skemat

liverpool-chelsea-1280x720.jpg
nev ila12:35 | 14/08/2019

Sonte në mbrëmje do të zhvillohet në Stamboll finalja e superkupës së Evropës, Liverpul-Chelsea. The reds janë favorit përballë londinezëve të cilët kërkojnë suksesin e parë nën drejtimin e trajnerit Lampard.

Sonte në mbrëmje do të zhvillohet finalja e superkupes së Evropës Liverpool-Chelsea. The reds fituan ligen e kampioneve ndërkohë që blutë e Londrës Europa Leage. Është hera e parë që dy skuadra angleze do të përballen në finalen e superkupës së Evropës.

Liverpool kërkon të fitojë për herë të katër këtë trofe dhe e nisin sfidën si favorit ndërkohë që Chelsea e ka fituar vetëm një herë këtë trofe. Përballja e sotme në Stamboll mes Chelseat dhe Liverpoolit do të jetë e 11 në kompeticionet evropiane.

Në radhët e Liverpool do të mungojë portieri Alison i dëmtuar në sfidën e kampionatit anglez ndaj Noruiç ndërkohë që në radhët e Chelseat janë në dyshim Rudiger dhe Uilliam. Por si pritet të luajnë dy skuadrat angleze në këtë takim.

Trajneri Jurgen Klop do të hedhë në fushë formacionin 4-3-3. Në portë Adrian. Në mbrojtje Dahjk Matip Robertson dhe Arnold. Në mesin e fushës Milner, Fabinjo dhe Henderson. Ndërkohë që faza sulmuese do të plotësohet nga treshja Salah Firminjo dhe Mane.

Në radhët e Chelseat, trajneri Frenk Lampard pritet të luajë me skemën 4-2-3-1. Në portë Kepa, në mbrojte Azpilikueta, Zouma, Kristensen dhe Alonso. Në mesin e fushës Kovaçiç dhe Zhorzhinjo ndërkohë që Pedro, Pulisiç dhe Maunt do të vendosen në mbeshtetje të sulmuesit shtat lart Zhiru.

Chelsea synon trofeun e parë nën drejtimin e legjendës së klubit, Lampard ndërkohë që Liverpool kërkon suksesin e radhës në Europë./ABC News Albania 24/7

abc-story-1280x710.jpg
ad min21:30 | 20/04/2019

ABC Story vjen sonte më një dokumentar premierë për skemat mashtruese rentiere 1991-1997. Kronika e plote, si u themeluan, si funksiononin, kush i mbështeti dhe kush i sulmoi, perse nuk ndërhyri shteti, si provokuan kolapsin e 1997 dhe si u vodhën edhe ato pak të holla që u ngrinë në banka apo si pasuri të patundshme… Një vjedhje që përfshiu të djathtë e të majtë, banditë e kriminelë ordinerë, një histori që shpjegon tundimin e papërballueshëm të shqiptarëve për të vjedhur gjithçka që nuk është e tyre, sidomos shtetin, por edhe një histori nga ku projektohet edhe pamundësia dëshpëruese për të bërë një shtet për të qenë pas rreth 30 vitesh nga ndryshimi i sistemit./abcnews.al

BANKA-E-SHQIPERISE-PER-BUXHETIN.mpg_snapshot_00.44-1280x720.jpg
ad min18:16 | 19/11/2018

Banka e Shqipërisë kërkon përmirësim të standardeve të kontabilizimit në buxhet të efekteve që do të kenë angazhimet në kontratat partneritet publik – privat. Për herë kreu i Bankës Qëndrore bëri të qartë rrezikqet që mund të kenë këto projekte për buxhetin dhe insistoi që të njihet efekti i mundshëm në borxhin publik të vendit.

Banka e Shqipërisë kërkon që qeveria të njohë efektin që do të kenë detyrimet e buxhetit ndaj projekteve partneritet publik-privat në rritjen e borxhi publik. Kjo është hera e parë që institucioni i bankës qendrore shpreh shqetësimin për rreziqet që kanë angazhimet e programeve PPP. Guvernatori Gent Sejko ndodhej në komisionin e Ekonomisë për dhënien e mendimit për buxhetin e 2019-s, ku kërkoi edhe vendosjen e një tavani buxhetor për këto kontrata në ligjin bazë të buxhetit.

Gent Sejko, guvernator i Bankës së Shqipërisë: “Ta njohim vlerën, efektin e PPP-ve në nivelin e borxhit në mënyrë realiste. Pra të dimë se sa këto pagesa për PPP do të ndikonin në nivelin e borxhit.”

Kreu i bankës qëndrore nuk përkrahu as idenë e përjashtimeve nga taksat për disa sektorë të caktuar.

“Një tipas tjetër i dëshirueshëm i politikës së taksave është edhe thjeshtimi i sistemit në drejtim të reduktimit të përjashtimeve tatimore.”

Por një tjetër shqetësim i Bankës së Shqipërisë është edhe defiçiti që kanë krijuar skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

“Deficiti i skemave të sigurimeve shoqërore e shëndetësore është rreth 5.6% e PPB-së ose 2.6 herë më e lartë së deficiti i përgjithshëm buxhetor”.

Pavarësisht rreziqeve që sheh në buxhetin e vitit të ardhshëm, Banka Qendrore vlerësoi nismën e qeverisë për uljen e borxhit publik dhe po ashtu parimin për mosndryshimin e regjimeve tatimore. Ulja e tatimit të dividentit sipas Bankës, do të shtojë investimet vendase dhe të kompanive të huaja që operojnë në Shqipëri./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono