Shtëpinë e Bardhë

106945750_hi053932353.jpg
ad min09:15 | 14/05/2019

Presidenti amerikan Donald Trump u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Kjo ishte vizita e parë në Shtëpinë e Bardhë e udhëheqësit që ka nxitur mjaft polemika, që kur ai u rikthye në pushtet në vitin 2010.

Duke folur pranë homologut të tij hungarez të hënën në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Trump përshëndeti politikat e emigracionit të vijës së ashpër të kryeministrit hungarez, të cilat janë kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut në mbarë botën. Trump u shpreh se Orban ka “bërë gjënë e duhur” mbi imigracionin.

Ndërsa Orban u tha gazetarëve se Hungaria është “krenare të qëndrojë me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër imigracionit të paligjshëm”.

Të dy udhëheqësit thanë se bisedimet duhej të përqendroheshin në tregtinë dhe “çështjet globale politike”. Të premten, një grup senatorësh amerikanë dhe anëtarë të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë i shkruan një letër Presidentit Trump, duke i kërkuar atij të diskutojë për shqetësimin rreth “rënies së treguesve demokratikë” të Hungarisë.

Por Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur letrës së anëtarëve të Kongresit amerikan, që shprehin shqetësime rreth shefit te qeverise Budapestit.
Victor Orban, kryeministër i Hungarisë në vitet 1998-2002 dhe përsëri që nga viti 2010, është kritikuar nga Bashkimi Evropian, anëtar i të cilit është Hungaria, si dhe nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, për një rënieje të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në vendin e tij./ABC News Albania 24/7

viktor-orban.jpg
ad min10:50 | 08/05/2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Takimi do të zhvillohet më 13 Maj. Në njoftimin zyrtar të shtëpisë së bardhë thuhet ndër të tjera se presidenti amerikan dhe kryeministri hungarez do të diskutojnë mënyrat për të thelluar bashkëpunimin në një seri çështjesh, përfshirë tregtinë, energjinë dhe sigurinë kibernetike. Orban shpesh është përplasur me Bashkimin Evropian për fushatat e tij kundër emigrantëve dhe për reformat në gjyqësor./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono