skenarin

gomonja-e-droges-greqi.jpg
nev ila19:49 | 30/09/2019

Media greke “Protothema”, ka zbuluar foton dhe skenarin se si u kap gomonia e dytë, e cila ishte nisur nga Shqipëria për në Turqi.

Të dielën peshkatarët e zonës kanë parë një gomone me dy motor 350 kuaj fuqi secili dhe pranë tij një person që notonte në tentativë për të dalë në breg. Menjëherë peshkatarët kanë njoftuar policinë e cila mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi personin, që rezultoi shtetas shqiptar”, shkruajnë mediat greke.

Gjatë marrjes në pyetje shqiptari nuk ka pranuar të flasë, por hetuesit kanë kuptuar se bëhej fjalë për gomonen e dytë që i iku ndjekjes policore katër ditë më parë.

Nga hetimi arritën në përfundimin se droga mund të ishte fshehur diku në afërsi të Sporadhes.

Policia bregdetare greke ka sekuestruar më shumë se një ton drogë, në afërsi të ishullit Alonisos, në detin Egje.

Droga, e paketuar në 103 kuti të mëdha, ishte fshehur në një shpellë, në një ujdhesë shkëmbore dhe për gjetjen e saj u përdorën qentë e zbulimit si dhe polumbarë.

Ajo që po hetohet ende, është fakti nëse kjo sasi është sasia e plotë që do të shkëmbehej me heroinë në Turqi apo vetëm një pjesë e sasisë./abcnews.al

pd.jpg
nev ila22:32 | 27/06/2019

Partia Demokratike dënon skenarin kriminal të Edi Ramës për inkriminimin e opozitës dhe identifikimin e saj me dhunën që ka planifikuar vetë.

Emërimi i Tom Doshit si shef i shtabit politik për Shkodrën, nga Edi Rama, është emblema e qeverisë për 30 Qershorin. Një individ, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, është garancia që Edi Rama i jep krimit për të bashkëqeverisur.

Duke qenë se e ka dërguar si përfaqësues në KZAZ për të dhënë direktiva për 30 Qershorin, për të bërë herë si politikan, herë si gangster, herë si shef policie, le ta ngarkojë edhe si prokuror që të shpallë armik atë që ka caktuar partia.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen për policët e dëmtuar sonte, si dhe i inkurajon ata të bejnë publik çdo informacion qe zbulon planin kriminal të Edi Ramës për përplasje civile./abcnews.al

THACI-DHE-HARADINAJ-DIALOGU-1280x720.jpg
ad min20:55 | 17/04/2019

Lidhur me samitin e 29 Prillit në Berlin, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se do të mbyllet me një deklaratë të përbashkët dhe jo një marrëveshje, që përflitet se mund të arrihet fshehurazi. Edhe kryeministri Haradinaj ka deklaruar se nuk është në dijeni të një akordi të mundshëm.

Presidenti i Kosovës Hahsim Thaci ka thënë se nuk do të ketë diçka të fshehtë që do të arrihet në takimin e 29 prillit në Berlin. Thaci ka thënë se takimi nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit të Francës, Emanuel Macron  nuk është ftuar për të arritur ndonjë marrëveshje apo plan në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Bazuar në konsultat që kam zhvilluar, nuk do të ketë asnjë plan që do të propozohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Për më tepër, nuk ka asnjë agjendë të fshehtë prapa këtij takimi”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka treguar se në fund të këtij takimi, pjesëmarrësit do të dalin me një deklaratë të përbashkët që konfirmojnë perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i pyetur për një Draft marrëveshje të mundshme në Samitin e Berlinit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha se nuk ka informata për një gjë të tillë.

“Nuk kemi informata të tilla, janë disa informata në medie, por nuk kemi informata të tilla dhe nuk e dimë që do të ketë. Si do që të jetë unë nuk jam i mandatuar me negociuat marrëveshje me Serbinë sepse Parlamenti ka mandatuar delegacionin shtetëror, platformën. Pra nuk e shoh rolin tim si negociues në tavolinë. Përfaqësojmë Kosovën në një Samit të rëndësishëm në Berlin”, tha Haradinaj.

Ndërsa për deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për të ndërmarrë masa me 6 maj, tha se në vend të ultimatumeve vendimmarrësit serbë duhet të ofrojnë një marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve. Gazeta vjeneze “Der Standard” ka raportuar se në samitin ballkanik do të diskutohet për mbylljen e kapitullit për cështjet e shëmbimit të territoreve dhe pritet të propozohet një status special për Veriun e Kosovës, që reflekton mbi idenë e Asociacionit të komunave serbe./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono