sofje

sofje-1280x549.jpg
G. P.09:48 | 17/05/2018

Në Sofje të Bullgarisë janë mbledhur liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderëve të vendeve të Bashkimit Europian në samitin e paralajmëruar për zgjerimin e ardhshëm të Unionit.

Takimi, që është i pari i këtij lloji pas 15 vjetësh, synon të rikonfirmojë ardhmërinë evropiane të vendeve të rajonit, siç rikonfirmoi dje edhe presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Aksi i parë i këtij samiti ka të bëjë me zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit. Liderët europianë do të diskutojnë mbi progresin e çdo vendi të Ballkanit aspirant për anëtarësimin në BE, por pa dhënë data dhe pa dalë me konkluzione për secilin vend.

Aksi i dytë ka të bëjë me promovimin e Bashkimit Europian të krijimit një tregu rajonal dhe klime investimi favorizuese në Ballkan, duke mbështetur ndërlidhjen e rajonit në mënyrë substanciale në të gjitha dimensionet, transport, energji, ekonomi, dixhitalizimi dhe, shkëmbimet në fushën e arsimit.

Ndërsa aksi i tretë ka të bëjë me bashkëpunimin në sigurinë nga njëra anë për luftën kundër terrorizmit, radikalizimit dhe kthimin e luftëtavrëve të hua, dhe nga ana tjetër luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky samit shihet si një rikthim i vëmendjes së Bashkimit Europian drejt Ballkanit pas një periudhe të gjatë, por ai nuk pritet të jetë më konkret nga ç’kishte qenë takimi i Selanikut 15 vjet më parë.

Zyrtarët evropianë pritet të ritheksojnë qëndrimin se Bashkimi Evropian nuk do të pranojë asnjë vend që nuk i ka të zgjidhura konfliktet dypalëshe, duke vënë theksin tek normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zgjidhja e kontestit rreth emrit të Maqedonisë./abcnews.al

europa-1280x717.jpg
G. P.14:54 | 16/05/2018

Në samitin e Sofjes, liderët europianë do të diskutojnë perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit, ABC News ka siguruar një ditë më parë dokumentin e draft-konkluzioneve të samitit, ku rikonfirmohet perspektiva europiane të vendeve të Ballkanit, por nuk përmendet zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e rajonit. Liderët europianë i mëshojnë qartësisht angazhimit për transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror para se të flasin për anëtarësim.

“Samiti i Sofjes është prezantuar si një samit kyç për integrimin europian të vendeve të Ballkanit. 15 vjet pas perspektivës europiane që iu dha vendeve të Ballkanit në Samitin e Selanikut të 2003, samiti i Sofjes pritej të konfirmonte anëtarësimin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit në këtë organizatë. Por në draft-konkluzionet e samitit të liderëve europianë, gjuha e përdorur nuk është në lartësinë e ambicies së vendeve të Ballkanit. Aty nuk përmendet as togëfjalëshi anëtarësim i ardhshëm dhe as termi zgjerim. Liderët europianë i mëshojnë qartësisht angazhimit për transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror para se të flasin për anëtarësim”.

Në draft konkluzionet e samitit, Bashkimi Europian përshëndet angazhimin e përbashkët të partnerëve të Ballkanit Perëndimor për vlerat dhe parimet evropiane dhe vizionin e një Evrope të fortë, të qëndrueshme dhe të bashkuar. Aty nënvizohet se ky vizion mbështetet në lidhjet historike, kulturore dhe gjeografike dhe në interesat e përbashkëta politike, ekonomike dhe të sigurisë. Por në draft-konkluzionet mungon termi zgjerim dhe togëfjalëshi anëtarësim i ardhshëm. Aty flitet vetëm për ripohim të perspektivës europiane.

“Duke rikujtuar Samitin e Selanikut të vitit 2003, Bashkimi Europian rikonfirmon mbështetjen e tij të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në draft konkluzionet e samitit.

Nga ana tjetër, liderët europianë mbështesin zgjedhjen e fortë strategjike për përforcimin e përpjekjeve të vendeve të Ballkanit dhe mbështetjen reciproke për perspektivën evropiane. Por sipas tyre, besueshmëria e këtyre përpjekjeve varet nga komunikimi i qartë publik.

“BE është e vendosur të forcojë dhe intensifikojë angazhimin e saj në të gjitha nivelet për të mbështetur transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror të rajonit, duke përfshirë edhe asistencë në rritje për vendet e Ballkani bazuar në progresin e prekshëm në sundimin e ligjit, si dhe në reformat socio-ekonomike”, thuhet në draft-konkluzionet e samitit.

BE përshëndet angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për parësinë që i japin demokracisë dhe sundimit të ligjit, veçanërisht  luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeverisjes së mirë, si dhe respektimin e të drejtave të njeriut tdhe minoriteteve.

“Zbatimi efektiv i këtyre reformave mbështetet në këto themele. Shoqëria civile dhe mediat e pavarura luajnë një rol vendimtar në procesin e demokratizimit”, thuhet në draft-konkluzionet e samitit.

Në aspektin rajonal, BE-ja mbështet gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjeve përfundimtare përfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet  dypalëshe të rrënjosura në trashëgiminë e së kaluarës dhe përkushtimin e përpjekjeve shtesë për pajtimin./abcnews.al

gjiknuri-1-1280x661.jpg
G. P.14:12 | 20/03/2018

Vendet e rajonit tonë duhet të bashkëpunojnë në fushën e transporteve, kryesisht në atë hekurudhor. Për këto mundësi është diskutuar në një konferencë të nivelit të lartë të organizuar në Sofje nga presidenca bullgare e Bashkimit Europian, ku mori pjesë edhe ministri Damian Gjiknuri.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ndodhet në Sofje, ku po merr pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë, organizuar nga presidenca bullgare e Bashkimit Europian në kuadër të vitit europian të transportit multimodal. Me komisoneren evropiane për Transportin, Violeta Bulc, u dikutua për bashkëpunim në fushën e transportit.

Hekurudhat dhe transporti rrugor janë në tryezat e Ministrive të Transportit të vendeve të Europës juglindore dhe të disa prej vendeve anëtare. Për këtë temë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, u takua me komisioneren europiane për transportin, Violeta Bulc, në konferencën që u zhvillua në Sofje në kuadër të vitit europian të transportit multimodal.

“Në këtë konferencë kishte edhe kompani private, sidomos nga fusha hekurudhore dhe transportit rrugor. U kërkua nga komisonerja bashkëpunimi mes këtyre vendeve dhe paraqitja e projekteve të përbashkëta për fushat e transportit rrugor dhe atij hekurudhor”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Shqipëria nuk ka mbetur pas me aplikikimin për disa projekte të përbashkëta me vendet fqinjë.

“U përshëndetëm për faktin se shumë shpejt do të fillojmë implementimin e projektit të hekurudhës ashtu sikurse përfundimi i disa segmenteve rrugore, pjesë të korridoreve juglindore. Ka edhe projekte të tjera të rëndësishme siç është ai i menaxhimit të hapësirës detare apo dhe projektet e tjera hekurudhore, sidomos lidhjet e përbashkëta mes Greqisë, Maqedonisë dhe vendeve tjera të rajonit. Realisht mundësitë janë. Ka një mundësi të madhe shtesë për financimet lidhur me projektet e përbashkëta. Nga ana tjetër kërkohet koordinim dhe Shqipëria është duke bashkëpunuar me Malin e Zi, me Maqedoninë dhe Greqinë që të fitojnë projekte të përbashkëta”, theksoi Gjiknuri.

Një tjetër çështje e diskutuar gjatë kësaj konference kishte të bënte me lehtësimin e transportit ndërkufitar, procedura të përbashkëta doganore dhe pika të përbashkëta kontrolli. Shqipëria ka filluar t’i implementojë disa, por tanimë kërkohen procedura standarte nga gjitha vendet e rajonit në mënyrë që të bëhet më e lehtë thithja e fondeve por edhe transporti multimodal./abcnews.al

vlcsnap-error151.jpg
G. P.18:37 | 01/03/2018

Në Sofje të Bullgarisë, vend, i cili mban Presidencën e radhës të Bashkimit Europian, u zhvillua takimi i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, Shefen e Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini dhe Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Kryeministri Edi Rama u shpreh pas këtij takimi, që përmbylli edhe turin në rajon të Presidentit Juncker, se ka një mirëkuptim të gjerë lidhur me hapat e rëndësishme përpara që ka bërë Shqipëria. Në këtë takim ka patur një një diskutim edhe mbi ecurinë e Procesin të Berlinit në aspektin e financimeve të pritshme ku autostrada Adriatiko-Joniane është në prioritet parësor./abcnews.al

vlcsnap-error477-1280x720.jpg
G. P.18:02 | 01/03/2018

Kryeministri Edi Rama ka marrë vlerësime nga zyrtarë të Bashkimit Europian për operacionin më të fundit të kapjes së 613 kg kokainë. Kreu i qeverisë nënvizoi se Shqipëria ia doli të kapë ngarkesën me drogë që iu shpëtoi kontrolleve të porteve të Bashkimit Europian.

Informacioni i kapjes së ngarkesës me 613 kilogramwve kokainë jo vetëm ka qarkulluar në korridoret e Brukselit, por edhe është vlerësuar me pozitivitet.
Këtë e bën të ditur kryeministri Edi Rama pas takimit që zhvilloi në Sofje me zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Edi Rama: “Hetimi doganor dhe Policia e Shteti me ndihmën e Prokurorisë pati një jehonë shumë pozitive dhe u vlerësua me pozitivitet maksimal duke parasysh që ngarkesa e kapur përbënte jo vetëm një sassi më e madhja e kapur ndonjëherë prej nesh, por një sasi që ka kaluar më parë në portet e BE-së dhe fatkeqësisht i ka kaluar kontrolleve”.

Jo vetëm kaq por Shqipëria ia doli e vetme në zbulimin dhe zbatimin e këtij aksioni nënvizoi, kryeministri Rama.

Edi Rama: “Ky ishte një operacion i mirëfilltë i agjencive tona ligjzbatuese pa një sinjalizim në këtë rast nga partnerët”.

Sipas kryeministrit Rama kjo fazë e parë për ta çrrënjosur kanabisin është mbyllur me sukses,rradhën e ka faza e dytë, ku lufta vjen duke u përshkallëzuar./abcnews.al

vlcsnap-error544-1280x720.jpg
ent ela10:19 | 01/03/2018

Në kryeqytetin e Bullgarisë në Sofje mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe komisioneri evropian për politikën e fqinjësisë së mirë dhe negociimit, Johannes Hahn. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi udhëtoi të mërkurën për në Sofje me ftesë të kryeministrit bullgar Boyko Borisov. Ai do të zhvillojë takime dypalëshe me kryetarë shteti të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të BE-së. Në këto takime do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, pas publikimit të Strategjisë së BE-së. /abcnews.al

B635248E-C938-4581-AC3C-3E35E741359F_cx0_cy3_cw0_w1023_r1_s.jpg
ent ela10:23 | 28/02/2018

Mediat kosovare raportojnë se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndodhet ende në aeroportin e Sofjes.

Avioni ku ndodhej Haradinaj nuk ka mundur të ulet në Prishtinë në orarin e caktuar, për shkak të kushteve metereoplogjike, dhe është kthyer prapa. Ka qenë zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi që ka konfirmuar lajmin. Ajo shtoi se po bëhen përpjekje, në bashkëpunim me ambasadën kosovare në Bullgari, që kryeministri të kthehet sa më shpejt në vend.

Ende nuk dihet nëse Haradinaj do të udhëtojë me automjet, apo do të presë të niset me avion por zëdhënësja e qeverisë së tij, nuk është e sigurt nëse kryeministri do të jetë i pranishëm në parlament gjatë ditës, ku pritet të votohet për demarkacionin me Malin e Zi. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono