas kryeministrit Rama që ka nisur me protestat e studentëve në fund të vitit të shkuar dhe ka vijuar si një ndërveprim konstruktiv për të kanalizuar përmes një sërë mekanizmash të rinj. Një proces që synon jo vetëm të adresojë ato shqetësime që  nxori në pah protesta e studentëve, por edhe të shkojë më tej.

I kënaqur por edhe i bindur shprehet kryeministri se po vendoset një bazë e re në jetën e brendshme të universitetit dhe bashkëpunimit mes qeverisë dhe universitetit.

Karta e Studentit do të fillojë të shpërndahet brenda muajit maj tha Kryeministri Rama, sipas të cilit fillon me 40 shërbime, por që do ketë edhe të tjera. /abcnews.al

 

SONDAZHET-NE-FRANCE.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ad min14:26 | 08/11/2018

Presidenti i Francës Macron vijon rënien e lirë në sondazhe dhe tashmë partia nacionaliste e Marinë Lë Pen ka kaluar “On Marsh”. Këto rezultate negative vijnë si shkak i politikave të kreut të pallatit Elize që nuk gjejnë përkrahje nga populli.

Presidenti Emmanuel Macron po zhvillon një tur në Francë në fushëbetejat e Luftës së Parë Botërore për të vënë theksin tek rreziku që vendos ringjallja e nacionalizmit në Evropë. Por duket se votuesit nuk janë të interesuar në këtë çështje. Ata janë më shumë të shqetësuar lidhur me adresimin e presidentit në rënien industriale që ka prekur verilindjen e Francës, se sa t’i bashkohen atij në përkujtimoret për betejat e luftrave që u morën jetën miliona qytetarëve shekullin e kaluar. Këto fakte përkthehen në pikë politike.

Për herë të parë, Mobilizimi Kombetar, partia nacionaliste e së djathtës së Marine Le Pen, ka kaluar në një sondazh lëvizjen “En Marche” të presidentit Macron. Ky zbullim vjen disa muaj përpara zgjedhjeve evropiane që zhvillohen në maj. Sipas studimit, partia e Le Pen ka mbështetjen e 20% të qytetarëve, duke u rritur ndjeshëm. Ndërsa ajo e “On Marche”, është në kuotën e 19.5% të preferencave, duke shënuar një rënie prej 4.5%.

Kur Macron paralajmëron për kërcënimin global të ndryshimeve klimatike, votuesit e zemëruar duan të dinë se pse lufta e tij për të përmbushur angazhimet e tij buxhetore nënkupton një rritje në taksat për benzinën dhe një shtrydhje mbi të ardhurat e pensionistëve. Ndërsa popullariteti i Macron po prek nivelet më të ulëta çdo javë, një demonstratë që pritet të zhvillohet me 17 nëntor kundër rritjes së çmimit të benzinës po kërcënon të kthehet në një protestë kombëtare kundër presidentit. Por ky i fundit, i bindur në zgjedhjet e tij, nuk pranon të ndryshojë drejtim. Ndërkohë, Macron mori drejtimin e pallatit Elize me 14 maj të 2017, dhe mandati i përfundon në vitin 2022./abcnews.al

ITALIA-BE-SONDAZHI_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ad min23:30 | 17/10/2018

Në Itali është regjistruar numri më i vogël i votave pro qëndrimit në Bashkimin Evropian, vetëm 44%. Kështu në këtë mënyrë, gadishulli Apenin ka numrin më të madh të euroskeptikëve në BE, duke lënë pas edhe Britaninë. Megjithatë, në një zondazh të Eurobarometrit, italianët shprehen se mbështesin përdorimin e monedhës së përbashkët.

Në rast të një referendumi lidhur me largimin nga Bashkimi Evropian, vetëm 44% e italianëve do të votonin pro qëndrimit në Union. Këto janë të dhënat më të këqija në 28-shen e bllokut, edhe përballë britanikëve që sot do të votonin 53% pro qëndrimit. Kjo është zbuluar nga një sondazh i Eurobarometrit në bazë të të cilit, përqindja e të pavendosurve në Itali është 32%, edhe kjo më e larta në Union.

Megjithatë monedha e përbashkë nuk është në dyshim, pasi shumica e italianëve, 65% mbështesin euron. Ajo që mbetet në krizë në këto momente është qëndrimi në Bashkimin Evropian. Nuk është pikërisht momenti për një “Ital-exit”, pasi përqindja e të pavendosurve është shumë e lartë, 32%. Megjithatë ekziston sinjali i një krize të dukshme pasi italianë janë – për ndryshim nga e kaluara – më pak të bindur që vendi i tyre të ketë marrë benefite nga pjesëmarrja në BE. Ndërsa mes evropianëve, vetëm 17% e të intervistuarve janë në favor të largimit të Italisë. Ndërsa mes vetë britanikëve, të cilët janë shprehur me një referendum për largimin nga Unioni, sot vetëm 35% janë pro Brexit.

Sa i përket opinionit për Parlamentin Evropian, 32% e evropianëve kanë mendim pozitiv, 21% shprehen negativisht dhe maxhoranca prej 43% janë neutral. Gjysma e të intervistuarve dëshirojnë që BE të zhvillojë një rol më të rëndësishëm në të ardhmen. Në bazë të këtyre zbulimeve, rritet edhe vetëdijësimi për zgjedhjet evropiane të vitit që vjen. Euroskeptikët në shumë vende janë në rritje. Në agjendën për temat kryesore për fushatën elektorale evropiane, emigracioni qëndron në vendin e parë, ndjekur nga ekonomia dhe papundia. Ndërsa lufta kundër terrorizmit ka zbritur në vend të katërt./abcnews.al

MAQEDONI-REFERENDUMI-SONDAZHET.mpg_snapshot_00.07-1280x712.jpg
ad min16:29 | 06/09/2018

Sipas sondazheve më të fundit më shumë se 40 për qind e qytetarëve në Maqedoni mbështesin mbajtjen e referendumit për çështjen e emrit në 30 shtator. Ata shprehen se do të votojnë pro.

Më shumë se 40 për qind e shtetasve të Maqedonisë do të votojnë për “një marrëveshje” me Greqinë për emrin e ri në referendumin e 30 shtatorit, sipas sondazhit më të fundit të kryer nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” Shkup dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar për TV Telma.

Kundër janë shprehur 8.6 për qind të të anketuarve, 6.3 për qind janë të pavendosur, ndërsa dy për qind refuzuan të përgjigjen. 42,2 për qind e të anketuarve nuk kanë reaguar. 57.8 për qind e të anketuarve do të dalin në referendum, ndërsa 28.8 për qind do të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa 11.2 për qind ende nuk e dinë nëse do të përdorin të drejtën e tyre për të votuar. Anketa u krye në mes të 7 gushtit dhe 25 gushtit, duke përfshirë 1.000 persona./abcnews.al

RAJONI-ARMET-1280x720.jpg
ent ela12:55 | 22/05/2018

Sipas sondazhit më të fundit të përgatitur nga “gunpolicy.org”, Shqipëria dhe Greqia janë vendet që kanë numrin më të ulët të armëve të zjarrit të regjistruara për banorë. Ndërsa Mali i Zi mban vendin e parë.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë vitit 2017, çdo pesë ditë në Shqipëri ka ndodhur një vrasje. Por nëse do të llogariteshin dhe vrasjet e mbetura në tentativë shifrat do të ishin dhe më alarmante pasi po në 2017-ën, çdo dy ditë është regjistruar një tentativë për vrasje.

Gjithësesi sipas të dhënave të publikuara nga “gunpolicy.org”, Shqipëria ka numrin më të ulët të armëve të zjarrit të regjistruara në rajon për 100 banorë, me rreth 2.1 armë për çdo 100 persona. Numrin më të lartë të armëve të regjistruara për 100 banorë në të gjithë Europën e ka Mali i Zi.

Vendet që kanë numër të lartë armësh të regjistruara janë ish-vendet e Federatës Jugosllave, si Mali i Zi me 15.2, Serbia me 12.1, Kroacia dhe Maqedonia me përkatësisht 8 dhe 7.5 armë zjarri të regjistruara për 100 banorë. Edhe vendet e Evropës Jugore si Portugalia, Italia dhe Spanja sipas të dhënave të marra nga gunpolicy.org, renditen ndër vendet me numër të lartë armësh të regjistruara. Në Portugali, për çdo 100 banorë, 13 janë të pajisur me armë zjarri. Në Itali, raporti është thuajse 12 persona për çdo 100 banorë. Në Spanjë, numri i të armatosurve për 100 mijë banorë është 6.2, edhe pse më i ulët se fqinjët portugezë, përsëri është mbi mesataren europiane. Në të gjithë Evropën, për çdo 100 banorë, 5 kanë armë zjarri të regjistruar.

Vendet nordike kanë gjithashtu numër të lartë personash, të cilët kanë një armë të regjistruar. Sipas të dhënave për çdo 100 banorë 12.6 kanë një armë në Finlandë, duke u renditur si shteti i dytë me numrin më të lartë të njerëzve që posedojnë një armë me leje. Më pas renditet Norvegjia me 9.7 persona për 100 banorë, ndërsa Suedia numëron 6.5 për çdo 100 banorë.

Greqia është vendi me numrin më të ulët të armëve të regjistruara, ku për çdo 100 banorë 0.03 kanë armë zjarri të regjistruar.  Më pas renditet Rumania me 0.27, Danimarka me 0.39, Hungaria me 0.83 dhe Polonia me 0.89. /abcnews.al

 

sondazhi-1280x658.jpg
ad min16:08 | 28/03/2018

81% e qytetarëve të Serbisë nuk do të pranonin pavarësinë e Kosovës madje edhe sikur kjo të ishte kusht për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kjo është zbuluar nga një studim i publikuar nga Institutiti për Çështje Europiane, i realizuar në bashkëpunim me shtëpinë hulumtuese “Ninamedia”. Sondazhi gjithashtu tregon se ndërmjet BE-së dhe Kosovës, shumica dërrmuese e të anketuarve do të zgjidhte Kosovën.

Ndërkohë, 43% e tyre mendojnë se Kosova është territor i humbur i Serbisë tashmë, ndërsa 45% mendojnë të kundërtën. Prej tyre, shumica që mbështesin pavarësinë e Kosovës janë të rinj. Sondazhi është realizuar nga 16 deri më 20 Mars dhe në të kanë marrë pjesë mbi 1 mijë të anketuar./abcnews.al

vlcsnap-error718-1-1280x720.jpg
ent ela15:30 | 27/01/2018

Sipas sondazheve më të fundit 52 për qind e popullsisë serbe mbështet anëtarësimin e vendit në Bashkimin europian. Sondazhi është kryer nga ministria serbe për integrimin europian.

52 për qind e serbëve mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin europian; kjo sipas një sondazhi të fundit të organizuar nga ministria serbe për integrimin europian. Ministrja Jadranka Joksimovic u shpreh se ndihej shumë e kënaqur nga rezultati i sondazhit të cilin ministria e kryen cdo gjashtë muaj. Në dy sondazhet e fundit serbët që mbështesnin anëtarësimin ishin vetëm 47 për qind dhe 49 për qind. Ministrja serbe për integrimin europian u shpreh se prej kohësh në vend është kaluar pragu i 50 për qindëshit. Ajo shtoi se gjithnjë duke u bazuar në këtë sondazh, 65 për qind e të intervistuarveu shpreh në favor të procesit të reformave në vend pavarësisht nga negociatat për anëtarësim me Brukselin. Kjo sipas saj tregon se serbët duan një vend më modern dhe më efikas./abcnews.al

vlcsnap-error430-1-1280x720.jpg
ent ela15:12 | 19/01/2018

Shtetet e Bashkuara kanë humbur primatin e vendit lider në botë, duke u renditur pas Kinës në një sondazh të realizuar nga Gallup dhe të publikuar nga britanikja “The Guardian”.

Besimi tek Shtetet e Bashkuara dhe lidershipi i tyre në rang global ka rënë në një minimum të ri dhe vendi më i fuqishëm në botë është parakaluar nga Kina në renditjen botërore të aprovimit të politikave. Kështu thotë një sondazh i realizuar nga Gallup dhe i publikuar nga “The Guardian”. I zhvilluar në 134 vende, pyetësori tregon një shkërmoqje të mbështetjes ndaj rolit ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara. Bëhet fjalë për një rënie nga 48 për qind që ishte gjatë presidencës Obama, në 30 për qind gjatë një viti të presidencës Trump. Njëkohësisht është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë nga Gallup që kur nisi sondazhet në shkallë globale mbi lidershipin një dekadë më parë. Rezultatet e fundit vijnë në një kohë kur një sondazh tjetër tregonte se Trump e mbyllte vitin e parë në detyrë me nivelin më të ulët të mbështetjes, 39 për qind. “Rekordi” i mëparshëm mbahej nga Bill Clinton, i cili në vitin e tij të parë kishte siguruar një mbështetje 10 për qind më të lartë, pra në 49%. Studimi i fundit konfirmon disa nga shqetësimet e ngritura nga analistët amerikanë dhe BE për politikën e jashtme, “Amerika e Para”, e kombinuar kjo me qëndrimet e Trump herë herë të lëkundura. Kjo, sipas analistëve, po dobëson kohezionin mes demokracive perëndimore përballë autokracive në rritje të Rusisë dhe Kinës, si dhe politikave nacionaliste e ksenofobe në Europë. Aktualisht, Gjermania shihet si lideri global nga më shumë se 41 për qind e të anketuarve, e ndjekur nga Kina me 31 për qind. Ndërsa politikat e Moskës aprovohen nga 27 për qind e të intervistuarve. Sondazhi tregon se për thuajse gjysmën e vendeve të botës, 65 nga 134, besimi tek lidershipi amerikan ka rënë me 10 pikë përqindje. Disa prej tyre janë aleatët e Europës perëndimore, si dhe Australia dhe vende të Amerikës Latine./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono