skenderbeu

omega.jpg
G. P.19:08 | 17/01/2019

8 muaj pas inaugurimit, rihapet në Lezhë për vizitorët, memoriali i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Bashkia e Lezhës organizoi homazhet në këtë memorial, me rastin e 551 vjetorit të vdekjes së tij. Nënkryetarja Alfrida Marku, bëri të ditur se më 2 Mars në Lezhë, do vendoset për herë të parë shtatorja e heroit tonë kombëtar, në sheshin me të njëjtin emër.

Bashkia përsëriti thirrjen drejtuar qeverisë që të miratojë kërkesën e saj, në mënyrë që 2 Marsi, data e Kuvendit, që shënon Besëlidhjen e Lezhës, të shpallet festë zyrtare. Në fjalën e tij, kreu i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë, Anxhelo Masafra tha se atdheu duhet të jetë mbi gjithçka e bëri apel që të punohet me të rinjtë, të cilët kërkojnë masivisht të largohen nga vendi./abcnews.al

viti-i-skenderbeut.jpg
G. P.17:35 | 01/01/2019

Përgjatë vitit mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu i shpallur nga kryeministri Rama u mbajten një sërë aktivitetesh kulturore brenda dhe jashtë vendit . Ne ju ftojmë të njiheni me gjithçka rreth heroit tonë kombëtar në një përmbledhje ku pasqyrohet figura e Skënderbeut në arte pamore, botime dhe prezantime artefaktesh për herë të parë. /abcnews.al

orges-shehi.jpg
G. P.18:59 | 17/12/2018

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, ka dashur të japë dorëheqjen pas disfatës me Luftëtarin në Superligë. Ish-portieri ia ka deklaruar një gjë të tillë presidentit Takaj.

Padyshim që mund të të shkojë në mendje pas një humbjeje të tillë. Nga Korça lajmet janë që trajneri Orges Shehi i ka kërkuar dorëheqjen presidentit Takaj, në vijim të disfatës me Luftëtarin në Superligë, dhe se numri 1 i klubit padyshim që është menduar.

Gjithsesi, po këto burime theksojnë se Takaj nuk e ka marrë vendimin final, gjithnjë sipas parimit të tij se nuk duhet të nxitohet me trajnerin. Pas ndeshjes, Shehit iu bë një pyetje se mos pati prapaskenë ndaj tij, apo prapaskenë për rezultatin.

“Nuk mendoj për prapaskena. Mendoj pak me respekt për Skënderbeun sepse nuk mund të vijnë gjyqtarë të rinj pa eksperiencë, kur Skënderbeu ndodhet në pjesën e lartë të tabelës dhe ka objektiva”, tha ai.

Trajneri i kampionëve pranoi se Skënderbeu nuk po kalon moment të mirë.

“Kemi gabimet tona. Shkojmë deri atje te porta. Kemi dalë shumë lirshëm atje, kemi shpërdoruar shumë. Kemi shpërdoruar pasimet e thjeshta. Kemi gabimet tona që nga unë i pari sepse skuadra nuk është aq i fortë sidomos në aspektin e prapavijës”, u shpreh Shehi.

Nga ana e tij, ai që doli i fituar ishte Gentian Mezani i Luftëtarit, një skuadre që arrin të marrë tri pikët edhe kur nuk merr rrogat.

“Kemi bërë një ndeshje të mirë. Dua të flas për ndeshjen sepse mendoj që është diçka e kaluar. Për pjesën tjetër ne kemi marrë garancitë tona për vazhdimësinë dhe normalisht siç u fokusuam sot duhet të vazhdojmë dhe për ndeshjen e radhës që kemi me Partizanin”, tha Mezani./abcnews.al

skenderbeu-1.jpg
G. P.21:15 | 16/12/2018

Skënderbeu i ka bërë rrugë humbjet në Superligë, madje edhe kur luan në fushën e vet. Kështu i ndodhi edhe në ndeshjen e fundit me Luftëtarin, duke pësuar disfatë me shifrat 3-2. Kampionët kaluan të parët në epërsi me anë të Bregut që në minutën e 10-të, por gjirokastritët përmbysën gjithçka në fare pak minuta.

Në minutën e 25-të, Bregu barazoi sërish rezultatin dhe u desh të pritej fundi i ndeshjes që të shënohej goli vendimtar. Luftëtarit i erdhi në ndihmë arbitri që akordoi një penallti tepër të dyshimtë për miqtë. Nga pika e bardhë nuk gaboi sulmuesi Shkurtaj që vulosi rezultatin 3-2.

Kjo ishte humbja e pestë e Skënderbeut këtë sezon, diçka tepër e habitshme për një ekip që ka arritur të mundë dy herë Partizanin kryesues. Korçarët kanë zbritur në vendin e katërt, me me shumë gjasë mund të kalohen edhe nga Laçi e Flamurtari. Luftëtari, ndërkaq, u ngjit mbi Tiranën me 16 pikë, dhe ka më shumë shpresa për mbijetesë në Superligë./abcnews.al

skenderbeu.jpg
G. P.16:40 | 15/12/2018

Skënderbeu kërkon kthesën e rezultateve në Superligë, me një fitore ndaj Luftëtarit. Trajneri Shehi mbetet me besim, por dyshimet janë të mëdha nëse kampionët do të mund të jenë sërish pretendentë.

Ishte fundi i Tetorit, me kampionët në kulmin e tyre. Skënderbeu sapo kishte mundur Partizanin në kryeqytet dhe ishte ngjitur në krye të renditjes së Superligës, veçse u desh pak kohë që shumëçka të shkonte për keq. Disa rezultate negative radhazi bënë që korçarët të mbeteshin prapa Partizanit, madje të rrezikohen për t’u kaluar nga Kukësi apo Teuta, duke vënë në rrezik Europën. Presidenti Takaj sikur e kishte parandjerë që pas fitores ndaj Partizanit, kur tha këto fjalë.

“Këta janë çuna të rinj dhe të rrinë me këmbë në tokë. Duhet t’i marrin ndeshjet një nga një, duhet të jenë seriozë deri në fund sepse kampionati do të ketë eksperiencë. Kemi 3-4 lojtarë me eksperiencë që janë të rëndësishëm për Skënderbeun, edhe këta të rrinj duhet të ambientohen”, tha Takaj.

Skënderbeu sot është në prag të ndeshjes ndaj Luftëtarit, për javën e 17-të të Superligës, dhe dyshimet për ekipin janë të mëdha. Takaj madje zhvilloi mbledhje me ekipin, dhe thuhet se pati kritika, ndërsa ka edhe dyshime se kampionët nuk po japin maksimumin për shkak të përjashtimit nga Europa, që mund të mbetet në fuqi. Po ashtu, përflitet se harmonia në ekip nuk është ajo më e mira, edhe për shkak të largimit të shumë lojtarëve me përvojë. Trajneri Orges Shehi, hedh poshtë dyshimet, madje e sheh gjendjen me pozitivitet, ndonëse do të ketë mungesat e Krasniqit të dëmtuar dhe Ditës së pezulluar.

“Mbledhjet nuk janë për të gjetur fajtorin apo për të goditur dikë. Unë mendoj që pas rezultateve jo të mira janë normale dhe mblehdje të tilla. Unë përgjigjen e lojtarëve e kam marrë prej kohësh. Nuk ka krizë për atë çka shohim ne. Ndoshta brenda tyre mund të ketë diçka, por për atë që shohim në fushë nuk besoj se ka krizë”, tha Shehi.

Barazimi i Partizanit me Kukësin bëri që Skënderbeu të ketë mundësi të afrohet sërish me kreun.

“Na ka ardhur siuata që duhet me fituar patjetër. Duhet me dhënë jo 100%, por 120% për këtë ndeshje. Na interesoi ai barazim. Na jep mundësi që të rikuperojmë pikët, kështu që duhet të japim maksimumin nesër, për të marrë maksimumin”, u shpreh Shehi.

Skënderbeu ka 30 pikë dhe është në vend të tretë në renditjen e Superligës, 6 pikë poshtë Partizanit, që tashmë e luajti ndeshjen e tij të kësaj jave./abcnews.al

korca-1.jpg
G. P.14:57 | 08/12/2018

Ka pasur pakënaqësi dhe akuza pas humbjes së Skënderbeut në fushën e Kukësit në Superligë. Disa  tifozë dyshojnë për tolerim, por klubi mohon me forcë.

Duhet të kthehesh shumë prapa në kohë për krahasim. Skënderbeu i pas vitit 2010 nuk ishte mësuar me dy humbje e asnjë fitore në tri ndeshje, por ja që po i ndodh këtë sezon. Pas barazimit me Tiranën në “Selman Stërmasi” dhe humbjes në Korçë me Teutën, kampionët u thyen edhe në atë që quhej fusha e Kukësit, në Kamzë. Nuk mjaftoi vetëm disfata dhe fakti se kuksianët janë tani me pikë të barabarta me ta, ngjitur në vend të dytë, por korçarët duhet të përballojnë edhe kritikat dhe akuzat e disa prej tifozëve në rrjetet sociale.

Natyrisht, pati nga ata që e quajtën një humbje dhe aq, pati edhe të tillë i dhanë shpresë ekipit se mund të fitojë në gjyqin e KAS-it, por nuk munguan dyshimet. Ata u shprehën se ekipi toleroi përballë Kukësit, si dhe që po luftohet që të dalë kampion Teuta. Nga administratori i faqes zyrtare të klubit në FB, u lëshuan kundërakuza, duke i quajtur të turpshme dyshimet e tifozëve.

Skënderbeu në këtë kampionat, ka fituan dy herë ndaj Partizanit, por asnjëherë ndaj Laçit e Tiranës, ka humbur dy ndeshjet me Teutën, ndërsa me kuksianët ka një fitore e një disfatë. Dyshimet për tolerime në Superligën shqiptare janë të vjetra, të paktën tri dekada, në mos edhe më shumë, por asnjëherë nuk ka pasur ndonjë hetim të organeve kompetente, të tipit “kalçopoli” si në Itali, apo siç ka ndodhur në vende të tjera. Në vitin 2010, Dinamo e shpallur kampione shumë javë para fundit të kampionatit, humbi 8 ndeshje radhazi në fazën e tretë./abcnews.al

shehi.jpg
G. P.23:18 | 06/12/2018

Skënderbeu nuk ndihet i tronditur pas humbjes me Teutën, dhe pretendon rezultat ndaj Kukësit. Trajneri Shehi thekson se kampionët kanë një element të fortë në favor.

Vështirë ta njohësh këtë ekip nëse e sheh disa ndeshje radhazi. Skënderbeu është ai që humb pikë në Superligë, në Korçë, me Teutën, Laçin apo Tiranën, por edhe që triumfon në kryeqytet me Partizanin kryesues. Shumëkush habitet me këto luhatje të kampionëve, ndërsa trajneri Orges Shehi nuk dëshiron të komentojë dyshimet, por të theksojë diçka tjetër.

“Kukësi jo vetëm tani, por edhe në edicionet e mëparshme ka qenë një rival i fortë për ne kështu që do jetë një ndeshje me rëndësi. Vjen pas një ndeshje të luajtur mirë, por jo duke marrë pikët dhe kjo e luajtura mirë na bën mirë për vazhdimësinë”, u shpreh Shehi.

Kukësi thotë se ka mungesa, por edhe Shehi rreshton të vetat për ndeshjen e javës së 16-të.

“Kemi tre mungesa megjithë Hoxhën. Radasi ka plotësuar numrin e kartonave. Krasniqi akoma nuk ka filluar stërvitjen me grupin. Kam besim te lojtarët e tjerë se jo më kot janë pjesë e jona”, Shehi

Janari ende nuk ka ardhur, por Skënderbeu ndihet se kërkon përforcime.

“Dihet se për të qenë sa më kompetitivë duhen dhe disa ndërhyrje, por Janari nuk të jep shumë mundësi dhe nga eksperienca që kam nuk është se ke shumë mundësi zgjedhjeje, por nëse na jepet një opsion i mirë sigurisht që do të përforcohemi”, tha Shehi./abcnews.al

cungu.jpg
G. P.23:08 | 06/12/2018

Kukësi duhet t’i kthejë reston Skënderbeut, në sfidën e radhës në Superligë. Trajneri Cungu hedh poshtë problemet dhe nuk shqetësohet nga dëmtimet, por kërkon fitoren.

Ndihet i qetë edhe përpara një dueli të tillë. Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, është i ndërgjegjshëm se çfarë do të thotë të ndeshesh me Skënderbeun në Superligë, por ka këtë deklarim.

“Ndeshemi me një rival direkt në luftën për titull, por pavarësisht lojës së parë që nuk shkoi siç duhet në rezultat e jo në lojë, shpresoj t’i kthej reston Korçës në një ndeshje që fitorja është objektiv si çdo ndeshje e Kukësit”, tha Cungu.

Cungu nuk mundi të fliste vetëm për ndeshjen, por duhej të sqaronte edhe rastin e Reginaldo-s.

“Nuk ka asgjë për ta kthyer në një situatë. Ka pasur një shqetësim të vogël muskular prej pothuajse dy-tre javëve dhe për këtë arsye ka ndenjur vetëm. Nuk më pëlqeu sot që ishte bërë objekt i gazetave. Nuk ka lidhje fare me lindjen e fëmijës. Ka qenë të lindja e fëmijës”,  u shpreh trajneri.

Skënderbeut i mungon Radas, një plus për kuksianët.

“Te Skënderbeu mungon Radas, ndërsa që kur kam ardhur unë kanë munguar shumë Radas. Kjo nuk është për t’u ankuar, por ky ështrë realiteti. Shameti është rikuperuar dhe nesër do të jetë në fushën e lojës. Rrmbullaku është rikuperuar pothuajsë, pr duhet të kuptojmë që nuk ka luajtur futboll prej tre muajsh. Shkodra ka një goditje. Do shohim sot në stërvitjen e fundit për të marrë vendimin e fundit”, u shpreh Cungu.

Ja edhe një pyetje për lojtarin e rëndësishëm, Musollin e dëmtuar, që u tha se do t’i ndërpriste marrëdhëniet me Kukësin.

“Musolli duhet të kuptojmë që është një emblemë e Kukësit. Shpirtin Musolli e ka te Kukësi, ndonëse ka shumë oferta. Një ndër ta jam edhe unë kur isha kundërshtar i Kukësit. Në çdo skuadër ku kam qenë në fokusin kryesor kam pasur Musollin, por fakti që Musolli nuk e trafhëtuar kurrë, do të thotë shumë për klubin e Kukësit. Jam shumë i lumtur për vendimin që është marrë dhe shpresoj që të jetë pjesë e stërvvitjeve që në Janar edhe shumë shpejt ta shohim në fushë”, përfundoi trajneri Cungu./abcnews.al

MUNDET-SKENDERBEU-1280x720.jpg
ent ela21:30 | 01/12/2018

Skuadra e Skënderbeut nuk ruan dot hapin e Partizanit kryesues. Korçarët u mposhtën në shtëpi 1-0 nga skuadra e Tetuës dhe tashmë e sheh veten 4 pikë larg Partizanit.

Skenderbeu del bllof ndaj Teutës. Korçarët nuk ia dolën të ruanin hapin e Partizanit dhe u mposthën me shifrat 1-0 perballe durrsakëve. Edhe pse Teuta luajtu në pjesën më të madhe të lojës me 1 lojtar më pak, Skënderbeu nuk arriti të marrë një rezultat pozitiv. Korçarëve iu anulluan 3 gola, dy për pozicion jashtë loje dhe një për faull në sulm. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e ‘33 me autor Kamaran. Afrikani finalizon në gol një aksion model të durrsakëve duke kaluar në avantazh skuadrën e tj. Në fundin e pjesës së parë, Muzaka fiton një 11 metërsh pas ndërhryjes së Beqjas i cili ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Penalltinë e ekzekuton Fidan Aliti, por portier Hidi bën mrekullinë.  Fillimi i pjesës së dytë nis me Skënderbeun në sulm. Muzaka gjuan drejt portës, topi përplaset në këmbët e Alitit i cili e shtyn topin drejt rrjetës, por gjyqtari e anullon për pozicion jashte loje.

Një tjetër gol i anulluar për Skënderbeun në minutë e 62.  Realizon Muzaka, por goli anullohet për një faull në sulm. Pjesën e mbetur të lojës e kontrollon Skënderbeu, por pa mundur të gjejë golin e barazimit. Korçarët humbin mundësinë për të ruajtur hapin e Partizanit që tashme e sheh veten katër pikë larg korçarëve. Kjo ishte humbja e parë e Skënderbeut në këtë sezon në shtëpinë e vet. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono