shtëpi

sesel.jpg
G. P.22:59 | 17/10/2018

Teksa presidenti i Kosoves ka hedhur idenë e rishikimit të kufirit me Serbinë, duke përfshirë brenda territorit të Kosovës është luginën e Preshevës, Kryetari i Partisë Radikale serbe Vojislav Sheshel ka deklaruar se do të blejë një shtëpi në qendër të Preshevës. Lajmi është shpërndarë menjëherë nga mediat serbe.

I ftuar në emisionin e mëngjesit të televizionit serb “Happy”. Kryetari i Partisë Radikale serbe, Vojislav Sheshel, deklaroi se ka në plan të blejë një shtëpi në qendër të Preshevës.

“Kam ndërmend të blej një shtëpi në qendër të Preshevës dhe nuk ka asnjë mënyrë që dikush të mund të më ndalojë! Do të ishte një kaos! Takimi im i parë me shqiptarët ishte me ata që prisnin dru, ku jetova, ata ishin njerëz të mirë. Kosova në përgjithësi mbetet në Serbi, është autonomia që mund të jetë një nivel më i lartë. Katër komunat serbe nuk janë vënë në dyshim. Ekziston një pronë homogjene serbe, përfshirë Gazivodën. Kopaonik është i mbrojtur, Trepça nuk është e mbrojtur tërësisht. Manastiret serbe, kishat dhe kishat janë shumë të rëndësishme. Komuna e Shtërpcës duhet të mbrohet në të gjitha mënyrat. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja… as që mund të diskutohet për to”.

Mediat serbe kanë shpërndarë menjëherë lajmin, ndërsa titujt kryesorë sidomos të agjencive serbe të lajmeve online shkruanin: Shesheli kërkon shtëpi në qëndër të Preshevës: Shqiptarë, Vojvoda po vjen! Si dhe: Shesheli blen një shtëpi në qendër të Preshevës dhe kjo eshte porosia per shqiptarët!/abcnews.al

auto_policia.jpg
G. P.10:54 | 25/09/2018

Policia e Bulqizës ka ndaluar një 23-vjeçar i dënuar me “arrest shtëpie” nga Bulqiza i cili dyshohet se është autori kryesor për një vjedhje me armë në qytet.

Florenc Xheleku ishte shpallur në kërkim disa orë më vonë pasi ndodhi ngjarja më 22 Shtator.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me dy persona  të tjerë, të maskuar kanë hyrë në banesën e A.M, 50 vjeç. Ata dyshohet se posedonin edhe armë  dhe pasi kanë kontrolluar për sende me vlerë,  janë larguar duke marrë automjetin tip “Benz” në pronësi të 50-vjeçarit. Më pas ky automjet  u gjet nga policia i braktisur.

Menjëherë pas ngjarjes, bazuar në informacionet  e shpejta të marra në rrugë operative si dhe mbi bazën e dyshimeve u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi i cili ishte me masë dënimi “Arrest në shtëpi”.

Autoritetet nuk e kanë gjetur në banesë këtë shtetas pasi ndodhi ngjarja. Policia e Bulqizës, ngriti pika kontrolli grackë, ku mbrëmjen e djeshme është kapur në afërsi të një lokali.

Në momentin e kapjes Xheleku  ka bërë rezistencë ndaj policëve dhe ka tentuar të largohet, por është prangosur.

Nndërkohë po vijon hetimi për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje./abcnews.al

klodiana-lala2.jpg
G. P.15:06 | 30/08/2018

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj banesës së familjarëve të saj. Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruanse asnjë prej familjarëve të saj nuk janë lënduar dhe nuk kanë asnjë konflikt persona.

Ajo dyshon se sulmi vjen si rezultat i punës së saj si gazetare.

“Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëve të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar. Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja.

Duke i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi, nuk kemi asnjë konflikt personal.

Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time si gazetare. Këtë profesion e kam ushtruar me ndershmëri e profesionalizëm ndër vite, e do vazhdoj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësisht gjithckaje.

Falenderim Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes.

Ju jam mirënjohës secilit prej jush që po më gjendet pranë në këto momente”, shkruan në Facebook gazetarja Lala.

Njgarja në shtëpinë e prindërve të Klodiana Lalës ndodhi rreth orës 3:00 të mëngjesit të së enjtes. Në momentin e ngjarjes në shtëpi ndodheshin prindërit e gazetares, dy vajzat, vëllai dhe një i afërm tjetër./abcnews.al

armeeee.jpg
G. P.10:06 | 03/08/2018

Policia ka zbuluar në Tiranë një bazë, që furnizonte grupet kriminale me armë e municione. Në pranga ka rënë një 64-vjeçar, i dënuar edhe më parë, për prodhim e mbajtje armësh pa leje.

E kishte shndërruar banesën e tij në Tiranë, në një pikë për të furnizuar me armë e municione grupet kriminale. Policia ka arrestuar 64-vjeçarin Ramazan A. që furnizonte grupet kriminale me municione e armë, nga automatikët e deri tek snajperat.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmë automatike, 3 armë snajper të çmontuara, tre armë sportive si dhe municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciator dhe pjesë të ndryshme armësh zjarri.

64-vjeçari rezulton i dënuar edhe më parë për prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak. Për arsye hetimi, policia nuk bën me dije të dhëna të tjera. Materialet për 64-vjeçarin Ramazan A., i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve lufarake dhe e municioneve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al

obama.jpg
G. P.16:07 | 17/07/2018

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka vizituar fshatin e lindjes së babait të tij në Kenia, ku është takuar dhe më përfaqësues të politikës në vend. Më pas, ai do të udhëtojë në Afrikën e Jugut, ku do të mbajë një fjalim me rastin e 100-vjetorit të lindjes së ish-presidentit Nelson Mandela.

Në udhëtimin e tij të parë në Kenia si ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama vizitoi fshatin e origjinës së babait të tij, Kogelo, në kontenë e Siaia, rreth 400 kilometra në lindje të Nairobit.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë kërceu në ritmet e muzikës tradicionale së bashku me gjyshen e tij. Gjatë qëndrimit të tij në vend, ai u takua dhe me presidentin e Kenias si dhe liderin e opozitës. Televezioni shtetëror i Kenias transmetoi pamjet e Obamës tashmë të thinjur, i cili ndodhet në vendin afrikan për të mbështetur një projekt për të rinjtë që mbështetet nga motra e tij nga babai.

Pasi të largohet nga Kenia, Obama do të jetë në Afrikën e Jugut për të mbajtur një fjalim me rastin e 100-vjetorit të lindjes së is-presidentit dhe çmimit Nobel për Paqen, Nelson Mandela./abcnews.al

foto-12.jpg
G. P.22:17 | 06/07/2018

Andrea Çela, banor i Mollasit në Cërrik, denoncon në “Stop” se prej vitesh ALUIZNI Elbasan i mban peng dosjen e pronës. Dikur ka punuar rrobaqepës, gjë që i dha mundësinë të privatizojë godinën. Në kohën e kaosit, godinës i bëri një shtesë dhe tani endet zyrave për legalizimin.

Gazetarja takoi përgjegjësin e ALUIZNI-t Elbasan, Andrea Begu, i cili tha se dosja e Çelës është në shqyrtim, por ai duhet të bëjë më parë një deklaratë prishjeje të objektit ekzistues, më pas do të pajiset me lejen e legalizimit.

Historia fillon nga viti 1991 dhe deri më sot. Bëhet fjalë për vitin ’91 kur godina ka qenë një ish-rrobaqepësi.

“Quhem Andrea Çela, banor i fshatit Mollas. I jam drejtuar emisionit “Stop” për një problem me drejtorinë e ALUIZNI-t Elbasan. Duke qenë rrobaqepës në fshatin Mollas me vite, kam filluar punë në vitin 1977. Nga kjo godinë që trashëgova nga kooperativa, e kam paguar me numër mandati, vendim nr.7 me datë 11.09.’96. Kontrata e shitjes është bërë në prani të punonjësve të komunës. Certifikata e objektit më ka dalë në datën 1 Shkurt 2002″.

Denoncuesi disponon edhe një vërtetim, që tregon se kjo pronë është e tij në të cilën shkruhen edhe kufizuesit ku thuhet se në perëndim të objektit rezulton shesh i lirë.

Dhe duke qenë se perëndimi rezultonte shesh i lirë, atëherë Andrea Çela ndërton një dhomë në katin e dytë. Më pas bën një aplikim te ALUIZNI i qytetit të Elbasanit.

Pas aplikimit të bërë vjen dhe përgjigja nga Srejtoria e Qarkut Elbasan e publikuar në një gazetë, ku në 580 emrat që marrin lejen e legalizimit në Elbasan, figuron edhe emri i Andrea Shyqyri Çela.

Nga ajo kohë deri më sot, për objektin në fjalë nuk rezulton leje legalizimi.

Për rastin e Andrea Çelës, “Stop” i është drejtuar ALUIZNI-t Elbasan ku kërkohet informacion nga përgjegjësi i sektorit të ALUIZNI-t Elbasan, Andrea Begu:

“Unë si përgjegjës sektori e kam shqyrtuar dosjen, zotëria ka një VKM të miratuar në vitin 2015. Në momentin që flasim dosja është në shqyrtim, është shqyrtuar nga ana e specialistëve. Zotërisë i është kërkuar një deklaratë prishjeje të objektit ekzistues në mënyrë që objekti të trajtohet konform procedurave të legalizimit në mënyrë të plotë dy kat social-ekonomik siç ka gjendjen faktike edhe sot. Është i lutur zotëria të na sjellë deklaratën në mënyrë që të konkludojmë edhe procedurat e mëtejshmë të legalizimit”, tha Begu./tvklan.al 

shtepi.jpg
G. P.17:01 | 30/06/2018

Njëra nga shtëpitë muze në lagjen “Kala” të Elbasanit është shembur. Për fat nuk pati viktima. Në këtë gjendje janë dhe shtëpitë e tjera të kësaj lagjeje.

Po ndodh ajo që pritej në lagjen “Kala” në Elbasan. Banesat e vjetra po shemben. Rasti i fundit ndodhi pas mesnatës së kaluar. Çatia bashkë me gjysmën tjetër të ndërtesës dy-katëshe në pronësi të Dashamira Dokles u rrëzua. 57-vjeçarja ishte me fat dhe shpëtoi. Ajo ndodhej në gjumë.

“Isha në gjumë dhe dola jashtë. Dëgjova zhurmën e madhe. U trishtova, u tremba shumë nga frika e madhe”.

Shtëpia e saj është shpallur muze, ndaj gruaja nuk ka patur të drejtën të ndërhyjë dhe pse godina ishte amortizuar. Por dhe pse jeton në lagjen muze, Dashamira Dokle për të mbijetuar ka mbledhur dhe shishe plastike në koshat e plehrave.

“Kam hyrë në makina plehrash. Kam marrë shishe plastike dhe i kam shitur”.

Në lagjen “Kala” në Elbasan ndodhen shumë  banesa që kanë nevojë për rikonstruksion, por ligjërisht asnjë nga banorët nuk mund të ndërhyjë. Lagja “Kala” është shpallur lagje muze, por ajo është gati në rrafshim dhe muret mund t’i zënë njerëzit brenda nga momenti në moment./abcnews.al

gjergj-fishta.jpg
G. P.17:50 | 25/06/2018

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, njoftoi nga Lezha se shtëpia e Gjergj Fishtës në Fishtë nuk do të restaurohet për shkak se është objekt privat. Por memoria për klerikun do të bëhet tek kolegji i Troshanit.

Shtëpia e përfolur e At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës nuk do të restaurohet. Ministria e Kulturës thotë se ajo është një objekt privat, kurse shtëpia ku ka lindur poeti është e shembur plotësisht. Ndaj memoria për klerikun do të bëhet tek kolegji i Troshanit, vendi ku At Fishta i kushtoi pjesën më të rëndësishme të jetës së tij.

Mirela Kumbaro: “Objekti që shpeshherëë cilësohet gabimisht si shtëpia e Gjergj Fishtës është vetëm një banesë me disa pronarë privatë me një histori pronësie goxha të komplikuar, ku At Fishta ka kaluar pak muaj fëmijërinë e tij”.

Ministrja e Kulturës inspektoi edhe punimet për rikonstruksionin e plotë të vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë. Ajo tha se punimet do të krijojnë probleme gjatë sezonit turistik për vizitorët dhe agjencite turistike, por u  kërkon mirëkuptimi të gjithë aktorëve. Punimet për rikonstruksionin e vendvarrimit të Skënderbeut janë parashikuar të përfundojnë brenda 6 muajve, por pretendohet se aseti i përfituar nga kjo ndërhyrje do të jetë gati më 28 Nëntor që sinifikon edhe ngritjen e flamurit në Krujë nga Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti./abcnews.al

zetori.jpg
G. P.16:37 | 08/06/2018

Hubert Uirth është një tifoz gjerman 70 vjeçar, i cili ka vendosur të shohë nga pranë ndeshjet e skuadrës së tij të zemrës në Rusi. Për këtë arsye, ai është nisur nga Biellorusia ku jeton me traktorin e tij duke shpresuar që në 14 qershor  të jetë në vendin dhe kohën e duhur.

Rreth 1.5 milionë turistë pritet të vizitojnë Rusinë në kuadër të kampionatit botëror të futbollit, ku një milion prej tyre do të qëndrojnë në Moskë. Por asnjëri prej tyre nuk do të shijojë një udhëtim si ai i këtij tifozi gjerman dhe qenit të tij.

70-vjeçari Hubert Uirth, po udhëton me një traktor të prodhuar në vitin 1920, të cilët kalimtarët e përshkruajnë si një shtëpi me rrota, për të qenë I pranishëm në kampionatin e futbollit.

Do i duhet pak kohë për të mbërritur duke llogaritur se shpejtësia maksimale që mund të arrijë mjeti i tij është 30 kilometra në orë. Duke qenë se ai aktualisht jetin në Bjellorusi, mendohet se do t’i duhet të udhëtojë për më shumë se një mijë kilometra.

Kampioanti botëror i futbollit nis në 14 Qershor, ndërsa tifozi gjerman ka bërë për vete shumë njerëz që e mbështesin në udhëtimin e tij të pazakontë./abcnews.al

prinderit.jpg
G. P.15:08 | 24/05/2018

Një gjykatë amerikane në Nju Jork vendosi në favor të prindërve, të cilët kërkonin që djali i tyre 30-vjeccar dhe i papunë, të largohej nga shtëpia. Gjykatësi urdhëroi të riun të largohet menjëherë nga shtëpia e prindërve pasi kishte qëndruar mjaftueshëm.

Nuk është një ccudi që një 30-vjeccar të jetojë ende me prindërit e tij, të paktën në Ballkan dhe në pjesën më të madhe të Europës. Por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e papranueshme, madje prindërit e një 30-vjeccari i janë drejtuar gykatës për të detyruar djalin e tyre 30-vjeccar që të largohet nga shtëpia. Ngjarja është regjistruar në Nju Jork. Gjykata e lartë urdhëroi Majkëll Rotondo që të largohet menjëherë nga shtëpia e prindërve të tij.

Mark e Kristina Rotondo nuk duronin më praninë e 30-vjeccarit në shtëpi pasi ai nuk bashkëpunonte dhe nuk bënte asnjë përpjekje për të gjetur punë.

Gjykatësi urdhëroi 30-vjeccarin që të largohet menjëherë nga shtëpia, ndërsa ky i fundit e cilësoi vendimin e gjykatës fyes dhe paralajmëroi se do i drejtohej apelit. Madje duke iu drejtuar prindërve të pranishëm në sallë i pyeti se pse nuk mund të prisnin dhe pak.

Prindërit madje i kishin dhënë më parë një mijë dollarë djalit për të gjetur një banesë me qera, shumë që ai e kishte marrë, por pa lëvizur nga shtëpia. Nëna e tij i kishte thënë se nëse donte para të tjera atëherë duhej të shiste sendet personale me vlerë dhe të kërkonte punë. Dhe apeli i fundit i djalit për të qëndruar të paktën dhe gjashtë muaj të tjera në shtëpi si anëtar i familjes që është nuk u pranua nga gjykatësi, i cili i tha se kishte qëndruar mjaftueshëm deri tani./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono