shtepi e bardhe

trump-1.jpg
ad min22:56 | 07/02/2018

Një zyrtar i lartë në Shtëpinë e Bardhë është detyruar të braktisë postin pas akuzave për abuzim me ish-bashkëshortet, të cilat ai i ka cilësuar si pjesë të një fushate të koordinuar ndaj tij.

Sekretari i stafit të Shtëpisë së Bardhë, njëkohësisht një nga njerëzit më të afërt të presidentit Donald Trump ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e kanë konfirmuar burime nga selia presidenciale amerikane. Dorëheqja e Rob Porter vjen dy javë pas akuzave se kishte abuzuar me dy ish-bashkëshortet e tij. Por në një deklaratë për shtyp të mbajtur në prag të dorëheqjes ai i mohoi akuzat.

“Këto akuza të qëllimshme janë thjesht një farsë. Unë kam qenë i hapur dhe i sinqertë sa i takon këtyre aludimeve burracake, por nuk kam ndërmend të vijoj publikisht një debat kundër një fushate të mirëkoordinuar ndaj meje”, tha Porter.

Largimi i Porter erdhi pavarësisht kundërshtimit nga ana e shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly dhe zyrtarëve të tjerë. Akuzat u publikuan për herë të parë nga britanikja “Daily Mail” më herët gjatë javës. Porter ka patur një lidhje me shefen e zyrës së komunikimit në selinë presidenciale Hope Hicks, një nga figurat më influente të Krahut Perëndimor. Sidoqoftë, zëdhënësja Sarah Sanders bëri me dije se ai do të qëndrojë në detyrë për të garantuar një tranzicion të lehtë të menaxhimit të postit. Si sekretar i stafit, përgjegjësia e Porter konsistonte në kontrollin e fluksit të informacionit që qarkullonte në tryezën e Trump, përfshirë dhe urdhërat ekzekutivë të dhënë nga kreu i shtetit./abcnews.al

vlcsnap-error134-1280x720.jpg
ent ela11:38 | 03/02/2018

Është cilësuar si një takim provokues, ndaj Kim Jong Un, ai i Presidentit amerikan Tramp me një grup dezertorësh të Koresë së Veriut. Kjo pas klimës së cilësuar positive që është krijuar mes dy koreve në prag të lojërave olimpike në Pieoncang. Ka ngjallur polemika pritja në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë e shtatë dezertorëve të Koresë së Veriut. Gazetarëve të pranishëm presidenti amerikan Tramp u ka thëbë se duhej pritur nëse do dilte dicka e mirë nga këto lojëra olimpike. Por fjalët e tij duket se reflektojnë shqetësimet e administratës amerikane. Sipas Nju Jork Tajms e cila citon burime zyrtare amerikane, ky veprim I Trump tregon dhe njëherë më shumë përcarjet Brenda Shtëpisë së Bardhë. Presidenti ameikan ka kërkuar ditët e fundit më shumë opsione ushtarake, për të qenë gati ndaj një sulmi të mundshëm kundër Penianit. Por sfida kryesore mbetet shmangia e rrezikut që vjen nga program bërthamor i Koresë së Veriut. Një veprim i nxituar mund të shkaktonte një katastrofë dhe për këtë arsye Pentagoni po merr në konsideratë vendosjen në gatishmëri të bombave bërthamore më pak të fuqishme.

Ndërkohë në qendër të kronikave mbetet takimi me grupin e dezertorëve, historitë e të cilëve janë të pabesueshme dhe frymëzuese, sipas Tramp. Njërit prej tyre që është arartisur nga Koreja e Veriut në 2006-ën iu rezervua një vend nderi, shumë pranë Melania Trump, gjatë fjalimit të kreut të shtëpisë së bardhë në kongresin amerikan./abcnews.al

 

vlcsnap-error422-1280x720.jpg
ent ela13:21 | 01/02/2018

Paralajmërimi për publikimin e një memorandumi lidhur me hetimet për çështjen “Russiagate” ka shkaktuar një përplasje mes FBI dhe Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa Demokratët kanë akuzuar Republikanët se kanë ndryshuar tekstin e memos për përgjimet e FBI përpara se të votohej.

Ka shkaktuar përplasje dhe akuza, deklarata e presidentit amerikan Donald Trump për publikimin e një informacioni. FBI të mërkurën njoftoi se ka shqetësime të mëdha lidhur me saktësinë e një memorandumi mbi hetimin për Rusinë, të cilin kreu i Shtëpisë së Bardhë do ta bëjë publik. Sipas mediave amerikane, Drejtori i FBI dhe Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm i kanë thënë Shtëpisë së Bardhë se publikimi i dokumentit mund të vendosë një precedent të rrezikshëm.

Republikanët thonë se memorandumi zbulon survejimet e papërshtatshme nga FBI dhe Departamenti i Drejtësisë në hetimin për “Russiagate”. Por FBI shprehu shqetësimin se faktet e rëndësishme janë lënë jashtë memorandumit. Kjo deklaratë e përshkallëzon më tej konfliktin brenda administratës lidhur me memorandumin.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha për CNN se dokumenti po rishikohet nëse bie ndesh me aspektin ligjor dhe të sigurisë kombëtare. Kurse shefi i personelit i Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, nënvizoi se shpresonte që memorandumi të publikohej “shumë shpejt në mënyrë që ta shohë e gjithë bota”.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë demokrat në Komitetin e Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve akuzoi republikanët se kanë manipuluar një memorandum rreth përgjimeve të FBI në zgjedhjet presidenciale të 2016. Adam Schiff thotë se republikanët kanë ndryshuar tekstin përpara se të votohej. Dokumenti sekret është kaluar në komitetin e dominuar nga partia në pushtet por nevojitet aprovimi nga presidenti Trump që të bëhet publik.

Demokratët dyshojnë se dokumenti është një pretekst për të diskredituar hetimin për lidhjet e ekipit të fushatës presidenciale të Trrump me Rusinë, që udhëhiqen nga prokurori special Robert Mueller. Nëse presidenti amerikan do ta aprovojë, memorandum do të publikohet gjatë orëve të vona të së enjtes./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono