shtypit

blendi-933x445.jpg
Sej rie23:00 | 05/06/2019

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan ka kritikuar urdhrin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kanë ndaluar publikimin në media të përgjimeve të dosjes “339/1” të botuar sot nga gazeta gjermane “Bild” për përgjimet e bandës së Avdylajve në Shijak.

Në emisionin “Opinion” ku trajtohet tema e përgjimeve të reja, Fevziu foli për urdhrin e dy prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara të cilët ndalojnë mediat për publikimin e këtyre përgjimeve. Këtë urdhër, Blendi Fevziu e konsideroi kriminale pasi cënohet liria e medias. Drejtuesi i “Opinion” apeloi këdo që disponon dokumente të vlefshme për përgjimet e kësaj dosje, t’i paraqesë pranë emisionit për t’u publikuar.

“Kjo është një shkelje e parimeve të shtypit të lirë, të fjalës së lirë dhe i deklaratës universale të Të Drejtave të Njeriut, artikulli 19 i të cilës i jep të drejtën shtypit të publikojë çdo material që e sheh si interes publik dhe aq më tepër materiale me një rëndësi të tillë. Shfrytëzoj një nen të Kodit Penal që nuk është për gazetarët. Ka pasur një nen në Shqipëri dhe është mbyllur me një fitore të shtypit, pra shtypi e ka tejkaluar këtë çështje në vitin 1995. Natyrisht Prokuroria mund të ruajë zyrat e saj mos dalin sekrete, por shtypi ka çdo të drejtë ta publikojë.

Është artikulli nr.19 i deklaratës universale të të Drejtave të Njeriut, është artikulli nr.10 i Konventës Europiane. Është një precedent i mbyllur në botë, është një precedent i mbyllur në shtëpi, është më pak se dritëshkurtësi, nuk dua ta quaj idiotësi sepse e quajti Hakorja dhe nuk vlen më shumë se idiotësi, që Prokuroria t’i kërkojë shtypit të mos publikojë. Çdo dokument autentik që keni, silleni se e publikoj unë, le të veprojë Gjykata. Le të vijë Prokuroria përpara se të ndalojë banditët. Është kriminale t’i kërkosh shtypit t’i mbylli gojën. Është më shumë se kriminale. Unë nuk e di ku e gjen kurajon një prokuror të kërkojë t’i mbylli gojën shtypit. Është e paprecedentë”, thotë gazetari Blendi Fevziu. /tvklan.al

RAMA-basha-rruga-e-kombit-1280x543.jpg
Sej rie19:15 | 03/05/2019

Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit ka marrë vëmendjen e Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ata kane replikuar në rrjetet sociale për gjendjen ku ndodhet media sot.

Liria e shtypit ka përplasur në qëndrime në distancë Kryeministrin Edi Rama me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në ditën ndërkombëtare shefi i selisë blu reagoi përmes një postimi në “Facebook”.

 “Gazetarët shqiptarë janë më pak të lirë, më të pasigurtë, më të censuruar, me fare pak të drejta sociale dhe ekonomike, ndërsa shumë prej pronarëve të televizioneve, gazetave, portaleve janë më të pasur me tendera, licensa dhe favore të tjera qeveritare” shkruan kryetari i Partisë Demokratike.

Vullneti i qeverisë sipas kryetarit të Partisë Demokratike është vendimtar për të përcaktuar lirinë e gazetarëve, sigurinë e tyre, të drejtat sociale dhe ekonomike.

Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës shkruan shefi i selisë blu në “Facebook” reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri, “Zgjedhje të blera, drejtësi politike, gazetarë të censuruar.” thotë Basha.

Menjëherë pas këtij komenti të kryetarit të Partisë Demokratike Kryeministri Edi Rama komentoi ne Twitter.

“Ç’komedi e zymtë me djegësit, rrahësit e shantazhuesit e deri djeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre!”

Shefi i qeverisë i kujton kryetarit të Partisë Demokratike votën e qytetarëve ndërsa përsërit se në zgjedhje parlamentare vendi do të shkojë në 2021.

“Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen,vjen dita e gjykimit me votë. Pa merak vonon po s’harron 2021-shi”, mbyll Kryeministri Rama postimin në Twitter./ABC News Albania 24/7

Basha.jpg
Sej rie17:15 | 03/05/2019

Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit ka reaguar dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. “Gazetarët shqiptarë janë më pak të lirë, më të pasigurt, më të censuruar, me fare pak të drejta sociale dhe ekonomike, ndërsa shumë prej pronarëve të televizioneve, gazetave, portaleve janë më të pasur me tendera, licenca dhe favore të tjera qeveritare” shkruan kryetari i selisë blu në “Facebook”.

Basha thotë se problemi kryesor qe i ka ulur medias besimin ne publik është përdorimi i saj për avancimin e interesave ekonomike dhe jo për interesin publik. Vullneti i qeverisë sipas kryetarit te Partisë Demokratike është vendimtar për të përcaktuar lirinë e gazetarëve, sigurinë e tyre, të drejtat sociale dhe ekonomike.

Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës shkruan Basha reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri. Sipas Bashes me zgjedhje të blera, drejtësi politike, gazetarë të censuruar./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono