Smile Albania

KLOSI-MBYLL-SMILE-ALBANIA_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.14-1280x720.jpg
ent ela21:45 | 09/09/2019

Projekti “Smile Albania” shënoi mbylljen, me shpalljen e fituesve nga Ministria e Turizmit. Gjatë fjalës së tij, Klosi tha se të rinjtë ia kanë dalë që me buzëqeshjet e tyre të promovojnë mikpritjen shqiptare në të gjitha destinacionet turistike të vendit.

I erdhi fundi buzëqeshjes prittëse të turisitëve në pikat hyrëse të kufirit shqiptar.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka falenderuar të rinjtë që u bënë pjesë e programit Smile Albania.

Në aktivitetin që u shvillua në sheshin Skënderbej në kryeqytet, ministri Klosi shpalli edhe fituesit e konkursit të videos, buzëqeshjes dhe mirëseardhjes më të mirë.

Programi Smile Albania shoqëroi të gjithë sezonin veror me të rinj e të reja që i uruan mirëseardhjen vizitorëve të huaj e vendas me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në një destinacion turistik evropian./ABC News Albania 24/7

blendi-klosi.jpg
ad min15:14 | 02/08/2019

Të rinjtë e projektit “Buzëqesh Shqipëri” do të jenë promotorët e turizmit dhe mbrojtjes së natyrës. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi  e bëri të ditur ndërsa lançoi tre konkurse për të rinjtë e projektit;  “Video më e mirë”, “Foto më e mirë” dhe “Buzëqeshja më e bukur”.

Një detyrë tjetër u ngarkohet të rinjve të projektit “Buzëqesh Shqipëri” veç asaj për të informuar turistët rreth bukurive që ofron vendi ynë.

“Detyra e smajl-istëve është që të evidentojnë problematikat që kemi në zonat ku ju ushtroni aktivitetin tuaj si mikpritës të turistëve; Të evidentoni problematikat e menaxhimit të zonave të plazhit, një detyrë që duhet ta bëni çdo ditë, problematikat në kuadër të pastërtisë, të sigurisë dhe në kuadër të gjithë sistemit, që duhet të ndërtojmë për mikpritjen”.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi iu bëri të ditur në Vain të Lezhës ku tregoi dhe për zhvillimin e tre konkurseve që do zhvillohen.

“Do të kemi edhe nga një çmim, që kanë të bëjnë me atë që thashë më parë; detyrën kryesore që ne kemi për të promovuar vendet tona turistike. Janë 3 konkurse, ku do të zgjedhim foton më të bukur, pra foto që merr më shumë klikime dhe më shumë pëlqime në rrjetet sociale, video më e bukur promovuese për zonat turistike të vendit me prezencën e turistëve tuaj dhe buzëqeshja më e bukur.”

Shqipëria do të jetë e suksesshme tha ministri Klosi nëse do të arrihet që turistët, të mos vijnë në vendin tonë vetëm për plazhet, por edhe për natyrën./ABC News Albania 24/7

rama-klosi-1280x634.jpg
ent ela21:30 | 16/07/2019

Sot u lançua sezoni i dytë i Smile Albania nga ministri i turizmit Blendi Klosi, i cili tha  se duhet të mbrojmë turizmin që kemi krijuar. I ftuar ishte dhe kryeministri Rama. Ai u shpreh se duhet të kujdesemi për turistët e huaj.

Për të dytin vit radhazi, ministria e Turizmit dhe Mjedisit lançoi projektin “Smile Albania”. Blendi Klosi pasi foli për efektet pozitive që ky projekt pati në sezonin e parë, tha se në fokus të këtij viti do të jetë mbrojtja dhe promovimi i mëtejshëm i turizmit nëpër botë.

I pranishëm në lançimin e sezonit të dytë të “Smile Albania 2019” ishte edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. Sipas tij të gjithë shqiptarët duhet të punojnë për të përmbushur pritshmëritë e turistëve vendas e të huaj.

Kryeministri publikoi edhe të dhënat e një ankete, sipas së cilës, 87 për qind e turistëve të huaj janë të kënqur mme Shqipërinë, ndërsa 93 % e tyre e rekomandojnë Shqipërinë si destinacion të preferuar turistik.

. /ABC News Albania 24/7

 

SMILE-ALBANIA-KLOSI.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ent ela14:50 | 10/06/2019

Rreth 500 të rinj për dy muaj do të punësohen për të mikpritur turistë në vend. Për të dytin vit radhazi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit lançoi projektin “Smile Albania”.

Buzëqeshja do t’i hapë dyert e tregut të punës rreth 500 të rinjve në vend. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi prezantoi projektin “Smile Albania” përpara studentëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë, të cilët i njohu me përvojën që kaluan të rinjtë vitin e shkuar.

“Vjet punësuam rreth 500 të rinj, disa prej tyre mund të ojne ënë ktë sallë. Të gjithë u bënë ambasadorë të mikpritjes shqiptare. Është një aktivitet që zhvillohet për dy muaj dhe shtrihet në pikun e sezonit turistik dhe është një mundësi e artë për të gjithë vajzat e djemtë”.

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit gjithashtu nënshkroi me këtë fakultet një marrëveshje bashkëpunmi. Studentët do të përfitojnë prej saj mundësinë për të kryer praktikat e punës në institucionet e varësisë së kësaj ministrie.

“Edhe ju ta shikoni jo vetëm godinë e Ministrisë se është godinë e rëndë, por ju të shikoni agjencitë që ka ministria si laboratore reale që të mund të gjeni veten tuaj”.

65% e territorit ë vendit është zonë pyjore iu tha ministri studentëve, të cilëve iu kërkoi të bashkëpunojnë për t’i kthyer ato në burim të zhvillimit ekonomik të vendit.

/ABC News Albania 24/7

KLOSI-MASAT-PER-SEZONIN-E-ARDHSHEM-1280x720.jpg
ent ela17:16 | 02/11/2018

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur zbatimin e planit të masave për sezonin e ardhshëm turistik. Masa e parë nga 365 të tilla është trajnimi i të rinjve të projektit “Smile Albania”.

Të buzëqeshësh shqip ka nevojë për trajnim. Bëhet fjalë për 500 të rinjtë e projektit “Smile Albania” të cilët do të përgatiten që sezonin e ardhshëm turistik të kthehen në ambasadorë të turizmit në vendin tonë. Kjo është masa e parë në planin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vitin që vjen.

“Ne po fillojmë sot lançimin e një nga detyrave që kishim në planin e 365 masave , atë të programimit në advancë, programimit më parë në kohë të një seti me trajnime që mund t’i shndërrojë të 500 rinjtë e projektit Smile në 500 guida të ardhshme për të cilat Shqipëria ka shumë nevojë. Dhe ato cfarë ne po lançojmë sot, të tre projektet e trajnimit nëpërmjet guidave apo qoftë të kombinimit me nxitjen që me GIZ-in kemi planifikuar për të bërë dhe trajnimin e ruajtësve të plazhit ne të afrojmë një profesion të sigurtë me të ardhura të konsiderueshme për të gjithë grupin tuaj”.

10 milionë turistët nuk është vetëm një sfidë në shifër. Ministri Klosi thotë se synimi është vënia në punë e një mekanizmi të ri në funksion të turizmit cilësor.

“Ne do të punojmë si institucion qendror së bashku me partnerët tanë që të krijojmë gjatë gjithë vitit një sistem trajnimesh, organizimi, përgatitjesh që kur të fillojë projekti Smile vitin e ardhshëm që unë do të doja shumë të mos ishte vetëm korrik -gusht por të ishte të paktën qershor-shtator dhe të kishim mundësinë që të kishim 500 ambasadorë të turizmit shqiptar dhe prandaj do të duhej që të shikonim me shumë vemendje këto, kurse që ne po lancojmë sot që të keni mundësi të merrni më shumë aftësi mbi veten dhe kjo do t’ju bëjë juve më të vlefshëm dhe më të domosdoshëm në sfidën 10 milionë”.

Plani i Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit për sezonin e ardhshem turisitk sipas ministrit Klosi  parashikon 365 konkrete, 1 për çdo ditë. /abcnews.al

KLOSI-PER-SEZONIN-TURISTIK-1280x720.jpg
ad min12:23 | 29/08/2018

Ka dalë t’i urojë mirëseardhjen vetë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi…

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i është bashkuar të rinjve të “Smile Albania” në pikën kufitare të Morinës për të mirëpritur së bashku me ta pushuesit që kalojnë në këtë pikë.

Në takimin me policët kosovarë, ministri Klosi u informua për rritjen e numrit të pushuesve gjatë këtij muaji dhe pritshmëritë më të mëdha të shtatorit.

Ministri Klosi siguroi se të gjitha strukturat do të jenë në gatishmëri edhe gjatë muajit Shtator për të siguruar një sezon të suksesshëm turistik.

“Ajo çfarë kemi kontaktuar me të gjthë turistët gjatë ditës së sotme është një dëshirë e tyre  për të kaluar deri në mesin apo fundin e shtatorit pushimet në Velipojë Shëngjin, Durrës dhe më tej në zonën e jugut dhe për të gjitha këto ne do të vazhdojmë të mbajmë strukturat tona në gatishmëri që sezoni turistik edhe gjatë muajit shtator të jetë me të njëjtat parametra me sigurinë maksimale, pastërtinë maksimale dhe po ashtu me shërbime sa më të kontrolluara dhe cilësore për turistët kosovarë”, tha Klosi.

Ministri Blendi Klosi i garantoi pushuesit se projekti “SmileAlbania” është në gatishmëri për të mirëpritur me buzëqeshje të gjithë pushuesit./abcnews.al

 

KLOSI-SMILE-ALBANIA.mpg_snapshot_00.26-1280x720.jpg
ad min12:44 | 03/08/2018

Tashmë që statistikat e turizmit i kemi, sipas ministrit te Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, kërkohet cilësia. Ministri Klosi ishte në Velipojë ku hapi konkursin “Smile Albania”.

Fotoja me buzëqeshjen më të bukur nga Shqipëria, do të vlerësohet me çmim monetar. Nga kampi i të rinjve të projektit “Smile Albania” në Velipojë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi çeli konkursin për promovimin e turizmit shqiptar edhe në rrjetet sociale.

“Ne kemi një qëllim në projektin Smile që shumë e shumë turistë të postojnë në rrjetet sociale fotografitë e tyre pranë të rinjve të projektit Smile dhe pikave tona të buzëqeshjes. Prandaj ai i ri apo e re brenda projektit Smile që do të ofrojë një numër të konsiderueshëm fotosh, limiti është 1 mijë foto, me turistë të ndryshëm, të postuar me hashtagun Smile Albania do të marrë një çmim nga mbështetësit e projektit Smile Albania dhe po ashtu të ketë dy konkurse brenda këtij konkursi; i pari- the best smile- buzëqeshja më e mirë, e cila do t’i dedikohet atij të riu apo të reje brenda projektit që do të mbledhë mbi 1 mijë foto dhe do të zgjedhim buzëqeshjen më të mirë. Brenda rrjeteve sociale do të jetë konkursi i ri, “The most liked photo” – fotoja më e pëlqyer, pra foto që do të marrë më shumë pëlqime (like) nga pjestarët e projektit Smile.”

Ministri Klosi në bashkëbisedimin me të rinjtë e quajti të fituar betëjen me statistikat e turizmit, ndërsa theksoi se ajo që kërkohet është cilësia. Ndërsa djemtë dhe vajzat e projektit “Smile Albania” treguan se më të shumtë në numër në qarkun e Shkodrës janë turistët nga Kosova, Gjermania, Franca por edhe nga vendet aziatike./abcnews.al

blendi-klosi.jpg
ad min16:17 | 06/07/2018

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit çeli projektin “Smile Albania” përmes të cilit punësohen 1000 të rinj. Ata do të presin turistë në pikat kufitare, ato turistike dhe zonat e mbrojtura në vend.

Qëllimi është orientimi i pushuesve drejt destinacioneve kryesore, ndërkohë që do të kenë dhe një rol promovues për të rritur përgjegjësinë e qytetarëve për një mjedis të pastër.

Ministri Klosi gjatë ceremonisë iu tha se kanë për detyrë ta shndërrojë vendin në destinacion europian të turizmit. Kjo periudhë e punësimit, të rinjve do t’ju edhe si praktikë pune, pranë administratës shtetërore të zonave të mbrojtura./abcnews.al

SMILE-ALBANIA-ABC-M-1280x720.jpg
ent ela14:31 | 09/06/2018

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi lançoi hapjen e projektit “Smile Albania” në një takim me studentë të Tiranës. Sipas ministrit, ky projekt do t’u mundësojë të rinjve punësim sezon dhe kreditë për prakitikat mësimore.

“Smile Albania” është projekti i që do të garantojë punësim sezonal për të rinjtë dhe kredite për praktikat mësimore. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi lançoi hapjen e aplikimeve për këtë projek në një takim me studentë të degëve mjedisore në fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Universitetin Bujqësor në Tiranë.

Ministri Klosi u kërkoi të rinjve që të jenë partnerë të këtij projekti të madh që për herë të parë angazhon 1 mijë të reja dhe të rinj në promovimin e Shqipërisë turistike.

 

“1 mijë të rinj do të jenë në 9 pika hyrëse, dhe 15 infopoint si dhe në zonat më të zhvilluara turistike. Gjatë gjithë sezonit të verës, do të ngrihen të paktën 5 kampe rinore në zonat e mbrojtura,  në Velipojë, Divjakë, në Jalë, në Sarandë dhe në Pogradec, ku të rinjtë e përzgjedhur për programin  e “Smile Albania” do të  promovojnë turizmin dhembrojnë mjedisin, pranë zonave më të populluara turistike të vendit. Ne duam të ndërtojmë 1000 ambasadorë të mikpritjes shqiptare, 1000 trajnues të edukimit mjedisor shqiptar. Është një detyrim të cilin ne e kemi në kuadër të një Shqipërie turistike”.

Gjate ketij takim, ministri Klosi theksoi se programi është një mundësi punësimi për dy muaj dhe se studentët e degëve për mjedisin dhe turizmin në universitete kanë prioritet në përzgjedhje. Gjithashtu, praktika mësimore me kredite për të gjithë studentët që do të përfshihen në këtë projekt do të vijojë edhe në vitin e ardhshëm akademik, në bashkëpunimet dypalëshe midis dekanateve të universiteteve dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. /abcnews.al

 

edi-rama-smile-albania.jpg
ad min20:55 | 24/05/2018

Kryeministri Edi Rama pret që numri i turistëve të cilët do të vizitojnë Shqipërinë këtë sezon t’i kalojë 5 milionë që ishin vitin e shkuar. Për t’i mirëpritur, qeveria ka ndërmarrë projektin “Smile Albania”, pjesë e të cilit janë 1 mijë të rinj.

1 mijë të rinj do të jenë ata që do të mirëpresin turistët që do të vizitojnë Shqipërinë këtë vit në pikat kufitare, në zonat bregdetare dhe ato të mbrojtura. Projekti nis më 24 Maj dhe do të vijojë deri në muajin Gusht. Kryeministri Edi Rama shpjegoi detaje të tij.

Edi Rama: Ata do të ushtrojnë për 2 muajt më intensivë të sezonit, Korrikun dhe Gushtin, një aktivitet të vazhdueshëm, jo vetëm për të çuar buzëqeshjen dhe bashkë me buzëqeshjen, edhe informacionet e nevojshme tek turistët, por edhe për të promovuar ndjeshmërinë në mbrojtjen e plazheve nga papastërtia”.

Kryeministri tregon se tre muajt e parë të këtij viti numri i atyre që kanë vizituar vendin tonë është 12% më i lartë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar, kjo ia rrit prishtshmëritë për sezonin turistik.

Edi Rama: Nëse vitin e shkuar arritëm të prekim tavanin e 5 milionë turistëve. Jemi të bindur se këtë vit, jo vetëm falë të dhënave që kemi marrë nga të gjitha agjencitë dhe operatorët turistikë, por edhe si rezultat i një pranie shumë më të madhe pozitive të Shqipërisë dhe të qyteteve të ndryshme të saj në faqet e reklamave dhe të promovimit të turizmit nëpër botë, me siguri do të marrim një rezultat ende më të mirë se ai i vitit të kaluar dhe me siguri, impakti i turizmit në ekonomi do të jetë ende më i fortë, sesa ai i vitit të kaluar”.

Ndërkohë shefi i qeverisë garanton:

Edi Rama: Ta themi me plot gojën që do të jetë sezoni më i pastër, sezoni më i sigurt dhe sezoni me volumin më të madh të mundësive për argëtim dhe për aktivitete alternative, përveç plazhit dhe rërës”.

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit zgjodhi 24 Majin për të prezantuar projektin “Smile Albania” pasi përkon me gjashtë mujorin e një tjetër nisme, atë “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, ku u angazhuan rreth 20 mijë vullnetarë. Ministri Klosi ndan disa rezultate të aksionit të pastrimit.

Blendi Klosi: “32 gurore të mbyllura në Berat e Urën Vajgurore, do vijojmë me malin e Krujës. Në Tiranë verifikum 98 pika skrapi. I kemi shkuar në themel një problemi të vështirë. Ka nisur ndërhyrja në 180 pika vendgrumbullimi të evidentuara. Aksioni për ujërat e zeza nis me 1 Qershor. Do pezullohet çdo aktivitet që nuk plotëson kushtet. Muzika e lartë do jetë e ndaluar ku nuk ka leje”.

Shqipëria, sipas ministrit të Mjedisit dhe Turizmit, nuk është e ndotur, por menaxhohet keq, arsye kjo që ka detyruar ndryshimin e 15 paketave ligjore. Këtu kërkohet dhe bashkëpunimi i qytetarëve të cilët, kryeministri i ndan në antikombëtaë e patriotë.

Edi Rama: Ne harrojmë që hapi i parë, çdo ditë, i gjithkujt që është një patriot i mirë është që të jetë edhe mbrojtësi i mjedisit të përbashkët nga pisllëku që ai vetë krijon./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono