solidarizimi

Inter-1.png
Igli Nikolli19:13 | 28/11/2019

Sot është 107-vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar, por askush nuk e ka mendjen për të festuar. Tragjedia e ndodhur nga tërmeti shkatërrues i ka prekur të gjithë dhe solidarizimi për popullin shqiptar është i madh.

Të fundit që kanë reaguar në lidhje me këtë situatë të vështirë janë klubet e Interit dhe Bayer Leverkusen. Zikaltrit kanë postuar në Twitter një foto të tifogrupit Inter Club Albania me një mesazh mbështetje sipër saj.

Në Shqipëri ka shumë tifozë të Interit, Mendimet tona janë afër atyre, njerëzve të tyre të dashur dhe gjithë popullit shqiptar në këto ditë vështirësie të mëdha“, shkruan klubi italian.

Bayer Leverkusen ka vendosur të urojë festën e pavarësisë. Klubi i “Aspirinave” ka postuar në Facebook, një foto të flamurit shqiptar me shkrimin “Dita e Flamurit” në të. “Mendimet tona janë me ju sot, Shqipëri“, shkruan klubi gjerman në postimin e bërë.

Postimi i klubit gjerman

 

Po ashtu edhe miqtë e Panathinaikos të klubit të basketbollit kanë ngritur pankarta në ndeshjen e zhvilluar ndaj Baskonisë, duke dërguar një mesazh solidariteti për popullin shqiptar të cilët kanë përjetuar momente të vështira dy ditët e fundit nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

“Dhimbja dhe solidariteti nuk njohin kufij. Kurajo popullit shqiptar”, shkruajnë ata në banderolën e tyre.

/abcnews.al

Napoli-3.png
Igli Nikolli14:34 | 27/11/2019

Pas Milanit dhe Lazios, edhe Napoli ka reaguar për momentet e vështira të popullit shqiptar. Tërmeti i frikshëm i orëve të para të ditës së martë shkaktoi të vdekur, shumë të plagosur, dëme të shumta dhe një dhimbje të madhe në zemrat e shqiptarëve.

Jemi afër popullit shqiptar që është goditur nga një tërmet i dhunshëm“, shkruajnë nënkampionët e Italisë në rrjetet sociale, teksa tifozët janë të gjithë në një mendje për veprimin që duhet bërë.

Aurelio De Laurentiis vendosi të gjobiste ekipin me 25% të rrogave. Rreth 2.5 milionë euro arrin shuma totale e gjobave të marra nga djemtë e Carlo Ancelotti dhe tifozët e Napolit i bëjnë thirrje klubit që këto para t’i dërgojnë për personat që po vuajnë në Shqipëri. /abcnews.al

anila-denaj.jpg
ad min13:30 | 25/09/2019

Dëmet që kanë pësuar bizneset në Durrës nga tërmeti i 21 Shtatorit do të përballohen nga buxheti i shtetit. Konfirmimin në emër të qeverisë e bëri ministrja e Financave dhe Ekonomisë. Anila Denaj gjatë inspektimeve në disa prej këtyre bizneseve në qytetin bregdetar.

Ngado që hedh sytë sheh pasojat që la pas tërmeti edhe në këtë biznes në Durrës. Tashmë është koha të bëhet vlerësimi i dëmeve që të nisë menjëherë më pas lëvrimi i fondeve nga buxheti i shtetit. Garancinë për t’i rimbursuar ua dha ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

“Buxheti i shtetit disponon fondet për ta mbështetur të gjithë pjesën e konstatimit të dëmeve, me rimbursim. Ky vlerësim dëmesh duhet të ndodhë këto javë dhe ne pastaj të kemi mundësi që menjëherë të hapim fondin, i cili është i plotë, por do të ketë edhe fonde shtesë. Unë jap garanci që i gjithë ky proces do të mbulohet 100%”.

Gjatë bashkëbisedimit me biznese të zonës, Ministrja Denaj kërkoi mirëkuptimin e tyre për procedurat që do të ndiqen dhe theksoi nevojën për një mirëkoordinim mes strukturave shtetërore, në mënyrë që vlerësimi i dëmeve të bëhet sa më shpejt dhe më pas të vijohet me pjesën e fondeve për rimbursimin e tyre.

“Ne sigurojmë  që fondi i emergjencës ekziston dhe në pamundësi për të qenë i plotë, ne siç e thashë më parë, kemi akoruar disa fonde shtesë për tu vendosur në ndihmë, nga fondi rezervë, për të kaluar te fondi i emergjencës. Në kontekstin e fondeve jemi të qetë. Ajo që ne duhet të koordinojmë është në raport me procedurat për rimbursim sepse edhe nga ana proceduriale është e vështirë që ne të angazhohemi përpara se ekspertët të flasin për vlerën e demit për çdo familje”.

Ministrja Denaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve për t’u solidarizuar me familjet dhe bizneset e prekura nga tërmeti./ABC News Albania 24/7

basha-arsh.jpg
ent ela22:48 | 11/12/2018

Në orët e vona të së martës ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ai i bëri apel banorëve të kryeqytetit që të ndihmojnë studentët e vendosur për të kaluar natën jashtë para kryeministrisë. Kreu i PD-se bëri apel qytetarëve të Tiranës t’i çojnë atyre mbulesa dhe ushqim. Ndërsa të mërkurën Basha ftoi të gjithë prindërit dhe qytetarët që t’ju bashkohen studentëve në protestën e tyre.

“Është protestë për dije, është protestë për dinjitet, është protestë për një të ardhme më të mira për ta. Tashmë ajo është edhe një protestë kundër arrogancës dhe shpërfilljes ekstreme të një qeverie që i ka braktisur me kohë njerëzit.” – përfundon mesazhin e tij kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. /abcnews.al

lulzim-basha.jpg
ent ela17:54 | 14/08/2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave që humbën jetën nga rrëzimi i urës në Xhenova të Italisë. Në një postim në Tëitter, kreu demokrat është solidarizuar me qeverinë italiane.

“I tronditur përcolla lajmin e aksidentit të tmerrshëm në Genova. Në këto momente të vështira për Italinë mike dhe popullin mik italian, shpreh ngushëllimet për viktimat e familjet e tyre, dhe solidaritet të plotë me qeverinë të KM @GiuseppeConteIT e MB @matteosalvinimi”, -shprehet kreu demokrat Lulzim Basha.

Të paktën 35 viktima, mes të cilëve një fëmijë, 14 të plagosur, dhe disa të zhdukur është bilanci i deritanishëm i shembjes së urës në Xhenova të Italisë. Dëshmitarë okularë u shprehën se kishin parë një rrufe të godiste urën para se të shembej.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono