skuadra

talenti-i-fiorentines.png
nev ila18:15 | 13/08/2019

Skuadra e Interit dhe Juventus janë në një garë të ashpër në merkaton e transferimeve. Pas Lukakut dy skuadrat italiane po garojnë për nënshkrimin me talentin Italian Federiko Kieza.

Dueli i parë në merkato mes skuadrës së Interit dhe Juventusi ishte transferimi i Romelu Lukakut ku fitues rezultuan zikaltrit.

Futbollisti belg kaloi tek Inter ndërkohë që bardh e zinjtë ende nuk kanë firmosur me një sulmues te kalibrit të lartë pasi nuk po zgjidh të ardhmen e Mandzukiç dhe Higuain.

Dy klubet rivale në Serinë A kanë një tjetër duel në merkato. Behet fjalë për sulmuesin e talentuar Italian, Federiko Kieza.

21 vjeçari aktivizohet tek skuadra e Fiorentinës duke mahnitur me paraqitjet e tij.

Juventus dhe Inter janë dy klubet favorite për te nënshkruar me futbollistin anësore. Futbollisti do të synohet në merkaton e vitit të ardhshëm pasi presidenca e re nuk e lejon largimin e Kiezës në këtë afat kalimtar.

Mediat italiane raportojnë se administrator i Interit, Beppe Marota ka një akord me drejtuesit e klubit te Fiorentinës për transferimin e futbollistit në “San Siro”. Nga ana tjetër Juventus ka arritur marrëveshjen me vete futbollistin për një kontrate pesë vjeçare me një page 5 mln euro në sezon plus bonuset.

Rivalitet mes Juventusit dhe Interit ka kaluar edhe në merkato dhe deri më tani zi kaltrit janë në avantazh./ABC News Albania 24/7

12-10-770x470.jpg
nev ila17:15 | 13/08/2019

Skuadra e Kukësit ka njoftuar largimin e Ylli Shametit pas 6 sezoneve me  verilindorët. Nënkampionët e Shqipërisë kanë ndryshuar organikën e sezonit të kaluar

Aventura e Ylli Shametit me Kukësin ka përfunduar. Një largim i cili nuk pritej në radhët e veri lindorëve por tashmë është fakt dhe beniamini i tifozëve kuksian nuk është më pjesë e nënkampionëve të Shqipërisë. Skuadra e Kukësit ka njoftuar largimin e Shametit dhe e falënderon për kontributin e dhënë për 6 sezone me radhë.

“Futboll Klub Kukësi falenderon Ylli Shametin për kontributin e dhënë me fanellën tonë. Gjatë 6 viteve me skuadrën kuksiane, ku shumicën e kohës si kapiten, qendërmbrojtësi ka qenë një nga futbollistët më profesionist në historinë e Klubit, si brenda ashtu dhe jashtë fushës së blertë.

35-vjeçari me skuadrën tonë arriti të fitonte Titullin Kampion, 2 herë Kupën e Shqipërisë si dhe Superkupën. Në arenën ndërkombëtare ka luajtur rol kyç, pasi ka ndihmuar ekipin në kualifikimet europiane.Me klasin dhe karakterin e tij prej lideri, ai i ka dhënë gjithmonë motiv bashkëlojtarëve, duke e çuar ekipin drejt sukseseve.

‘Mbreti’ i topave në ajër, por edhe shpesh herë autor golash, gjirokastriti do të jetë gjithmonë në zemrat dhe mëndjet e kuksianëve. Një profesionist si Ylli Shameti do ta ketë gjithmonë derën e Klubit hapur, edhe si pjesë e stafit teknik”.

Tashmë mbetet të shihet nëse Kukësi do të nënshkruajë me një pasues të Shametit apo do të përshtasë lojtarët që ka në dispozicion për të mbuluar rolin e 35 vjeçarit. /ABC News Albania 24/7

 

 

skuadra-e-tiranes-1280x713.jpg
nev ila16:15 | 12/08/2019

 

Skuadra e Tiranës synon të nënshkruajë me dy futbollistët e kombëtares, Andi Lila dhe Kristal Abazaj. Bardh e blutë konsiderohen si pretendent për titull.

Një nga pretendetët për të fituar titullin kampion në kategorinë superior sezonin e ardhshëm padyshim që është edhe Tirana. Bardh e blutë kanë                                          nënshkruar me futbollistë tepër cilësorë ndërkohë që kërkojnë minimalisht edhe dy blerje të tjera.

Në kampin bardh e blu janë të interesuar për një mbrojtës dhe Andi Lila është në krye të listës së dëshirave të drejtuesve të klubit.

Futbollisti i kombëtares ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës për tre sezone dhe nuk e ka mohuar dëshirën për tu rikthyer sërish.

Lila do të ishte një përforcim i bujshëm në radhët e kryeqytetasve të cilët.

Një tjetër futbollist i kombëtares është në kërkim nga skuadra e Tiranës.

Fjala është për sulmuesin e Anderleht Kristal Abazaj. Futbollisti u huazua sezonin e kaluar tek Osijek në kampionatin kroat ku realizoi vetem nje gol ne 9 takime nderkohe që nuk ka vend ne formacion tek skuadra belge.

Tirana pretendon huazim me të drejtë blerje për sulmuesin që në superior ka mbajtur veshur fanellën e Luftëtarit ku spikati si futbollist./ABC News Albania 24/7

inter1-1280x716.jpg
ad min15:45 | 11/08/2019

Interi i trajnerit Antonio Konte po tregon nga ndeshja në ndeshje se nuk ka aspak ngjashmëri me ekipin e sezonit të kaluar. Zikaltërit ia dolën të fitonin falë ruletës së 11 metërshave ndaj skuadrës së Valencias në sfidën e zhvilluar në “Mestaja”.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit në minutën e 38 me autor Karlos Soler, i cili arrin t’i shpëtojë mbulimit të mbrojtjes zikaltër dhe mposht portierin Handanoviç.

Zikaltërit pozicionohen në sulm në kërkim të golit të barazimit por pa rezultat. Pjesa e parë e takimit mbyllet me avantazhin e spanjolleve.

Në fraksionin e dytë trajneri Konte kryen disa zëvendësime të cilat japin frytet e duhura.

Në minutën e 83, Politano realizon nga pika e bardhë e 11 metershit duke vendosur baraspeshën dhe sfida i drejtohet ekzekutimit të penalltive ku fiton skuadra e Interit me rezultatin e përgjithshëm 7-6./ABC News Albania 24/7

albian_ajeti_of_switzerland_celebrates_after_scoring_his_teams_f_1281914.jpg
ad min14:45 | 07/08/2019

Sulmuesi me origjine shqiptare i cili luan në kampionatin zviceran me skuadrën emblemë të futbollit vendas, Basel është shumë pranë hedhjes së hapit më të madh në karrierë. Mediat britanike zbulojnë se sulmuesi premtues është pranë kalimit tek skuadra e Uest Hem. Klubi londinez ka gjetur akordin me Basel për shumën e 8 mln paund dhe tashmë pritet vetëm përgjigja e 22 vjeçarit. Sezoni i kaluar ishte ndër më të mirët për Ajetin i cili realizoi 15 gola ne 35 ndeshje. Futbollisti shqiptar është titullar tek skuadra zvicerane prej dy sezonesh ndërkohë që nga viti 2018 është grumbulluar rregullisht edhe me përfaqësuesen e Zvicrës. Skuadra e Premier Leagues angleze është e interesuar për një sulmues premtues pas largimit të Andy Carroll dhe tek Ajeti shohin një garanci për të ardhmen./ABC News Albania 24/7

1505322950.jpg
ad min11:45 | 07/08/2019

Ilir Daja është trajneri favorit për të marrë drejtimin e skuadrës së Skënderbeut. Zyrtarizimi pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Skënderbeu pritet të qëndrojë në kategorinë superiore edhe edicionin e ardhshëm dhe në kampin korçar kanë filluar të lëvizim për ndryshimet në organike. Natyrisht që stoli i trajnerit mbetet prioritet ne këto momente tek juglindoret dhe emri me i lakuar për të pasuar Orges Shehin është ish trajneri i Skënderbeut Ilir Daja. Zyrtarizimi pritej në fundin e sezonit të kaluar por në kampin korçar ishin ne pritje të vendimit të KAS dhe nuk kishin harrua ende strategjinë për sezonin e ardhshëm.

Për teknikun në fjalë u interesua edhe skuadra e Kukësit që me pas firmosi me Shpëtim Duro ndërkohe që Daja vijon te mbetet një trajner i lirë dhe i gatshëm për tu rikthyer tek skuadra ku shkroi historinë. Problemet financiare të klubit nuk priten të jenë pengesë për trajnerin që t’i thotë po ftesës së presidentit Ardjan Takaj. Aq më tepër që skuadra ka filluar të lëvizë në merkato ku do të synohen futbollistet me kosto të ulët financiare./ABC News Albania 24/7

156-6.jpg
ad min18:15 | 04/08/2019

Besa dhe Dinamo mund të sfidojnë njëra- tjetrën për të caktuar skuadrën që do të ngjitet në kategorinë Superiore pasi Skënderbeu mund të mos luaj sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.

Në ditët në vijim priten zhvillime të reja për fatet e disa klubeve dhe Superligës. Skuadra që rrezikon më tepër  për të mos luajtur sezonin e ardhshëm në superior është  Skënderbeu. Vendi i lëne bosh do të zëvendësohet me një ekip nga kategoria e parë. Dinamo dhe Besa u renditën në vend të dytë në grupet respektive në kategorinë e parë dhe ideja më e fundit është një përballje mes tyre për të përcaktuar skuadrën që do të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar.

Ndeshja aludohet se mund të zhvillohet në datën 5 ose 6 Gusht por vështirë se mund te ndodhe. Kjo pasi fillimisht duhet të mblidhet komisioni i licencimit në datën 7 Gusht  dhe më pas Komiteti Ekzekutiv ku do të vendosen fatet e futbollit shqiptar dhe nuk përjashtohet as mundësia e shtyrjes së kampionatit. Gjithsesi në kampin e Dinamos janë optimist se do të ngjiten në Superligë dhe kanë vijuar punën për të përgatitur skuadrën. Drejtuesit e klubit kryeqytetas po shqyrtojnë mundësinë për të zhvilluar ndeshjen në stadiumin e Kamzës e licensuar për sfidat e Kategorisë Superiore. Kategorisë superiore pritet t’i rikthehet një emër i madh që mungon prej vitesh në elitën e futbollit shqiptar./ABC News Albania 24/7

rafael-leao-lille_57v53irkmfiu1by7mhehzfc90-1280x720.jpg
ad min21:45 | 01/08/2019

Skuadra e Milanit ka zyrtarizuar sulmuesin 20-vjeçar Rafael Leao, i cili sezonin e kaluar është aktivizuar me  Lile në kampionatin francez. Portugezi shihet si një garanci për të ardhmen nga kuqezinjtë.

Milani vijon përforcimet në merkaton e transferimeve. Kuqezinjtë kanë njoftuar zyrtarizimin e sulmuesit premtues Rafael Leao nga radhët e skuadrës së Lile në kampionatin francez. Talenti 20-vjeçar ka firmosur një kontratë pesë vjeçare me skuadrën italiane ndërkohë që kostoja e operacionit nuk bëhet e ditur. Kjo lëvizje erdhi vetëm pak ditë pas largimit të sulmuesit Italian Patrik Kutroni.

Leao ka spikatur si futbollist në radhët e Sporting Lisbone në kampionatin portugez ndërkohë që sezonin e kaluar është aktivizuar me Lile në kampionatin francez. Paraqitjet e mira dhe nuhatja qe shtatlarta ka për golin nuk i shpëtuar drejtuesve të klubit kuq e zi të cilët mbyllën menjëherë marrëveshjen me futbollistin dhe skuadrën.

Në 24 takime në kampionatin francez, Leao ka shënuar 8 gola. Gjithashtu lojtari në fjalë është pjesë e skuadrës së moshave të Portugalisë. Sulmi i Milanit nuk cilësohet ende i kompletuar dhe pritet një tjetër goditje. Leao ka jo pak shanse për të luajtur si titullar përkrah Piatek por kjo do të varet nga përshtatja që do të ketë i riu premtues./ABC News Albania 24/7

de-ligt1-1280x853.jpg
ad min20:30 | 26/07/2019

Mbrojtesi i skuadrës së Juventusit, De Ligt ka theksuar se do ta ketë tepër të vështirë të luajë si titullar. Holandezi rithekson se Ronaldo nuk ndikoi në vendimin e tij për të kaluar tek bardhezinjtë.

Juventus shpenzoi plot 70 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin e talentuar Matias De Ligt. Një investim tepër i rëndësishëm për bardhezinjtë të cilët kanë bërë një goditje të madhe në repartin difensiv. De Ligt është aktivizuar në dy ndeshje miqësore me bardhezinjtë në turin përgatitor që italianët po zhvillojnë në Azi.

Gjatë një interviste të dhënë për Tutosport, mbrojtësi holandez tregon gjithçka rreth aventurës së deritanishme me kampionët e Italisë dhe vështirësitë që do të përballet për të luajtur si titullar.

“Ndihem mjaft mirë me shokët e skuadrës. Ka shumë lojtare me eksperiencë dhe kjo më lumturon. Të gjithë futbollistët kanë një nivel për t’u admiruar. E shoh shumë të vështirë të luaj titullar me kaq lojtarë të fortë. Nuk e di nëse Juventus ka mbrojtjen më të fortë në botë. Duhet të luftojmë për vendin e titullarit. Pritshmëria për mua është e madhe, por nuk mendoj aspak për këtë. Dua vetëm të fokusohem në fushën e blertë. Po punoj fort që të përmirësohem çdo ditë. E ritheksoj dhe një herë tjetër se Ronaldo nuk ka qenë arsyeja kryesore që unë kam zgjedhur për të luajtur me Juventusin. Kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë që zgjodha të luaj me Juventusin. Është e vërtetë që më ftoi tek bardhezinjtë, por nuk ndikoi në vendimin tim pasi e kisha zgjedhur prej kohësh që do të transferohesha në Torino”.

De Ligt pritet të formojë qendrën e mbrojtjes me Kelinin në sezonin e ardhshëm ndërkohë që i sakrifikuari do të jetë Leonardo Bonuçi./ABC News Albania 24/7

SEI_653277441-1280x854.jpg
nev ila22:53 | 25/07/2019

Skuadra e Interit interesohet për mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitiç. Kroati nuk bën pjesë në planet e trajnerit Valverde dhe Interi është skuadra e vetme në garën për të transferuar 31- vjeçarin.

Skuadra e Interit shpreson për të nënshkruar me  yllin e Barcelonës Ivan Rakitiç. Futbollisti kroat mesa duket e ka humbur vendin e titullarit pas afrimit të talentit të De Jong dhe rikthimit në top formë të spanjollit Buskets.

Pas ndeshjes me Chelsea, trajneri i Barcelonës, Valverde theksoi se Ivan Rakitiç duhet të djersisë më tepër për të mbajtur vendin e titullarit, një paralajmërim i qartë për atë që e pret sezonin e ardhshëm. Në kampin e spanjollëve janë të gatshëm të ndërmarrin një tjetër hap ndaj 31 vjeçarit.

Kontrata e Rakitiç përfundon në vitin 2021 dhe drejtuesit e katalanasve nuk janë të gatshëm për ti rinovuar kontratën. Zgjedhja e duhur për futbollistin është largimi ku vetëm skuadra e Interit ka shfaqur hapur interesimin për yllin ballkanas.

Nuk bëhen të diturat termat ekonomike që pretendojnë kampionët në fuqi të Spanjës por nuk përjashtohet opsioni i huazimit me detyrim blerje nga zi-kaltrit duke llogaritur që kanë një buxhet tejet të kufizuar në këtë merkato.

Trajneri Konte ka kërkuar yje për të konkuruar denjësisht me Juventusin. Përgjigja ka qenë pozitive nga administratori i deleguar Bepe Marota dhe tashmë priten zhvillime të reja./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono