skuadrat

CHAMPIONS-DINAMO-DHE-ZVEZDA.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela12:18 | 22/08/2019

Dy skuadra nga ish-Jugosllavia janë pranë kualifikimit për në fazën e grupeve në Champions. Crvena Zvezda e Serbisë dhe Dinamo e Zagrebit e Kroacisë, hodhën hapin e parë drejt suksesit të madh.

Dikur ishin fuqi e futbollit europian, por duket sikur janë harruar.

Skuadrat nga ish-Jugosllavia e kanë pasur të vështirë të shkëlqenin në Champions, por kjo ndoshta mund të ndryshojë.

Crvena Zvezda, kampione e Serbisë, dhe Dinamo e Zagrebit kampione e Kroacisë, janë më pranë kualifikimit për në fazën e grupeve, pas ndeshjeve të para të plej ofit.

Beogradasit barazuan 2-2 në fushën e Jang Bojsit, rivalit të parvjetshëm të Skënderbeut në grupet e Ligës së Europës, ndërsa zagrebasit triumfuan 2-0 në fushën e tyre ndaj Rozenborgut të Norvegjisë.

Millosh Degenek dhe Mateo Garsia ishin autorët e golave për Zvezdën në Bernë, duke përmbysur avantazhin e hershëm të zviceranëve, arritur me Rozher Asalenë.

Në minutën e 76-të, Gijom Horo barazoi me penallti për Jang Bojsin që pati dy mundësi të shkëlqyera në fund, por nuk i shfrytëzoi.

Dhjetëra mijë tifozë do ta mbështesin Zvezdën në kthim, në stadiumin “Rajko Mitiç”.

Dinamo e Zagrebit është edhe më pranë grupeve të Championsit, pasi Bruno Petkoviç me penallti dhe Mislav Orshiç shënuan “shpejt e shpejt” në “Maksimir”, ku ishin mbi 25 000 shikues.

Në formacion për kroatëve, edhe kapiteni Arijan Ademi, madje shqiptari i Maqedonisë humbi rast për gol tjetër.

Edhe pse me djem të rinj, “Blutë” treguan cilësi më të lartë se norvegjezët, që gjithashtu mbeten të rrezikshëm. /ABC News Albania 24/7

ronaldo-fenomeni-1280x768.jpg
nev ila20:40 | 26/06/2019

Fenomeni Brazilian, Ronaldo mendon se rivaliteti mes Argjentinës dhe Brazilit ka rritur cilësinë e të dyja ekipeve. Në lidhje me kritikat ndaj Messi, Ronaldo i cilëson si të tepërta.

Kombëtarja e Brazilit dhe Argjentinës siguruan kalimin ne çerekfinale të kupës së Amerikës dhe tashmë kanë një rrugë aspak të lehtë për të mbërritur deri në finale. Në vendin organizator kalon me sukses Paraguajin dhe Argjentina eliminon Venezuelën, në turin tjetër do të shohim një finale të parakohshme mes Brazilit dhe Argjentinës. Për një duel të mundshëm mes dy kombëtareve më të forta në Amerikën Latine është prononcuar edhe fenomeni Brazilian Ronaldo. Ai mendon se rivaliteti mes dy skuadrave rrit cilësinë në turneun e kupës së Amerikës.

“Mendoj se rivaliteti mes Argjentinës dhe Brazilin e bën më të fortë kupën e Amerikës si dhe ka përmirësuar ndjeshëm dy skuadrat. E  shoh me shumë interes rivalitetin mes dy kombëtareve. Ne brazilianët nuk kemi asgjë kundër argjentinasve përtej rivalitetit sportive. Ka një marrëdhënie të mirë mes dy vendeve”.

Në qendër të vëmendjes në kupën e Amerikës është padyshim Lionel Messi i cili ka marrë kritika në vazhdimësi për lojën e dobët që ka zhvilluar, kjo edhe për faj të pjesës tjetër të skuadrës.

Në lidhje me fituesin e pesë topave të artë, fenomeni Ronaldo thekson se pavarësisht se Messi ende nuk e ka fituar një trofe me kombëtaren ai mbetet një lojtar i madh që është kënaqësi kur e sheh të luajë.

“Messi është një futbollist që ka lindur për të argëtuar tifozët. Krahasimi që i bëhet mes paraqitjeve me Argjentinën dhe asaj me Barcelonën mendoj se është i padrejtë pasi ka një ndryshim mes këtyre dy situatave. Messi jep më të mirën e tij me kombëtaren dhe po sakrifikon shumë. Argjentina nuk ka fituar një trofe për shumë kohë dhe jo vetëm në epokën e Messit ndaj dhe kritikat ndaj tij i shoh si të tepërta, thekson legjenda e brazilit Ronaldo”.

Brazili do të zbresë në fushën e lojës ndaj Paraguajit të enjten ndërkohë që Argjentina sfidon Venezuelën një ditë më pas./ABC News Albania 24/7

3352.jpg
ent ela14:22 | 30/01/2019

Dy skuadrat e Mançesterit nuk patën një mesjavë të bukur në Angli. Mançester Siti humbi, dhe Mançester Junajtidi barazoi, por trajnerët e tyre mbeten me shpresë për sukses

I tha edhe një lamtumirë tjetër të vogël ndaj titullit të fituar vjet. Në një sezon, më të vështirë sesa pritej, Mançester Junajtidit pësoi një humbje të papritur në fushën e Njukasëllit, për Premier Ligën.

Duhej të kishte qenë ndeshja që do ta afronte në vetëm 1 pikë me Liverpulin kryesues të Premier Ligës, por mesjava me shumë gjasë mund të përfundojë krejt në të kundërt. Në “Sent Xhejmsis Park”, vendasit luajtën si në kohën e Alan Shirerit, duke mos u tronditur nga goli i minutës së parë, shënuar nga “snajperi” Aguero.

Reagimin e patën në pjesën e dytë, të nxitur edhe nga fjalimi në pushim i Rafa Benitezit, që nuk do të mërzitej nëse ish-ekipi i tij, Liverpuli, do ta fitonte titullin. Salomon Rondon në 66’ dhe Mat Riçi me penallti në 80’ sollën përmbysjen.

Po Pep Guardiola çfarë tha?

“Jemi në janar, jo në prill apo maj, – tha trajneri katalanas, – ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur dhe ne mund ta mbrojmë titullin. Natyrisht, nuk është kurrë mirë kur humbet, por jemi në një kampionat shumë të fortë, dhe çdo skuadër do të humbasë pikë”.

Liverpuli kryeson me 60 pikë dhe një ndeshje më pak, Siti ka 56. As skuadra tjetër e Mançesterit nuk pati një mesjavë të bukur. Gjithsesi, barazimi 2-2 I Mançester Junajtidit me Bërnlin modest në “Old Traford” nuk u duk aq I keq, edhe pse përfundoi seria prej 8 fitoresh radhazi me trajnerin e ri, Solskjer.

Miqtë ishin në epërsi 2-0, ndërsa vendasit barazuan 2-2, me të gjithë golat në pjesën e dytë, dhe me reagimin e Junajtidit erdhi në minutat e fundit. Skuadra e sotme, në këtë aspekt, po ngjan me atë të Sër Aleks Fergusonit që fitoi gjithçka në Angli dhe në Europë.

“Lojtarët e mi treguan një karakter të madh, – u shpreh Solskjeri pas ndeshjes, – nuk mund të fitosh gjithnjë, por rëndësi ka të reagosh. Parimi I Mançester Junajtidit është që të mos dorëzohet kurrë”. Pol Pogba ktheu në gol penalltinë në 87’, dhe minutat e fundit ishin një “sulm atomik” i skuadrës së Solskjerit.

Mund të ishin shënuar më shumë se vetëm një gol, por kaq qe e thënë, dhe në të vërtetë Mançester Junajtid nuk është se meritonte shumë, për ndeshjen e luajtur, në tërësi. Mbrojtësi Lindelof barazoi në minutën e 92-të./abcnews.al

vlcsnap-error114-1-1280x720.jpg
us er18:07 | 14/11/2017

Mjaft lojtarë të ekipit përfaqësues pritet të gjejnë skuadra të reja, edhe më të mira sesa ato që kanë. Kjo është bindja e menaxherit të njohur shqiptar të futbollit, Shkumbin Qormemeti.

Kërkohet një kombëtare edhe më cilësore.
Pavarësisht asaj që është arritur, trajneri Panuçi e ka bërë të qartë se synon më shumë.
Një nga shqetësimet kryesore të tij është fakti që shumë lojtarë kuqezinj luajnë në kampionate që ai i cilëson si të dorës së dytë, ndaj janë më të ngadalshëm në veprime.
Çfarë mendon për këtë ankesë, menaxheri më i njohur shqiptar i futbollit, Shkumbin Qormemeti.
“Mendoj se Panuçi edhe ka, edhe nuk ka të drejtë. Pas Europianit gjendja ka ndryshuar”.
Konkretisht, a pritet që futbollistë të kombëtares të gjejnë skuadra më të mira deri në verë.
“Do të ketë lëvizje. Kjo është edhe puna jonë, e menaxherëve që lojtarët të shkojnë në kampionate ku e meritojnë”.
Qormemeti ka një vërejtje për trajnerin e kombëtares.
“Panuci mund të hedhë sytë më shumë nga Superliga, 2-3 lojtarë e meritojnë”.
Qormemeti punon prej vitesh në këtë profesion.
Ai ka transferuar disa lojtarë të njohur si Balaj, Roshi, Bernard Berisha e Olajinka, ndërsa ka dërguar futbollistë edhe tek Lacio e Igli Tares.
Sa e vështirë është kjo punë:
“Punë e vështirë, si çdo punë tjetër. “Trafik njerëzish”. Duhet të dish, por menaxher të madh të bën edhe futbollisti”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono