sociale

3072.jpg
Sej rie15:00 | 10/08/2019

Liga e Veriut dhe Lëvizja 5 Yjet në Itali, pas prishjes së koalicionit qeverisës kanë shpërthyer në fyerje dhe ofendime në rrjetet sociale. Partia e Mateo Salvinit ka ironizuar nismën e 5 Yjeve për të reduktuar numrin e parlamentarëve, ndërsa Luixhi Di Maio ka akuzuar ish-aleatin se nuk e ka idenë se çfarë është qeverisja.

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Xhuzepe Konte, në Itali, nuk është votuar ende, por tashmë ish-aleatët kanë nisur fushatën duke sfiduar njëri-tjetrin me postime në Facebook dhe Tëitter.

“Fyerjeve dhe ofendimeve të 5 Yjeve me shokë u përgjigjemi vetëm me forcën e ideve tona”, ka thënë kryetari i Ligës së Veriut, Mateo Salvini në një postim, ku ka përsëritur parullën e tij, “Të parët italianët”.
Nga ana e saj, 5 Yjet ka deklaruar se Liga e Veriut nuk ka asnjë ide se si të financojë taksën e sheshtë dhe kjo sipas saj, sepse personazhe të inkriminuara që vërtiten pranë legistëve prej muajsh punojnë që normat anti-korrupsion të cenohen.

Edhe akuzave të Salvinit që aludonte për një aleancë mes Luixhi Di Maios dhe ish-kryeministrit Mateo Renzi, 5 Yjet iu përgjigj: “Salvini po deliron. Le të shpikë diçka më të mirë”. Gjithashtu, partia e udhëhequr nga Di Maio ka deklaruar se po mbledh firmat për reduktimin e numrit të deputetëve. “Do të shkurtojmë 345 vende parlamentarësh dhe rrogat e tyre.
Mund ta bëjmë shumë shpejt pasi na duhet vetëm një votë”, ka thënë Di Maio në Facebook. Sipas tij, në këtë mënyrë mund të kursehen gjysmë miliard euro dhe të investohen për ndërtimin e rrugëve, shkollave dhe spitaleve. Por për Salvinin, çështja e shkurtimit të parlamentarëve është vetëm një pretekst që 5 Yjet të ruajnë kolltukët e saj.
Gjithashtu, Salvini ka sulmuar ish-aleatët për mbështetjen që i kanë dhënë Ursula fon der Lejen, ish-ministrja gjermane që u bë presidente e Komisionit Europian.
“Ata votuan si presidente të Europës shoqen e Angela Merkel, ju kujtohet?”, ka vijuar Salvini, i cili akuzon kancelaren gjermane se ka kolonizuar ekonominë italiane. Fyerjet dhe ofendimet mes palëve, që dikur pretendonin se qeveria e tyre do të zgjaste 5 vjet, janë pa fund dhe sipas mediave italiane, pritet që në ditët e ardhshme të dalin edhe nga kornizat e rrjeteve sociale. /ABC News Albania 24/7

77-1-1280x700.jpg
Sej rie14:46 | 08/08/2019

Qendrat shëndetësore në kryeqytet brenda këtij viti do të ofrojnë dhe shërbime sociale për personat në aftësi të kufizuar. 6 ekipe me mjeke dhe punonjës social do të shpërndahen në qarkun e Tiranës në shërbim të komuniteteve.

Aktualisht sipas zëvendësministres për Mbrojtjen Sociale Bardhylka Kospiri po përgatitën stafet që fillimisht do të merren me vlerësimin e ri sipas sistemit biopsikosocial të personave me aftësi të kufizuar.

Pas vlerësimit për këtë kategori sociale qendrat shëndetësore do të ofrojnë dhe shërbime rehabilitimi, si fizioterapi apo terapi për shëndetin mendor. Gradualisht kjo iniciative e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  do të shpërndahet dhe në qytete të tjera. Synimi është që deri në  vitin 2024 të jetë shtrire në të gjithë vendin./ABC News Albania 24/7

facebook-instagram-whatsapp-1-780x439.jpg
Sej rie17:30 | 03/07/2019

Rrjetet sociale Facebook, Instagram, Twitter dhe WhatsApp kanë shfaqur sot probleme teknike dhe mijëra përdorues nuk mund të kenë akses si normalisht.

Mos funksionimi i tyre ka ndodhur që prej orës 15:00 të mesditës së sotme, duke vështirësuar komunikimin mes përdoruesve.

Fillimisht ishin dy aplikacionet më të përdorura, Facebook dhe What’sApp që hasën probleme duke mos u mundësuar përdoruesve aksesin në këto rrjete sociale apo dhe shkëmbimin e mesazheve përmes tyre, kryesisht postimet me fotografi.

Në What’sApp për momentin është e pamundur të dërgosh apo të marrësh foto, video dhe mesazhe me zë.

I njëjti problem ekziston edhe me messenger-in e “Facebook”.

Së fundi, edhe Instagrami ka ndaluar së punuari, me fotografitë që është e pamundur të ngarkohen.

Ndërkaq, sipas mediave ndërkombëtare, më së shumti janë prekur shtetet e Evropës, Britania dhe SHBA-ja.

Por, probleme ka edhe në Australi, Brazil, Kolumbi, Japoni, Meksikë, Filipine, Rusi, Singapor, Afrikë të Jugut e Uruguai./abcnews.al

interpelance.jpg
Sej rie10:15 | 31/05/2019

450 milion lekë për tre vjet do të lëvrojë buxheti i shtetit për të mbështetur ndërmarrjet sociale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu e deklaroi gjatë interpelancës me përfaqësues të organizatave jofitimprurëse përmes platformës së bashkëqeverisjes. Financimi i ndërmarrjeve sociale nga shteti synon mbështetjen e grupeve vulnerabël në shoqëri të cilët duhet të zhvillojnë veprimtari në fusha të cilat i shërbejnë interesit publik. Brenda 12 muajve nga momenti i përfitimit të subvencionit për zhvillimin e veprimtarisë në ndërmarrjen sociale ato duhet te punësojnë minimalisht tre punonjës te rinj nga kategoritë e grupeve të pa-favorizuara./ABC News Albania 24/7  

 

ogerta-manastirliu-1.jpg
nev ila15:38 | 16/04/2019

Njësitë Administrative 3 dhe 4 në kryeqytet tashmë do të kenë një qendër shëndetësore të kujdesit parësor të rehabilituar me fondet e buxhetit të shtetit, duke ofruar shërbim për 39 mijë banorë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa inspektoi qendrën shëndetësore deklaroi se investimet sa më afër komunitetit do të vazhdojnë edhe në zona të tjera.

Investojmë në zemër të komunitetit, për të garantuar akses në shërbime aty ku qytetarët jetojnë, afër vendbanimit. Ambulanca 10/1 në këtë zonë periferike, ku nuk investohej prej 20 vitesh, sot siguron jo vetëm kushte më të mira infrastrukture por edhe shërbime të reja si ofrimi falas i testit për depistimin e kancerit të qafës së mitrës si dhe Kontrollin Mjekësor Bazë”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Ministrja Manastirliu deklaroi se do të ketë për herë të parë edhe një ndërthurje të shërbimeve sociale dhe shëndetësore.

Strategjia e re e kujdesit parësor që prezantojmë së shpejti, do të mundësojë ofrimin edhe të shërbimeve sociale, brenda qendrave shëndetësore, në shërbim të komuniteteve më vulnerabël”, tha Manastirliu.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në vitin 2018 u rehabilituan dhe u mobiluan me pajisje të reja mjekësore 15 qendra shëndetësore vetëm në Tiranë. Për 2019 do të kryhen investime edhe për 100 qendra të tjera shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë vendin./abcnews.al

protesta-1-1280x716.jpg
Sej rie21:21 | 13/04/2019

Kreu i grupit parlamentar të PS ka reaguar përmes një postimi në twitter me nota ironie dhe akuzash. Ai thekson se një koicidencë e madhe është shënuar sot, pasi kishte protesta opozitare në Shqipëri, Mal të Zi dhe në Serbi. Sipas Ballës, në Shqipëri protestohet kundër reformës në drejtësi dhe hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Postimi i Ballës: “Çfarë koicidence sot? Në të njëjtën orë, në 18.00 protesta u organizuan në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi (disa qytete). Në Shqipëri janë protesta të qarta të organizuara nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës së Drejtësisë, duke u përpjekur të dëmtojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Balla në Twiter”./abcnews.al

veliaj-1280x711.jpg
ent ela16:00 | 09/04/2019

Banorët të cilët preken nga projekti i Bulevardit të Ri në Tiranë bashkia do tu ofroje banesa sociale. Këtë e bëri të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj i cili gjithashtu u shpreh se në kryeqytet nuk do të lejojë astirizmin e shoqërisë.

Bulevardit te ri Bashkia e Tiranës do t’i shkojë deri në fund.  Pasi inspektoi punimet që po kryhen në shkollën “Servete Maci” kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se qyteti nuk mund të mbetet peng interesave politike.

“Sot ka nisur lirimi i brezit të parë të shtëpive. Do të vazhdojmë kështu çdo ditë. Në Tiranë nuk do të lejojmë ‘Astirizimin’ e shoqërisë: kap një deputet budalla, gjej dhe nja dy media të politizuara, dhe mbaj gjithë shoqërinë peng. 99.99%  e këtij qyteti do të ecë përpara, do që gjërat të bëhen me drejtësi dhe që taksat të përdoren me kujdes”.

Banorët të cilët kanë ndërtuar në gjurmë në rrugë apo në shtratin e lumit dhe preken nga projekti  u shpreh kryetari i bashkisë do t’i ofrohen banesa sociale.

  “Pyetja është: i vajte ti lumit, apo erdhi lumi te ty? I vajte ti lumit! Ajo që kemi propozuar është: Kush ka ndërtuar në shtrat të lumit, aty ku përfundon bulevardi, do marrë banesë sociale. Pra, banesë për banesë. Janë shumë herë më të mira se ato që i merr lumi. Ama, t’u marrësh lekët e shkollave taksapaguesëve sepse ke ndërtuar pa leje në breg të lumit, nuk shkon. Edhe Sali Berisha që e shkatërroi këtë shtet, edhe ai nuk i përfshiu në VKM, që s’e kishte problem fare ta shkatërronte edhe më shumë. Por, kur edhe ai pati një limit të çmendurisë së vet, do të thotë që ne të tjerët duhet ta kemi patjetër një limit. Shtëpi për shtëpi, asnjë njeri jashtë, asnjë njeri i pastrehë”.

Kryebashkiaku u ndal dhe në projektin për ndërtimin e shkollës në Kodër-Kamzë ndërsa tha se ato që e sulmojnë janë të njëjtët që sulmonin sheshin “Skënderbej”,  Pazarin e Ri dhe këndin e lodrave në parkun e liqenit.

 “Kodër-Kamza nuk mund të jetë kontingjent për protesta të dhunshme; Kodër-Kamza ka të gjithë potencialin për çuna dhe goca me talent, që nesër mund të bëhen doktoresha, kryetarë bashkie, inxhinierë, dhe nuk ka asnjë arsye pse disa komunitete t’i diskriminojmë duke i futur në një xhep, dhe duke thënë se ata i kemi për protesta dhe shkatërrim. Në fund të ditës, kur të shkruhet historia, nuk ka kohë njeri të merret me detaje: do t’i ndajë kush ndërtoi shkolla, e kush pengoi shkollat”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono