skandal

genc-ruli..jpg
G. P.18:27 | 08/02/2018

Genc Ruli, ish-deputeti dhe ministri i qeverisë Berisha, u thirr për të dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me skandalin e CEZ. Ish-ministri, Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, ishte i pranishëm në organin e akuzën të mërkurën në mbrëmje rreth orës 18:40.

Ruli dëshmoi rreth një orë para prokurorit Ardian Braho, duke theksuar se, edhe ai vetë është i interesuar që kjo çështje të shkoje deri në fund.

Kjo ishte dëshmia e dytë për dosjen CEZ, pas asaj të Shkëlzen Berishës pak ditë më parë.

Skandali i CEZ u hetua nga një komision parlamentar, që i dërgoi dosjen Prokurorisë, por kjo e fundit e mbylli, ndërsa Gjykata e Tiranës rreth një muaj më parë, urdhëroi hapjen e çështjes përsëri duke i lënë detyra Prokurorisë se kush duhet të merret në pyetje./abcnews.al

volkswagen.jpg
G. P.19:14 | 30/01/2018

Një ditë pas publikimit të lajmit për përdorimin e kafshëve si kavie për të testuar emetimet e motorëve me dizel, “Volkswagen” ka shkarkuar nga detyra kryemenaxherin e grupit. Krerët e prodhuesit të automjeteve kanë deklaruar se hetimi mbi këtë çështje duhet të shkojë deri në fund.

Gjigandi gjerman i automjeteve “Volkswagen” ka shkarkuar nga detyra kryemenaxherin e tij, një ditë pas publikimit të lajmeve për përdornimin e kafshëve si kavie për të testuar tymin e çliruar nga motorët me dizel.

Kompania bën me dije se Thomas Steg, drejtor për marrëdhëniet me jashtë dhe menaxhimin, do të qëndrojë i pezulluar deri në përfundimin e hetimeve. “Aktualisht jemi në proces hetimi dhe presim të dalin përfundimet. Zoti Steg ka deklaruar se do të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë”, ka deklaruar drejtori ekzekutiv i “Volkswagen Group”, Matthias Mueller. Prodhuesi i automjeteve pranoi të hënën se kishte financuar një studim të vitit 2014, i cili parashikonte përdorimin e kafshëve, kryesisht majmunë, për të testuar nivelin e ndotjes. Testet kishin si qëllim të tregonin se motorët me dizel ishin më të pastër se modelet parardhëse, në përpjekje për të ulur jehonën e skandalit të emetimeve, që më vonë do t’i kushtonte kompanisë dhjetëra miliardë euro. Kafshët e përdorura në eksperimente ekspozoheshin për disa orë ndaj tymit, përpara se të bëheshin subjekt i kontrolleve mjekësore.

Reagimet nuk munguan. Qeveria gjermane u doli në krah grupeve për mbrojtjen e kafshëve, duke dënuar praktikat e kompanisë. “Këto teste janë të pajustifikueshme dhe ngrenë pyetje për ata që fshihen pas tyre”, deklaroi kancelarja Angela Merkel. Edhe Hans Dieter Potsch, kryetar i bordit mbikëqyrës të “Volkswagen” tha se do të bëjë gjithçka që kjo çështje të hetohet deri në fund. “Kushdo qoftë përgjegjës për këtë duhet të dalë para drejtësisë”, tha ai./abcnews.al

hillary-clinton.jpg
G. P.22:01 | 26/01/2018

Gazeta amerikane “New York Times” akuzon ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton se fshehu një skandal seksual gjatë fushatës presidenciale të vitit 2008, kur ajo garonte kundër Barack Obama për kandidatin e demokratëve.

Një ish-këshilltar i stafit elektoral të Hillary Clinton në vitin 2008, i cili u akuzua vazhdimisht për ngacmim seksual ndaj një vartëseje, u mbrojt nga ish-zonja e parë e Amerikës. Lajmin e bën të ditur “New York Times”, që citon katër persona në dijeni për ngjarjen, të cilët pretendojnë se kishte qenë pikërisht Clinton që kishte kërkuar mbajtjen sekret të skandalit.

Ankesa ndaj këshilltarit Burns Strider u bë nga një 30-vjeçare, e cila e akuzoi atë se i kishte prekur shpatullat në mënyrë të papërshtatshme, se e kishte puthur në ballë dhe se i kishte dërguar email-e provokuese, edhe gjatë natës. Kjo konfirmohet nga katër ish-pjesëtarët e stafit elektoral, sipas të cilëve ankesa i shkoi në vesh edhe ish-zonjës së parë, të cilës iu sugjerua shkarkimi i Strider, por ajo refuzoi për hir të fushatës.

Sipas gazetës prestigjoze, zotit Strider iu dha rroga për disa javë dhe u urdhërua të këshillohej me një mjeke, ndërsa vajza e re e ngacmuar u lëviz në një vend tjetër pune. Strider, që ishte këshilltari i besuar i zonjës Clinton dhe kujdesej për fjalimet e saj, u punësua sërish 5 vjet më vonë për të drejtuar një grup të pavarur që mbështeti kandidaturën e saj në vitin 2016 kundër Donald Trump. I kontaktuar nga “New York Times”, Strider ka refuzuar të bëjë komente e po ashtu edhe menaxherja e fushatës që kishte denoncuar rastin tek shefja e saj.

vlcsnap-error799-1280x719.jpg
G. P.22:46 | 12/01/2018

Gazeta amerikane Wall Street Journal ka zbuluar një skandal të presidentit Donald Trump. Kjo media shkruan se avokati i kreu të Shtëpisë së Bardhë, Majkëll Kohen, ka paguar 130 mijë dollarë për të blerë heshtjen e ish-pornostares Stefani Kliford.

Ngjarja ka ndodhur në Tetor të 2016, vetëm një muaj para se të zhvillohen zgjedhjet presidenciale.

Në bazë të marrëveshjes, për shkak të pagesës së kryer, Kliford nuk duhej të fliste publikisht lidhur me një raport seksual që kishte pasur me Trump. Ndërkohë, aktorja, e njohur me emrin e artit si Stormi Daniels, e kishte takuar Trump gjatë një turneu golfi në 2006-n.

Skandali zgjerohet dhe më shumë duke marrë parasysh se Trump është martuar me Melani në 2005./abcnews.al

vlcsnap-error343-1-1280x720.jpg
us er13:08 | 29/11/2017

Në Elbasan vijon një tjetër skandal me ndotjen e mjedisit. Në anë të një rruge, 5 km larg qytetit te Elbasanit janë hedhur thasë me lëkurë bagëtish të therrura dhe të brendshmet e kafshëve.

Janë gjurmët e mbetjeve të bagetive të prera. Pas skandalit me thasët me pulat e ngordhura në anë të rrugës nacionale Elbasan-Peqin, sërish një tjetër ngjarje.

Këtë herë janë hedhur lëkurë dhe të brendshme të kafshëve .

Në rrugën Tregan-Muçan, vetëm 5 km larg Elbasanit banorët kanë konstatuar thasë me lëkura të bagëtive të therura dhe të brendshmet e tyre.

Të kthyera edhe në ushqim për qentë e zonës, veterinarët ngrenë alarmin se mund të përhapet epidemi e rrezikshme për njerëzit .

Dy veterinerët Albert Sinani dhe Musa Rexha, thonë se ky fenomen po ndodh prej dy javësh.

Banorët janë të frikësuar nga sëmundjet. Ndaj kërkojnë marrjen e masave për eliminimin e menjëhershëm të ndotjes./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono