skafi

gomone18.jpg
ent ela16:04 | 19/01/2019

Një skaf me flamur holandez që rrezikonte të mbytej në brigjet e Sarandës është shpëtuar nga rojet bregdetare.

Mjeti lundrues që drejtohej nga një shtetas italian ishte nisur në mëngjes nga Korfuzi dhe në orën 11:30 dha alarmin SOS.

Menjëherë i kanë ardhur në ndihmë rojet bregdetare të Sarandës, duke shpëtuar shtetasin italian dhe skafin. /abcnews.al

vlcsnap-error781-3-1280x720.jpg
us er15:14 | 28/11/2017

Mjeti i shpejtë lundrues që u kap mbrëmjen e së shtunës nga roja bregdetare Greke, dyshohet se ishte sjellë nga Italia dhe vlera e saj kapte shifren 300 mijë euro. Ky lajm behet i ditur nga burime nga prokuroria qe po hetojne kete dosje.

Sasia totale e kanabisit të sekuestruar afër Korfuzit ishte 1.6 ton. Ende prokuroria e krimeve të rënda nuk jep detaje për hetimet që po zhvillohen në vendin tonë, pasi skafi me lëndën narkotike dyshohet se u nis nga qytetit i Sarandës. Po kështu organi i akuzës dhe ai i policisë po hetojnë nëse grupi kriminal i përberë nga 6 shqiptarë, 2 italian, dy grekë dhe 1 bullgar të ketë kryer transport të mëparshëm të lëndëve narkotike drejt vendit fqinj./abcnews.al

 

28s10tzpl-thumb-large-933x445.jpg
us er09:30 | 28/11/2017

Kapja e skafit me 1.6 ton marijuanë konsiderohet një sukses nga autoritetet greke. Mediat fqinje flasin për mafie shqiptare të mirëorganizuar. Gjashtë shqiptarë, dy italianë, dy grekë dhe një bullgar janë të arrestuarit. Në mesin e tyre është edhe një biznesmen i njohur grek që ka disa restorante në ishullin e Mikonos. Sipas hetimeve nga policia greke, ky biznesmen u siguronte gomonet trafikantëve.

Bëhet me dije se ngarkesa prej 1.6 ton marijuanë do të trafikohej në Turqi. Ndërkohë, burime të së përditshme greke “Kathimerini” thonë se ky grup kriminal pasi të transportonte marijuanën në Turqi, do të sillte në Shqipëri një ngakesë heroine. “Kathimerini” shkruan gjithashtu se kjo organizatë kriminal qëndron pas dy rasteve të trafikut të drogës në Prill dhe Shtator 2017 nga Shqipëria në Itali.

Në rastin e parë, u tentua të trafikoheshin drejt brigjeve italiane 1.5 ton hashash dhe u arrestuan shtatë persona, dy grekë dhe pesë shqiptarë. Kurse rasti i dytë ka të bëjë me trafikun e 2.3 ton hashash sërish drejt Italisë me një gomone në pronësi të një biznesmeni grek. Një shqiptar 24-vjeçar dhe një 63-vjeçar italian u arrestuan për këtë ngjarjen. Sipas burimeve të “Kathimerini”, marijuana i përket bandës së Habilajve.

“Sipas të dhënave paraprake, trafiku i 1.6 ton kanabis nga Shqipëria në Turqi ishte planifikuar të bëhej më herët, por u pezullua për shkak të zhvillimeve në Shqipëri. Anëtarët e rrjetit kriminal thuhet se u alarmuan nga arrestimet që bëri Guarda di Finanza në Tetor. Ndër të arrestuarit ishte dhe një i afërm i ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë”, shkruan gazeta greke “Kathimerini”.

Policia Kufitare Shqiptare ka qenë në dijeni të këtij operacioni nga pala greke. Sikurse raportuam edhe dje, e njëjta gomone ishte në monitorim prej dy javësh pasi kishte tentuar që të nisej nga brigjet e Korfuzit, por pas një defekti në motor ishte kthyer pas./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono