sokol jareci

jareci.jpg
G. P.18:30 | 28/05/2019

Dizenjatori i arbitrave në FSHF, Sokol Jareci zbuloi se sistemi VAR do të instalohet shumë shpejt edhe në Shqipëri. Sipas Jarecit, teknologjia do të jetë gati për sezonin 2021-2022.

I ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, dizenjatori i arbitrave në Fshf, Sokol Jareci bëri një deklarate të bujshme rreth instalimit të sistemit VAR në kampionatin shqiptar.

Jareci shpjegon se të martën do të bëhet hapi i parë, duke aplikuar në FIFA ndërkohë që do të kontaktohet nëpërmjet një videocall me zyrtarët e IFABIT të cilët pak ditë më parë sollën një email rreth kërkesave që duhet të bëjmë për sistemin VAR.

Sipas dizenjatorit të arbitrave në FSHF, procedurat kërkojnë rreth një vit e gjysmë kohë dhe sistemi VAR do të jetë gati në Shqipëri për sezonin 2021-2022. Jareci shpjegon si do të aplikohet fillimisht sistemi VAR në kategorinë superiorë./ABC News Albania 24/7

joana-dhe-gerti.jpg
G. P.13:52 | 25/12/2018

Analizat më të mira të kampionatit shqiptar prej javësh mund t’i ndiqni vetëm në emisionin “Pressing” nën drejtimin e Gerti Çarçanit dhe Joana Grabollit. Edhe këtë puntatë mes të ftuarve u diskutua sezoni i futbollit shqiptar deri në këto momente, Partizani si kampion dimri, por edhe ecuria e ekipeve të tjera.

Të ftuar ishin Ernest Gjoka, trajner; Ervin Baku, gazetar sportiv; Eno Skarço, gazetar sportiv dhe Sokol Jareci, shef i arbitrave në FSHF. Ndërkohë në një lidhje direkte nga Tirana ishte edhe zv/trajnerit i Kukësit, Rrahman Hallaçi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono