shqiptarin

3310b738a1db990b6916ac64c9782c75bfa43819-1548766658-5c504dc2-620x348.jpg
ent ela08:45 | 30/01/2019

Një i ri shqiptar është dënuar me një vit dhe tre muaj burg. Ai kishte kryer një vjedhje me armë në Maltë duke grabitur argjendarinë Diamonds International në Tignè Point.

Më pas shqiptari Begtash Muka, 27 vjeç, u dërgua në gjykatën Corradino Prisons për t’u përballur me akuza të reja që e lidhin me vjedhjen e bizhuterive vlera e të cilave arrin 333.000 eurosh, ku asnjëra prej tyre nuk është gjetur. Ai akuzohet gjithashtu për vrasje në tentativë. Arrestimi erdhi pas rezultateve të testit të ADN-së, shpjegoi prokuroria.

Vëllai i tij Daniel Muka, 23 vjeç, është i akuzuar për përfshirje në të njëjtë grabitje. Ngjarja ka ndodhur në një qendrër tregtare në Maltë  në Tetor të vitit 2017, kur disa persona u lënduan pasi u terrorizuan nga skena.

Avokati i tij mbrojtës Franco Debono kundërshtoi vendimin. Megjithatë, hetimi i inspektorit James Grech tha se vëllai i tij është i përfshirë në ngjarje. Duke pasur parasysh rrethanat e rastit, gjykata, e kryesuar nga gjyqtari Yana Micallef Stafrace, e deklaroi arrestimin të vlefshëm. Ai ndodhet në paraburgim dhe avokat mbrojtës ka Amadeus Cachia./abcnews.al

yy.jpg
ent ela10:06 | 29/01/2019

Gjithçka kishte nisur nga bisedat në rrjete sociale. Një amvisë 30-vjeçare nga Peruxhia kishte rënë në kurthin e një shqiptari, ku më në fund e ka dënoncuar këtë të fundit në polici.

25-vjeçari shqiptar një punëtor i thjeshtë është arrestuar më 23 Janar nga karabinierët e Peruxhias, kështu raporton media italiane “Corriere dell’Umbria”.

Shqiptari akuzohet se e ka detyruar 30-vjeçaren të kryente marrëdhënie seksuale me të. Ai e shantazhonte dhe kërcënonte se do t’i tregonte burrit të saj fotot intime që amvisa i kishte dërguar në “Facebook” shqiptarit gjatë bisedave që kishin pasur bashkë.

Plani i tij, shkruan Corriere dell’Umbria filloi në Shtator të viti 2018, kur ai i shkruan gruas në rrjetet social duke i bërë komplimente e duke folur me të. Në këtë mënyrë ajo e nxit t’i dërgonte atij foto të  pjesëve intime. Ai si fillim e kishte shantazhuar duke i kërkuar takim, ose në të kundërt do t’i bënte fotot publike.

Në Tetor shkruan gazeta ajo pranon të takojë mikun shqiptar, në një distributor në Peruxhia. Por nuk përfundon këtu. Shqiptari i kërkon marrëdhenie seksuale dhe ose në të kundër do t’i bënte publike fotot. E gjendur përballë kësaj situate 30-vjeçarja pranon të ketë marrëdhënie seksuale me premtimin se shqiptari më pas do e linte të qetë.

Çdo gjë ndodhi në parkingun e Pian di Massiano në bordin e automjetit. Por shqiptari nuk e mbajti premtimin, përkundrazi ai vazhdon të pretendojë se ishte dashnori i saj dhe patën edhe një marrëdhenie të dytë bashkë. Por më 19 Janar, gruaja vendos ta denoncojë pasi ai sërish nuk po e linte të qetë. Ata janë kapur një vend të izoluar brenda makinës, por karabinierët e ndalojnë para se shqiptari të abuzojë përsëri me amvisën./abcnews.al

988470643_B9718388381Z.1_20190128152500_000_GKFCS82F3.1-0.png
ent ela08:41 | 29/01/2019

Policia në Moutiers të Francës ka vënë në pranga një të ri shqiptar, të akuzuar për trafikim droge. Në një komunikatë për media policia bën të ditur se: Nga kontrolli i kryer në Moutiers në fund të Shtatorit 2018 nga xhandarmëria dhe qentë e skuadrës PSIG, u vu re se një fuçi kishte lënëdë narkotike.

Më pas në saj të hetimeve policia mundi të arrijë të zbulojë ekzistencën e një grupi të organizuar i cili vepronte në disa zona të Parisit si dhe në Moutiers eTarentaise. Por pas këtyre hetimeve me 22 Janar policia ne saj të një operacioni bastisi në vendbanimin e trafikantëve.

Pjesë e grupit ishte edhe një shqiptar, të cilit gjatë momentit të arrestimit kishte me vete 80 gram heroinës dhe gati 900 euro. Nga kërkimet e mëtejshme u zbuluan edhe 230 gram kokainës, 600 gram kanabis dhe 1000 euro, raportojnë mediat franceze.

Në një seancë gjyqësore të mbajtur pasditen e 24 Janarit shqiptari u dënua me dy vjet burg. Pas përfundimit të dënimit ai do dëbohet drejt Shqipërisë. Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë nga Parisi janë lënë në paraburgim. Identitetet e asnjërit pere personave në fjalë nuk janë bërë të ditur./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono