sinan idrizi

sinan-idrizi.jpg
G. P.17:00 | 14/08/2019

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka pranuar se nisja e fazës përgatitore është e vonuar ndërkohë që ka zbuluar se baza e skuadrës për sezonin e ri do të jenë futbollistët vlonjatë. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka premtuar mbështetje të plotë për skuadrën kuqezi.

Pritja merr fund dhe Flamurtari do të startojë fazën përgatitore në prag të sezonit të ri nën drejtimin e trajnerit Gerd Haxhiu. Gjithçka është konfirmuar edhe nga vetë presidenti Sinan Idrizi në një takim të përbashkët me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Kreu i bashkisë së Vlorës ka rikonfirmuar mbështetjen që bashkia ka dhënë dhe do të vijojë të japë për klubin dhe skuadrën e Flamurtarit. Administratori Idrizi ka pranuar faktin që skuadra është me vonesë në përgatitje ndërkohë që zbulon se baza e Flamurtarit do të jenë futbollistë vlonjat.

Flamurtari është licensuar për sezonin e ardhshëm ndërsa Idrizi dhe Leli kanë pranuar se ligji për sportin në Shtator do t’i japë zgjidhje futbollit jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë.

Flamurtari ka konfirmuar tashme sulmuesit Ardit Hoxhaj dhe Xhevair Sukaj boshnjakun Bajraktareviç ndërsa priten edhe konfirmimet e Veliut, Ribajt, Gocajt, Vatnikajt dhe portierit Nurkoviç./ABC News Albania 24/7

idrizi-1280x660.jpg
Sej rie22:45 | 24/05/2019

Lojtarët e Flamurtarit i kanë dërguar një shkresë administratorit të klubit Sinan Idrizi për të konkretizuar një takim mes tyre. Ftesa është refuzuar nga Idrizi i cili thekson se nuk ka arsye për ta bërë diçka të tillë.

Histori letrash edhe në futboll, këtë radhë në kërkim të pagesës. Vlonjatët po luftojnë fort që të kapin pjesëmarrjen në Europa League, pavarësisht se kanë një sezon pa u paguar. Së fundmi lojtarët i kanë dërguar administratorit Sinan Idrizi një shkresë ku kërkojnë të kenë një takim me të. Epiqendra e bisedës dihet: Ata do të flasin për rrogat e prapambetura. Zyrtari më i lartë i kuqezinjve ka refuzuar ftesën e tyre duke lëshuar mesazhe enigmatike. Fjalë që nuk i beson më askush.

Numri një i klubit në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” u shpreh: “Çështja e pagave është përgjegjësia ime. Një histori përgjegjësie më shumë se gjithçka. Prisni se mos vjen ndonjë surprizë me të mbaruar kampionati. Të presim dhe të shikojmë. Unë do të pres dhe jam i detyruar të pres. E në lidhje me kërkesën e futbollistëve për një takim, Idrizi deklaron: “Nuk kam përse takohem me futbollistët, pasi me ta jam takuar në çdo kohë dhe përditë jam me ta. U them vetëm të pres dhe aq. Tani unë agjëroj, jam me Ramazan. Duroni dhe një javë për të dëgjuar programin e Flamurtarit, pasi do të them gjëra të bukura. Sa të mbarojnë këta djem do të them histori të tjera”, – u shpreh administratori i Flamurtarit.

Megjithatë, cështja e Flamurtarit në Europë, jo vetëm që varet nga pozicionimi në renditje në fund të garës, por patjetër edhe nga konfirmimi për një licensim të mundshëm. Në këtë pikë, ana financiare mund të bëhet pengesë që Flamurtari të ngecë në rrjetën e licensimit, edhe pse në kontrast këtë, skuadra është duke luajtur fare mirë./ABC News Albania 24/7

reforma-futbooll.jpg
nev ila17:10 | 28/04/2019

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, është optimist se sezonin e ardhshëm, kampionati do të nisë me një paketë të re ligjore. Ai ka ende vërejtje për qeverinë, dhe bën një propozim për Federatën.

Ka kaluar një muaj e gjysmë, por ende nuk jemi gati.

Klubet e futbollit dhe qeveria shqiptare ende nuk kanë arritur dakordësi për paketën ligjore në ndihmë të sportit, siç u kuptua edhe në mbledhjen e fundit zhvilluar në Federatë.

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, thekson pikën kryesore që klubet e kërkojnë, por që Ministria e Financave ende nuk është bindur për ta pranuar.

Gjithsesi, Idrizi thotë se marrëveshja me shtetin do të jetë më e gjerë.

Jo më kot janë kërkuar nga klubet, ambientet sportive, heqje e TVSH-së për mallrat sportive dhe investimet e sportit, si dhe falja e detyrimeve në tatime deri në vitin 2017.

Afati i dhënë nga kryeministri Rama normalisht është 11 qershori, apo afër kësaj date.

A do të ketë marrëveshje apo sërish vonesë?

Federata e futbollit dhe qeveria shqiptare në këtë rrugëtim janë paralel, pra kanë bërë çdo gjë në kohën e duhur dhe qëllimi është që në kampionatin e ardhshëm klubet shqiptare të kenë lehtësim financiar të drejtpërdrejtë”, theksoi ai.

Idrizi ngriti edhe një problem, që u takon klubeve dhe Federatës që ta diskutojnë.

Përveç aspektit financiar dhe infrastrukturës, pritet që në paketën e dakordësuar mes qeverisë dhe klubeve të përfshihen edhe dënimi i dhunës me afate të gjata burgimi./abcnews.al

flamurtari-1280x774.jpg
ent ela21:50 | 21/02/2019

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, premton zgjidhjen e krizës financiare në klub. Ai flet për ikjen e lojtarëve dhe kritikon këshillin bashkiak të Vlorës.

Lojtarët po ikin njëri pas tjetrit, në një sezon që shkon drejt dështimit.

Nga Flamurtari u larguan së fundmi edhe mbrojtësi Alla me mesfushorin Torasa, por administrator i klubit, Sinan Idrizi, thotë se dy rastet janë të kundërt, me Allën që iku me mirëkuptim.

Largimet po vijnë prej problemeve me pagat, dhe presidenti Idrizi premton se po mendon për një zgjidhje tjetër. Idrizi sqaron se kërkon që këshilli bashkiak të njohë borxhet e klubit përpara ardhjes së tij në vitin 2014./abcnews.al

flamurtari.jpg
G. P.20:24 | 17/01/2019

Kriza e Flamurtarit po thellohet gjithnjë e më shumë. Humbja në miqësoren me Bylisin e Kategorisë së Parë ishte një tjetër sinjal se lojtarët janë të shqetësuar për çështjen e rrogave.

U shënua një gol, por u humb një ndeshje. Flamurtari vazhdon një fazë përgatitore në pasiguri të plotë, dhe pas rezultateve aspak inkurajuese ditët e kaluara, ja ku erdhi edhe disfata në fushën e Bylisit të Kategorisë së Parë, humbje që nuk premton asgjë të mirë për të ardhmen.

Skuadra e trajnerit Ilir Daja, e krijuar me shumë pretendime për të kapur të paktën Europën, dhe, pse jo, për të synuar edhe titullin, duket tërësisht e dorëzuar. Thuajse si asnjëherë më parë, po vazhdon një duel force mes lojtarëve dhe administratorit Sinan Idrizi, për çështjen e rrogave.

Numri 1 i klubit ka hedhur poshtë pretendimet e skuadrës, dhe ka këmbëngulur se gjendja është krejt normale.

Në një sfidë ndaj fjalëve të tij, kanë ardhur reagimet e lojtarëve, me sulmuesin brazilian, Danilo Alves, që nuk është paraqitur fare në ekip, që kur u largua për pushimin e fundvitit.

Po ashtu, kapiteni Bushiç, edhe pse po stërvitet dhe po luan nën drejtimin e trajnerit Daja, ka paralajmëruar se do ta kërkojë të drejtën në FIFA, madje besohet se ka lajmëruar organizatën botërore të futbolli, si dhe Federatën Shqiptare.

Flamurtari ka pasur probleme të rrogave edhe më parë, por këtë sezon gjithçka është bërë me serioze, me administratorin Idrizi duket se po bën presion, në mënyrë që shteti t’i japë të drejtën që të privatizojë infrastrukturën e klubit, stadiumin dhe kompleksin stërvitor.

Nuk dihet sesi do të përfundojë ky konflikt, por e vërteta është që Flamurtari rrezikon shumë me fillimin e Superligës, madje edhe vetë statusin si skuadër në elitë./abcnews.al

vlcsnap-2018-08-29-17h25m09s360-1280x720.png
G. P.18:19 | 29/08/2018

Ndryshe nga homologët e tij të Kukësit dhe Skënderbeut, Sinan Idrizi, administratori i Flamurtarit është kundër kthimit të policisë në stadiume. Ai mban qëndrim të kundërt edhe për deklaratat për bojkot.

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, është kundër rikthimit të efektivëve të policisë në brendësi të stadiumeve.

Sinan Idrizi: “Policia duhet të qëndrojë jashtë stadiumeve. Thjesht ne duhet të forcojmë ligjin, të shtrëngojmë ligjin, të ndëshkojmë në masat më ekstreme ata që prishin rregullat nëpër stadiume dhe çdo gjë rregullohet. Duhet të heqim dorë përfundimisht nga frika e historisë me një polic si nga koha e zogut që mbante një qytet. Nuk kemi pse të kemi frikë nga uniforma e policisë, ne duhet të kemi frikë nga ligji.”

Sipas administratorit të ekipit vlonjat, me gjithë koston e papërballueshme të stjuartëve, stadiumet shqiptare duhet të jenë në vetëkontrollin e tifozerisë dhe të klubeve.
Idrizi nuk pajtohet as me idenë e bojkotit, të hedhur më herët nga presidenti i Kukësit dhe i Skënderbeut.

“Bojkotin duhet ta kemi si term atëhere kur prishen rregullat e lojës, jo të shtrëngojmë shtetin ne që nëse ju nuk vini ne do të largohemi. Bojkoti duhet të ndodhë atëhere kur shiten ndeshjet, kur blihen ndeshjet, kur arbitrat vijnë të paragjykuar, kur arbitrat vijnë me xhepat e mbushur plot etj. Atëhere duhet të bojkotojmë sepse prishen rregullat e lojës. Në rastin konkret nuk është prishur asnjë rregull loje.”

Lënia e policisë jashtë stadiumeve është kthyer në “pataten e nxehtë” të këtij sezoni të superligës, jo vetëm për sigurinë në stadiume, por edhe për kostot shtesë të klubeve sportive./abcnews.al

aeroporti.jpg
G. P.16:33 | 10/06/2018

“Air Albania” pritet të nisë fluturimet brenda verës. Premtimi vjen nga bashkëaksioneri i kompanise Sinan Idrizi i pyetur nga BIRN. Ndërkohe kompania synon që brenda Dhjetorit të nisë edhe fluturimet transatlantike.

“Ne do të jemi agresivë në treg”, është shprehur Idrizi.

“Brenda verës do të fillojnë fluturimet në destinacionet europiane ndërsa synimi është që nga Dhjetori të nisim fluturime drejt Shteteve të Bashkuara.”

“Air Albania” vjen pas vendimit të qeverisë për krijimin e një kompanie fluturimesh në bashkëpronësi mes Turkish Airlines, Albkontroll dhe një kompanie të saporegjistruar në Vlorë, MDN Investiment.

Kryeministri Edi Rama çeli thirrjen e aplikimeve për punësim në Mars të këtij vit, ndërkohë stafi i kompanisë ajrore, sipas Idrizit, po trajnohet nga Turkish Airlines dhe pas pak javësh do të kthehet në Shqipëri për të filluar punën./abcnews.al

vlcsnap-error224-1-1280x720.jpg
ent ela17:10 | 23/01/2018

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka një propozim për dy kandidatët për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai bën një ftesë për ta në prag të ndeshjes ndaj Partizanit.

Dëshiron që t’i bëjë bashkë.

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka një ide mjaft origjinale në kokë, ndërsa ka bërë një ftesë.

Pak ditë përpara zgjedhjeve për president në Federatën Shqiptare të Futbollit, numri 1 vlonjat ka diçka për t’u thënë kandidatëve Armand Duka e Bashkim Fino, që ka lidhje me ndeshjen Flamurtari-Partizani.

Sinan Idrizi: “Ne sot do t’u bëjmë një ftesë zyrtare, të dy kandidatëve që të jenë pjesëmarrës në një derbi shqiptar, siç është Flamurtari – Partizani. Kam idenë se është një ftesë civile dhe kaq, në një qytet civil, një ftesë që jam i sigurtë që dy palët do ta mirëpresin”.

Ndeshja luhet të premten dhe Flamurtari, ndryshe nga vitet e kaluara, është ndër ekipet më të mirë.

Çfarë ka ndodhur këtë sezon?

Sinan Idrizi: “Kemi ndërtuar stretegji ndryshe këtë herë. Patëm thënë që patëm dështuar herët e kaluara, këtë vit ndërtuam strategji, që në këto momente duket se është e suksesshme. Nuk e di sa jemi të plotë në këtë anën tonën, por gjëja më interesante është kjo. Këto konkluzione do t’i nxjerrim në fund të kampionatit”.

Flamurtari është një nga klubet që ka kërkuar ndryshim në Federatë, pasi ka propozuar pikërisht Finon për të qenë president./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono