shullazi

MBULIM-SHULLAZI.mpg_snapshot_00.32-1280x720.jpg
ent ela15:00 | 19/05/2019

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të delegojë në mbledhjen e 20 Majit, gjyqtarin e tretë që do i bashkohet Saida Dollanit dhe Albana Boksit në procesin për grupin e “Shullazit”. Gjykimi nuk ka nisur në Apel për arsye se janë larguar 2 gjyqtarë të çështjes.

Procesi për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda do të rinisë me një trupë të re gjykuese.

Burime nga kjo gjykatë bëjnë me dije se gjyqtari i tretë që do t’i bashkohet Saida Dollanit dhe Albana Boksit do vendoset në mbledhjen e 20 majit që do të zhvillojë Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këshilli do të delegojë një gjyqtar nga gjykatat e Apelit, pasi gjyqtarët e Gjykatë së Apelit për Krime të Rënda janë ezauruar.

Procesi në Apel për grupin e “Shullazit” nuk ka nisur për shkak të largimit nga trupa gjykuese e dy gjyqtarëve të çështjes. Ligji parashikon se kur ndryshohen dy nga anëtarët e trupës gjykuese, procesi duhet që të nisë nga e para. Dy gjyqtarët e larguar janë Fehmi Petku që u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Nure Dreni që u dorëhoq për shkak se kishte shqyrtuar një çështje tjetër në lidhje me Shullazin.

Më herët është dorëhequr edhe Sokol Binaj, por pa shpjeguar arsyen. I pandehuri Blerim Shullazi ka kallëzuar penalisht në prokurorinë e Tiranës gjyqtaren Saida Dollani për shpërdorim detyre dhe ka kërkuar përjashtimin e saj me arsyetimin se e ka gjykuar në një tjetër proces. Grupi i Emiljano Shullazit u dënua në shkallë të parë me 55 vite burg. /ABC News Albania 24/7

dallani-1280x802.jpg
Sej rie21:52 | 05/05/2019

Reparti Special në Policinë e Shtetit dhe agjentë të krimeve kanë marrë në mbrojtje gjyqtaren e Apelit për Krime të Rënda Saida Dollani. Burime saktësojnë se gjyqtarja nuk ka marrë kërcënime por masat i janë shtuar për shkak të çështjeve që po gjykon.

Gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani i janë shtuar masat e sigurisë. Burime për ABC News konfirmojnë se Reparti Special në Policinë e Shtetit dhe agjentë të krimeve e kanë marrë në mbrojtje. Gjyqtarja Dollani është një nga anëtaret e trupës që po gjykon në Apel Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Nuk konfirmohet zyrtarisht se cila është arsyeja dhe nëse gjyqtarja ka marrë kërcënime por shtimi i ruajtjes për të vjen në një fazë mjaft të rëndësishme për procesin gjyqësor.

Dyshime janë se mbrojta për Saida Dollanin vjen për shkak të peshës që kanë çështjet që ka në shqyrtim gjyqtarja. Në seancën e fundit për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë u dorëhoq nga gjykimi Nure Dreni për shkak të konfliktit të interesit. Gjithashtu nga çështja janë larguar edhe dy gjyqtarët që ishin caktuar në fillim të procesit Fehmi Petku që u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  dhe Sokol Binaj që dha dorëheqjen, por pa shpjeguar arsyen.  Blerim Shullazi, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani për arsyen se e kishte gjykuar në një tjetër proces./ABC News Albania 24/7

KRONIKE-SHULLAZI-1280x720.jpg
ent ela10:35 | 08/04/2019

Është shtyre sërish procesi gjyqësor në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe 4 të bashkëpandehurve me të në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Kjo është hera e 6 rradhazi që shtyhet séanca gjyqësore në ngarkim te grupit të Shullazit.  Edhe këtë herë shkak për shtyerjen e seancës është bërë mbrojtja. Avokati Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe, paraqiti një raport mjekësor, me të cilën njoftoi mungesën e tij për shkaqe shëndetësore.

Ndërkohë, avokati i caktuar nga gjykata për Gilmando Danin, njoftoi se nuk mund të ishte mbrojtës i tij, pasi më Shkallë të Parë ka mbrojtur Ylvi Beqjen, dëshmia e të cilit fundosi Shullazin dhe antarët e grupit të tij. Në këto kushte, gjykata shtyu seancën dhe bëri zëvendësimin e avokatit kryesisht. Për te mbrojtur Gilmando Danin u caktua Ismail Aga. Ky grup criminal u denua në total me 55 vite heqje lirie nga Gjykata e Krimeve të Rënda, nga të cilat me 14 vite burg u dënua Emiljano Shullazi.  /abcnews.al

SHULLAZI-1280x720.jpg
G. P.12:13 | 25/03/2019

Shtyhet për të disatën herë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, seanca për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Shkak për shtyrjen është bërë vrasja e avokatit Ravik Gurra, kolegët e tij i kërkuan gjykatës që të shtyrjen e seancës pasi janë në gjendje të rënduar psikologjike.

Vrasja e avokatit Ravik Gurra ka sjellë këtë të hënë, shtyrjen e seancës në ngarkim të klientit të tij Emiliano Shullazi në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Vrasja të premten e avokatit të njohur ka bërë që kolegët e tij Vladimir Meçe, Elton Domi dhe Bledar Meminaj në këtë çështje të kërkojnë shtyrjen e seancës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Një aspekt tjetër që çoi sot në shtyrjen e këtij procesi ishte dhe një përplasje juridike mes avokatësh. Seancën e kaluar, gjykata kishte caktuar një avokate kryesisht për Gilmando Danin. Në seancën e sotme mungonin si avokatja, kryesisht ashtu dhe avokati i kontraktuar prej tij, Denion Bogdani.

Ndërkohë nuk është vendosur se çdo të bëhet me Emiljano Shullazin nëse do t’i caktohet një avokat kryesisht apo mbrojtjen e tij do ta marrë edhe ne Apel avokati Vladimir Meçe, i cili e ka mbrojtur në Shkallë të Parë.

Kaq ka mjaftuar që seanca ne ngarkim të Emiljano Shullazit dhe grupit të tij tështyhet për në datë 8 Prill, në orën 09:30. Ky grup u dënua në total me 55 vite heqje lirie nga Gjykata e Krimeve të Rënda, nga të cilat me 14 vite burg u dënua Emiljano Shullazi.

Ndërkohë hetimet për zbardhjen e vrasjes së avokati Ravik Gurra kanë ngritur dyshime të reja. Zona ku ka ndodhur vrasja është e gjitha e survejuar nga kamera sigurie pasi të gjitha lokalet aty pranë janë të pajisura me kamera.

Ekzekutori ka lëvizur në këmbë për rreth 30 metra dhe fare mirë mund të jetë filmuar nga kamerat e Bashkisë Elbasan, por janë ngritur pikëpyetje nëse këto kamera janë funksionale.

Gjithashtu janë ngritur dyshime për dy makina, të cilat vetëm 5 minuta para vrasjes së avokatit janë filmuar duke lëvizur më shpejtësi nga kryqëzimi i Cërrikut dhe njëra prej tyre ishte BMW.

Nëse këto dyshime janë të vërteta atëherë makina e djegur në Bradashesh ishte një karrem për të ngatërruar policinë. Autori është fiksuar nga kamerat e sigurisë, por deri tani nuk është bërë i mundur identifikimi i tij për shkak se në kokë ai mbante një kapele, gjë e cila bënte që të mos i dallohej fytyra./abcnews.al

SHULLAZI-1280x720.jpg
ent ela11:26 | 21/01/2019

Shqyrtimi i ankimit të Emiljano Shullazin dhe anëtarëve te grupit të tij në Gjykatën e Apelit për krime të rënda ka nisur me shtyrje. Seanca e sotme, e para në këtë proces në Apel, nuk u zhvillua, ndërsa seanca e radhës u caktua më datë 4 Shkurt ora 09:30.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e avokatit te të pandehurit Blerim Shullazi, Bledar Meminaj, për të pasur më shumë kohë për t’u njohur me dosjen. Më  herët, gjate procesit në gjykatën e shkallës së parë, Blerim Shullazi është përfaqësuar nga avokati Aldo Tabaku.

Në nëntor të vitit të shkuar gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda dënoi me 55 vite burg në total Emiljano Shullazin, dhe 4 të pandehurit e tjerë, bashkëpunëtorë të tij. Por ky vendim është apeluar prej tyre. Emiliano Shullazi dhe 4 bashkëpunëtorët e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal dhe gjobvënie. /abcnews.al

 

 

KRONIKE-PERGJIMET-GILMANDO-DANI.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
G. P.16:33 | 25/12/2018

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën e Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiliano Shullzit për t’i vënë në dispozicion dy përgjime që u bënë “mollë sherri” gjatë procesit. Sipas avokatëve, përgjimet nuk u bënë prezente nga prokuroria, pasi provonin se biznesmeni Ylvi Beqja kishte pasur marrëdhënie të mira me të pandehurit para arretimit të tyre.

Një muaj pasi dha një total prej 55 vitesh burg për Emiliano Shullazin dhe të bashkëpandehurve, Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar një kërkesë të krahut të djathtë të tij, Gilmando Danit. Pak ditë pas dënimit, Dani, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës për t’i vënë në dispozicion transkiptet e dy bisedave telefonike të përgjuara mes tij dhe biznesmenit Ylvi Beqja, dëshmitar i mbrojtur, që pretendoi se është kërcënuar dhe gjobitur nga grupi.

Bëhet fjalë për dy biseda telefonike të datës 5 Mars 2016, një muaj para arrestimit të të pandehurve të dosjes. Dy transkiptet janë bërë objekt debati edhe gjatë procesit gjyqësor, ku avokatët lëshuan akuza në drejtim të prokurorëve në sallën e gjyqit duke pretenduar fshehjen e tyre. Avokatët pretenduan se përmbajtja e bisedave do të rrëzonte akuzën, pasi në to dëgjohej Gilmando Dani teksa komunikonte në mënyrë miqësore me biznesmenin Beqja. Por kërkesa e Gilmando Danit, për t’i pasur këto nuk ka gjetur miratimin e gjykatës. Sipas vendimit të gjyqtares Etleva Deda, një kopje e të cilit u sigurua nga ABC News pretendimi i Danit është i pabazuar në ligj.

Gjykata argumenton se procedimi penal nr.1 i vitit 2016 është në fazë hetimi paraprak dhe për këtë shkak, kërkesa për zotërimin e transkipteve duhet të shqyrtohet nga përfaqësuesit e akuzës. Pesë të pandehurit e grupit të Shullazit po vuajnë dënimet e dhëna në Shkallën e Parë në 13 nëntor 2018, pasi u fajësuan për “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal”, dënime që janë ankimuar në Apelin e Krimeve./abcnews.al

KRONIKE-YLV-BEQJA-PROKURORI-TIRANE.mpg_snapshot_00.17-1280x1052.jpg
G. P.17:20 | 06/12/2018

Për 40 minuta me radhë, biznesmeni Ylvi Beqja, dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë për dosjen “Shullazi” dha shpjegime në Prokurorinë e Tiranës. Ai u pyet për llogari të një hetimi të nisur ndaj Emiliano Shullazit në këtë prokurori për akuzën e “pastrimit të parave”.

Një hetim i nisur për Emiliano Shullazin nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “pastrimit të parave” solli të enjten në këtë godinë biznesmenin Ylvi Beqja.
Ai mbërriti në institucion përmes një automjeti të blinduar të Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve. Statusin e dëshmitarit të mbrojtur Beqja e përfitoi për dëshminë e dhënë kundër Shullazit, prova kryesore e prokurorisë në procesin ndaj tij dhe grupit tek Krimet e Rënda.

Këtë herë Beqja dha shpjegime para prokurores Elisabeta Imeraj, në lidhje me dyshimet e ngritura për paligjshmëri të konsumuar gjatë regjistrimit të pronësisë së ish-hotel Vollgës në Durrës, një pjesë e të cilit i është kaluar Emiliano Shullazit apo për transaksione financiare të kryera për këtë qëllim. Aktualisht kjo pronë është nën masën e sekuestros preventive. Por përveç dijenisë për veprimet të Shullazit, dëshmitari i mbrojtur Beqja ka dhënë deklarime edhe si person nën hetim, pasi emri i tij është pjesë e të njëjtit hetim për “pastrim parash” të nisur nga Akuza e kryeqytetit.

Burimet e Prokurorisë u treguan të rezervuara për përmbajen e deklarimeve biznesmenit. Marrja e tij në pyetje zgjati rreth 40 minuta. Për të shmangur përballjen me kamerat, ai zgjodhi të largohej nga një derë e ndryshme nga ajo që u fut në godinë. Biznesmeni Ylvi Beqja është një nga kallëzuesit për “gjobëvënie” të Emiliano Shullazit dhe të bashkëpandehurve të tij dhe dëshmia e tij ishte vendimtare në procesin tek Krimet e Rënda që përfundoi me deklarimin e fajshëm të të pandehure dhe një total prej 55 vitesh burg për ta./abcnews.al

ambasada-amerikane.jpeg
ent ela17:17 | 20/11/2018

Shtetet e Bashkuara  të Amerikes vazhdojnë me kërkesën e tyre për sundim të fortë të ligjit në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada amerikane në Tiranë shpreh angazhimin e përkushtuar të saj ndaj të ardhmes së vendit tonë.  Edhe në këtë postim selia diplomatike amerikane shtron sërish pyetjen se “Kush e ka Radhën”, ndërsa iu referua vendimit të djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda për Ervis Martinaj.

“Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin”, shkruhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

Në këtë reagim të saj, ambasada vlerësoi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Por, kundrejt këtij qëndrimi ka reaguar vetë ish ministri Tahiri. “Siç nuk duhet të ndodhte në një vend normal, për fat të keq ka ndodhur që Ambasada Amerikane ka folur për hetimin ndaj meje më shumë se ç’kam folur unë vetë”, shkruan Tahiri në rrjetet sociale, ku dhe ndan besimin se sëbashku me ambasadën amerikane duan dhe presim të njëjtën gje; DREJTESIA TE BEJE DREJTESI!./abcnews.al

ambasada-amerikane.jpg
G. P.18:50 | 14/11/2018

Ambasada amerikane reagon pas vendimit të gjykatës për dënimin e Emiliano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor”- thuhet në deklaratën e Ambasadës. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg – vijon deklarata.

Me tej ambasada amerikane përshëndet shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti dhe shprehet se vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Deklarata e ambasades amerikane mbyllet me frazen: Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?
Vendimin e gjykatës për Shullazin e grupin e tij e ka përshëndetur edhe ambasadorja e Gjermanisë, ambasadori i Britanisë së Madhe dhe OSBE./abcnews.al

ambasada-amerikane.jpeg
ent ela12:21 | 14/11/2018

Një ditë pas vendimit të dënimit të Emiljano Shullazit me 14 vjet burg, ka ardhur dhe reagimi i ambasadës së SHBA në vendin tonë. Në një deklaratë në rrjetet sociale ambasada shprehet  se është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri, ndërsa thekson se Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?.

“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?”- thuhet në deklaratën e SHBA.

Emiljano Shullazi dhe banda e tij u dënua  me 55 vite  burg një ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono