shqiptari

dhunohet-italianja.jpg
nev ila20:44 | 05/08/2019

Rrëmbehet, përdhunohet e keqtrajtohet fizikisht. Një 28 vjeçare italiane është rrëmbyer e dhunuar nga ish partneri i saj shqiptar.

Shqiptari ka detyruar me forcë ish partneren e tij italiane, të qëndrojë e izoluar në një apartament në Foligno, duke abuzuar seksualisht me të për 3 ditë.

Pas 3 ditëve, ai ka marrë ish partneren e tij dhe e ka çuar në një qendër tregtare, në Castel Romano.

Duke parë praninë e shumë personave, që në atë kohë lëviznin në parkingun e qendrës tregtare, gruaja ka përfituar nga situata. Ndërsa makina ishte në lëvizje, ajo ka hapur derën e makinës dhe është hedhur në rrugë.

Pavarësisht kësaj, shqiptari ndaloi automjetin dhe u përpoq përsëri ta rikthente në makinë ish partneren, duke e goditur me shpulla dhe grushte.

Vetëm ndërhyrja e njerëzve të pranishëm dhe disa rojeve të sigurisë së qendrës tregtare bënë të mundur që gruaja të shpëtonte.

Më pas mbërritën agjentët e stacionit policor në Spinaceto, por shqiptari arriti të largohej nga vendngjarja.

Falë videove të kamerave të instaluara në qendrën tregtare, autoritet italiane arritën të gjurmojnë dhe identifikojnë shqiptarin, duke e ndaluar dhe arrestuar në Foligno.

Shqiptari akuzohet për rrëmbim, dhunë seksuale, kërcënime dhe plagosje.

Pas ndihmës mjeksore, gruaja iu nënshtrua protokollit për viktimat e abuzimit seksual./abcnews.al

 

 

 

9cLyXxeI.jpg
nev ila16:04 | 18/07/2019

Një shqiptar 60 vjeç, i cili aktualisht jeton në Francën lindore, tha se ishte i tronditur, pasi ka parë fotografinë e këmbës së tij të amputuar, që ishte përdorur në paketat e cigareve, pa marrë më parë lejen e tij.

Fotografia me këmbën e tij të amputuar, shfaqet në paketën e cigareve me mesazhin:

“Pirja e duhanit dëmton arteriet”.

Shqiptari i cili aktualisht jeton në Metz, bëri me dije se e ka humbur këmbën e tij për shkak të një sulmi në Shqipëri në vitin 1997 dhe jo si pasojë e pirjes së duhanit. Menjëherë pasi konstatoi këtë fakt, ai njoftoi avokatin e tij.

Ky i fundit kontaktoi me Komisionin Evropian për të mësuar se cfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Shqiptari e kishte mësuar këtë fakt nga i biri i tij, 1 vit më parë. Djali i 60 vjeçarit, kishte blerë rastësisht në Luksemburg, një paketë cigaresh ku mbi të, shihej një foto e një këmbe të amputuar. Pasi mori paketën e cigareve në shtëpinë e tij, babai i tij, e vuri re foton dhe i habitur tha se, ishte foto e këmbës së tij.

60 vjeçari u shqetësua kur pa foton e këmbës së tij që po përdorej nga kompanitë e cigareve.

Është ende e pabesueshme që një person të përfundojë në paketat e cigareve nga Bashkimi Europian pa pëlqimin e tij, klienti im është i tronditur sepse ky amputim nuk ka absolutisht të bëjë me një problem që lidhet me duhanin, por ka ardhur si rezultat i një agresioni në vitin 1997, në Shqipëri. Klienti im ndihet i tradhëtuar, i lënduar në dinjitetin e tij, duke parë paaftësinë e tij në paketimet e cigareve në të gjithë dyqanet e duhanit, duhet pranuar se nuk është shumë e këndshme “, tha avokati i shqiptarit Antoine Fittante.

Avokati Antoine Fittante, siguron se:

Nuk do të kemi probleme të provojmë se kjo është këmba e klientit tim“, tha avokati, ndërkohë që ka nisur nga puna, për të verifikuar, se si arritën fotot e klientit të tij, në Komisionin Europian, i cili është përgjegjës për shpërndarjen e këtyre imazheve, në gjithë BE-në.

Sipas 60 vjeçarit shqiptar, fotografia është marrë nga një spital i qytetit ku ai jeton, kur kishte shkuar të vizitohej, për të parë nëse mund të pajisej me gjymtyrë proteze për këmbën.

“Përdorimi i imazheve të personave me aftësi të kufizuara në vendet e BE-së, normalisht botohen me pëlqimin e vetë personit, por që në këtë rast nuk ka ndodhur kështu”, shkruan një e përditshme franceze./abcnews.al

e.-keci.jpg
G. P.13:07 | 14/07/2019

“Nuk jam shpërndarës, thjesht e ruaja”. Kështu ka deklaruar një i ri shqiptar para gjykatës pasi u kap me drogë, fitimet e të cilës nëse dilte në treg do të arrinin deri në 3 milionë euro.

Emiliano Keci, 38 vjeç, u kap në banesën e tij në Seriate, ku jetonte prej disa javësh. Autoritetet gjetën aty 18 kilogramë kokainë të pastër dhe 12 kilogramë hashash dhe marijuanë.

Shumicën e lëndëve narkotike, i riu i kishte fshehur poshtë motorit të frigoriferit. Një kilogram tjetër kokainë, Keci e fshihet në makinën e tij. E gjithë droga do të sillte një fitim prej 3 milionë eurosh nëse do të dilte në treg.

Gjithashtu në banesë, Kecit iu sekuestruan edhe tre armë. I riu doli përpara gjykatës të shtunën, ku u konfirmua masa e arrestit me burg ndaj tij./abcnews.al

athina.jpg
G. P.10:16 | 14/07/2019

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në kryeqytetin grek. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në lagjen “Haidari”. Mediat kanë bërë të ditur se viktima është 33 vjeç, por nuk kanë dhënë detare të tjera. Mësohet se ai u gjet i plagosur rëndë nga një kalimtar i rastit në rrugën “St. Mavras”.

33-vjeçari u dërgua në spital, por për shkak të plagëve të rënda nuk mundi të mbijetojë. Paraprakisht dyshohet se i riu është qëlluar nga pas. Deri më tani nuk dihen motivet dhe shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por autoritetet greke kanë nisur hetimet./abcnews.al

shqiptari-1280x752.jpg
Sej rie10:30 | 11/07/2019

Një shqiptar është dënuar nga drejtësia britanike pasi u kap në një fabrikë kanabisi në Bradford. Gjyqtari Jonathan Durham e dënoi shqiptarin me 27 muaj burg, pasi u shpall fajtor për prodhim kanabisi.

20 -vjeçari Sajmir Gjauri, u arrestua nga policia në tentativë për t’u arratisur nga fabrika, e fshehur pas disa lokaleve në Killinghall Road, Bradford.

Prokurori Stephanie Hancock tha të mërkurën në gjykatë se Gjauri ishte parë duke mbyllur lokalet më 9 Qershor. Sipas tij, shtatë dhoma përdoreshin për të rritur 300 bimë kanabisi. Energjia elektrike ishte anashkaluar dhe në dhoma ishin vendosur pajisje të sofistikuara ku ujitja e bimëve bëhej automatikisht.

Gjauri, i cili kishte hyrë në Britania ilegalisht nga ana e pasme e një kamioni disa muaj më parë, u deklarua fajtor. Ai jetonte në lokalet ku rritej lënda narkotike, pasi aty u gjet pasaporta e tij, ushqime dhe shtrati.

Avokati Conor Quinn, tha se klienti i tij kishte shkuar në Britani të Madhe për të fituar para, për t’ia dërguar familjes së  tij.

“Ai ishte një punëtor i thjeshtë kur erdhi në fillim. Por kur zbuloi se mund të fitonte shumë më tepër para filloi të kujdesej për fabrikën e kanabisit”, tha Quinn. Gjykata  pranoi kërkesën e shqiptarit, i cili pas përfundimit të dënimit dëshiron të deportohet./abcnews.al

arrestim-durres-933x445.jpg
Sej rie13:10 | 10/07/2019

Arrestohet i forti i bandës së Durrësit, Ermir Dervishi. Policia e ka arrestuar për qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku gjykata e ka dënuar 49-vjeçarin me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes.

I shpallur në kërkim pasi është dënuar Policia ka arrestuar një shumë të kërkuar, i cili para 20 vjetësh kishte vrarë një person ne Itali. Ai është Ermir Dervishi 49 vjeç i njohur edhe si një nga të fortit e Bandës së Durrësit. Ermir Dervishi u arrestua  me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”.

Operacioni për kapen e tij u organizua nga forcat e posaçme Operacionale të Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të policisë italiane. Dervishi, banues në Durrës ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit te Alessandrias, në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”, njofton policia./abcnews.al

190197388.jpg.gallery.jpg
Sej rie10:30 | 09/07/2019

Drejtësia britanike ka dënua me 20 muaj burg një 25-vjeçar shqiptar, i cili u kap duke u kujdesur për një fermë kanabisi. Më shumë se 100 bimë u zbuluan brenda një banesë dhe shqiptari i dënuar është Alfred Dushaj. Prokurori i çështje David Clarke tha në gjykatë se situata ishte shumë e rrezikshme pasi gjithë rrjeti elektrik ishte i shkatërruar.

Sipas tij inxhinierët e energjisë elektrike u alarmuan pasi u zbulua se furnizimi me energji ishte anashkaluar në banesën në Burnley Road, Colne, raporton lancashiretelegraph.co.uk. 

Inxhinierëve u ishin dashur disa orë për të riparuar dëmtimet e kabllove elektrikë pasi shfaqnin rrezikshmëri të lartë jo vetëm për banesën, por edhe për shtëpitë e tjera përreth. Më tej prokurori Clarke tha se bimët u zbuluan në dy bodrume, në një dhomë mbrapa, në dhomat e gjumit dhe papafingo.

Gjithashtu prokurori theksoi se nga shitja e lëndës narkotike mund të përfitohej një shumë që varionte nga 15,000 në 45,000 £. Dushaj, me qëndrim në Burnley Road pranoi akuzën për prodhimin e kanabisit dhe u burgos me 20 muaj. Gjykatësi Nicholas Barker tha se 25-vjeçari mund të përballet gjithashtu me procedurat e deportimit në fund të dënimit të tij.

Prokurori Clarke u shpreh se kur i pandehuri u arrestua, u tha oficerëve se qëndronte vetëm në Britani të Madhe prej dy vitesh.
Ai ishte futur në operacionin për rritje kanabisi nga një person me emrin ‘Johny’. Shqiptari rrëfeu se ishte paguar për 50 javë punë duke ujitur bimët, me qëllim sigurimin e parave për të jetuar.

Avokati mbrojtës i tij Daniel Howarth, deklaroi se kjo ishte vepra e parë penale e klientit të tij, qoftë në Britani të Madhe apo në vendin e tij të lindjes.

“Ai tani duhet të përballet me shërbimet e emigracionit dhe pas përfundimit të dënimit do të dëbohet. Dushaj tani dëshiron të kthehet në Shqipëri në mënyrë që të kujdeset për nënën e tij, e cila është e sëmurë”, shtoi Howarth./abcnews.al

ss.png
Sej rie16:54 | 08/07/2019

Personi që shikoni në foto është shqiptari më i kërkuar nga autoritetet britanike. Skuadra e ekstradimeve në Policinë Metropolitane në Londër kërkon ndihmën e publikun, pasi është në kërkim të shqiptarit, i dënuar në Shqipëri për vrasje.

Ai është fieraku Hektor Mahmutaj i dënuar në mungesë me 25 vite burg. Sipas njoftimit të publikuar në media nga Policia Metropolitane, bëhet me dije se Mahmutaj, 43 vjeç u arrestua për qëllim ekstradimi më 11 Janar 2018.

Por pas disa seancash gjyqësore të ekstradimit ai u la i lirë me kusht. Më datë 27 Mars 2019 kur ai duhej të paraqitej me gjykatë u zhduk. Ai ka jetuar i fshehur në Britani për më shumë se 20 vjet, duke përdorur 13 emra false për t’i shpëtuar çdo lloj gjurme që do të çonte ne zbulimin e tij.

Mahmutaj, i cili jeton në Liverpul, u dënua për vrasje në mungesë të tij në Prill të vitit 2000.

Ai thuhet se e kishte qëlluar viktimën kur ishte në një makinë me tre burra të tjerë në fshatin Bejar.

Interpol nga ana tjetër liston të gjitha akuazta që rëndojnë mbi të duke filluar nga ajo e “vrasjes me paramendim, prodhim ilegal dhe mbajtje të armëve dhe municioneve ushtarake, si dhe posedim dokumentesh falso”.

Zyrtarët e Njësisë së Ekstradimit po kërkojnë në mënyrë aktive vendndodhjen e tij dhe i bëjnë thirrje kujtdo që ka të bëjë informacion të kontaktojë policinë në 101 ose tek numri 6548221/17, Tweet @MetCC, ose të telefonojë në mënyrë anonime në 0800 555 111./abcnews.al

trikala-ptoma-7-6-19-933x445.jpg
nev ila11:57 | 07/07/2019
Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Kefalovriso në Trikala të Greqisë.
Kanë qenë banorë të fshatit të cilët gjetën të pajetë burrin shqiptar jashtë kasolles ku ai banonte, raporton “I Efimerida”. Forcat e policisë, të cilat shkuan në vendngjarje, identifikuan viktimën, ndërsa identitetin nuk e kanë bërë publik. Dyshohet se 45-vjeçari ka humbur jetën 48 orë më parë nga momenti kur është gjetur.
Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së shqiptarit. Të gjitha pistat janë të hapura, por paraprakisht dyshohet që të ketë humbur jetën nga shkaqet natyrale. Sipas mediave greke, 45-vjeçari jetonte i vetëm dhe nuk kishte miq në fshat. /tvklan.al
1-73-1250x596-2.jpg
ent ela18:45 | 06/07/2019

Një tjetër aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Italinë fqinje.

Dy automjete u përfshinë në një aksident mëngjesin e kësaj të shtune në një rrugë periferike që lidh Acquaviva delle Fonti dhe Sannicandro në Bari.

Për pasojë humbi jetën një 20-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik. Përplasja mes dy mjeteve ishte mjaft e fortë duke bërë që makina e shqiptarit të batohej në anë.

Sipas të dhënave të para, të publikuara nga mediat italiane, 20-vjeçari po shkonte për në punë. I riu gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e trupit të tij.

Dinamika e plotë e këtij aksidenti nuk dihet ende dhe autoritetet e Acquaviva kanë nisur hetimet.

Një ditë më parë, një tjetër shqiptar gjeti vdekjen në Itali, po si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja në fjalë ndodhi në Rovigo dhe viktimë nga ky aksident mbeti një 41-vjeçar./tvklan.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono