simbolet

vlcsnap-error845-3-1280x720.jpg
ent ela12:03 | 27/01/2018

Mesazhet qeverisë protestuesit ja dërguan me zë edhe me figurë. Simbolika shoqëroi nga fillimi në fund protestën e opozitës këtë të shtunë.

U nisën për në Tiranë me Audin AA 003 GB.

Mbi targat e automjeteve të tyre protestuesit e opozitës simbolikisht vendosën ato të makinës që ish ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri iu shiti vëllezërve Habilaj.

Qëllimi thotë Partia Demokratike ishte të tregonin se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekt politik i Edi Ramës, i cili sipas opozitës vazhdon të jetë përfituesi kryesor i trafikut ndërkombëtar të drogës dhe mbrojtësi i tyre nga drejtësia.

Mbishkrimet “Narkoshteti” dhe “Të paprekshmit” në Tiranë i zëvendesuan me pankarta.

Kryeministrin Rama e kurorëzuan mbretin e kanabisit.  Gurë të çmuar për të ishin personazhe të njohura për drejtësinë.

Me pankarta në duar u nisën drejt “Dëshmorëve të Kombit”.

Nuk ndodhi njësoj me fotografinë e Ardit Gjoklajt që një grup të rinjsh të Partisë Demokratike shpalosën në sheshin “Skënderbej”

Portreti i 17 vjeçarit që u vra në landfillin e Sharrës u hoq nga policia bashkiake para fillimit të protestës.

Gjithesesi protestuesit vijuan të kërkonin drejtësi. Nuk lanë pas ironinë as me ministrat në qeveri.

Me parulla anglisht dhe shqip shoqëruan fjalimet përpara Kryeministrisë.

“Banditët në burg, jo në qeveri” ishte një nga sloganet kryesore të protestës që protestuesit ia lanë kryeministrit përpara selisë./abcnews.al

3769064.jpg
ad min15:53 | 23/09/2017

Si do ta ndalojnë përdorimin e simboleve komuniste demokratet. Modeli gjerman, por dhe ai italian i këtij viti janë standardi më i mirë, thotë kreu i grupit të punës. Eenkelejd Alibeaj tha se perveç një ndryshimi ligjor në kodin penal, do të duhet të zhdërvjellsohet edhe ligji i 1995-ës për dënimin e genocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe torturës. 

Po kapërcehen 27 vite demokraci.

Shqipëria nuk ka një strukturë ligjore të standardit europian për dënimin e sistemit diktatorial.

Është kjo një ndër tre arsyet sepse Partia Demokratike i është kthyer asaj që Enkelejd Alibeaj ia njeh si detyrë forcës së tij politike, hartimit të një kuadri ligjor që dënon komunizimin dhe përdorimin e simboleve të tij.

“Kohët e  fundit ka sinjale të forta të ringjalljes të kësaj simbolike qoftë me emërime, parakalime të pankartave të Enver Hoxhës… janë arsye të forta që duhet ta shtyjnë jo një parti, por një shoqëri të tërë që të bëjë minimalisht një pastrim ë memories së vet sociale me qëllimin parësor: ndëshkimin e sistemit, por dhe mospërsëritje në të ardhmen”

Modeli më i freskët është Italia

“Vend i BE-së që e ka vuajtur këtë lloj sistemti. E miratoi në 2017 ligjin që ndalon përdorimin e simboleve të të nazi-fashizimit”.

Por shembulli gjerman do jetë baza kryesore dhe ekspertiza prej andej do të vijë. Nuk synohet vetëm ndryshimi i kodit penal për simbolikën, por dhe vënia në jetë e ligjeve që i kemi e nuk kanë funksionuar, si ai i ‘95-ës që dënon krimet kundër njerëzimit, genocidin dhe torturën.

“Nëse kemi fakte të dhëna dëshmi të gjalla të atij sistemi që  përbëjnë vepra penale, mekanizimi i procedimit penal të vihet në jetë. Ndryshimet ligjore do të synojnë zhdërvjellsimin e këtij mekanizimi”.

Demokratët thonë se nuk nisen nga emrat, por nga fenomeni.

“Se çfarë sjell mekanizimi, mbetet për t’u parë dhe është mbi të gjitha e çështje e provave dhe fakteve. Prova dhe faket ka nëpër arkiva. Viktima të sistemit ka ende gjallë”.

Bëhet fjalë për një ligj të plotë e të strukturuar, ndërsa i njeh nismat e PS si ngritja e autoritetit për dosjet, edh epse prej tyer ciëlsohet gjysmake.

“Nuk është ndarje horizontale, e majtë e djadhtë, por midis të shkuarës e të ardhmes”.

Ndaj besojnë se dhe pse nuk kanë votat, do të funksionojë argument.

“Shoqëria ka argumentin dhe nevojën. Kjo është steka morale”

https://youtu.be/lkJ5mDeU3mk


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono