skavica

RIKTHEHET-SKAVICA-ABC-M-4-T-2-HD.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela22:36 | 01/02/2019

Hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga shteti. Pas tenativës së dhënies me koncesion për kompanitë private, është vendosur që do të jetë korporata elektroenergjitike ajo që do të realizojë këtë vepër të projektuar që në vitet 70’.

Pas dështimit të dhënies me koncesion hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga Korporata Elektroenergjitike dhe do të prodhojë energji për konsumatorët fundorë.

Mësohet se KESH ka nisur punën për të hartuar një projekt të ri fizibiliteti, i cili do të japë përfundimisht zgjidhjen nëse Skavica do të ndahet në dy hece: Katundi i ri dhe Skavica, apo do të jetë një i vetëm me një fuqi më të madhe të insatalimi dhe prodhimi.

Grupi i konsulentëve ka nisur punën për të bërë vlerësimin e ndikimit social dhe mjedisor të kësaj vepre, e cila më pas do t’i hapë rrugë ndërtimit të saj.

Skavica ishte hidrocentrali i parë që parashikohej të ndërtohej në kaskadën e Drinit, pjesë e tre hidrocentraleve të lumit Drin: Fierza, Komani dhe Vau i Dejës. Projekti nisi që në vitet 70’, por mbeti vetëm në letër.

5 vjet më parë ishin dy kompani turke “Suzer” dhe “Nurol Holding” të cilat shprehen interes për ndërtimin e kësaj vepre, por pasi qeveria miratoi ofertën e pakërkuar dhe i shpërbleu kompanitë me bonus të pikëve në garë, dy kompanitë u tërhoqën nga projekti.

Projekti në vlerësimin e parë të fizibilitetit kushton rreth 350 milion euro ndërsa mendohet të gjenerojë 650 milion kilovat orë energji në vit./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono