sokol hazizaj

sokol-hazizaj.jpg
G. P.10:53 | 11/07/2018

Ndërsa avokati i Artan Lazes, Sokol Hazizaj e cilësoi vendimin të padrejte dhe tha se do ta ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Sokol Hazizaj:Ne u përpoqëm të kryenim një proces të rregullt ligjor. Si duket përpara ligjit edhe sensibiliteteve arbitrare të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit nuk paska rëndësi procesi i rregullt ligjor. Në këto kushte na mbetet t’i drejtohemi KPA. Unë kërkoj vëmendjen e ligjzbatuesit, të jetë më realist dhe pse jo në përputhje me ligjin. Mendoj që Artan Laze dhe pasuria e tij fillon me një shtëpi dhe mbaron me një shtëpi. Nëse këta konstatojnë që edhe mbajtja e një shtëpie është një luks, unë mendoj që ne po pësojmë devianca të mëdha të karakterit social”./abcnews.al

gjyqiiii.jpg
G. P.12:43 | 28/06/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur sot një seancë dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Artan Laze. I pranishëm në seancë ishte edhe vetë gjyqtari, i cili është një ndër gjyqtarët që ambasada e SHBA-së i ka refuzuar vizën.

Por seanca e sotme është shtyrë për në datë 2 Korrik, pas kërkesës së avokatit të Lazes, Sokol Hazizaj për të ndryshuar trupën gjyqësore. Kjo trupë përbëhet  nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Avokati Hazizaj kërkoi perjashtimin e trupës së KPK, pasi ajo kishte vendosur që Vettingu i gjyqtarit Artan Laze të bëhej vetëm për pasurinë, duke përjashtuar anën profesionale dhe integritetin e tij.

Ndërsa avokati Hazizaj kërkoi që Vettingu të bëhet tre dimensional, pasi vlerësimi i bazuar vetëm në një kriter është antikushtetues.

Sokol Hazizaj: “Ishte e drejta e jonë dhe detyrimi i KPK-së që të pranonte e kërkesën për shqyrtimin tre dimensional të figurës së gjyqatrit. Në këto kushte si duket për shkak të paragjykimit që mund t’i jetë bërë, KPK e rrëzoi këtë kërkesë. Në këto kushte ishte padyshim kërkesa jonë tjetër proceduriale. E rëndësishme është që KPK dhe organet e tjera të mësohen të respektojnë të drejtën proceduriale të subjekteve”./abcnews.al

kol-hazizaj.jpg
G. P.14:15 | 11/06/2018

Menjëherë pas vendimit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit, ka reaguar edhe avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj. Ai theksoi se, reforma në drejtësi ka marrë suksesin e saj të parë.

“KPA shtoi atë ç’ka parashikon Kushtetuta që do të thotë se ndalimi për të hyrë në organet e drejtësisë deri në 15 vjet, gjë të cilën e kishte përmendur edhe KPK. Në këto kushte unë mendoj se ligji fitoi dhe mendoj se reforma në drejtësi ka marrë suksesin e parë”, tha Hazizaj.

kpa-vlefshmeria.jpg
G. P.10:58 | 31/05/2018

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nisur sot seancën e shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik kundër ndërprerjes së procesit të Vettingut për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm nuk është i pranishëm në seancë dhe do të përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj.

Siç ishte lënë porosi në seancën e kaluar në 16 Maj, avokati Hazizaj paraqiti para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit një prokurë të posaçme firmosur nga klienti i tij,

Pasi vlerësoi prokurën, trupi gjykues gjykoi që avokati ka tagrin të përfaqësojë subjektin e vlerësimit Adriatik Llalla.

Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që vendosi ndërprerjen e vettingut për ish-Kryeprokurorin, pasi ky i fundit hoqi dorë nga e drejta për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Komisioneri Publik kërkon që ish-prokurori i pergjithshem Llalla t’i nënshtrohet vettingut./abcnews.al

adriatik-llalla.jpg
G. P.15:20 | 30/05/2018

Pas seancës së shtyrë për shkak të problemeve me prokurën e përfaqësimit të paraqitur nga avokati, Komisioni i Posaçëm i Apelimit do të zhvillojë të enjten seancën e radhës ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.  I kontaktuar nga ABC News, avokati i Llallës konfirmoi se ka plotësuar prokurën në zbatim të detyrave të lëna nga KPA.

Kolegji i Poasçëm i Apelimit do të zhvillojë të enjten seancën e dytë në gjyqësore të ankimit të Komisionerit Publik kundër ndërprerjes së Vettingut për ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Bëhet fjalë për kundërshtimin e vendimit të datës 16 shkurt 2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar të Llallës, për shkak se ai dha doreheqje nga funksioni i prokurorit.

Në seancën e kaluar, të zhvilluar në 16 Maj, trupi gjykues i KPA shtyu seancën pasi vlerësoi se prokura e paraqitur nga avokati i Llallës, Sokol Hazizaj kishte mangësi. Sipas KPA, LLalla nuk shprehet qartësisht vullnetin se Hazizaj mund të përfaqësonte në këtë proces. Njëkohësisht, KPA vendosi rinjoftimin e Llallës për datën e seancës dhe procesin që po zhvillohet ndaj tij. Këtë të mërkurë, avokati i Llallës, konfirmoi për ABC News plotësimin e prokurës, sipas detyrave  të KPA. 

“Të enjten do të paraqes prokurën. Në vijim të detyrimit që më ka dhënë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, kam realizuar të gjitha detyrimet e kërkuara”, tha avokati në një kontakt telefonik, pa dhënë detaje më të hollësishme.

Mënyra e nënshkrimit të prokurës, apo kontaktet që ka pasur avokati me klientin e tij Llalla pritet të mësohen gjatë seancës të së enjtes. Përveç ankesës së Komisionerit Publik në lidhje me Vettingun, ish-kryeprokurori Llalla po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda për kryerjen e katër veprave penale./abcnews.al

kolegji-933x445.jpg
G. P.10:32 | 16/05/2018

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të shtyjë për në datën 31 Maj seancën për ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Lalla. Seanca e sotme ishte thirrur pas ankimimit nga ana e Komisionerit Publik të vendimit të KPK-së të datës 16 Shkurt 2018 për ndërprerjen e procesit të Vettingut për Adriatik Lallën, pas dorëheqjes së tij nga sistemi i drejtësisë.

Ish-kryeprokurori nuk ka qenë i pranishëm në seancën e sotme, por është përfaqësuar nga përfaqësuesi i tij ligjor, Sokol Hazizaj. Avokati tha gjatë seancës se i përfaqësuari prej tij, Adriatik Lalla, nuk kishte asnjë dijeni për mbajtjen  e kësaj seance të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Gjithashtu ai kishte prokurë të përgjithshme për përfaqësimin e Adriatik Llallës, por jo prokurë specifike për përfaqësimin e tij në këtë seancë. Ndaj Kolegji i Posaçëm i Apelimit i la 15 ditë kohë avokatit Sokol Hazizajt të plotësojë prokurën e tij duke shprehur në mënyrë të posaçme vullnetin e  subjektit për t’i dhënë avokatit tagrin për ta përfaqësuar në Apel kundër vendimit të KPK-së.

Po ashtu u vendos të përsëritet njoftimi publik për ankimimin e Komisionerit për vendimin e KPK-së për Adriatik Llallën, si dhe të njoftohet subjekti i rivlerësimit kalimtar Adriatik Lalla për mbajtjen e seancës në këtë Kolegj në 31 Maj ora 10.00.

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për këtë çështje përbëhet nga Sokol Çomo, kryetar; Luan Daci, relator dhe anëtarët Albana Shtylla, Ina Rama dhe Ardian Hajdari./abcnews.al

hetime.jpg
G. P.15:36 | 16/04/2018

Adriatik Lalla nuk është vënë në dijeni zyrtarisht për ndonjë hetim të nisur ndaj tij, ndonëse Prokuroria e Durrësit ka regjistruar prej një muaji një procedim penal ndaj tij dhe ka ngritur 4 akuza. Eshte avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, që deklaron për mediat se mosvënia e tij në dijeni për nisjen e procedimit mund ta çojë procesin në parregullsi.

Prokuroria e Durrësit ka plot një muaj që po heton dyshimet për kryerjen e disa veprave penale nga ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Por avokati i tij mbrojtës, Sokol Hazizaj, pretendon se klienti i tij nuk ka asnjë dijeni për këtë hetim.

“I jam drejtuar prokurorisë së Durrësit. Nuk më kanë njoftiuar për ndonjë procedim, apo fillim hetimi në disfavor të të mbrojturit prej meje”.

Sipas Hazizajt, mosvënia e tij në dijeni për nisjen e procedimit mund ta çojë procesin në parregullsi.

“Sa kohë që në cilësinë e mbrojtësit ligjor nuk kam marrë informacion për nisjen e një procedimi penal, apo hetimi ndaj shtetasit Adriatik Llalla nuk mund të them që ka nisur procedim penal. Kjo është rruga ligjore. Çdo dyshim mbi këtë e çon procesin në parregullsi”.

Nga ana tjetër Prokuroria e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht për ABC neës regjistrimin e procedimit penal të Prokurorisë së Durrësit ndaj ish-kryeprokurorit Llalla. Burime zyrtare të këtij institucioni saktësuan se procedimi penal ndaj Llallës mban numrin 447 dhe është regjistruar në 15 Mars 2018.

Ish-kryeprokurori po hetohet për katër vepra penale, “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë”, “mosdeklarim të shumave të të hollave në kufi”, “pastrim të produktee të veprës penale” dhe “shpërdorim të detyrës”./abcnews.al

sajimir-dhe-sokoli.jpg
G. P.14:35 | 18/03/2018

Shpallja e vakancave nga Presidenti dhe Kuvendi për vakancat e Gjykatës Kushtetuese në një kohë kur procesi i vettingut nuk ka përfunduar ende për asnjë nga gjyqtarët, ka ndarë opinionin publik sa i përket vijimit të procesit. Duhet apo nuk duhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të vlerësojë kandidaturat e depozituara nga Presidenti dhe Kuvendi në një kohë që trupa e saj nuk ka kaluar procesin e Vettingut? Avokatët Sokol Hazizaj dhe Sajmir Vishaj komentojnë për ABC News.

15 Marsi ishte afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave pranë Kuvendit të Shqipërisë për vakancën e dytë të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse në Republikën e Shqipërisë, ende asnjë gjyqtar nuk ka kaluar procesin e Vettingut, kriter kushtetues ky për t’u zgjedhur në Gjykatën Kushtetuese, Presidenti dhe Kuvendi shpallën vakancat. Bazuar në Kushtetutë, listat me kandidatura i përcillen Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili i bën vlerësimin professional dhe etiko-moral, si dhe renditjen e kandidatëve. Mazhoranca arsyetoi se s’mund të lejonte më mosfunksionimin e Kushtetueses për shkak të tkurrjes së trupës të saj në 6 nga 9 anëtarë, që kërkon Kushtetuta. Emergjencën e situatës e thekson edhe avokat Sajmir Vishaj.

Por përkundër këtij qëllimi zhbllokues shkon deklarata e kreut të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, sipas të cilit, KED do duhet të presë përfundimin e Vettingut për trupën e saj, përpara se të vlerësojë dhe rendisë kandidaturat.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas përzgjedhjes me short në Dhjetor 2016, ka paralajmëruar 19 Marsin si ditën për mbledhjen e saj të parë.
Kjo nuk do të thotë, sipas avokatëve, se KED duhet të ndjekë këshillën e zotit Ulsi Manja dhe të mos punojë mbi kandidaturat që dy institucionet, Presidenca dhe Kuvendi, pritet t’i depozitojnë pas konstituimit të Këshillit më 19 Mars.

Renditja nga Këshilli i Kandidaturave, bazuar mbi kriteret profesionale, është edhe mekanizmi zhbllokues i parashikuar në Kushtetutë për ato raste, kur kandidatët nuk emërohen por zgjidhen, siç është rasti i kandidaturave nga Kuvendi.
Si precedent vlen rasti i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme. E zgjedhur pa kaluar Vettingun, me fuqinë e përpilimit të dosjeve të Vettingut për vartësit e saj.

Ajo çfarë ligjvënësi mund të bëj në këtë pikë sipas avokatit Hazizaj, është të identifikojë problemin dhe ta zgjidhë atë.
Kushtatuta e parespektuar në kohë dhe hapësirë është fillimisht dhe kryesisht në dëm të qytetarëve, të cilët nuk duhet të harrojnë çfarë ndodh në rastet kur vullneti politik nuk respekton vetë produktin e tij, kushtetutën dhe ligjet, thekson Hazizaj.

Edhe pse ankimimi i kohës nga demokratët për përcaktimin e një afati për përfundimin e procesit të Vettingut u arsyetua si i panevojshëm nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese Nr.2 i vitit 2017, i cili në paragrafin 72 argumentoi se “Mungesa e afatit në këtë process derivon nga natyra sui generis e procesit dhe nuk lidhet aspak me mungesën e llogaridhënies”, duke përcaktuar se çdo rast do të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur.

Ligjvënësi u nxitua me miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ky nxitim duhet riparuar, sipas avokatit Sokol Hazizaj. Nëse kjo nuk ndodh, avokat Vishaj thekson se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka të drejtë të vlerësojë dhe rendisë kandidaturat bazuar në precedentin e krijuar me procesin e përdorur për Arta Markun./abcnews.al

vlcsnap-error468-1280x720.jpg
ent ela15:01 | 17/02/2018

Institucionet shtetërore kanë nisur procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese. Por asnjë gjyqtar i vendit nuk ka përfunduar procesin e vettingut. Njëkohësisht edhe institucioni që bën vlerësimin e kandidatëve nuk ka kaluar procesin e rivlerësimit, duke krijuar kështu ngërçin ligjor të radhës, sa kohë një situatë e tillë nuk parashikohet as ne kushtetutë e as në ligj. Avokat Sokol Hazizaj dhe profesor Arben Cara komentojnë situatën për ABC News.

Tre janë vakancat e shpallura për Gjykatën Kushtetuese. Vakanca e krijuar nga dorëheqja e ish-gjyqtarit Besnik Imeraj, ajo e mbarimit të mandatit të zotit Sokol Berberi, si dhe ajo e krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-kryetarit Vladimir Kristo, duke e lënë Kushtetuesen me 6 antarë nga 9, një prej të cilëve me mandat të përfunduar.

Sipas përcaktimit kushtetues, në datë 7 Shkurt, Presidenti Ilir Meta shpalli procedurën për plotësimin e vakancës së parë dhe asaj të parakohshme. Një javë më vonë, më 12 Shkurt, Kuvendi e ndoqi nga pas për vakancën e dytë duke pritur aplikimet nga kandidatët respektivisht deri më 22 shkurt dhe 15 mars.

Pikërisht ky kriter, përfundimi i procesit të vettingut, është referuar edhe në shpalljen për kandidim të Presidencës dhe Kuvendit, duke e bërë situatën më të paqartë.

Deri më sot asnjë gjyqtar nuk ka kaluar procesin e sipërpërmendur, por jo vetëm kaq.

Është pikërisht ky Këshill i Emërimeve në Drejtësi ai që liston kandidatët nga ku Presidenti emëron dhe Kuvendi zgjedh. Por KED është ngritur për të dytin vit rradhazi sipas dispozitës kalimtare Kushtetuese, pra jo procedurës përfundimtare të parashikuar nga ligjvënësi.

Kushtetuta kërkon që trupa e KED, që bën renditjen e kandidatëve të kushtetuess, mbasi zgjidhet bazuar në dispozitën kalimtare, duhet të kalojnë procesin e vettingut me përparësi. Kjo ende nuk ka ndodhur.

Institucioni i Presidentit dhe Kuvendi me shpalljen e vakancave kanë përmbushur detyrimin e tyre Kushtetues, por ky proces nuk e ka të gjatë sipas kreut të departamentit të drejtësisë në Universitetin Aleksandër Moisiu.

Vijimi i kësaj procedure dhe emërimi i gjyqtarëve kushtetues pa vetting, të renditur nga KED pa vetting, sjell pasoja të pakthyeshme sipas tij.

As Kushtetuta e as ligji nuk parashikojnë një situatë ku institucionet e reja të drejtësisë të plotësohen me anëtarë që nuk kanë kaluar vettingun ndaj çfarë çedon në ligj, duhet reflektuar me urgjencë, por jo nervozizëm, sipas Sokol Hazizajt.

Tagrin për këtë e ka Kuvendi edhe pse ky i fundit ka shprehur vullnetin e tij katërcipërisht të kundërt, duke njoftuar përcjelljen e kandidaturave tek KED për listim./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono