shqiptarja e debuar nga SHBA

SHQIPTARJA-QE-U-DEPORTUA-NGA-SHBA-1280x720.jpg
ent ela21:31 | 11/07/2018

Çile Preçetaj është shqiptarja që dy muaj më parë u dëbua nga SHBA, ndonëse prej 18 vjetësh kërkonte t’i jepej mundësia për të marrë nënshtesësinë amerikane. Këtë të mërkurë Preçetaj priti në Rinas tre fëmijët e saj që vendosën t’i thonë lamtumirë babait për të jetuar me nënën e tyre në Shqipëri.

Nuk arriti t’i thotë mirupafshim tre fëmijëve të saj, dy muaj më pas është e emocionuar teksa pret për ti uruar mirëseardhjen.

Kjo është historia e Çile Precetaj që  mëngjesin e 26 prillit të këtij viti ajo u arrestua për t’u deportuar nga SHBA.

Faqet e para të mediave prestigjoze ndërkombëtare e treguan rastin e një nëne që e ndanë nga fëmijët e saj, një gruaje pa rekorde kriminale që nuk përbënte rrezik për askënd,  një emigrante që prej 18 vjetësh kërkonte me ngulm të bëhej shtetase amerikane por që në fund nuk ia doli.

Pjesa më e trishtë është mënyra e dëbimit, i menjëhershëm, bashkëshorti dhe fëmijët u njoftuan nga Cile Preçetaj ditën e doportimit, ndërsa priste avionin në aeroptin gjerman e shoqëruar nga dy punonjës të zyrës së emigracionit.

54 ditë më pas tre fëmijët amerikanë vendosën t’i thonë lamtumirë të atit duke zgjedhur të jetojnë pranë nënës .

Miki Migena dhe Martina janë ndërgjegjësuar se për ta të bashkohesh me një prind do të thotë të humbësh tjetrin. Janë shtetas amerikanë por zgjodhën Shqipërinë.

Janë në krahët e nënës shqiptare që nuk mundi të bëhet amërikane . or që për një gjë është e sigurtë, ëndrrën amerikane nuk e ka braktisur as sot. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono