Skënder Gjinushi

WEB-PROVOKACIJA-10.07.2018-1280x720.jpg
ent ela10:30 | 11/07/2018

Të ftuar në emisionin e radhës në “Provokacija” nga Mustafa Nano ishin:

1. Skënder Gjinushi, politikan dhe akademik. Rikthim në identitet e ka konsideruar Gjinushi rikthimin e tij  në profesionin e akademikut. Në cilësinë e kryetarit të komisionit ai ka folur për reformimin e Akademisë së Shkencave. Sipas tij në vend të reformimit tendenca ka qenë për elemimin të Akademisë. Akademia është pasoja, jo shkaktare e rënies së cilësisë, sa i përket dhënies së titujve doktoraturat dhe profesorë.

 2. Jon Tarifa, kantautor. Ka folur për muzikën e tij dhe muzikën e rrugës që sipas tij ka shumë talente.

3. Alfred Peza, Gazetar. Ai ka folur për revolucionin në gazetarinë shqiptare në këto 25 vjet nga jeta reale në atë virtuale që është sot, si edhe për fenomenin “fake news”. /abcnews.al

vlcsnap-error176-1280x720.jpg
ent ela18:53 | 21/02/2018

Kryetari i grupit të punës për hartimin e projektligjit të ri të Akademisë së Shkencave, Akademiku Skënder Gjinushi  thotë se Akadenia e Shkencave do të këtë rol këshillimore dhe në raste nevojash të qeverisë mund të ngrihen grupe këerkimore pranë saj. Ndërkohë që në projektligjin e ri është propozuar që të forcohen rregullat e anëtarësimit dhe të ulet numri i akademikëve.

Akademia e Shkencave do të ketë rol këshillimor dhe në raste të veçanta mund të ketë edhe funksion kërkimor, sipas nevojave të vendit, kështu është parashikuar në projektligjit të ri të Akademisë së Shkencave, sipas akademikut dhe kryetarit të grupit të punës, Skënder Gjinushi.

Skënder Gjinushi: “Akademia do të vazhdojë të funksionojë pa institute, por nëse qeveria ka vullnetin, lindin interesa del vlerësimi që është nevoja të lindi qendër kërkimore dhe afatgjatë pranë saj, mund ta ngrejë derisa ti je një organ këshillimor ndaj të cilit ti pret që të ndihmosh për vizionin për të ardhmen, për shkencë. Akademia duhet të jetë sa më komunikative me institucionet e tjera”.

Rregullat për anëtarësim do të jenë më të forta dhe numri I anëtarëve nga 45 propozohet të ulet, sipas Gjinushit.

Ndërkohë që mandati i kryetarit të Akademisë së Shkencave i shumë diskutuar është parashikuar të jetë i njëjtë si për universitetet. Një akademik mund të kandidojë vetëm për dy mandate.

Skënder Gjinushi: “Deri në dy mandate mund të konsumosh”.

Projektligji është konsultuar me grupet e interesit. Fillimisht me anëtarët e Akademisë së Shkencave. Më pas me kërkuesit shkencorë të universiteteve dhe së fundmi me anëtarët e akademisë së të rinjve. /abcnews.al

vlcsnap-error467-1-1280x720.jpg
us er22:36 | 27/12/2017

Të ftuar në “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi: Skënder Gjinushi kreu i PSD; Astrit Patozi gazetar, ish-nënkryetar i PD; Alfred Peza ish-deputet i PS.
Diskutim për bilancin e ngjarjeve politike të vitit 2017. Një vit politikisht intensiv me tre zgjedhje që përcaktuan zhvillimet më të bujshme në vend. Zgjedhjet e Presidentit, zgjedhjet e parlamentare edhe zgjedhjet e Prokurorit të përhershëm të përkohshëm. Një shqyrtim mbi kriminalitetin dhe përplasjet e ndryshme politike./abcnews.al

 

vlcsnap-error726-1-1280x720.jpg
us er21:37 | 27/12/2017

Të ftuar në “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi: Skënder Gjinushi kreu i PSD; Astrit Patozi gazetar, ish-nënkryetar i PD; Alfred Peza ish-deputet i PS.
Diskutim për bilancin e ngjarjeve politike të vitit 2017. Një vit politikisht intensiv me tre zgjedhje që përcaktuan zhvillimet më të bujshme në vend. Zgjedhjet e Presidentit, zgjedhjet e parlamentare edhe zgjedhjet e Prokurorit të përhershëm të përkohshëm. Një shqyrtim mbi kriminalitetin dhe përplasjet e ndryshme politike.

Nga të ftuarit, 2017-a u konsiderua një vit depresiv politik. Seanca e fundit e parlamentit ishte epilogu i një dështimi në bllok. U vu re një ekzagjerim i të dy krahëve të politikës.
Gjithashtu u tha se mazhoranca dhe pse fitoi zgjedhjet humbi shumë nga legjitimiteti i saj.
Ndërsa opozita kishte humbje të lavdishme, por Lulzim Basha hyri në histori për keq, sipas Patozit.
Ky ishte viti i çadrës për opozitën, viti i timonit për mazhorancën dhe viti i çekiçit për reformën në drejtësi.

Me zgjedhjet e 25 qershorit, Rama dhe Basha ia dolën të spostonin partitë e vogla, gjithashtu dhe spostim i figurës dominuese të Berishës.
Të ftuarit u shprehën se politika sot është tripolare sepse Lulzim Basha ndau peshën dhe rolin me LSI-në.
Ndërsa ligji i dekriminalizimit përmbante një hipkrizi brenda sepse Shqipëria ka akoma problem paprekshmërinë e rangjeve të larta.

Patozi u shpreh se në vijim do të jetë një vit dinamik, pasi PD është e vetmja parti politike që mund të bëjë një debat të shëndetshëm.
Ndërsa sipas Pezës, në 2018-n pritet të japi efekt zgjedhja e Prokurores së përkohëshme dhe përmirësimet politike për portofolin e çdo shqiptari./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono